FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha tha sot nga foltorja e Kuvendit se, prej një javë kupola e mafies së organizuar në qeverinë shqiptare mban të fshehtë arrestimin në Dubai të ortakut të ngushtë të Olsi Ramës, Amant Josifi.
Berisha tha se, Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, hajduti më i paimagjinueshëm u vodhi nëpërmjet call-centerave pensionistëve europianë rreth 2.2 miliardë euro.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kur call-centerat e tjerë sulmoheshin nga tatimorët, ishte një call-center tjetër që rritej çdo ditë e më shumë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të shkonin të punonin aty pasi kishin mbrojtje politike, dhe kjo mbrojtje politike ishte Olsi Rama.
Berisha tha se, arrestimi i Amant Josifit ka një javë që mbahet e fshehtë nga Taulant Balla dhe Edi Rama.
Një çështje tjetër që ceku Kryetari i PD, Sali Berisha ishte pushimi nga puna e gazetarit investigativ të televizionit ABC, Ferdinant Dervishi.
Berisha tha se, Dervishi u pushua nga puna pasi ky i fundit kërkoi hetim mbi çështjen e Taulant Ballës për sistemin TIMS, dhe pas kësaj u flak direkt si leckë nga puna nga pronari i ABC News, i cili herë shfaqet dhe herë zhduket.
FJALA E PLOTË
Zonja deputete, zotërinj deputetë. Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Prej një jave kupola e organizatës kriminale në qeverinë shqiptare i fshehin publikut shqiptar një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat identifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë deri në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifin.
Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë dhe qytetarë spanjollë, gjermanë dhe të vendeve të tjera, në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.
Si ndodhi kjo?
Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës, ku është kjo, dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosha. Po, djali i saj. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.
Çfarë ndodhte, që ta dinë qytetarët.
Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center i cili zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht. Dhe në këtë rast del që mbahet një javë fshehtë arrestimi i tij në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama.
Sot, edhe duhet të ndalemi me forcën më të madhe, pronari i ABC-së bashkë me lëpirësin Balla kanë pushuar nga puna, kanë larguar nga detyra njërin nga gazetarët më të shquar në fushën e investigimit, z.Ferdinant Dervishi.
Në qoftë se ne pranojmë të flaken si leckë gazetarë të cilët me hetimet e tyre japin një kontribut të madh në interesin publik, ky parlament nuk meriton të jetë.
Ferdinant Dervishi me kompetencë të plotë, me guxim dhe përgjegjësi kërkoi hetimin e Taulant Ballës për plaçkitjen e database të TIMS. Për plaçkitjen që i bënë nëpërmjet Ervin Muçës, dabatase të TIMS.
Ferdinant Dervishi me një analizë logjike, duke iu referuar fakteve nxjerr se prapa këtij akti kriminal qendronte direkt pala shqiptare, qendronte Taulant Balla.
Ndërhyrje të ligjshme të përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-ve për shqetësimin e madh për këtë sistem i cili ka një rëndësi nevralgjike në fushën e sigurisë dhe luftës së krimit. Dervishi konstaton se si Balla dhe Rama dhanë të njëjtën përgjigje mashtrim.
Nuk ka ndodhur, hetimi është bërë.
Tani, Ferdinant Dervishi e pushon nga puna pronari që herë shfaqet e herë zhduket. Por e garantoj, se nuk do mund të shfaqet dhe as të zhduket, por nuk do mundet kurrë të flakë gazetarë si leckë.
Me Edi Ramën shkon e lëviz si të duash akcizën e birrës, se dhe ai është një krim. Por me fjalën e lirë dhe me gazetarët nuk mund të luash këtu, i them atij pronarit të ABC-së.
Ndaj edhe, shpreh solidarizimin tim të plotë me Ferdinant Dervishin. Ubëj thirrje gazetarëve në Shqipëri dhe në botë të qendrojnë në mbështetje të tij, sepse ai me shkrimin që bëri duke kërkuar direkt hetimin e Taulant Ballës rrezikoi për vete dhe tani humbet vendin e punës nga banditë në pushtet.
Zonja dhe zotërinj!
Mbështes plotësisht të gjitha shkëmbimet me Republikën e Sllovakisë dhe uroj që ato të njohin zhvillime të reja pozitive. Natyrisht, marrëveshjet me Shqipërinë janë thjesht në letër. Nuk njohin, nuk respektohet.
Së fundmi, kur të shkosh atje në punë në Prokurorinë e Tiranës, atëherë përgjigje. Këtu je zv.kryetare Parlamenti. Nuk je as kryetare e Prokurorisë Felaj në Tiranë, as n/kryetare e saj.
E them edhe njëherë. Nuk ka në botë një prokurori me 4 anëtarë familje përveçse, po të jenë grup privat dedektivësh. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Që të shpallet plagosje e lehtë thyerja e kockës frontale, e kockës parietiale dhe e ulnës me shkopinj bejsbolli nga klani mafioz Rraja. E vërteta, klani mafioz Rama-Balla.
Pra, në këtë kontekst ai ëhstë një akt i shëmtuar, dhe ju iu takon si deputete, pavarësisht nga konflikti i interesit, ta dënosh me ashpërsinë më të madhe atë.
Faleminderit!