EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në një prononcim për mediat ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit u shpreh se, sot Taulant Balla përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Berisha tha se, nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe përqeshje më të madhe për kombin.
Berisha tha se, Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrët, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.
PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA KRYESISW SW KUVENDIT
U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj.
Një pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë dhe të rajonit, Taulant Balla do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.
Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se sa të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje. I cili ekziston në shiritat e regjistrimeve si njeri i implikuar në vrasje.
I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.
I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës nga klanet kriminale.
Përveç kësaj Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.
Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit.
Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë.
Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë.
Pyetje: Z.Berisha ju një ditë më parë paralajmëruat proteste kombëtare popullore. A keni një datë?
Berisha: Sapo të fiksohet data do t’ua themi. Do ta merrni vesh.
Mirupafshim!