Berisha: Altin Faqeziu i partisë ka dërguar në një vit 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar në vitin 2008

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha e cilësoi Dumanin si Altin Gjoka ose ‘Irena me pantallona’ i cili u fut të referojë sot në klubin e mëkatarëve.

Kryedemokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, në lidhje me denoncimin për skandalin e inceneratorit të Tiranës. Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se, para 4 vitesh padia është bërë për grup të strukturuar kriminal, në lidhje me këtë aferë të tmerrshme korrupsioni.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se ka dërguar shumë pak çështje për korrupsion.  ‘Altin Faqeziu i partisë ka dërguar në një vit 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar në vitin 2008’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lideri i opozitës, duke folur në tubimin qytetar, nënvizoi faktin se, deputetët e opozitës ja thanë fjalët në gojë, Altin Dumanit. ‘Kur Flamur Noka ia numëroi në ballë një nga një siç e meritonte, Dumanit desh i ra koka në tavolinë’, tha kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike, duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike me të ardhur në pushtet do të rivendosë betejën më të egër kundër korrupsionit.

‘Ne do të vendosim tolerancën zero ndaj tij’, theksoi kryedemokrati, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, të të vërtetave, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Të dashur miqtë tanë italianë, doktor Xhuzepe Matia, doktor Vinçenzo Alegra.

Mirënjohjen time më të pakufishme për solidaritetin tuaj në këtë betejë, e cila synon të rivendosë votën e lirë, të rivendosë shtetin ligjor, të rivendosë sistemin demokratik në një vend ku ato janë zëvendësuar nga narkoshteti i Edi Ramës.

Shteti i parë dhe i vetëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve në Europë.

Miqësia dhe bashkëpunimi i PD me ju daton shumë e shumë kohë përpara, por u garantoj sot se ne mbetemi po aq të vendosur sa ç’ishim në betejën për përmbysjen e diktaturës komuniste, në këtë betejë për përmbysjen e diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Miqtë e mi!

Sot para shqiptarëve në parlament patë skena të cilat kurrë nuk i keni parë.

Sot, Altin Gjoka me pantallona, Irena me pantallona u fut të referojë në klubin e mëkatarëve.

Karshi i qëndronte Olta grabitqare, e burrit strategjik.

Ngjitur bosi i drogës së malësive të Lezhës, por edhe i shtëpive të barit, deputeti Ndreca.

Më tej karshi tij qëndronte vëllaçkoja e i Gerond Xhafës, që menaxhon pasuritë e tij të krimit, Fatmir ziu.

Në krye të klubit qëndronte Klodeta e amendamentit 500 milionë për djegësin e Erion Velisë.

Relator ishte dhunuesi i shpërfytyruar i zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko me dosje të rëndë krimi elektoral.

Ngjitur me të, famëzi Qefalia, që ka marrë 70 milionë euro tendera nga Erion Veliaj.

Miqtë e mi!

Dëgjojeni vetëm një aspekt të vjedhjes së tij.

Erion Veliaj merr me qira për ndërtimin e depos së ujit në Surrelin e Edi Ramës 500 metër tokë.

500 metër tokë Edi Rama thotë se aty e ka blerë me dy dollarë, por mashtron se aty ka qenë të paktën 25, kurse sot është 50 dollarë.

Pra, Erion Veliaj e ka marrë me qira tokën, e cila në rast se do blihej, mund të kushtonte gjithsej 200 mijë dollarë. Maksimumi i maksimumit.

Kurse qira paguan 20 mijë euro në vit. 10 mijë Erioni, 10 mijë Qefalia.

A ka hajdutë si këta mor miq?

Secili nga specialistët e Edi Ramës ulte kokën kur fliste.

Po Gjiknuri i mamasë që i vodhën 7 milionë euro në apartament, a e patë se si fliste apo jo?

Pra, ishte skena më tragjikomike, por prapë gjithçka ua prishën deputetët e opozitës.

Me pyetjet që i bënë, ia thanë fjalën në gojë. Mbetej dhe sillej si peng i shpifur, njeri që nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka nder, nuk ka ligj.

Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal.

Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj.

Miqtë e mi!

Nuk ka mashtrim më të madh se të besosh se Zamani po lufton korrupsionin.

A mund t’u jap vetëm një shifër?

Vetëm një shifër sonte të marrë nga raportet e Departamentit të Shtetit për vitin 2010-2011. Çfarë thonë këto raporte?

Këto raporte thonë se në vitin 2008-2009, Dumani që ishte në prozhektorët e fuqishëm të ekipit ku punonte, kishte regjistruar bashkë me ekipin 1414 çështje për korrupsion.

Kurse Dumani i marrë peng, Dumani që ka shitur veten, gjatë viteve 2022-2023 ka regjistruar afera për korrupsion gjithsej 4.8 herë më pak ose 392 çështje në dy vite.

Po pse kjo? Sepse regjistron vetëm ato që i dikton Edi Rama.

Dhe ky faqezi që nuk ka nder, që nuk ka dinjitet, që rri në post në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, rri në post i pavotuar sipas Kushtetutës.

Krenohet, shpërblehet se propozon t’i ndalohet komunikimi kryetarit të PD me një akt që ekziston vetëm në vullnetin e xhelatit, e birit të xhelatit Kristaq Ramës, Edi Rama.

