Berisha: As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARET TEK PARLAMENTI

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se, ka poshtëruar parlamentin më keq se Maduro i Venezuelës.

Duke folur për mediat pas seancës së paprecedentë të Kuvendit të Shqipërisë, që vetëm me votat e mazhorancës miratoi brenda 5 minutash qeverinë dhe programin, pa asnjë debat, kryedemokrati u shpreh se, Edi Rama si kryehorri i kombit do të marrë përgjigjen që meriton.

FJALA E PLOTE:

Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.

As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.

As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.

Kjo është një thirrje për çdo qytetar të këtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.

Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.

Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.

Pyetje: Cila është përgjigja z. Berisha?

Sali Berisha: Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve, dhe e kanë merituar.

Pyetje: Çfarë aksioni do të ndërmarrë opozita?

Sali Berisha: Opozita do të marrë të gjitha vendimet.

Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: A mund të konsiderohet zgjidhje si ato të protestave…

Sali Berisha: Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt.

Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale