FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA E MBAJTUR PARA SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para gazetarëve tek SPAK, është shprehur se ‘Altin Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur përpjekjet antikushtetuese për të zgjatur mandatin’. ‘Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale’, theksoi në fjalën e tij, kreu i PD.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK pas një vendimi antikushtetuese të drejtësisë së dirigjuar nga kryeministri Edi Rama. Në prononcimin e tij për mediat, Berisha akuzoi zyrtarë të lartë, përfshirë Altin Dumanin dhe Ymer Lalën, për pazare të dyshuara me krimin e organizuar dhe për lirimin e personave të akuzuar për vrasje.
Berisha denoncoi lidhjet e qeverisë me familjen Hajri dhe u shpreh se ligji antimafia në Shqipëri nuk zbatohet për disa individë. Berisha theksoi se korrupsioni dhe manipulimet në drejtësi kanë prekur raste të shumta, përfshirë arrestime të padrejta dhe pazare me pronat e viktimave të krimit. Ai vijoi duke paralajmëruar se këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroj se vlerëson qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për mandatin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini, duke e cilësuar këtë si një ndihmë të vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri. Berisha nënvizoi se Troplini mori një përgjigje përfundimtare, teksa mandati i tij skadon në dhjetor, dhe theksoi se ish-kreu i institucionit largohet si një “puçist” që e zhyti prokurorinë në krim dhe mbajti dosjet e krimit të pazgjidhura. Sipas Berishës, Prokuroria është institucion shtetëror dhe jo pronë e një individi, dhe çdo përgjegjësi do të ndjekë rrugën ligjore. Ai gjithashtu përgëzoi qëndrimin e ri të DASH, i cili tregon mbështetje të qartë në përpjekjet për drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar në vend.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin që, sipas tij provon autenticitetin e vendimit penal ndaj gjyqtares ‘Irena me 5 mbiemra’, duke akuzuar kreun e SPAK Altin Dumani se po e mbron atë për interesa politike të kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi para gazetarëve nga SPAK, se vendimi në fjalë është konfirmuar nga autoritetet greke dhe se ai ka qenë i mjaftueshëm që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të merrte masa, por nuk është vepruar qëllimisht.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike mesazhin e lënë në SPAK për drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumani. ‘Altin Dumanit, autorit të krimeve të rënda kushtetuese, amnistisë elektorale të krimit elektoral, gjumit mbi dosjet e krimit, puçist që kërkoi të përdhosë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij të krimit, e siguroj se ligji dhe Kushtetuta do të zbatohen dhe se ai do marrë përgjigjen e merituar ligjore për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale’, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij për gazetarët, lideri i opozitës Sali Berisha, foli edhe për procesin që pritet të nisë në SPAK. Berisha deklaroi se procesi nis mbi një “bazë antiligjore”, pasi Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë funksionar publik me fuqi vendimmarrëse, sipas vendimeve të Gjykatës së Lartë. Ai kritikoi gjithashtu ligjin e ri, që përpiqet të përfshijë individë që më parë ishin të përjashtuar, duke krijuar një paradoks ligjor. Ai e cilësoi procesin ndaj Malltezit si jashtëligjor dhe e vuri në dukje se nuk ka bazë të qartë ligjore për nisjen e tij. Ai i bëri thirrje qytetarëve të gjykojnë vetë mbi ligjshmërinë e procedurës dhe përputhshmërinë e saj me standardet e drejtësisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i dha përgjigje pyetjeve të gazetarëve gazetarëve në lidhje me fillimin e procesit të gjyqit për dosjen ‘Partizani’ dhe pjesëmarrjes së tij në seancë.
‘Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im…’, theksoi Berisha.
FJALA E PLOTE:
Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin.
Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale.
Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit.
Taulantin, që urdhërohej nga Çela për të liruar terroristët që vendosën nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës tritolin.
Bënte pazare me krimet e Uluziut, që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantët 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.
Pazare me Edi Ramën sepse e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte absolutisht në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës që drejtohej nga Hakmarrja për Drejtësi.
Po edhe ajo e Geron Meçes, e dini ju atë, që Geron Meçe i thoshte këtij Daniel Shimës se ABS-ja është Fangu dhe se te tenderat ndërhyn vetë Zonja e Parë, zonja Basha.
Nuk janë vetëm këto pazare të ulëta, të turpshme me politikanë që bëri ky. Por ky bëri pazare me banditë, me vrasës.
Altin Hajri është sot i lirë për shkak të tij.
Dhe dënohet roja që copëtoi në lokalin e Altin Hajrit kufomën e Jan Prengës dhe Altini është i lirë, sepse Altin Troplini këtu, sipas burimeve, mori 700 mijë euro.
Po jo vetëm kaq, se ju mund të thoni po këto burime, dakord, një dokument nuk ekziston për këtë, por ekziston një dokument tjetër qëe firmos Altin Troplinin. Ekziston dokumenti që Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia. E gjithë familja Hajri është subjekt i ligjit antimafia.
Siç është Fatmir Xhafaj, Faqezi Xhafaj, i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit.
Por ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston.
Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje.
Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela.
Bën pazare se sa do paguanin grupi Toyota Yaris për të marrë mbrapa makinat.
Njërit i thotë se a jep 30 mijë, jo i thotë ky, dua 70 mijë.
Dhe kur këtë e thirri Altin Troplini, çfarë i tha: i tha zotrote, na thuaj pak, kur more në pyetje Ymer Lalën, të rreshtuara 90 pyetje që do i bëje, dhe që ishte arrestuar për vrasje, e pyete për çdo gjë tjetër, por jo vetëm për vrasje.
Se ky ishte ushtar i Ymer Lalës. Jo, jo, Ymer Lala i pagoi 1 milionë këtij.
Se të arrestohet Ymer Lala, të akuzohet nga Luftar Reçi për vrasje me dëshmi dhe fakte, dhe ky sot është i lirë, Ymer Lala.
Pra, për të gjitha këto, ky donte me çdo kusht t’i zgjatej mandati, i tmerruar.
Ky doli me tezën se mandati nuk është i ri.
Imagjinoni çfarë koncepti kishte ky puçist.
Ky njeri do të zgjasë mandatin se rrëmbeu gazetarin në mes të rrugës.
Dhe unë u them ju se pengmarrësi është identik dhe as më pak se përdhunuesi.
Pra, ky mori Elton Qynon me kriminelë që urdhëroi, i mori edhe mjetet e punës, dhe pavarësisht nga gjykimet ndërkombëtare, ky ushtar i krimit nuk ia kthente, vetëm e vetëm se ai kishte në regjistrime të dhëna për Ramën dhe Altin Troplinin vetë.
Tani, siç e patë ju, Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin.
Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.
Dhe ai do përballet me ligjin.
E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente.
Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër.
Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.
Së dyti, kjo nuk lidhet vetëm me Altin Troplinin, por lidhet edhe me Irenën me 5 mbiemra, me simotrën e tij siameze.
Kur unë paraqita këtu në maj dokumentin me vulën apostile, këta zotërinjtë thanë se nuk e kemi marrë zyrtarisht.
Këta nuk ndërmorën asnjë veprim, ndonëse ai dokument ishte i mjaftueshëm që KLP-ja famoze brenda tre javëve ta nxirrte nga detyra dhe ta çonte për ndjekje penale Irenën me 5 mbiemra.
Tani çfarë ndodh pas kësaj?
Prokuroria e Përgjithshme u ka kërkuar autoriteteve greke dokumentin me vulë apostile që ne e kishim.
Këtu thuhet se me shkresën 216/7, 16 korrik 2005, ministri i Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen autoriteteve kryesore greke në lidhje me shkresën tonë të datës 7 maj 2005 nëpërmjet të cilës konfirmoj se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit.
Pra, vendimi është autentik. Ai vendim që kam sjellë unë.
Por, para këtij fakti, Altin Troplini hap çështje penale për ta mbrojtur siç ka bërë me çështjen McGonigal.
Shikoni pra, me çështje madhore, kur një kriminele që e ka vendin në qelitë e burgut dhe jo në sallën e gjyqit, ky e mban për interesa politike të vetë Edi Ramës në sallën e gjyqit.
Adriana Kalaja ka bërë këtë kërkesë dhe kjo është firmosur nga Kosta Beluri.
Pra, siç e shihni kemi të bëjmë me një delinkuent që bëri gjithçka dhe çdo pazar nga frika dhe tmerri i krimeve të tij për të zgjatur mandatin.
Por dështoi. Dhe kjo është një arritje e madhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Së fundmi, kjo nuk ka shumë lidhje me këto, por prapë…
Sot fillon procesi gjyqësor.
Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik.
Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse.
Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori.
Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë.
Por, po këta zotërinj, që tani në një vendim të muajit korrik, qartësojnë se nuk mund të ketë korrupsion pasiv në qoftë se personi nuk është zyrtar i lartë apo zyrtar jo i lartë se janë dy nene dhe që ka fuqi vendimmarrëse.
Tani gjykojeni vetë mbi ç’bazë fillon procesi sot.
Fillon mbi një bazë jashtëligjore.
Altin Dumanit, autorit të krimeve të rënda kushtetuese, amnistisë elektorale të krimit elektoral, gjumit mbi dosjet e krimit, puçist që kërkoi të përdhosë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij të krimit, e siguroj se ligji dhe Kushtetuta do të zbatohen dhe se ai do marrë përgjigjen e merituar ligjore për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale.
PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Anila Hoxha, TCH: Sot nis seanca në themel e dosjes ‘Partizani’. Do jeni ju i pranishëm në këtë proces dhe e dyta çfarë do të kërkojnë në kërkesat paraprake avokatët. Cilat do jenë kërkesat e tyre dhe a do kërkojnë sakaq edhe heqjen e masës së detyrimit me paraqitje ndaj jush?
Sali Berisha: Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit.
Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketërve. Ky është qëndrimi im.
Anila Hoxha, TCH: Cilat janë këshillat e avokatëve?
Sali Berisha: Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj.
Anila Hoxha, TCH: Javën e kaluar ndërkombëtarët dhanë një mesazh domethënës për përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të BKH-së dhe po ashtu edhe për mandatin e kryeprokurorit të posaçëm të SPAK. Sipas jush pse po jepet ky mesazh tani, çfarë po ndodh pas perdes?
Sali Berisha: Ka ndodhur se puçisti Altin Troplini mori përgjigjen e merituar. Mandati yt mbaroi, përfundoi. Lajmi kryesor ishte, mandati yt përfundoi edhe hiç dorë nga çdo përpjekje për të zgjatur, për të përdhosur kushtetutën.
Tani më thuaj mua, të gjithë ata aty, unë nuk di ndonjërin që nuk është emëruar nga Edi Rama dhe pseudomazhoranca e tij, por siç e shpjegova nga burime absolutisht më të afërta me Erion Veliajn, rezulton se Edi Rama i ka kërkuar Erion Veliajt, në kohën e zgjedhjes së kryetarit të punojë për Kondilin dhe ai është angazhuar me të gjitha forcat.
Të njëjtën gjë i ka kërkuar edhe Lubi Ballukut, edhe ajo është angazhuar me gjithë forcën. Por çfarë ka ndodhur? Një nga të huajt me të cilët Edi Rama bashkëpunonte ngushtësisht për të nxjerrë Dumanin, i thotë; po ti Erion nuk je darkord me Ramën që bën lobing për Kondilin, Erioni ngelet pa mend, por si llosh që ishte, ngeli dhe u kthyer e tha, jo punoj për këtë tani unë.
Pra kjo është e vërteta e zgjedhjes së Dumanit. Është zgjedhë me një dinakëri të Edi Ramës, duke hequr shanset e të gjithë të tjerëve dhe duke punuar me gjithë forcën gjoja për Kondilin, në një kohë kur ky faktikisht punonte me të huajt dhe të huajve u kishte thënë se, kandidati im është Dumani.
Dhe mundësisht shko e pyete Erion Veliajn në burg, çfarë po të thotë. Pyeteni për këtë gjë.
Eni Ferhati, EuroNews: A keni informacion se, po tentohet të ndërhyhet sërish në këtë proces për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK …
Sali Berisha: A mund ta imagjinosh ti që Edi Rama të mos ndërhyjë, por kjo është jashtë çdo lloj imagjinate. Këta janë të gjithë të emëruarit e Edi Ramës, ai do përzgjedhë atë që i garanton, siç garantoi Altin Troplini se Olsi nuk është personi i panjohur. Ai e urdhëroi atë Marën ti digjte, por Mara nuk i dogji në fakt ato regjistrimet e Geron Meçes, se i thanë se, ekzistojnë dhe gjetiu.
Pra nuk ka diskutim që Edi Rama me atë punë do merret. Uluziu me atë punë do merret, por ata e dinë ku shkojnë. As mos të keni iluzionin më të vogël se, mund të ketë një zgjidhje tjetër, jashtë vullnetit absolut.
Opozita nuk ka asnjë lidhje as me zgjedhjen, as mos zgjedhjen.
Armand Bajrami, A2CNN: Ju përshëndet qëndrimin e diplomacisë amerikane për përfundimin e mandatit të Dumanit nëpërmjet kryediplomates në Tiranë…
Sali Berisha: Besoj se ti e di, që ka pasur një qëndrim zyrtar tjetër 8 muaj më parë. Ka patur një qëndrim krejtësisht tjetër zyrtar dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe.
Pra përgjigja ime është kjo; ky ndryshim i administratës së re është një ndryshim i cili rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet.
Armand Bajrami, A2CNN: Në të njëjtën deklaratë, zonja Van Horn e cilësoi si jashtëzakonisht efektiv Altin Dumanin në SPAK, këtë si e komentoni?
Sali Berisha: Për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol më. Profesionalisht po them, kaq ishte përgjigja ime.
Mirupafshim!

