FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA ME DEGËT 6, 7 dhe 16 TË TIRANËS
Të dashur, demokratë e demokrate, të pranishëm në këtë takim.
Të dashur drejtues të degëve të PD.
Së pari një përshëndetje për ju dhe të gjithë demokratëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
E shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën tonë të fuqishme, presin siparine revolucionit demokratik, me të cilin ne duhet të largojmë, përmbysim një nga regjimet më karikaturë, një nga regjimet më diktatoriale, një nga regjimet më të shëmtuara, më antishqiptare që ne kemi patur në histori.
Edi Rama me grupin e tij, sillet ndaj këtij vendi, si një organizatë e vërtetë kriminale. Si një organizatë, si një grup që nuk ka interesa të qytetarëve. Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin.
Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE.
Pra, në mbarë vendin këto shifra tregojnë se sirenat e shkretimit të vendit po bien në të 4 anët e tij. Se mosbesimi në këtë vend, shndërrimi i tij nga një vend i bekuar në një vend të mallkuar nga ky regjim, është një dramë e tmerrshme kombëtare për ne. Në rrafshin politik, kjo dramë që luhet në kurriz të shqiptarëve ka një shkak, dhe ky është monzimi.
Kur dolëm nga monizmi i parë u dyndëm nga deti, toka, nga të 4 anët për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që lanë.
Sot ky monizëm, ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët, ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për shqiptarët, ka shndërruar vendin në një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë se mund të jetohet.
Por cili është realiteti. Realiteti i këtij vendi është absolutisht, një vend nga më të pasurit në Europë, një vend me potenciale të jashtëzakonshme, jo për 3, por edhe për 7-10 milionë banorë. Një vend i cili në tokë, në det, mbi tokë, ka pasuri përrallore. Por këto nuk shndërrohen në mirësi për qytetarët, banorët. Këto shndërrohen në plaçkë, grabitje për qeveritarët për të cilët ligji nuk ekziston, për të cilët ka vetëm një interes, të mbushin xhepat, kontot e tyre me paratë e vjedhura.
Shikoni çfarë ndodh, këta nuk ngopen kurrë. Në kulmin e një krize shqiptare dhe botërorë, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Sot unë prita një kompani në zyrë. Më thotë kam ardhur sepse pista e makinave në Krastë të Elbasanit, tenderi u shpall sot dhe duhen, sipas ligjit kaq javë për tu shqyrtuar ofertat dhe të gjitha, por pas 3 ditësh Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin. Shpalli fituesin kompaninë që i mbushi xhepat. Këtu nuk ka ligj më. Këtu ka vetëm një frymë, të plaçkisin sa më shumë. Këta janë një organizatë kriminale.
Shikoni çfarë ndodh. Sharra është ndërmarrja e tyre, 100% e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kontrata thotë se plehrat do të depozitohen me 11 euro për ton, do të paguani ju, qytetarët për ti depozituar. Ai që nuk ka emër që s’meriton, një hajdut i neveritshëm, i pafytyrë, i pa turp, më falni për shprehjen, kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij u merr 29 euro, që sipas kontratës u merren nëse digjen.
Nuk digjet asnjë ton, depozitohen si 25 vite më parë dhe u taton ju, 29 euro. A lejohet ky njeri të qarkullojë nëpër Tiranë. A nuk është një hajdut i secili prej jush. A nuk është një hajdut i cili vjedh familjet në Tiranë. A nuk duhet gjuajtur me vezë, domate, kudo që kalon. Çfarë është ky, më thoni, çfarë na bëjnë këta ne.
Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rresht, kudo që të jetë, ky duhet gjuajtur vezë dhe domate. Këtij i duhet treguar vendi, nuk ka turp dhe cipë. Ku i çon paratë, i çon në Iran. Ta dini nga unë ju, i çon në Iran, të dalë të thotë jo.
Ai holandezi që kanë gjetur në Holandë, ai ortak kryesor në këtë ndërmarrje ka një italian i cili është i lidhur këmbë e krye me ndërmarrjen shtetërore të Iranit. Kjo është historia. Kur flitet për Iranin ai nuk e çel gojën. Edi Rama, Erion Veliaj, BelindaBalluku, të gjithë janë të lidhur në krim.
A kemi ne të ardhme në këtë mënyrë, nuk kemi ne të ardhme me këta. Sa të na rrëmbejnë të ardhmen tonë, le ti lëmë në të shkuarën e tyre. Sa ta kthejnë Shqipërinë në një vend të mallkuar, le ti mallkojë Shqipëria këta. Nuk kemi ne të ardhme kështu.
Ndodhi skandali i fundit. Skandali që i nxori të vërtetat, ndër më të hidhurat në historinë e demokracisë shqiptare. Miqtë e mi, ne nuk jemi të pasur në histori demokracie edhe në traditë e kemi patur të dhimbshme historinë, të mundimshme e kemi pasur historinë. Histori copëtimesh, injorimesh, histori nga më të përçudnuarat dhe në këto 30 vite po ecim jo kaq me lehtësi.
Por çfarë ndodh pas 30 vitesh, çfarë ndodh. Pas 30 vitesh ne, në një përpjekje të koordinuar shqiptare dhe ndërkombëtare bëhet për të lënë vendin pa opozitë. Për të shndërruar një false opozitë, në mënyrë që Edi Rama të qeveriste pafundësisht siç thoshte vetë, deri në vitet 2030-40.
Krim makabër për një popull dhe një demokraci dhe kësaj here nuk ka erdhi nga ideologjia marksiste-leliniste. Për fatin e keq erdhi nga Edi Rama, pasardhës i etërve xhelatë. Unë e kuptoj se këtu të rinjtë dhe kanë shumë të drejtë, nuk e pranojnë kollaj të lidhësh të birin me të atin dhe i siguroj ata se nuk e mbaj kurrë përgjegjës të birin për të atin, por kur vazhdohet në të njëjtën rrugë dhe kryhen të njëjtat krime, ai nuk është gjë tjetër veç i biri i të atit.
Në vitin 1990, ishte Spiro Koleka më shumë se kushdo tjetër që kërkonte të futeshin tanket dhe mitralozat tek studentët, që kërkonte të mos lejohej kurrsesi pluralizmi.
Dy vite më parë ishte i atij i tij, i Edi Ramës, kur po binte muri i Berlinit, firmoste me Ramiz Alinë për të varur në litar një poet, disident, i cili faj të vetëm kishte poezitë kushtuar të drejtave të njeriut, poezitë kushtuar lirisë, poezitë kushtuar frymës së Helsinkit, poezitë kushtuar Kosovës. Kaq kishte Havzi Nela. Për këto duhej varë, dhe firmoste krahas Ramiz Alisë, skulptori kriminel Kristaq Rama, një xhelat i vërtetë i popullit shqiptar.
U ndala te ky moment për të theksuar, se si ka mundësi një njeri që i beson demokracisë dhe vlerave të saj, të thurë një komplot të tillë, për të lënë vendin pa pluralizëm, për të krijuar një fasadë opozitë. Ka këtë trashëgimni dhe prandaj vepron në këtë mënyrë, ka këtë trashëgimni ndaj dhe korrupton dhe rekruton një vrasës me pagesë të një fuqie të jashtëzakonshme, siç ishte shefi i kundërzbulimit të agjencisë më të fuqishme mbi tonë, FBI.
Ju e dëgjoni, çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane hapen me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit është zhvilluar me dyer të mbyllura për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj të mos e kenë rekrutuar atë. Se një njeri që shitet për gjëra më të vogla, ai absolutisht ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme.
Me këtë njeri, ky njeri, ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, është tragjike, kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne. Të pamerituar. Të gjithë ne pro amerikanë. Të gjithë ne, mirënjohje të pakufishme ndaj vendit të lirisë, për mbështetjen që na ka dhënë.
Por Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës. Tani besoj se ska njeri dyshime më. Dhe sot që ka dalë ky skandal nuk guxon të thotë një fjalë, sepse është peng. Sot nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush, para 620 mijë shqiptarëve që votuan, nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij.
Mirë ai mund ta shesë, por një kryeministër nuk e bën kurrë një njeri që ka vlera demokratike. Çdo kryeministër do të fitojë, por kurrë duke marrë peng opozitën.
Pjesa e parë e skenarit ishte kjo.
Pjesa e dytë u vazhdua legalisht nga ajo që unë e kam quajtur McGonigal me fustan. E them me keqardhjen më të madhe këtë, duhet të ma besoni, ua them me sinqeritet, por nuk mund të konceptohen, kurrë nuk mund të pranohen ndërhyrjet e saj kundër demokratëve.
Absolutisht e korruptuar njëlloj si ai. Pa asnjë diskutim. Shkel çdo parim, çdo vlerë.
Kërkonte me çdo kush të mbante peng opozitën. Thërriste në zyrë njëri pas tjetrit deputetë e saj, sikur të ishin shërbëtorët e saj dhe jo të popullit shqiptar.
A janë të vërteta këto, janë të vërteta të turpshme për të gjithë ata që kanë kryer. Ndaj dhe ne kemi të shenjtë pluralizmin. Ne u krijuam si populli i pluralizmit. Ditën e shtunë ne përurojmë në protestën më madhështore që ka njohur vendi fillimin e revolucionit; mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri.
Reaguan mediat e tij, pse një grup të rinj protestuan në kodrat karshi Surrelit. Por çfarë është Surreli sot, Surreli është simboli më i urryer i shqiptarëve, siç ishte blloku në vitin 1990.
E ka një dallim. Blloku ishte ndërtuar me fatura, me para të qytetarëve, me ndërmarrje shtetërore dhe ai është aty. Kurse sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye, krim. Kur ka ndërtuar zotëria sarajet, aty ku deklarohen pasuritë kishte gjithsej 3800 marka dhe 400 mijë lekë. Pra, sigurisht që njerëzit janë të revoltuar, nuk mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit për rivendosjen e pluralizmit politik.
Fitoren e vlerave demokratike, votën e lirë, fitoren e PD-së në Shqipëri.
Skenari kundër opozitës shqiptare. Pasi dështoi në marrjen peng të Lulzim Bravës, pasi dështoi me shpalljen time ‘non grata’, vazhdon në mënyrën më kriminale, në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë dhe shoqatat në çdo vend të lirë të botës.
Pra në këtë mënyrë, partia e krimit, partia e drogës, partia e gjenocidit ndaj shqiptarëve, kërkon të asgjësojë PD-në. Por nuk jemi më në 1946 ne dhe nuk do të mund ta bëjë kurrë. Prandaj jemi në këmbë, në këmbë për tu përballur me të dhëmb për dhëmb, në këmbë për të ju përgjigur me të gjitha mënyrat demokratike të mosbindjes civile gjer në triumfin tonë.
Nuk mund të na shndërrojë ne, askush, mafia shqiptare dhe as mafia botërore, në anonimat. Ne jemi ata që kemi përmbysur sisteme, kemi ndërtuar në këtë vend sistemin demokrati, ne nuk falim kurrë liritë tona, nuk falim votën e shqiptareve, nuk falim të ardhmen e tyre.
Këto orë që na kanë mbetur, duhet të trokasim në çdo derë, tek çdo qytetar që njohim, por edhe që nuk e njohim tu japim fletëpalosjet, tu bëjmë ftesë, të bashkohen me ne në këtë revolucion, sepse ky revolucion nuk bëhet për pushtetin e askujt, bëhet për fitoren e demokracisë, bëhet për vendosjen e demokracisë në piedestal.
Nuk ka demokraci pa pluralizëm. Pa pluralizëm ka një Shqipëri e cila është absolutisht drejt shpërbërjes së plotë, drejt agonisë.
Në punën tuaj, në përkushtimin tuaj, këto orë janë vendimtare për suksesin e protestës së datës 11 shkurt në ora 12:00. Por nga ana tjetër duhet të hapim dyert për të gjithë të njohurit që kemi, familjarë, farefis të cilët duan të vijnë nga rrethet një ditë para që nesër të mirëpritur nga e gjithë Shqipëria.
Ditën e shtunë, Shqipëria vërshon drejt Tiranës, Shqipëria marshon drejt Tiranës. Tirana derdhet në rrugë.
Rroftë Partia Demokratike!
Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!