Ne jemi në këtë Parlament, para së gjithash për të respektuar ligjin dhe rregulloren e Parlamentit. Ligjin dhe rregulloren e Parlamentit, të cilat shkelen në mënyrën më absurde, vetëm se jemi opozitë. Sot nuk m’u dha e drejta për përgjigje deri tani, sepse vetëkuptohet që fjala e parë që do t’i thosha zotërise është se je akuzuar për porositje vrasjesh dhe se ke fshirë regjistrimet. Dhe prokurorin që ka fshirë regjistrimet e ke graduar, e ke lartësuar në detyrë dhe se së bashku me ty në Parlament sot është hija e të ndjerit Ravik Gura, i cili të kishte kapur ty në lidhje me banditë porosivrasjesh dhe e eleminove. Kjo është tronditëse. Por nuk ka vend në botë që këtë të mos e dënonte sot në Parlament.

Deklaratë për Shtyp
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe drejtuesit e Policisë për dhunën ndaj protestuesve, Kalaja: Të pezullohen nga detyra!
Deklarata për media e kryetares së Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja: Në mbështetje të rinisë studentore dhe gjimnazistëve, Partia Demokratike ka depozituar një

