Berisha: Ahmetaj me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama është autori i të gjitha mega-vjedhjeve. Altin lake Dumani mban në kasafortë përgjimin ambiental të Linda Ramës duke folur për tenderat 43 milionë euro

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatw fjalws nw tubimin qytetar u ndal te intervista e dytë e dhënë nga Arben Ahmetaj, ish krahu i djathtë i Edi Ramës dhe akuzat ndaj këtij të fundit. ‘Ahmetaj me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama ështëautori i të gjitha mega-vjedhjeve’, tha Berisha.

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te inceneratori i Tiranës dhe denoncimet e PD-së, duke theksuar se pronarë të vërtetë janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi skandalin e kryeministrit Edi Rama, i cili bëri gjithçka që të bllokonte sinjalin e SYRI TV gjatë intervistës së Arben Ahmetaj për gazetarin Çim Peka. ‘Rama bëri gjithçka që të bllokonte sinjalin e SYRI TV në mënyrë që njerëzit të mos ndiqnin fjalët e Ahmetajt’, deklaroi Berisha.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se në rrëfimin e Arben Ahmetaj, kreu i SPAK, Altin Dumani paraqitet më i zi se vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. ‘Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me dëshminë e ish krahur të djathtë të Edi Ramës, ku sipas Ahmetaj kryeministri është përgjegjës për zhdukjen e 20 miliardë eurove nga tenderat shtetërorë. ‘Arben Ahmetaj u tha mbrëmë shqiptarëve një fakt shkatërrimtar për zhdukjen e 20 miliardë eurove’, tha Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Gjatë fjalës në tubimin e  përnatshëm qytetar, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në intervistën e mbrëmshme, Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që lideri i opozitës ka bërë para qytetarëve për Linda Ramën. Sipas Berishës, me rrëfimin e tij, Ahmetaj bëri një autopsi të këtij sistemi që duhet të përmbyset një minutë e më parë.

Lideri i opozitës Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm në ‘Rrugën e Shpresës’, u shpreh se duhet t’u njohim meritën e madhe gazetarëve, ndër të cilët Klodian Tomorri, i cili ditën e tenderit në vitin 2021, ka denoncuar se në tender u paraqit Gjoka me 140 milionë euro dhe kompania turke me 190 milionë euro. Berisha u bëri gjithashtu thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën e radhës të enjten të te bashkia.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Të kauzës së drejtë të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Të dashur miq, mbrëmë shqiptarët ndoqën me vëmendje shumë të veçantë seancën e dytë të Kongresit të Metamorfozës.

Mbrëmë ish-numri 2 për vite të tëra i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ndonëse në kërcënim direkt serioz të jetës së tij dhe familjarëve të tij, shleu një detyrim të madh ndaj shqiptarëve, ndaj socialistëve dhe ndaj atyre qytetarëve që janë të interesuar për të vërtetën.

Dëshmitari më i rëndësishëm publik në historinë e Shqipërisë, por e sigurt edhe në historinë e Europës, Arben Ahmetaj i bëri autopsinë narkoshtetit të Edi Ramës në seancën e mbrëmshme.

Ai me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve pavarësisht nga bindjet e tyre partiake se Edi Rama është autori i të gjitha mega-vjedhjeve të këtij vendi, të këtij populli.

Të dashur miq, Arben Ahmetaj me dëshminë e tij u faktoi të gjithë atyre skeptikëve, mosbesuesve, krimet monstruoze me vjedhjet të Edi Ramës, Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Manastirliut e me radhë e me radhë.

Ju jeni dëshmitarë se PD që nga komisioni parlamentar i djegësave gjer sot ka paraqitur para shqiptarëve me qindra dokumente, dhjetëra prej të cilave mbajnë firmën direkt të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Artur Metanit, etj, etj, të cilët faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se arkitekti, se kryeautori, se bosi i aferës së inceneratorëve është personalisht Edi Rama, i cili me firmën e tij ka ndryshuar trajtimin e mbetjeve nga landfille në djegie.

Me firmën e tij ka trupëzuar në buxhetin afatmesëm djegësat.

Me firmën e tij ka mbledhur me porosinë e tij 17 vendime të firmosura në 24 orë, si kurrë në historinë e shtetit shqiptar.

Me firmën e tij ka urdhëruar në kundërshtim me ligjin prokurimin me negociata të mbyllura.

Me firmën e tij ka transferuar fondin e emergjencës së Këshillit të Ministrave në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit për prokurimin e djegësave.

Me firmën e tij në një rast unik në botë, Edi Rama vendos t’i japë kompanisë së tij të paregjistruar kund mbi tokë, 8 muaj përpara, bonusin prej 8 pikësh, ta shpallë fituese kompaninë që do regjistrohej për herë të parë të nesërmen e këtij vendimi.

Pra miq, ne kemi bërë detyrën tonë, kemi paraqitur para çdo shqiptari çdo dokument që fakton se Kreu i Meduzës, kreu i vjedhjes së shekullit, është Edi Rama.

Ne në dhjetëra e dhjetëra raste paraqitëm dokumente se djegësi i Tiranës ka pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Se Erion Veliaj është personi që me firmën e tij kaloi ndërtimin e djegësit nga objekt me prokurim publik në Partneritet Privat.

Se Erion Veliaj me firmën e tij mashtroi jo 1 herë, por 4 herë në emër të Këshillit, në një kohë që Kushtetuta dhe ligjet nuk e lejojnë kurrë kryetarin të firmosë për shpenzimet për asgjë.

Erion Veliaj, përfaqësuesit e tij, votuan për dhënien e 8 pikëve, por mbi të gjitha miqtë e mi, me firmë dhe vulë u zotua se do ndiqte punimet, do raportonte çdo muaj mbi situacionin dhe ecurinë e tyre, në një kohë kur pas 5 vitesh aty nuk ka as nam dhe as nishan dhe janë vjedhur 136 milionë euro.

Miqtë e mi, kësaj i thonë vjedhje 100 përqind.

Por Arben Ahmetaj i bëri mbrëmë autopsinë edhe Skrapit të Partisë.

Ai faktoi, ai akuzoi Edi Ramën se po e kërcënon me jetë.

Ju e patë vetë se ç’u bë mbrëmë në mediat e kontrolluara nga qeveria, censurë totale.

Bënë gjithçka të bllokonin sinjalin e SYRI TV në mënyrë që njerëzit të mos ndiqnin fjalën e vërtetë në intervistën e gazetarit Çim Peka me Arben Ahmetajn.

Miqtë e mi, u rrëfye para shqiptarëve dhe mbrëmë ai ishte dëshmitari para popullit shqiptar.

Sepse shtroi pyetjen asgjësuese, ai duhet të ishte i arrestuar që nuk ka asnjë firmë në djegësin e Elbasanit, djegësin e Fierit, djegësin e Tiranës.

Përkundrazi, ai mbrëmë u tha shqiptarëve se përveç kundërshtimit 4 herë të shkresës së Erion Veliajt, ai nuk kishte qenë dakord me asnjë nga procedurat dhe ata që kishin firmosur për to, ata Edi Rama dhe Erion Veliaj si pronarë të vërtetë nuk ndjenin asgjë, kurse ky lëshoi mandat-arrestin, ndiqej e persekutohej vetëm e vetëm me urdhër të Edi Ramës.

Miq, akti kriminal i Altin Dumanit në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij.

Nuredini paguhej për të marrë jetë njerëzish, zinte prita dhe qëllonte, kurse ky lake i poshtër, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës luan me koka turku për të ushqyer psikologjinë popullore.

Për të mbrojtur Edi Ramën.

Për të mbrojtur Erion Veliajn.

Për të mbrojtur Engjëll Agaçin.

Për të mbrojtur pronarët e vërtetë të vjedhjes së shekullit.

Ky lake i Edi Ramës arreston një zonjë që paguhej si rrogëtare në këtë ndërmarrje, ndërkohë lejon pagesën çdo muaj të parave të taksapaguesve shqiptarë në ndërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranës, paçka se ato përfundojnë të gjitha në konto bankare jashtë vendit dhe djegësi nuk ndërtohet.

A nuk është kjo autopsia e një kërme e drejtësisë së re?

Pra, Arben Ahmetaj u tha mbrëmë shqiptarëve një fakt shkatërrimtar.

Nga viti 2019 gjer këndej janë tenderuar nga Lubi Balluku 11 miliardë euro.

Ju lutem, për një moment harrojeni fjalën time dhe mendoni se çfarë është ndërtuar me 11 miliardë këto 6 vitet e fundit. 20 km autostradë e filluar dhe mbaruar.

Nuk ka përfunduar asnjë nga rrugët e mbetura në mes.

Ku janë 11 miliardë?

