FJALA NË KUVEND E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA
Ky recitim që bëri ky për të mashtruar qytetarët shqiptarë, janë dy kazinotë që ndërtohen nga klani Rama në dy hotelet dhe kaq ishte recitimi i tij.
Sërish kthehem në projektin e plaçkitjes më të madhe të këtij vendi, plaçkitjes së pronës që është porti i Durrësit si pasuri publike.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, këtu ka shumë emra kompanish, personash, por unë do të përpiqem ta sjell në vëmendjen tuaj në mënyrën më të ndershme dhe të qartë. Këtu është një model absolutisht copy paste, i krijimi të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës, si ajo e djegësve.
Të më falni, djegësit me marina bay, janë një gjë diametralisht të kundërta, por në praktikë janë si një pikë uji e ndarë në dysh.
Çfarë ndodh? Njëlloj si në rastin e djegësve bëhet një procedurë super e përshpejtuar. A keni dëgjuar ju që në 24 orë, Agaçi i djegësve arriti të mbledhë në mënyrën më urgjente, 17 firma.
Edhe këtu, njëlloj, kjo marrëveshje, këto kontrata, akte, me atë që u miratua në vitin 2020, të gjitha me procedurë të rrufshme të përshpejtuar sepse hajduti beson se nëpërmjet shpejtësisë do të mund të zhdukë gjurmët dhe këmbët e tij.
Vazhdojmë më tutje, përveç shpejtësisë së rrufeshme. Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me ndërmarrjen e dytë, kjo e portit janë siameze, janë binjake, janë të ngjashme si dy pika uji sepse të dyja shkelin çdo ligj, çdo procedurë, çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar.
Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugalet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.
Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju.
Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdishëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën.
U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare.
Unë dua të ju tregoj një gjë. Në vitet 2005-2009 u bë një betejë e madhe kundër Rrugës së Kombit, në nivel ndërkombëtar, motivi më madhor ishte se ndryshon gjeostrategjinë e porteve. Dhe sot Edi Rama në emër të kësaj gjeostrategjike fshin nga harta portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe defakto lë Shqipërinë pa porte.
Ti që erdhe këtu e cicëron, atë të bëj një pyetje këtu tani. A nuk deklaroi kryetari yt me dhjetëra herë se portin e ri do ta ndërtojë Emmari. Doni të ua sjell deklaratat. A nuk deklaroi kjo zonja që është bërë zëdhënësja më autentike e tij, se portin e ri do ta ndërtojë Emmar. Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri, ju pyes unë ju? Kush?
Edi Rama do të grabisë portin ekzistues do ta shndërrojë në pallate, hotele, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me taksat e tyre.
Po ua them unë këtu, me përgjegjësinë më të plotë se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, por ajo është refuzuar në mënyrë më kategorike.
Kurse Emmari, Rama se nuk është Emmari merr portin e Durrësit, ndërton 12600 apartamente, bashkë me klientelën e tij dhe Emmarin sigurisht dhe ndërton një port jahtesh. A e dini ju se kanë vendosur dhe të drejtën e seleksionit të qytetarëve që hyjnë dhe dalin në plazh. Atje do të jenë vetëm klientela e zenxhinëve. Durrësakët e mesëm dhe të varfër me dylbi, duhet të dalin mbi Currila në ndonjë kodër të shohin se ç’po ndodh aty.
Si ka mundësi që kjo sipërmarrje fillimisht u shpall me jetëgjatësi 7-vjeçare. Të gjitha me komitet investime etj., i kryeson vetë sipërmarrësi Edi Rama. Po pse u zgjat në 7 vite, sepse veç sa lexove një poezi për këtë aferë kaq të pistë. Për çfarë e zgjati në 15 vite? Po tani që u zgjat në 20 vite. Po normalisht e zgjat Edi Rama për leverdinë e tij. Për fitimin e tij.
Kush janë 60% e aksionerëve offshore? Rama, Olsi e klientela e tij, kush mund të jetë tjetër. Po çfarë investimi qenka ky, por si gënjeni mor. Ai thotë se unë investoj 8%, ai thotë 800 milionë. 800 milionë do të jenë para larje.
Ju që tani keni filluar të vidhni në mënyrë të tmerrshme me bitcoin. A nuk jeni ju që sollët me urgjencë ligjin për bitcoin, tani po mbushi kuletat, po mbush Edi Rama me Olsin kuletat dixhitale dhe ku i çon, i çon në Emiratet e Bashkuara Arabe. Hetoni pak.
Të gjithë bitcoin që po vidhen me call center kthehen ose në para të kthyera në euro nga Josifi, ose përfundojnë në Emiratet e Bashkuara.
Pra këtu ka vjedhje dhe vetëm vjedhjen, në shkelje flagrante të kushtetutës, të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit që kërkon respektimin e konkurrencës.
Së fundi, dua të shpreh një mirënjohje të thellë BE-së, për protestën.
Ju garantoj që protesta do të jetë një nga manifestimet më madhështore për të ardhmen evropiane, kundër kësaj qeverie që po vjedh çdo gjë.
Me datën 6 dhjetor në ora 12:00 të protestohet në shesh për vlerat evropiane, të vjedhura dhe të grabitura nga ky regjim.