Shqiptarët panë fytyrën e tij, shqiptarët mësuan se ky bandit prokuror që nuk njeh ligj as Kushtetutë për të zbatuar urdhra si skllav, peng i marrë, bashkë me Krajën, xhelatin e Sigurimit të Shtetit dhe simotrën biologjike të Taulant Ballës, Melonain, nuk kanë ligj as moral, të aftë për të zbatuar çdo urdhër.

Por, gjithçka po del në dritën e diellit.

Shqiptarët duhet ta dinë se ky Altin Faqeziu i partisë ka dërguar në një vit, në vitin 2023, gjithsej 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar kur kryesonte task-forcën.

Kjo pra miq është metamorfoza e një faqeziu që shet nder dhe dinjitet.

Që nuk ka ligj as Kushtetutë.

Dhe që fsheh dosje krimi dhe korrupsioni dhe që tallet me një popull.

Në një vend ku korrupsioni është shndërruar në sistem të tmerrshëm, dërgon gjithsej në vit 38 dosje.

Qytetarë dhe qytetare, mos u mashtroni se ai është armiku juaj.

Sepse ju vërtet shikoni se ai arreston drejtorë me urdhër të Edi Ramës, lëshon fletëarresti për ministra, por duhet ta mbani mend mirë se në vitet 2005-2013 me ligj asnjë ministër, as kryeministri, nuk mund kurrë të merreshin me prokurime publike.

Ligji ishte i prerë sa ç’duhet të ishte.

Ndaj dhe Edi Rama nga 2013-a gjer sot nuk ka lënë kontratë pa shqyrtuar.

Nuk ka lënë tender pa analizuar, vendim pa shqyrtuar me bandat e tij dhe ka gjetur zero, zero, zero tek ministrat.

Miqtë e mi, ua thashë këtë për të mos mashtruar qytetarët. Por nuk them se nuk kishte korrupsion. Sigurisht kishte, por kishte gërshërë të forta ligji kundër tij.

Ato që përmenda më sipër, Dumani e dinte se duhej të bënte detyrën.

Ai ishte në një ekip në të cilin merrnin pjesë përfaqësuesit e doganave, tatimeve, shërbimit informativ, policisë kriminale.

Dhe Damani i partisë e dinte se të gjithë ata sy ishin te ligji se përndryshe fluturonte brenda 24 orësh aty ku duhej ta kishte vendin.

U thashë atyre të cilët citojnë deklaratat e mi. Nuk ia mohoj kujt punën, askërkujt. Por u them se ai njeri, me atë ekip, me një të pestën e shpenzimeve të sotme, regjistroi 1414 çështje penale për korrupsion.

Kurse sot me pesë herë më shumë shpenzime, sot del peng i shpifur që nuk ka nder dhe dinjitet dhe duhej të ishte larguar me kohë nga detyra.

Sot rrahte gjoksin para mëkatarëve, por kur Flamur Noka ia numëroi në ballë një nga një siç e meritonte, desh i ra koka në tavolinë, desh i ra të fikët.

Iu tha fjala në gojë pengut të shpifur, kreut të organizatës kriminale.

Shqiptarë dhe shqiptare, mos t’u mashtrojë njeri, vendas as i huaj se sot në sistemin korruptiv të Edi Ramës, dosjet që shkojnë për korrupsion janë në numër 5 herë më pak se ç’ishin në vitin 2008-2009, sepse në ato vite ishte e hekurt lufta kundër korrupsionit.

Në ato vite nuk guxonte njeri për t’i dhënë vëllait të vet tendera, për t’i dhënë drejtorit të vet tendera.

Në ato vite nuk mendonte njeri të bënte prokurime me negociata të mbyllura.

A e dëgjuat hajdut Damanin, kur e pyetën, i thanë a nuk është krim tenderimi me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj?

Kur i ndalon ligji, po, kur nuk i ndalon, jo tha. I dridhet shpirti nga Edi Rama se e dinte se duhej t’i shkonte t’i vinte hekurat.

Por ai është peng dhe skllav i Edi Ramës.

Ishte fitore sot për ne miq, ishte fitore e madhe. I doli fytyra në shesh siç e kishte.

Avoketërit e tij janë të nxirë sot.

Janë në faqe të zezë sot para publikut shqiptar sepse e panë se si iu var koka kur iu përplasën të vërtetat në sy.

Dhe unë tani u them ju se kjo betejë për lirinë dhe dinjitetin.

Kjo betejë kundër këtyre organizatave kriminale është e shenjtë.

Qëndresa jonë është e pamposhtur.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen o turpi i botës.

Jep dorëheqjen o hajdut i shpërfytyruar.

Po nuk ka Duman që të mbron ty o i zi. U garantoj se ty dhe Dumanin tënd do u hedhim në koshin e plehrave të historisë, aty ku e keni vendin.

Do u varim në shtyllën e turpit, të krimit, korrupsionit, vjedhjes dhe pafytyrësisë.

Sërish, ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, ne do të vendosim tolerancën zero ndaj tij.

Tolerancën zero ndaj mafies.

Shqipëria do rikthehet më e gjallë, më vitale, më e bukur, më me shpresë se kurrë.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale