EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e radhës të ‘Opozita në Aksion’ të zhvilluar në Kavajë, ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen kundër regjimit të Ramës, siç u ngritën kundër diktaturës në vitin 1990.
Teksa foli edhe për aksionin e nisur nga opozita në parlament, që Berisha e cilësoi të shenjtë, kryetari i PD-së, hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe familjes së tij, si njerëz që bëjnë kërdinë ne tendera.
‘Vajza e familjes, fiton çdo javë, çdo muaj, çdo dy muaj, tendera. Vajzë e mbarë, ka një nen Kushtetuta, e cila thotë- dhe Rama e di, dhe Linda ti e di- se familjarët e deputetit dhe kryeministrit nuk mund të kenë asnjë të ardhur nga sektori publik, qendror apo lokal, përveçse rrogave të tyre. E ka përcaktuar Kushtetuta. Kushtetuta thotë se nëse ndodh, familjari humbet mandatin. Tani imagjinoni ku jemi ne? Na thotë merruni me filanin, me fistëkun, po jo me mua se jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës në Kavajë.
Ndërkaq, Berisha nuk la pa përmendur edhe marrëveshjen që ka nënshkruar Edi Rama me kryeministren Italiane, Giorgia Meloni për të sjellë në Shqipëri refugjatët e kapur në det të hapur.
‘Dhe Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar. Nuk ka gjë më të dhimbshme, nuk ka gjë më të trishtë që të shohësh që në 10 vite, kanë ikur nga Shqipëria, 1.1 milion shqiptarë. Dhe ky del e firmos marrëveshje për të pru refugjatë këtu. Kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruandë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Kavajë.

FJALA E PLOTË:
Do ta nis këtë fjalë me një thirrje zemre për çdo qytetar të Kavajës, për çdo qytetar shqiptar, të bëhemi kavajas të vitit 1990. Të ngrihemi sot siç u ngritën atë vit, djemtë, burrat, por e vërteta edhe nënat, vajzat, motrat e Kavajës, kundër më të egrës diktaturë që kishte njohur Europa.
Ata kishin përballë një parti përbindëshe, por ata kishin idealet e tyre, kishin traditat e shkëlqyera familjare, kishin fisnikërinë e njeriut që nuk shet vlerat e tij.
E vërteta është se grupet antikomuniste të Kavajës, e çliruan Kavajën, shumë kohë përpara çdo qyteti të Shqipërisë.
E çliruan Kavajën sepse ata ishin guximtarë, sepse Josif Buda ra për t’u bërë i vdekur dhe skuqi rrugët e këtij qyteti, sepse e shndërruat stadiumin në një fushë gladiatorësh, në një përballje epike me diktaturën mizore.
Sepse ju kavajasit jo vetëm djemtë dhe burrat, por e vërteta është edhe nënat, motrat dhe vajzat, nuk duruat, nuk pranuat të pajtoheshin më tutje me të keqen.
U ngritët ju, frymëzuat Shqipërinë dhe ndaj ju them sot këtu, me të keqen e madhe që ka pllakosur Shqipërinë pas 30 vitesh, pas një gjeneratë, siç thotë në mënyrë profetike Ronald Regan, që demokracisë vetëm një gjeneratë i duhet për t’u zhdukur, për t’u zëvendësuar me diktaturën. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri.
Sot përsëri, Kavaja është qyteti i shpresës. Kavaja nuk u mposht në kushtet më të egra në
zgjedhjet e fundit, ju i dhatë qytetit dhe vendit Fisnik Qosen, kryetar bashkie.
Por mos harroni këtu, se kujtoj si sot, datën 20 shkurt, kur në Tiranë do bahej beteja e madhe për të përmbysur shtatoren e satanit. Mbi 1500 burra u nisën në këmbë për të ardhur në Tiranë në betejë dhe u bënë pararoja e asaj beteje.
Sot, çdo kavajas, të cilët çliruan Kavajën, ka mision historik të luftojë për çlirimin e Shqipërisë.

Miqtë e mi!
Së bashku ne bëmë një rrugë mbi 20-vjeçare. Ju jeni dëshmitarë se ku e nisëm, se në çfarë niveli mjerimi e nisëm rrugën tonë. Në vitin 2013, Shqipërinë që kishte teknologjinë më të avancuar draprin dhe çekanin, e shndërruam në një Shqipëri dixhitale. Shqipërinë e hiperkolektivizmit total, e shndërruam në Shqipërinë e iniciativës suaj të lirë.
Shqipërinë që renditej e treta më e varfër në botë, e ngritëm në nivelin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Shqipërinë e izolimit më të thellë, e anëtarësuam në NATO. Nuk realizuam parajsën, por ecëm pa ndalshim dhe kjo është e vërteta.
Shqipërinë e rrogave më të ulëta e nxorëm në krye për rrogat në Ballkan.
Vendi po ecte, hoqëm vizat.
2013-a shndërroi ndërrimin e pushtetit. Bëmë zgjedhje të lira. Njerëz që besojnë se vota e lirë
është themeli i zhvillimit të një shoqërie.
Por miqtë e mi, ua them këtu, atë ditë që unë kam dhënë dorëheqjen, nuk kam ndjerë ndonjë keqardhje të veçantë, sepse u përkas atyre politikanëve që nuk mendojnë se një vend duhet të qeveriset për një kohë të gjatë nga një politikan, cilido të jetë ai.
Ne vinim nga një e shkuar e zezë e qeverisjes 40-vjeçare nga një njeri. Dhe mendova se unë kreva detyrat e mia.
Ai që erdhi mbrapa, unë e njihja shumë mirë. E njihja ma mirë se kushdo tjetër në të gjitha rrafshet.
Por ai kishte një problem, më të keqin e të këqijave. Ai shëtiste në makinë me serial-killeri.
Ai, në vend të mbrojtjes që i ofronte shteti si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, preferonte mbrojtjen nga serial-killera.
Ai lidhjet me krimit, i kishte lidhjet më të forta të shpirtit të tij.
Dhe unë- dhe kushdo që do të shohë seancën e parë të parlamentit, i ulur me deputetët të tjerë, tashmë jo kryeministër, e marr fjalën dhe i them: Edi Rama, lidhjet tua me krimin janë universale dhe janë universalisht të njohura. Por gjithçka do varet si do e përdorësh ti pushtetin, do e përdorësh për t’i prerë ato lidhje dhe ky do jetë fat i bardhë për Shqipërinë. Unë i përkisja atyre që besoja dhe besoj se alternanca e pushtetit është kusht që një vend të jetojë në demokraci. Po i mbajte ato lidhje dhe i ushqeve me pushtetin që mban, ti i bën gjëmën Shqipërisë.
E vërteta është se këto 10 vite, ndoshta pas diktatorit Enver Hoxha, është gjëmëbërësi më i madh i Shqipërisë në histori.
Në këto 10 vite, ai në vend që të respektonte, rrëzoi një nga një shtyllat e një shoqërie të lirë.
Shtyllat e një rendi demokratik.
Ai rrëzoi votën, vërsuli në katër anët e Shqipërisë banda, kriminelë, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë.
Ai vendosi një raport në Shqipëri mes votës dhe krimit, raport në të cilin, krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Kur të keni kohë, i hidhni sy asaj videos që unë dëshmova për Shkodrën. Kurrë ndonjëherë, Rozafa e lirisë, Shkodra nuk ka përjetuar një terror të tillë ditën e votimit.
Edi Rama fitoi Shkodrën, por Shkodrën sot e qeverisin Pëllumb Gjokat, Bajrët, Tom Doshët dhe të gjithë bandat.
Jo vetëm Shkodrën, po kështu Krujën, Elbasanin, Fierin e kështu me radhë.
Ç’ndodh pastaj? Këta kriminelë, këta vrasës marrin tituj të investitorit strategjik, marrin licenca për kazino, shpallin hotelet e tyre, hotele me pesë yje.
Ç’ndodh pastaj? Të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. Një e treta e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri.
Ç’ndodh pastaj? Një rënie në pikiatë e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.
Një shtypje e egër, e paimagjinueshme ndaj opozitës.
Ju i keni ndjekur, por me dy fjalë po u shpjegoj se çfarë po ndodh në parlament.
Ju garantoj se në këtë diktaturë, të cilën Samuel Hantigton, një nga studiuesit gjenialë të sistemeve politike, thotë se diktatura e bandave, mobokracia, është më e keqe shumë se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokraciste, është forma më e egër e diktaturës.
Çfarë ndodh sot? Pasi në moton e vjetër, të dikurshme se populli voton, votat ia numëron partia, tani populli voton, votat ia numëron krimin.
Megjithatë, Kavaja fitoi. Megjithatë, disa bashki të tjera fituan. Megjithatë 600 mijë shqiptarë votuan kundër Edi Ramës.
U ngritën mbi terrorin, u ngritën mbi aktet antikushtetuese, zarfat e shpërndarë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale, marshimin për rritjen e rrogave 900 euro. U ngritën mbi këto dhe votuan opozitën.
Opozitën që ai e urren për vdekje.
Të dashur kavajas, unë jam këtu absolutisht në takimin më të rëndësishëm të jetës time të pas vitit 1991 me ju. Sepse, ky pinjoll apo ky bastard i xhelatëve që përmbysëm në vitin 1990, është vërsulur me urrejtjen e tyre kundër opozitës.
Pasi korruptoi në mënyrën më të ulët ish-kreun e saj, i mori vulën, i hoqi emrin partisë suaj nga lista, i hoqi emrin PD-së nga lista, i hoqi emrin Sali Berishës si kryetar koalicioni, e megjithatë 600 mijë shqiptarë nuk u përkulën.
Po tani ç’ndodh? Tani, me bashkimin e grupit parlamentar, ai mori goditjen më të paparashikuar dhe më të rëndë. Hodhi në aksion veprimet e tij më antikushtetuese. Veprimet e tij më antiopozitare.
Shumëzoi me zero votën tuaj, shumëzoi me zero deputetët në parlament.
Ajo që shihni në parlament është një betejë e shenjtë. Pse? A e dini se çfarë ka bërë ai kundër nesh? A e dini ju se ne si opozitarë, nuk na lë të zgjedhim përfaqësuesin tonë, por thotë se do keni Enkelejdin e tij.
A mund të imagjinoni një opozitë në parlament, që në komisione nuk ka përfaqësuesin që zgjedh, por atë që do Edi Rama.
A ka poshtërim më të madh për një opozitë se sa kjo?
Në parlament, sigurisht që blloqet janë të kundërta. Por Kushtetuta ka rregulluar të drejtat e secilit deputet dhe secilit bllok.
Kushtetuta i njeh deputetit të drejtën e hartimit të ligjit, për ju dhe në emër të interesave tuaja. I njeh të drejtën që ai ligj, të kalojë në komisione, që ai ligj të votohet në komisione, që ai ligj të vijë në parlament dhe të votohet në parlament.
Çfarë ndodhi me ne? 32 ligje, amendamente, që të gjitha mbaheshin në mënyrën më të pafytyrë në sirtarin e kryetares së parlamentit, me urdhër të Edi Ramës.
Pse ajo që shihni ju është një betejë epike për nderin dhe dinjitetin tuaj?
Ka një nen Kushtetuta, ky është neni 77. Ky nen thotë se kur një e katërta e deputetëve firmosin, parlamenti me detyrim ngre komisionin hetimor parlamentar. Për të hetuar problemet që ai i gjykon të rëndësishme për ju. Deputeti nuk ka asgjë aty për veten e tij.
Çfarë ka ndodhur këto dy vite? Edi Rama ka bllokuar dhe nuk na lejon ngritjen e asnjë komisioni hetimor parlamentar. Kemi dërguar 8 kërkesa, secila me mbi 35 firma, për të hetuar në emër tuaj, asnjë prej tyre nuk vjen në parlament, sepse Shqipëria nuk është më një vend me pluralizëm, sepse Shqipëria është vend i një njeriu që vendos këtu për çdo gjë.
Po pse nuk lejon ai? Sepse çfarë është njëri komision? Njëri komision është hetim për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. Mekanizmi më kryesor i vjedhjes së taksave tuaja, i vjedhjes së pasurive tuaja, qëndron në shkeljen e këtij ligji.
Ky ligj ndalon familjarët e pushtetarëve, ndalon vetë pushtetarët, të mos afrohen dhe të mos aplikojnë për tendera, prokurime, koncesione të sektorit publik, gjersa familjari i tyre është kryeministër, ministër apo diçka tjetër. Se vetëkuptohet se këtu përdoret pushteti pastaj. Dhe për të tjerët nuk mbetet…
Çfarë ndodh? Ka dy vjet dhe më shumë, familjarët e Edi Ramës bëjnë kërdinë nëpër tendera. Një lukuni e tërbuar. Baxhanaku i tij fiton qindra tendera. I vëllai i tij, me tërbim, me kompani me Amant Josifin, vjedhin miliarda në Europë.
Vajza e familjes, fiton çdo javë, çdo muaj, çdo dy muaj, tendera. Vajzë e mbarë, ka një nen Kushtetuta, e cila thotë- dhe Rama e di, dhe Linda ti e di- se familjarët e deputetit dhe kryeministrit nuk mund të kenë asnjë të ardhur nga sektori publik, qendror apo lokal, përveçse rrogave të tyre.
E ka përcaktuar Kushtetuta. Kushtetuta thotë se nëse ndodh, familjari humbet mandatin. Tani imagjinoni ku jemi ne? Na thotë merruni me filanin, me fistëkun, po jo me mua se jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.
Po këtë nuk mund ta pranojmë ne, se në momentin që e pranojmë këtë, ju kemi tradhtuar ju, tradhtojmë besimin tuaj, idealet tuaja.
Ne nuk do e bëjmë kurrë dhe prandaj jemi ngritur në parlament dhe luftojmë dhe do luftojmë gjer në fund për të drejtat tona.
Kjo është e vërteta për parlamentin.
Kthehemi prape të Ronald Regan: Një gjeneratë mjafton për të humbur demokracia.
Sot në Shqipëri është vendosur narkodiktatura, mobokracia, sundimi i bandave.
Çfarë demokracie ka, kur vota e qytetarëve shndërrohet në krim dhe krimi shndërrohet në votë?
Çfarë demokracie ka, kur edhe ato vota që kanë mandatuar deputetë, nuk vlejnë asgjë, nuk kanë asnjë efekt, sepse Edi Rama i bën të paqena. Shkel Kushtetutën.
Çfarë demokracie ka, kur për të mposhtur këtë lëvizje, vendos masa sigurie, në aktin më të turpshëm ndaj kryetarit të opozitës, për të cilin 3 vite hetime, nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore, nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të përbëjë shkelje ligji, që të mund të ngrejë padi penale. Jo. Por si person në dyshim, si armik, do i përcaktoj këto masa.
Ai harron se nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët, Sali Berishën në betejën e tyre.
Sot është koha e guximit qytetar. Është koha e sakrificës qytetare. Është koha të ngrihemi kundër këtij regjimi dhe t’i japim duart, siç i dha Kavaja e para, dhe pas Kavajës Shqipëria, 30 vite më parë, regjimit më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori.
Edi Rama nuk pranon të hetohet sepse sarajet e Surrelit, me 57 metra të gjatë themel, i ka ndërtuar kur në dokumente zyrtare ka pasur gjithsej, të deklaruara, 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
Nuk pranon të hetohet se Linda e tij, ka ngritur në sheshin e pallateve, pallatin 5-katësh dhe nuk ka absolutisht asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, të asnjë lloj. Se e ka ndërtuar Edi Rama me gjobëvënie te ndërtuesi.
Ai që mendon se ne po merremi me personale, jo mo jo, ne po merremi për interesin jetik tuaj. Se nëse e tolerojmë ne këtë, ai, mbi qytetarët, mbi vendin do vazhdojë të bëjë gjëmën.
Por ne kurrë nuk do e lejojmë atë.
Sot ne jemi në protestë në parlament. Por sot Shqipëria ka nevojë për Kavajën në këmbë.
Kavaja u çlirua e para.
Kavaja votoi kryetarin e saj të bashkisë dhe nuk u mposht as nga bandat, as nga paratë e krimit të Edi Ramës.
Kavaja është në mision, në mision kombëtar të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.
Të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë e re.
Rroftë Kavaja!
Rroftë Shqipëria!

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedim me anëtarët dhe simpatizantët në Kavajë:
– Të siguroj se besimi im tek fitorja e merituar është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm. Por ashtu siç theksova në fillim, për opozitën, për PD, për të djathtën mbështetja e Kavajës është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Sot është koha t’i themi armikut armik. Dhe Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar.
Ju e shtruat me të drejtë, nuk ka gjë më të dhimbshme, nuk ka gjë të më të trishtë se të shohësh që në 10 vite kanë ikur nga Shqipëria 1.1 milionë shqiptarë, dhe ky del e firmos marrëveshje për të sjellë refugjatë këtu. Refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruandë, dhe se ky ka vendosur këtë mobokraci me të cilën po e shqyen Shqipërinë copa-copa.
Merr vetëm një moment, ju kujtohet. Ne u themeluam në dhjetor të ’90. Mitingun e parë themelues ne deklaruam, dhe ç’është e vërteta çuditen vendet përreth: PD themelohet si parti e interesit kombëtar.
Do thoni ju, pse e vumë ne atë në program, se ne ishim politikanë të ditëve të para, në ishim njerëz që jetonim në diktatuë me kufizime shumë të mëdha në njohuritë tona, duhet ta themi. Por nga u nisëm që të vëmë në programin tonë këtë pikë.
U nisëm thjesht nga një fakt, ua them unë këtu. Nuk kishim lexuar statute të partive tona simotra. Por fakti që PPSH kishte shkelmuar për 45 vite interesin kombëtar, atëherë ne thamë: ose themelohemi si parti e interesit kombëtar, ose të mos themelohemi fare.
Dhe ne kishim të drejtë.
Shikoni se çfarë bën ky sot me Kosovën. Ka patur një moment në ’91 kur Ramiz Alia, dhe kjo është shumë e vërtetë, me Sllobodan Millosheviç shkrinë shërbimet kundër opozitave, dhe unë e shoh, u them miqve të mi në Kosovë, iu them: shiko, se kjo po ndodh. Po, më thonë ata, kjo është e vërtetë.
Kaq ishte ajo periudhë. Por ky del haptas kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Ky bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës dhe qeverisë së tij në emër të Vuçiç. Ky e paraqet lideri global i 1 rillit, na paraqet edhe drafte për asocacionin.
Që të gjitha për të ndihmuar padronin e tyre. Por çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar dhe që ka ndjenjat minimale të atdhedashurisë, nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, siç e kanë quajtur me të drejtë publicistë të mëdhenj të Europës: Pashiqi i shqiptarëve.
Po vetëm kjo përbën një motiv për çdo atdhetar shqiptar për t’i dhënë duart Pashiqit, për ta përcjellë atje ku e meriton.
Ndaj edhe, koha është protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore.
– Tani, rrethanat të cilat më detyruan mua të kthehem, i keni të gjithë të qarta. U ktheva në një moment kur e pashë që opozita po shndërrohej totalisht në një shtojcë të Edi Ramës.
Jam përpjekur shumë me bashkëpunëtorët e mi që ky kthim të krijonte përçarjen më minimale të mundshme, dhe mendoj se ndoshta jo me shpejtësinë e duhur, por në mënyrë të pandalshme procesi i bashkimit po ecën dhe po ndodh, dhe do ndodhë.
Jam plotësisht dakord me ty, ne nuk kemi asnjë demokrat për të humbur, por kërkoj mirëkuptimin tuaj.
Ata të cilët ndërtojnë parajsën e tyre duke shkelmuar interesat tuaja, ata janë armiqtë tuaj, pavarësisht se me çfarë ngjyre iu paraqiten ju. Më vjen keq që po kthehem te vetja imë.
Kur më kërkuan mua në datën 20 prill të 2021, Edi Rama dhe Lulzim Basha më dërguan të huaj në zyrë për të më pyetur: pas këtyre zgjedhjeve në qoftë se PD nuk i fiton zgjedhjet çfarë do mendoje ti për një koalicion?
Unë i thashë: nuk mund të jem dakord unë me këtë. Pyetja e dytë: po çfarë do bësh ti në qoftë se ndodh? Do t’i kundërvihem me të gjithë fuqitë e mia, unë një zë jam, se nuk kam ndonjë funksion, por këtu nuk do të pranoj se kjo është një gjë për vendin tim, për demokracinë, për shqiptarët. Kjo është të vrasësh çdo shpresë dhe të vendosësh një kupolë të tmerrshme mbi ta.
Kjo mjaftoi për të shpallë Sali Berishën brenda muajit non grata. Ajo nuk u përgatit, ishte gatshëm, po për t’u firmosur dhe unëçfarë mësova nga ajo?
Mësova se opozitën po e merrnin peng, por tani unë tani ata nuk mund ta pranoja kurrë, sepse opozita për çdo shqiptar që i thotë Shqipërisë Shqipëri është shtyllë e sovranitetit të saj.
Dhe për atë sovranitet, shqiptarët janë vrarë, shqiptarët janë burgosur, shqiptarët janë internuar, shqiptarët kanë bërë sakrificat më të mëdha. Ai nuk mund të prekte, pa u shndërruar ky vend në koloni, kurrë, kurrë.
Ti që i shkatërron një kombi opozitën, çfarë ka ndodh më falni se jemi këtu, hidhni pak sytë këto 11 vite 1 milionë shqiptarë të larguar. Por po të kishte patur opozitë të vërtetë nuk ishin larguar, u them unë ju. Po ky 4 vjet është, ikën ky vjen opozita.
Por, opozita mendonte në 2021, jo si të fitonte zgjedhjet, por si të bënte koalicion me Edi Ramën.
Pra, me këtë segment i cili përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë. Nuk ka patur opozitë të ketë një armik më të egër se sa ne Edi Ramën. Nuk ka patur. Ky shfryn ndaj nesh të gjithë urrejtjen atërore, të gjithë urrejtjen e bllokmenëve mizorë. Çfarë bëri ky? Ky na mori emrin, na mori vulën. Ky njësoj si nazistët në kampe përqendrimi që iu hiqnin emrat hebrenjve dhe iu jepnin numra për t’i denatyruar, për t’i shkatërruar identitetin.
Dhe ky thotë, nuk jeni ju Partia Demokratike.
Miqtë e mi!
Me të drejtë mund të ketë patur prej jush që kanë menduar: po ky, pse nuk gjen një emër
tjetër? Emër tjetër, pse do Edi Rama të marrim emër tjetër? Jo, do përballemi me të ne. Se ne jemi në të drejtën e Zotit dhe nuk do pranojmë kurrë. Për ta ndërruar emrin e ndërrojmë vetë ne, jo ta ndërrojë një armik si ai.
Ndaj edhe ju ftoj ju tani, pyetjes së dytë. Përgjigja për pyetjen e dytë.
E vërteta është që po bëjnë përpjekje shumë të mëdha, dhe është një numër i konsiderueshëm të rinj dhe personalitetesh të shkolluar brenda dhe jashtë që po bashkohen me PD, por këtu mos prisni gjithçka nga Sali Berisha. Secili nga ju ka detyrën e tij të bëjë të njëjtën gjë.
Ju së bashku, njihni më shumë se unë. Po të ulemi të shkruajmë tani në një detyrë se kë njoh unë personalitet të shquar, djalë, vajzë, zonjë që duhet të bashkohet me ne, unë ju bëj një listë, por ju të gjithë së bashku bëni një listë 10 herë më të madhe se timen.
Ta ripërtërijmë PD. Mos harroni se, si ishim ne në vitin ’90-’91 kur përballeshim. Parti kishim emrin ne. Tani jemi parti, po atëherë ishim një lëvizje. Po kapnim njëri-tjetrin, afronim njëri-tjetrin, ecnim së bashku. Edhe tani, kjo kohë është kundër diktaturës.
– Së pari, ajo lëvizje që ka nisur në parlament, të garantoj se është lëvizja më e ndershme, më e drejtë pas përmbysjes së komunizmit në memorien time. Së dyti, ajo lëvizje është pa kthim, por mbështetja juaj është vendimtare, dhe unë jam i bindur që ju do e mbështesni dhe ne do fitojmë.
Së treti, promovimi, avancimi i të rinjve, i ekspertizës më të mirë dhe i të rinjve të shkolluar brenda dhe jashtë është dhe mbetet qëllim kryesor i PD dhe po punohet çdo ditë, dhe do punohet çdo ditë në këtë drejtim.
Por miqtë e mi, ku jemi sot, duhet të themi të vërtetën. Cila është detyra jonë e para sot? Detyra e parë e jona është të vrasim frikën për fatkeqësinë tonë. Detyra e parë e jona është të vrasim frikën.
Kavaja në ’90 ishte e para që vrau frikën, dhe vrau frikën jo vetëm për vete, por edhe për shqiptarët. A ekziston frika sot? Ju garantoj se ekziston si një vello e zezë mbi këtë vend, ndaj edhe krahas përpjekjes sonë për të vrarë frikën dhe kthyer shpresën mos harroni kurrë: jemi shpresa e fundit për shqiptarët, shpresa nuk vdes kurrë dhe ne do fitojmë.