Berisha: Arben Ahmetajn do e rrëmbente Gys Agasi me bandën e Suel Çelës. Rama ka krijuar zonën e lirë ekonomike Troplini apo ndryshe, Durana

PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në një prononcim për mediat pas tryezës me temë “Zgjidhje për Shqipërinë”, deklaroi se zgjidhja e vetme për situatën politike në vend është largimi i qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, kjo do të arrihet vetëm përmes protestave të vazhdueshme, të cilat pritet të nisin së shpejti, pas vendimit të kryesisë së PD.

Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, afera korruptive shumë miliardëshe dhe për kapjen e institucioneve, duke deklaruar se parlamenti është “i aneksuar” dhe nuk funksionon më si institucion demokratik. Ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku qytetarëve u mbetet vetëm protesta për të mbrojtur interesat e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Lideri demokrat, Sali Berisha bëri thirrje autoriteteve zvicerane dhe Europolit që të hetojnë një tentativë të dyshuar rrëmbimi, duke paralajmëruar se çdo cenim i jetës së personave të përmendur do ta mbajë personalisht përgjegjës kryeministrin Rama.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha deklaroi se PD nuk e lidh strategjinë e saj me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kritikoi ashpër këtë institucion për ndërhyrje politike. Ai konfirmoi gjithashtu se protestat do të jenë të përditshme dhe nuk përjashtoi ngritjen e çadrave.

Sa i përket një qeverie teknike, Berisha tha se PD e mbështet këtë ide, por nuk pranoi të përmendë emra konkretë. Ai shtoi se PD ka komunikim të vazhdueshëm me faktorët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij janë të informuar për situatën në Shqipëri.

Në përfundim të prononcimit për media, Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se opozita do të vazhdojë aksionin politik deri në largimin e qeverisë aktuale.

PRONONCIMI I PLOTË

Intervista e tij e pashembullt për guximin dhe faktet, dokumentet që solli para opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, është një kushtrim dhe një apel për çdo shqiptar. Së pari, unë u bëj thirrje autoriteteve të Zvicrës të bëjnë gjithçka për të garantuar jetën e tij dhe të familjes së tij, pasi mafia miliardere e Edi Ramës është e aftë të akt kundër tij dhe fëmijëve të tij.

Së dyti, paralajmëroj Edi Ramën se në mënyrë absolute, ndaj tij dhe familjarëve të tij do të bëhet përgjegjës personal vet ai dhe familja e tij. Ishte tmerrësisht tronditje përpjekja për ta rrëmbyer atë me bandën e Elbasanit.

Çfarë do të thotë se, ishte përpjekje e Ergys Agasit, pasi është faktuar që në 2 rrëmbimet, pengmarrjet e organizuara nga Ergys Agasit, si të Gerond Meçes, ashtu edhe të Daniel Shimës janë realizuar nëpërmjet Ergys Agasit dhe kartelit të Suel Çelës dhe Elbasanit. Në këto kushte i bëj thirrje autoriteteve të Zvicrës dhe Europolit të ndërmarrin një hetim për këtë akt të pashembullt.

Së dyti, aferat dhe dosjet që paraqiti janë afera që tregojnë që këto që po diskutohen këto ditë për Lubi Ballukun, për Mirlindat dhe Lindat e Ramës janë vetëm majat e ajsbergut e këtij klani kriminal që ka dorën e tij të zezë në miliarda euro të qytetarëve shqiptarë.

Ju dëgjuat se si Edi Rama ka krijua zonën e lirë Troplini, apo Durana. Ju e dëgjuat se çfarë bëhet në Portin e Durrësit, në portin e Portin e Porto Romanos, se ç’janë vendimet e tij të cilat u kushtojnë shqiptarëve jo më pak se 12 mld euro.

Në këtë kuadër, natyrisht ju dhe shqiptarët, duhet të presin, dhe duhet të presin në një vend normal që të ishte parlamenti që të ndërmerrte hetime urgjente, por parlamenti është i aneksuar, i asgjësuar nga Edi Rama.

De facto, Shqipëria parlament nuk ka. Ka një institucion kriminal që shtyp opozitën. Ndaj dhe, gjithçka është në duart e qytetarëve shqiptarë për t’i dalë zot interesave të qytetarëve, interesave të vendit me protesta të fuqishme gjer në largimin me çdo kusht të Edi Ramës.

PYETJE-PËRGJIGJE ME GAZETARËT

Osman Stafa: Z.Berisha, çfarë prodhoi ndryshe ditën e sotme ky takim nga takimet e tjera që keni zhvilluar dhe ishte tema ‘Zgjidhje për Shqipërinë’. Çfarë zgjidhje u dha?

Sali Berisha: U dha zgjidhje, largimi i kësaj qeverie. Kushti më i domosdoshëm. U dha zgjdhje ideja e krijimit të këtij forumi. Se kjo ishte thirrje. Krijimi i këtij forumi i cili duhet të çojë përpara agjendën e zgjidhje për Shqipërinë. Në radhë të parë forumi që duhet të çojë përpara agjendën. Se si largohet kjo qeveri, largohet vetëm me protesta të vazhdueshme.

Osman Stafa: Kur do i nisni këto protesta të vazhdueshme?

Sali Berisha: Do mblidhet dhe kryesia, dhe protestat të jeni të sigurtë që do të nisin.

Protesta të vazhdueshme do të thotë që sheshi të mbushet çdo ditë.

Osman Stafa: Do ngrini çadra, çfarë?

Sali Berisha: Do përcaktohen, drejt pyetja. Ato do përcaktohen se cila do të jetë forma. Do ngrihen çadra, do ngrihen. Do jenë të gjitha format.

Osman Stafa: Po marrëdhënia me parlamentin do të jetë? Do të shkoni në parlament apo me ngritjen e këtij informacioni…

Berisha: Siç e shihni ju, parlamenti është asgjësuar. Kur parlamenti nuk mblidhet për të hequr imunitetin dhe shkel Kushtetutë, shkel çdo gjë, Edi Rama e ka aneksuar parlamentin, e ka asgjësuar parlamentin. Shkuarja apo mosshkuarja jonë është krejtësisht e parëndësi. Parlamenti nuk është më një institucion themelor i demokracisë, është një vegël në duart e Edi Ramës. Kjo është e faktuar tani.

Osman Stafa: Z.Berisha, në datën 22 janar Gjykata Kushtetuese do të vendosë dhe trajtojë çështjen e Ballukut për imunitetin e saj. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk i heq imunitetin, pra nuk hap rrugën që SPAK ta hetojë, çfarë bën PD?

Sali Berisha: PD dhe strategjia e saj nuk kanë asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese shënoi një kapitull të zi në historinë e të drejtës në Shqipëri, kur ajo anuloi një vendim që sipas ligjeve të vendit, mund ta anulonte Gjykata e Apelit dhe pas Gjykatës së Apelit, Gjykata e Lartë.

Gjykatat nuk janë bërë që t’i marrin pushtet njëri-tjetrit në mënyrë puçiste. Gjykatat janë bërë që të respektojnë ligjet dhe t’i japin vendimet që u përcakton kushtetuta. Por gjykata në presionin e madh politik të Edi Ramës, vendosi faktikisht, vendosi atë që i dha mundësi Belinda Ballukut të bëjë manipulime monstruoze të dosjes, edhe Edi Ramës, bashkërisht. A mundet që ta ndërronit fare, por nuk ju lënë ju ato. Duhet të mos flisnit më për Belindën por që të flisni për Edi Ramën.

Kush e çoi në Turqi, Lubinë, a ishte me kryeministrin, apo e mori ajo shoqërues, e mori Lubia Ramën, shoqërues. Jo.

Osman Stafa: Z.Berisha, kërkoni qeveri teknike për të organizuar zgjedhje që sipas jush janë të lira, të pavarura dhe të pranuara nga të gjithë? Kush mendoni se do të ishte personi që mund ta drejtonte, të kishte mirëbesimin e të dyja palëve?

Sali Berisha: Nuk kam ndërmend të jap emra, gjersa të arrihet. Sigurisht që ka emra, por nuk kam ndërmend të jap emra gjersa të arrihet realizimi i qeverisë teknike. Dhe në atë rast, padiskutim deri sa të ndërmerret ai akt, qeveria e PD, sikundër forca të tjera politike do të sugjerojnë. Për momentin asnjë emër nuk qarkulloj dhe nuk jap.

E kuptoj që doni të krijoni lajme, por unë nuk krijoj lajme aty ku nuk janë.

Isa Myzyraj: Z.Berisha, Këshilli i Mandateve vazhdon të mos mblidhet. Në këto kushte a ka PD komunikim real, përtej propagandës politike me faktorin ndërkombëtar?

Sali Berisha: PD sigurisht që ka komunikim, por qeveritë dhe institucionet që ju përmendët janë plotësisht të informuara edhe nga ambasadat e tyre këtu, dhe në vlerësimin tim, qëndrimi i Edi Ramës, është qëndrimi i pranimit të plotë të fajësisë dhe krimeve që ai ka kryer.

Ai po pranon fajësinë. Një ditë u mora me artikullin që kishte bërë, por ai është gjëja me e vogël në krahasim me këto qëndrime. Këto qëndrime tregojnë që, ai e njeh veten fajtor dhe kërkon të mbrohet.

Isa Myzyraj: Hetimet gazetareske kanë treguar se Endri Kajsiu nuk ekzsiston…

Sali Berisha: Po isha i pari që ua thashë. Ai mori emrin e të arratisurit Endri Fuga që është vija. Edhe ai ç’bënte. Njësoj si ky Beqja merrte paratë dhe i çonte te restoranti i vet me para  publike njerëzit.

Kurse ai tjetri, ai tjetri në Kolumbi. Edhe kështu që ndonjë kompromis e bën ai.

Se të ja marrësh mbiemrin. Patë ndonjë reagim prej tyre? Jo. Se më thoshte një ditë një gazetar, që po më përmend dy kolegë. Ça kolegësh janë ata, ata janë mafiozë.

Po pse nuk reagon ai, më thuaj pse nu reagon?

Osman Stafa: Z.Berisha, keni informacion qelitë e kujt janë përmbytur në Durrës?

Sali Berisha: Nuk kam informacion, do ta jepja informacionin, por nuk kam. Pash atë si dordolec që kishte veshur kominoshe dhe do u jepte ndihmë të burgosurve.

Faleminderit dhe mirupafshim!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale