Berisha: Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm. PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë, Rama po bën një krim elektoral!

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Mirëdita!

Edi Rama po bën gjithçka në kundërshti me Kushtetutën, në kundërshtim të hapur me ligjet për të mbajtur monizmin e tij të bazuar në drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kontekst jam sot para jush për t’iu bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e megakrimit elektoral të përdorimit të Akt1vistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit.

Akt1vist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkobëtar. Është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narko-shtetit të Edi Ramës, në një narko-shtet elektoral.

Pra, shndërrimi në një makineri të dhunimin masiv të votës, nëpërmjet ndikimeve të paligjshme. Ai është në kundërshti me ligjin ndërkombëtar, sepse shkel rregulla themelore të rrjeteve socile, duke qenë se po përdoret për një mjet terrori mbi qytetarët dhe zgjedhësit shqiptarë.

Duke denocnuar para jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale nëpërmjet te cilave përdoret ky aplikacion antiligjor.

Së dyti, PD denoncon të turpshme, anti-ligjore, anti-kushtetuese përdorimin e qindra miliona eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.

Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi, do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen kurrë para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner, një njeri që nuk ka asnjë princip.

Pagat e ulëta duhet të dyfishohen, dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit se pagat në të gjithë piramidën e administratës shtetërore do  të dyfishohen. Por këto akte nuk merren kurrë në një vend demokratik para zgjedhjeve me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është thjesht një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.

PD do depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë. Dhe ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi të dyfishojë rrogat e ulëta në Shqipëri.

Pra, ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, jo, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor ndër më kryesorët i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit.

Faleminderit!                                                                                                                                                                                                       

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale