KONFERENCA ME GAZETARËT E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Në konferencën për shtyp me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar situatën si një krizë të thellë institucionale dhe një përpjekje për deformim të rendit kushtetues. Berisha u shpreh se, ‘amendamenti Rama-Lubia’, synon t’u japë funksionarëve të lartë një mbrojtje që, sipas tij, ‘Kushtetuta nuk ua ka dhënë’.
Që në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke deklaruar se ‘Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen’ dhe se, sipas tij, çdo ditë në detyrë përbën ‘grusht shteti brenda shtetit’. Ai e konsideroi nismën ligjore si ‘akt antikushtetues, tepër të rrezikshëm’, duke argumentuar se në arkitekturën kushtetuese shqiptare ekziston një parim themelor: ‘atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji’. Sipas tij, ky parim vlen veçanërisht për organet kushtetuese, si Kryeministria, ministritë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të cilat niveli i mbrojtjes përcaktohet ekskluzivisht nga Kushtetuta.
Në këtë kontekst, lideri i demokratëve, Sali Berisha theksoi se ‘Kushtetuta nuk ka dashur të mbrojë kryeministrin, ministrat dhe KLSH-në nga pezullimi. Nuk mund ta bëjë ligji’. Ai e cilësoi çdo përpjekje për të zgjeruar me ligj këtë mbrojtje si ‘tejkalim flagrant i Kushtetutës’, duke shtuar se ‘nuk mund t’u japësh kurrë mbrojtje tjetër përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta’.
Në mbështetje të argumentin e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha iu referua precedentit të vitit 2002, konkretisht vendimit nr. 212 të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, i cili, sipas tij, kishte rrëzuar një nismë të ngjashme për të forcuar mbrojtjen ligjore të kreut të KLSH-së. ‘Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet… për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH’, deklaroi ai, duke theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë peshë normative të barabartë me Kushtetutën. Sipas interpretimit të tij, gjykata ka sanksionuar qartë se ‘ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta’.
Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama po ndërmerr këto hapa për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët nga përgjegjësia penale. Ai deklaroi se Rama ‘po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze që ka kryer’ dhe shtoi se pretendimet për përfshirje në struktura kriminale janë ‘100 përqind të vërteta’.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve për mobilizim, duke e cilësuar 20 shkurtin si ‘dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori’, një datë që, sipas tij, ‘e pret çdo shqiptar, por që e presin mbarë vendet demokratike të Europës dhe të botës’.
FJALA E PLOTE:
Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen.
Ai po konsumon çdo orë, çdo ditë që qëndron në detyrë grushtin e shtetit brenda shtetit.
Në një akt antikushtetues, tepër të rrezikshëm, ka paraqitur amendamentin Rama-Lubia, Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, t’i japë zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë.
Mirëpo, ka një parim themelor të sanksionuar në frymën dhe germën e Kushtetutës, sipas të cilit për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.
Atë për funksionet e organeve kushtetuese, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.
Kushtetuta nuk ka dashur të mbrojë kryeministrin, ministrat dhe KLSH-në nga pezullimi.
Nuk mund ta bëjë ligji.
Edhe njëherë, kemi të bëjmë me organet kushtetuese. Kryeministria është organ kushtetues. KLSH është organ kushtetues. Ministrisë janë organe kushtetuese.
Nuk mund t’u japësh kurrë mbrojtje tjetër përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta.
Jo.
Sepse është tejkalim flagrant i Kushtetutës.
Kjo nuk buron vetëm nga frymë dhe germa e Kushtetutës dhe kushtetutshmëria e rendit, por buron edhe nga vendimet direkte të Gjykatës Kushtetuese, të cilat për çdo vend janë të barabarta me normën e Kushtetutës.
Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie si ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi numër 212 i vitit 2002 i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Edi Rama sot do t’ia japin.
E kuptoni?
Jo, tha gjykata, thjesht ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta.
Kaq, nuk mundet.
Kushtetuta ka përcaktuar këtë nivel mbrojtje.
Ka përcaktuar nivel mbrojtje autorizimin nga parlamenti për kufizimin e lëvizjeve, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe unë e përgëzoj.
E rrëzoi në rastin e Sali Berishës dhe unë e përgëzoj atë, pavarësisht se është një vendim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, por ata nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë.
Pra, nuk lejon pa autorizimin e parlamentit, kufizimin e lëvizjes. Nuk lejon arrestimin.
Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij.
Kushtetuta në asnjë germë, në asnjë nen nuk pranon të mbrojë me mospezullim.
Jo.
As kryeministrin.
Pra, Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën dhe germën e Kushtetutës, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rasti konkret, kryetari i KLSH. Por si institucion kushtetues ka ngjashmërinë e vet me institucionet e tjera.
Mirëpo ai, dhe ata këshilltarët, të mos e prish gojën për t’ua thënë atë që meritojnë, shkelmojnë normën kushtetuese që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese 212 i vitit 2002. Pikërisht për kryetarin e KLSH, të cilit donin t’i jepnin mburojë.
Jo, tha gjykata, asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që parashikon Kushtetuta.
Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta me ligje.
Shikoni pra ku shkon Edi Rama.
Jemi në kushtet e mirëfillta të një puci antikushtetues.
Tjetër, në qoftë se Kushtetuta për disa funksione parashikon barazi në mbrojtje, nuk mund të parashikojë kurrë, nuk mund të barazojë kurrë të zgjedhurin direkt nga sovrani me të emëruarin nga parlamenti apo Këshilli i Ministrave.
Në asnjë rrethanë.
Ai që është zgjedhur nga sovrani, ai nuk pezullohet dot. Ai ndiqet penalisht. Atij i hiqet imuniteti, arrestohet dhe burgoset, por jo pezullim.
Përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgjedhurit është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës.
Është një tejkalim flagrant i Kushtetutës.
Sepse edhe fakti se imuniteti nuk ka të bëjë me pezullimin. Po, ministrat kanë imunitet, dhe i zgjedhur dhe i pazgjedhur, duhet të merret autorizimi në parlament.
Por pezullimi nuk ka lidhje me imunitetin, ka thjesht lidhje me ushtrimin e funksionit për të cilin është emëruar.
E kuptoni ju se në çfarë është Shqipëria të një grushti shteti, tepër të rrezikshëm?
Tani, dje ai doli dhe u betua dhe u stërbetua për kokën e Lubisë. E patë ju sa të mallëngjyer ishin.
Njëra ishte e gatshme të ngashërehej nga mallëngjimi, tjetri të betohej për kokën e saj.
Një mashtrim i turpshëm.
Cinizëm ekstrem.
Pse e them këtë?
Ai thotë se Lubia dha tre herë dorëheqjen, aty e zbuloi veten. Nuk e lejoi.
Nuk e lejoi se do e marrë me vete.
Kaq.
U faktua ajo që kemi thënë dhe e dimë se Lubia bëhet pentito.
Dhe hajde zëri besë atëherë të penduarës Lubi Balluku.
Se nuk do pendohet Lubia, por ku e njeh mirë Lubinë, prandaj tregon se gjoja paska dhënë dorëheqjen dhe nuk ia ka pranuar.
Akuzon veten e vet.
Por në debatin pesë orë në kryeministri në prani të Ulsiut dhe Engjëll Agaçit, e vërteta është që ajo ka kundërshtuar preras dhënien e dorëheqjes.
Dhe Edi Rama me këto gënjeshtra, ka rrezik që i ka firmosur vetë ato dorëheqje vetëm për alibira dhe mashtrime.
Dhe ja ku jemi, në këto kushte.
Ai dje, sulmoi Gjermaninë dhe Danimarkën.
Nuk jemi ne të krahasueshëm, tha.
Sigurisht që Gjermania është një vend dhjetëra herë më i zhvilluar dhe Danimarka po kështu.
Po as në Gjermani, as në Danimarkë dhe në asnjë vend tjetër në planet ministri nuk ka të drejtë të vjedhë.
Nuk ka të drejtë të mbrohet me ligj nga vjedhjet.
Kjo nuk ka lidhje as me nivelet e zhvillimet dhe me asgjë tjetër.
Si t’ia bëjmë atëherë?
Meqenëse nuk jemi Gjermani dhe Danimarkë, ministrat tanë të vazhdojnë të vjedhin, kryeministri të vazhdojë të vjedhë.
Turp i madh.
Të gjitha këto janë dëshmi se Edi Rama po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze që ka kryer.
Unë u garantoj shqiptarëve se ajo që është lakuar me qindra e qindra herë se ai është kryetari i një organizate kriminale, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se ministrat e tij janë anëtarë të kësaj organizate, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se Lubi Balluku mund të akuzohet si kapo jo e një grupi apo organizate të strukturuar kriminale, por minimumi të pesë të tilla.
Më thoni ju mua, ju e ndoqët tunelin e Llogarasë, a nuk është kjo me Berberin, me ato anëtarët e tjerë të KVO-së, a nuk përbëjnë këta një grup të strukturuar kriminal?
Në çdo lloj varianti këta janë vetëm një grup i strukturuar kriminal.
A nuk janë tenderat e unazës së madhe një grup i strukturuar kriminal?
A nuk janë shitblerjet e energjisë një grup i strukturuar kriminal?
Po marr këto, por janë plot të tjera.
Gjithçka ka funksionuar mbi bazën e organizatave kriminale.
Qytetarë dhe qytetare, sot më shumë se kurrë jeni të thirrur të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit tuaj,
20 shkurti është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori që e pret çdo shqiptar, por që e presin mbarë vendet demokratike të Europës dhe të botës.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Duke gjykuar se në vitin 2002, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nismë të ngjashme në atë kohë për të mbrojtur kreun e KLSH-së, nëse socialistët e miratojnë me votat e tyre do ta çoni në Gjykatë Kushtetuese nismën për mbrojtjen nga pezullimi.
Sali Berisha: Siç e patë ju, Gjykata Kushtetuese, nuk hodhi poshtë, por la në fuqi vendimin e prokurorisë. Edi Rama përpiqet që ta cilësojë mos vendim atë. Gënjeshtër. Përgjer sa ligjvënësi ka përcaktuar se për të hedhur poshtë vendimin duhen 5 vota, do të thotë gjykata nuk bëri dot 5 vota, e la në fuqi.
Pra, ai nuk është miratim, por vendim lënie në fuqi. Nga ligji, e ka lënë ligji. Nuk kemi të bëjmë me mungesë korumi. Jo.
Kemi të bëjmë me kundërshti të rreptë, të prerë të kërkesës së Edi Ramës nga 4 gjykatës.
Tani a do shkojë në Gjykatë Kushtetuese apo në kryengritjen paqësore, kjo do të diskutohet.
Por ne jemi të përkushtuar në organizimin e kryengritjes paqësore të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë një shkallë zemërimi të pakufishëm ndaj Edi Ramës.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Përveç Belinda Ballukut, Edi Rama doli publikisht në mbrojtje dhe të Mirlinda Karçanaj, duke thënë se, ajo do të dalë e pastër nga drejtësia. Keni një koment për këtë.
Sali Berisha: Mbrojti Lida Ramën, shkurt që ta kuptojnë qytetarët përgjigjen time. Edi Rama mbrojti atë që e quan gjysma e tij më e mirë.
Se Mirlinda ka zbatuar çdo urdhër, çdo porosi të Lindës së Surrelit dhe këtë e ka marrë vesh çdo njeri. E dinë të gjithë.
Ju garantoj se nga viti 2015 e gjer sot, famozin Armand Frangu e kam denoncuar me dhjetëra herë. Ja ku është lista e pafundme e denoncimeve.
Tani, Armand Frangu është baxhanaku i Ramës dhe kunati i Lindës. Ky ka marrë dhe prandaj nga ata që e dinin mirë, nga Arben Ahmetaj që e njihte mirë këtë çështje, e quajti AKSHI-n, kopshti privat i Edi Ramës.
Ky ka marrë me procedura sekrete, në kundërshtim me ligjin, qindra e qindra tendera. Nga Mirlinda që do të dalë si kristali.
Unë i bëj thirrje Ramës të pranojë krijimin e Komisionit Hetimor parlament, ku të paraqitet dosja në të cilën dëshmitë e Geron Meçes fundosin jo vetëm Lindën e AKSHI-t, por edhe Lindën e Surrelit. Të dyja.
Dhe tani çbën? Tani në parimin që hajduti nuk ngopet kurrë, kërkon të privatizojë tenderat e AKSHI-t në mënyrë që ti kontrollojë përsëri. Kjo është gjithçka.
Prandaj dhe mbrojtja që ai i bën Mirlindës, është mbrojtja që i bën Lindës së Surrelit dhe është absolutisht dëshmi e implikimit të tij të thellë familjar në aferën e AKSHI-t.
Po. Është implikim direkt i tij, dhe këtë e dinë të gjithë.
E dëgjuat ju se çfarë tha dje për helmet. Ka krim më gjakftohtë se ky. Transportohen, depozitohen në hapësirë helmet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Një prokuror kërkon analizën e helmeve në institutet më të mira italiane dhe ata i sjellin helme të rrezikshmërisë më të lartë. Dhe prokurori veproi dhe ky tani për të mbrojtur Lubinë tjetër, që sot e ka çuar në Arsim, lëshon rrufe, sulme të shplara ndaj një prokurori që mbrojti interesin publik në emër të mbrojtjes së ligjit, të shëndetit të qytetarëve, për krimin e rëndë mjedisor.
Dhe krimet e rënda mjedisore kanë dënimet më të rënda në kodet tona, ky fillon dhe flet për fletëarreste si ftesa dasmash, flet përçart, duke treguar se përroi i tij psiqik e ka rroitur, po e rroit përfundimisht në çdo aspekt.
Flet për qen, për mace, për prokurorë dhe gjykatës që hyjnë nga dera, dalin nga vrima etj. Pra flet përçartje si një njeri i pamjekuar, si një i sëmurë i pamjekuar.
Është turp i madh. Për këtë nuk janë gjë helmet, nuk janë asgjë sëmundjet e tmerrshme që mund të krijojnë derivatet e arsenikut, kobalti radioaktiv. Nuk kanë asnjë rëndësi, rëndësi kanë xhepat e ministrave të tij që e paguajnë atë. 20 shkurti është përgjigja.
Isa Myzyraj, OraNews: Ditën e djeshme kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi kishte bërë një editorial për disa media në lidhje me paraburgimin, ku ishte në një linjë me qeverinë që e kanë sulmuar procesin e paraburgimit në Shqipëri. Keni ju ndonjë koment në lidhje me këtë?
Sali Berisha: Unë nuk e kam lexuar komentin. Ajo që mund të them Isa është se Shqipëri ka përqindjen e të paraburgosurve 500 përqind më të lartë se vendet e BE.
Dhe kjo është një dhunim i tmerrshëm i lirive dhe të drejtave të njeriut.
Shkaku më themelor i kësaj përqindje qëndron në mungesën e vërtetë reale të procesit ligjor për qytetarët shqiptarë.
Po këta Piletër që sollën këtë situatë, përpiqen ta fshehin me argumente të tjerë.
Para dy muajve, në parlament u raportua nga qeveritarët e drejtësisë se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura.
Vendime të pazbardhura do të thotë, tjetri është në qeli, rri atje, vendimi rri në sirtar dhe nuk mund të apelojë, nuk mund të shkojë, nuk mund të ndjekë procesin.
Pse kjo? Sepse çdo gjykatës ka personalisht 1 mijë vendime të pazbardhura.
Kjo është situata më katastrofale.
Nuk ka komb dhe vend tjetër të ketë një gjendje të tillë.
Ky është shkaku themelore
Ka dhe shkaqe të tjera.
Dje po lexoja, një polic burgu kishte marrë ryshfet 700 euro për një leje, për të lënë një familjar për t’u futur tek i burgosuri, dhe ishte burgosur. Normal, duhet të ndëshkohet.
Kurse Lubia që ka përvetësuar miliarda euro, falënderohet se po vazhdon detyrën.
Imagjinojeni ju, pranoi refuzimin e Ramës ndaj dorëheqjeve dhe po vazhdon detyrën.
Kjo është.
Se çfarë ka shkruar Sadushi, nuk e kam lexuar.
Mariglen Kume, MCN TV: Zoti Berisha, ju sfiduat kryeministrin Edi Rama që të pranojë komisionin hetimor që Gerond Meçe apo anëtarë të tjerë të dosjes së AKSHI-t të raportojnë dhe të bëni hetimin parlamentar. A do kërkojë PD fillimisht një komision hetimor për skandalin e AKSHI-t?
Sali Berisha: Pa diskutim, por PD, ju e dini, që me qëndrime antikushtetuese ata nuk pranojnë asnjë kërkesë të opozitës për komisione hetimore.
I kanë asgjësuar.
Ne kemi dërguar gjer tani 7, në mos gaboj, dhe që të gjitha hidhen poshtë në mënyrë antikushtetuese.
Kjo është e vërteta.