11 miliardë janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur.

E them unë? Jo, e thonë mediat, e thonë gazetarët me investigimet e tyre. E thotë KLSH që fakton se në 9 muaj nga qeveria vidhen dhe shpërdorohen 930 milionë euro.

E thotë Banka Botërore, e cila thotë se nga investimet avullojnë 70 gjer në 90 përqind e tyre.

Pra këto janë 11 miliardët e Lubi Ballukut.

6 miliardë janë tenderimet e Lal Vjdhësit.

3 miliardë të Korbës së Kovidit.

Por ato nuk mund të preken. Janë para të ndara me Edi Ramën, janë vjedhje të përbashkëta me Edi Ramën.

Dhe lëshohet mandat-arresti për t’u burgosur, kërkohet ndjekje ndërkombëtare për Ahmetajn, i cili iu tha shqiptarëve në mënyrë të përsëritur se Arben Ahmetaj nuk ka asnjë firmë në asnjë tender.

Ndërkohë të katërt që përmenda kanë firmë në 20 miliardë euro që janë zhdukur dhe nuk duken kurrkund.

Arben Ahmetaj ishte mbrëmë i penduari i popullit shqiptar.

Ai u tha shqiptarëve se Edi Rama, për statistikë urdhëron Dumanin të merret me pllakat e banjove të bashkëshortes së tij.

Por 20 miliardë të shndërruara në konto gjigante bankare, hotele, motele e resorte nuk janë çështje e tij sepse ai është një lake i shpifur i Edi Ramës dhe zbaton urdhrat e tij.

Arben Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që kam bërë unë para jush për Linda Ramën.

Sigurisht nuk e kam kurrë me kënaqësi që ta atakoj një bashkëshorte, një grua, një nënë, cilado qoftë ajo.

Por nuk mund të hesht kur kujtoj me qindra mijëra nëna që nuk i japin dot ushqimin fëmijëve të tyre, që nuk blejnë dot ilaçet për fëmijët e tyre.

Kur kujtoj dhjetëra mijëra të sëmurë që vdesin për ilaçe.

Kurse Linda e regjistruar me regjistrim ambiental del se merret me tendera, po jo kështu sasi të vogla, jo mo jo, 43 milionë euro.

Dhe Edi Rama kërcënon guximtarin që nuk pajtohet.

Është i regjistruar tjetri.

Altin lake Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër.

Garantoj Edi Ramën dhe Linda Ramën se do përgjigjen, drejtësia vonon po nuk harron, së bashku me Dumanin e tyre.

Arben Ahmetaj u tregoi mbrëmë shqiptarëve se ekzistojnë filmime në Dubai të cilat tregojnë

qeveritarët shqiptarë me McGonigalin, duke vizituar fabrika.

Me McGonigalin lidhja numër 1 ishte e Edi Ramës, sigurisht kishte edhe zyrtarë të tjerë të lidhur me të.

Por ai ishte lidhje vetëm e Edi Ramës.

Dhe të presësh ti të hetojë Dumani.

Pra, unë mendoj se me rrëfimin e tij, ai bëri një autopsi të këtij sistemi që duhet të përmbyset një minutë e më parë.

Miqtë e mi, askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë për infrastrukturën e këtij vendi.

Dhe, jam i bindur se ajo përbën një nga arritjet më të mëdha.

Por tunelin e Llogarasë, siç e shpjegoi Arben Ahmetaj mbrëmë dhe për hir të së vërtetës, duhet t’u njohim meritën e madhe gazetarëve, ndër të cilët Klodian Tomorri, i cili ditën e tenderit në vitin 2021, ka denoncuar se në tender u paraqit Gjoka me 140 milionë euro dhe kompania turke me 190 milionë euro.

Tenderin e fitoi kompania turke dhe Rama me lubinë e tij, Ballukun, përfunduan në Ankara.

Por diferenca o të dashur qytetarë, 50 milionë euro.

50 milionë euro për një tunel, i cili është tuneli më i kushtueshëm në planet.

I cili është 5.9 kilometra dhe shkurton gjithsej 13 kilometra rrugë.

A ka mendje njerëzore që mund të ndërtojë një gjë të tillë?

Miqtë e mi, këto dëshmi tronditin tokën.

Demokrate e demokratë, gjithçka është në duart tona, gjithçka varet nga guximi ynë, revolta jonë.

Të enjten të gjithë te bashkia, të ecim të sigurt drejt fitores.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale