Berisha-Ballës: Po vazhdove do të tregoj historinë e qershive, kur të nxirrte sekretari i parë te qershia.

REPLIKË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Pasi ka përfunduar fjalën e tij deputeti i PS, Taulant Balla, Kryetari i PD, Sali Berisha ka replikuar menjëherë në foltoren e Kuvendit, duke e quajtur atë si një ndër personat e lidhur ngushtë me krimin.

Berisha iu është drejtuar studentëve, duke shtuar në replikën e tij për Ballën se ai është i rrezikshëm dhe ka mijëra dosje në prokurori, dhe se ndjen vetëm urrejtje për ta.

REPLIKA E PLOTË

Të dashur studente edhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë.

Parafolësi është një shpifës i shpërfytyruar, është një eksponent kryesor i botës së krimit. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme, më mafioze të vendit.

Është një person, i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra e dhjetëra kilometra të tëra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues, etj.

Ndaj edhe, asnjëherë mos prisni kurrë që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin, të mendojë ndryshe, përveçse keq për ju dhe me urrejtje.

Tani, meqë përmende atë xhaxhin tënd, po ta them. Nuk e kam vizituar kurrë se nuk ka kërkuar kurrë ta vizitoj. Por po vazhdove do t’ju tregoj historinë e qershisë, kur të nxirrte sekretari i parë te qershia aty, mos më shtyej ta them pjesën e dytë këtu. Por, po e teprove, do e them pse të nxirrte te qershia sekretari i parë ty. E dinë dhe disa nga aty.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale