FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin për vite e vite, e mbështetur fuqimisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.
Prof. Dr. Sali Berisha tha se, bota i pa se si vërsulën në mënyrën më shtazore ndaj dy qytetarëve që kishin shkuar të ankohen te policia ‘Rraja’.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Taluant Ballën. Berisha tha se, emërimi tij është dëshmi për sundimin e fuqinë e krimit në këtë shtet.
“Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit është de facto emërim i krimit në krye të asaj ministrie.
Berisha u shpreh se, Arben Ahmetaj është hajduti më i specializuar për vjedhjen e shtetit, Rama është hajduti më i madh.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ahmetaj po negocion me Ramën, arratisja e tij ishte goditje e tmerrshme për këtë organizatë kriminale. Berisha tha se, katër orë përpara se shkresa të dilte nga prokuroria, Arben Ahmetaj është informuar dhe është nisur direkt drejt Kakavijës.
FJALA E PLOTË
Java që lamë pas ishte java në të cilën ranë të gjitha maskat të këtij regjimi unik në inkriminimin unik, në shkallën e tmerrshme të inkriminimit në Europë dhe më gjerë.
Historia dramatike, ngjarja kriminale në guroren e Borizanës është dëshmia më autentike e karakterit mafioz të shtetit të Edi Ramës. Ajo bandë, banda Rraja në vite e vete ka përbërë mafien më të rrezikshme të Shqipërisë së Mesme, e lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe pushtetarët e tjerë. Banda Rraja ka qendruar mbi ligjin për vite dhe vite, e mbështetur fuqimisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.
Ata janë përdorur si vrasës me pagesë, si torturues dhe arrestimi i fundit i nipit të Rrajës deputetë ne ia detyrojmë shërbimeve të vendeve mike partnere, sepse ato kanë sjellë të gjithë rregjistrimin, interceptimet mbi të cilat u realizua arrestimi i tij dhe nën mbikqyrjen e tyre, por ai ishte një prej tyre, natyrisht dhe i shkëputur, të tjerët, shqiptarët dhe bota i pa se si u vërsulën në mënyrën më shtazore ndaj dy qytetarëve që kishin shkuar të ankohen te policia Rraja, se më e keqe ishte policia aty, e cila i shiti, i tradhëtoi dhe i bëri ata nishan për një grup shtazor, jo njerëzish, që pasi iu kishin prishur shtëpinë donin t’ju mbyllnin gojën me shkopinj dhe revolver.
Kjo ngjarje që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare, e cila dëshmon përfundimisht se ligji është në duart e mafies, rendi është në duart e mafies, ka pasur jehonë dhe ndërkombëtare.
Por për këtë ngjarje, në zbatim absolut të kodit të mafies, një njeri nuk ka folur, dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë, por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Kodi i padrinos ky është. Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarre.
Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit është de fakto emërimi i krimit në krye të asaj ministrie, mbasi Taulant Balla me dokumente zyrtare rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, të Librazhdit, të Cërrikut, të Lushnjës dhe bandën Rraja, klanin Rraja, mundet edhe të tjera, por për këto ka dokumente.
Taulant Balla është nën hetim, që ta dini ju është thirrur të paktën tri herë minimumi tri herë në SKAP-in e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka në emër të së shoqes tani dhe për probleme të tjera.
Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në Prokurori fiks për Taulant Ballën. Kjo e thirrjes së tij në SPAK është 100% e vërtetë, jo një por disa herë, paçka se kur dilte thoshte isha për Saliun e për këto, por në fakt ata e kishin thirr për lidhjet e tij me krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol, të cilët e kanë të dokumentuar, të rregjistruar sipas këtij burimi, kjo natyrisht mbetet në diskrecionin e SPAK-ut, por mesa shon unë, përderisa Edi Rama e emëroi pikërisht për t’i dhënë një dopio imunitet, përveç imunitetit që ka si deputet, tani ka edhe imunitet si Ministër i Brendshëm, imagjinoni ju që ai mbi prokurorët mund të ushtrojë tani presione nga më të ndryshmet, ndonëse ç\është e vërteta, ai është personi pas Edi Ramës që ka të kompromentuar në atë institucion më shumë se kushdo tjetër.
Sidoqoftë, emërimi i Taulant Ballës është dëshmi tjetër, sa edhe ngjarja e Borizanës për sundimin dhe fuqinë e krimit në këtë vend dhe në këtë shtet.
Java kishte si ngjarjen më të jashtëzakonshme arratisjen e Arben Ahmetajt. Arratiset njeriu që nga viti 2013 për të paktën 8 ose 9 vite ishte super ministri, por edhe zv.kryeministri për një periudhë i qeverisë së Edi Ramës. Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër moralin e ulët, standartet më të ulëta morale të kësaj bande, të kësaj organizate kriminale që është në pushtet.
Prokuroria Speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose që të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer. E kursyer, e them këtu, sepse Arben Ahmetaj, pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, të cilët janë në binom, dhe Sekretari i Përgjithshëm normalisht nuk ka fuqinë, por te Edi Rama janë binom i pandarë, Arben Ahmetaj është truri, është njeriu më kryesor pas atyre të dyve në aferën e korrupsionit.
Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufijshme, dhe kjo është absolutisht e njohur. Ky person, me kompaninë e tij Hermes, dhe, në bindjen time absolute me të punësuar të paktën Zoton, por shumë më thonë edhe Mërtirin, me kompaninë Hermes i vodhi Albtelekomit 11 miliardë impulse. 13 milionë euro, dhe ia mbathi në Rumani duke kërkuar azil politik fuxhitiv. Pastaj zgjidhi punë, se kontrollonin prokurorinë, dhe u kthye dhe u bë ministër.
Por, afera e inceneratorëve, në rrafshin proceduror, është afera që fakton në mënyrën më të qartë, më ligjore, se qeveria shqiptare, Edi Rama me një pjesë të ministrave të tij, funksionuan si organizatë kriminale.
E vërteta është që, nga viti 2014 gjer në krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, u bënë qindra denoncime. Por Komisioni Hetimor Parlamentar nëpërmjet dokumenteve që administroi faktoi përfundimisht që kishim të bënim me një organizatë kriminale të strukturuar, veprimtari që fillonte me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, të cilët në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me shkresën e Eduart Merkajt, drejtorit të APP, se procedura e negociatës së mbyllur nuk ekziston, është antiligjore, Edi Rama pavarësisht nga kjo me Agaçin vendos firmën.
Ky moment, të cilin prokuroria nuk guxon ta prekë, nuk ekzonoron, ju them unë këtu, nuk justifikon asnjërin prej atyre të cilët për këtë aferë firmosën në kundërshtim me ligjin. Sepse ka një ligj që i thotë, edhe policit, edhe oficerit, mos zbato kurrë urdhra që janë në zbatim me ligjin.
Dhe këta tani, i kanë zbatuar këto urdhra në mënyrën më korruptive. Dhe njëri nga ata që ka zbatuar këto urdhra dhe që përpiqet të hapë fjalë poshtë e përpjetë se jam i papërzierë, është Arben Ahmetaj.
Pse është Arben Ahmetaj?
Ministri i Financave ka kontratë shteti që nuk shkon në Ministri të Financave me detyrim, përveç tjerash e tjerash me rradhë. Ka rrezik që arkiva e kontratave të jetë të qeverisë të jetë në Ministri të Financave. Dhe nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të protestojë, të kundërshtojë një kontratë të paligjshme.
Por ky i shihte si anash dhe i shtynte. Ndaj dhe, thashë edhe njëherë, nuk ka diskutim se përgjegjësi kryesor është Edi Rama në këtë aferë, sepse ata janë në krye. Ata nuk mund të legjitimojnë. Ata legjitimojnë korrupsionin e tyre, se ajo nuk legjitimohet. Tenderi i mbyllur është i paligjshëm. Atë nuk e legjitimon kush. Por Edi Rama me Agaçin e tij e firmosën. Megjithatë, secili nga ata që ka firmosur nën ta, ka pasur detyrë ta kundërshtojë, dhe jo ta firmosë.
Kështu që askush nuk mund të lajë duart, aq më pak Arben Ahmetaj që çau dhe ia mbathi.
Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them unë që Edi Rama e çoi Arben Ahmetajn në ekzil? Në pamje të parë duket paradoks, se edhe i hapi dosjen, kërkoi arratisjen dhe e çoi në ekzil. Absolutisht, e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën. Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte, sepse ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.
Pse them unë e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë, dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar, dhe ia ka mbathur në Kakavijë.
Arben Ahmetaj tani thuhet se po negocion me Ramën, se arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dhe dje në qoftë se e konstatuat, avoketërit e tij, të cilët dihen domethënë lidhjet e tyre me partinë mëmë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Domethënë, me Ramën po negociohet rikthimi i tij, në qoftë se Rama i plotëson kushtet.
Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte të shtyhej? Se këtu nevojë për ta shtyrë mund të kishte mbrojtja. Mbrojtja e paraqiti atë mbrojtjen e vet. Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, janë histori turpi.
Edi Rama duhet të thirret me urgjencë për mocion me debat në Parlament ku duhet t’u japë llogari shqiptarëve për të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale që kryeson.
Prandaj të çojmë firmat urgjentisht dhe të kërkojmë mocion me debat, ose cila është forma më e shpejtë e mocionit që mund të kërkohet. Por edhe me mosbesim mund ta bëjnë, fundja le ta tregojnë fytyrën të gjithë ata që janë si Arben Ahmetaj, që votojnë për qëllimin e tij, le të dalin. Më mirë kështu, të dalin para shqiptarëve, t’i shohin. Është ai kreu i Meduzës. Unë këto kisha media, faleminderit për pjesën se po vjen koha