PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË KRYESISË SË KUVENDIT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Në një peononcim për mediat, Berisha komentoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët.
Berisha tha se, kjo marrëveshje e bërë nga Edi Rama nuk ka vlerë pasi ai është një kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar menderen e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë.
Berisha tha se, Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare, sepse e di që ata do nxjerrin para shqiptarëve të gjithë vjedhjet, të gjithë plaçkitjet, të gjithë përvetësimet që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në një prononcim për mediat para selisë së Kuvendit se, asgjë nuk ndal protestën e deputetëve deri në sakrificat më të mëdha. Berisha tha se, e keqja e të keqes është Edi Rama.
PRONONCIMI I PLOTË
Asgjë nuk do mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrificat më të mëdha në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë që i kanë votuar.
Akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një parlamenti, kur Edi Rama urdhëroi Lindën e parlamentit të mbyllë me gardistë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Kushtetutën, të mbyllë me dry, dyert e parlamentit në të cilin ata janë anëtarë dhe nga i cili ata kanë imunitetin e tyre.
Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi, që ka për ligj, ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo betejë është betejë me të keqen më të madhe të historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës.
Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare, sepse e di që ata do nxjerrin para shqiptarëve të gjithë vjedhjet, të gjithë plaçkitjet, të gjithë përvetësimet që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.
Do nxjerrin se si për interesat e tij dhe të klaneve të tij kriminale, porti mijëravjeçar i Durrësit përfundon në hiç, vetëm e vetëm që ky me klanet e tij në Dubai dhe kudo që i ka, të ndërtojë mbi 12 mijë apartamente, të përvetësojë 1.2 milionë metër katrorë truall publik.
Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar sepse del firmëtar kryesor në aferën, vjedhjen e shekullit, që janë djegësat, dhe veçanërisht djegësi i Tiranës.
Ai nuk mund të pranojë hetimin e tij sepse del i implikuar, aksioner me Pëllumb Gjokat, me Gjergj Lucat me shumë e shumë të tjerë që janë prejardhje krimi dhe droge.
Nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar, sepse del që duke shkelur ligje, kushtetutë dhe konventë evropiane, kërkon të emërojë në Himarë, përfaqësuesin e mafies së rrezikshme të trojeve të himarjotëve, dhe kjo vetëm për interesa të tij, të vëllait të tij, të ministrave të tij.
Tani unë pyes çdo qytetar: sa vlen hetimi i një bashkiaku diku, apo i një zyrtari tjetër, në krahasim me kryepeshkaqenin e krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama?
Jo, u them unë nuk ka vlerë!
Ndaj dhe ne me guxim të palëkundur, nuk lëshojmë dhe nuk do lëshojmë gjersa Edi Rama t’i nënshtrohet hetimit parlamentar. Jo vetëm ai, këtu të gjithë ish-kryeministrat, të gjithë ish-zyrtarët e lartë dhe ata që janë sot.
Por natyrisht, e keqja e të keqes është Edi Rama.
Pyetje: Z.Berisha, kryeministri Rama ditën e djeshme a firmosur një marrëveshje me kryeministren italiane Meloni për të ndërtuar një kamp azilantësh në Shëngjin. Keni një koment, si e shikoni këtë çështje?
Berisha: Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, më duhet t’i them se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme.
Është e pavlefshme sepse Edi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar menderen e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë.
Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, aq sa ka pranuar McGonigal përpara gjykatësit të Uashingtonit, por edhe disa të tjera që ne do ia dërgojmë gjykatës dhe Kongresit të SHBA në hetim.
Në këtë kontekst, asnjë lloj firme e tij nuk ka më vlerë.
Së dyti, Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga qeveria e PD, asokohe ministër i Brendshëm ka qenë, i ndjeri president i Italisë, Giorgio Napolitano. Në këtë marrëveshje, me vendin mik ramë dakord, që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, i vendeve të tjera, të kthehet në Shqipëri për t’i nisur në vendin e tij.
Pra, marrëveshja është e tillë. Në emër të kujt e ka marrë atë zotim Edi Rama?
Atë zotim, Edi Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore.
Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e do të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta.
Pra, përsëri është firmë kallp.
Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali.
Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostatit, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar çdo vit më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit.
Ndaj dhe ai nuk ka asnjë autoritet moral dhe as ligjor, se është në ndjekje ndërkombëtare, të firmosë në emër të Shqipërisë.
Pyetje: Z.Berisha, deputeti demokrat Agron Shehaj ka ikur jo vetëm nga grupi parlamentar, por edhe nga PD me arsyen se opozita nuk po i bën gjërat si duhet. Keni një koment për këtë?
Berisha: Dpeuteti Agron Shehaj është një deputet si çdo tjetër, ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt unë repsektoj mendimin e çdo njeriu, çdo deputeti.
Unë kam folur, i kam thënë përveç kësaj që thashë që unë respektoj vendimin e çdo njeriu. I kam thënë në mënyrën më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë në ndonjë zgjidhje tjetër.
Pyetje: I frikësoheni krijimit të ndonjë partie tjetër nga Agron Shehaj?
Berisha: Nuk mund të frikësohem unë. Njeriu që nuk frikëson tjetër, nuk frikësohet vet, mësoje këtë nga unë.
Po qe se nuk synon kurrë që të frikësosh njeri, nuk frikësohesh kurrë.
Faleminderit!
Tani do u them dy fjalë këtyre.
Keni bërë një gabim shumë të madh dje. Garda ka bërë një gabim shumë të madh. Unë kam respekt për ta se këta janë njerëz që kryejnë detyrën. Por pengimi i deputetëve për t’u ftutr në parlamnt është absolutisht veprim antiligjor dhe nuk mund të bëhej kurrë..
Ata janë deputetë me imunitet. Salla e grupit parlamentar është e tyre. Nuk mund Edi Rama me Lindën e tij t’i përjashtojë deputetët nga grupi i tyre parlamentar.
Sigurisht, në sallën e tyre padiskutim. Në sallën e grupit, po nuk ndodh kund në botë që të pengojë në sallën e grupit. Nuk ka vendim q muns të përjashtojë përveç grupit.
Unë ua thashë dhe dje, ua them edhe sot kanë bërë një gabim shumë të rëndë. Nuk i mbyllet deputetit me mandat dera me çelës. Është një skenë që do shkruhet në muret e kohës më gërmat më të zeza për Edi Ramën dhe Lindën e tij. Mirupafshim.