FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TRYEZËN PËR PENSIONISTËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi në tryezën ‘Pensionistët, të nëpërkëmburit’ se situata ekonomike e pensionistëve në Shqipëri është ‘jashtëzakonisht e rëndë’, ndërsa premtoi se ndërhyrjet e para të PD-së do të fokusohen tek pensionet, minimumi jetik dhe rrogat e ulëta.
Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se rreth 490 mijë pensionistë në vend marrin pension të pjesshëm dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike. ‘Rreth 490 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme. Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por marrin pension të pjesshëm. Çka do të thotë, thërrime’, tha ai.
Sipas kreut të PD-së, Sali Berisha rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me rritjen e pensioneve dhe pagave, duke thelluar varfërinë tek pensionistët. ‘Në Shqipëri, zhvillimi më negativ ka qenë ky, që rritja e rrogave dhe e pensioneve nuk ka ndjekur rritjen e çmimeve’, deklaroi Berisha. Ai kritikoi mënyrën sesi, sipas tij, qeveria ka bërë indeksimin e pensioneve, duke e quajtur të pamjaftueshëm përballë rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe ilaçeve. ‘Pensionistëve u del dy kokrra vezë. Po indeksimi me inflacionin selektiv nuk është konsideruar kurrë për ta’, u shpreh ai.
Lideri i demokratëve Sali Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për shpërndarje të padrejtë të të ardhurave dhe korrupsion. ‘Është një sistem kolonial, sepse shpërndarja e të ardhurave është barbari’, tha ai, ndërsa shtoi se fondet publike ‘po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme’. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se PD do të vendosë minimumin jetik dhe do të nisë rritjen e pensioneve dhe pagave të ulëta. ‘Përparësi absolute, Partia Demokratike do të ketë minimumin jetik, pensionet, rrogat e ulëta si fillim’, deklaroi kreu demokrat. Ai shtoi se synimi i PD-së është që në Shqipëri të mos ketë më varfëri ekstreme. ‘Nuk do të ketë shqiptar që të mbetet në varfëri ekstreme’, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ndal tek emigracioni dhe situata e rëndë sociale në vend, duke deklaruar se të rinjtë po largohen për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. ‘Ndërhyrjet më të fuqishme dhe qysh në fillim nga Partia Demokratike do të jenë aty ku dhimbja është më e madhe. Do të jenë tek pensionistët, tek rrogat e ulëta dhe tek minimumi jetik’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju të pranishëm këtu, por dhe mbarë pensionistëve shqiptarë. Një përshëndetje për Dorin dhe Hysenin dhe falënderim për punën.
Sot trajtojmë një nga problemet më të dhimbshme, më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Trajtojmë problemin e pensioneve për mbi 1/3 e popullatës së vendit, e cila jeton në varfëri edhe po të jetë për pensionin që merr, në varfëri të skajshme.
Mbase duhet të kemi parasysh një gjë, që rreth 490.000 pensionistë marrin pensione të pjesshme. Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por marrin pension të pjesshëm. Çka do të thotë, thërrime.
Dhe po të kemi parasysh çmimet e tregut, ata kanë një jetë shumë, shumë të vështirë. Kanë një jetë, në disa aspekte, më të vështirë se në socializëm. Ku, me aq sa merrnin, ato që ishin i blinin. Me ato çmime simbolike.
Kurse sot çmimet nuk janë më simbolike. Çmimet janë krejtësisht të përcaktuara nga tregu. Dhe në Shqipëri, fenomeni, zhvillimi më negativ ka qenë ky, që rritja e rrogave dhe e pensioneve nuk ka ndjekur rritjen e çmimeve.
Dhe, në Shqipëri, inflacioni, në tërësi, krahasuar me inflacionin selektiv, inflacionin, ta quajmë të shportës së mallrave më të domosdoshme, ushqimeve dhe mallrave më të domosdoshme për pensionistin.
Ky inflacioni i dytë, në realitet, mund të jetë 10, 20 herë më i madh, më i lartë sesa inflacioni në tërësi. Pra, po të marrësh, kemi të bëjmë me, në, në qoftë se i përdorim, kemi të bëjmë me një cinizëm shifrash të pashembullt.
Themi se inflacioni ishte 2%, inflacioni i ushqimeve atë muaj mund të ketë qenë 15%. Po me këto pak para që ka, ai ato, ai të gjitha i ka të përqendruara në atë shportë. Ushqimet dhe atë s’e kap dot. Pra, është një gjendje jashtëzakonisht e rëndë. Është një gjendje absolutisht e papranueshme.
Nuk ka shpërndarje më të pabarabartë të ardhurash sesa kjo. Ka qëndrim më cinik. Dhe, është i tëri handmade, i bërë nga qeveria. Sepse, në vitin 2013, pensionet ishin sa ishin, po ishin më të lartat në rajon.
Më të larta se në Serbi, më të larta se, që sot e ka, Serbia sot e ka 488 euro pensionin mesatar. Ishin më të larta se në Maqedoni, më të larta se në, se në Rumani, më të larta se në Bullgari. Ishin dy vende anëtare të Bashkimit Europian.
Natyrisht, vazhdimi i këtij trendi duhet të ishte detyrim madhor absolut i qeverisë. Qeveria çfarë bëri?
Dyfishoi taksat. Qeveria pretendoi se po i indekson pensionet. Cili indeksim? Indeksimi me treguesin e inflacionit të përgjithshëm. Pensionistëve u del dy kokrra vezë. Po indeksimi me, me inflacionin selektiv nuk është konsideruar kurrë për ta.
Ndaj dhe ata mbeten, mbeten, në vend numëro, ose me rritje shumë modeste, në një kohë kur çmimet u rritën mbi 100%. Në një kohë kur mallrat e asaj që quhet shportë, u bënë më të shtrenjta, jo se në Serbi, jo se në Maqedoni, apo Mal të Zi, por u bënë më të shtrenjta se në Itali, se në Greqi, se në Gjermani në disa raste.
Plus, fatura e kujdesit shëndetësor për këta burra dhe gra. Pra, në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrën më të papërgjegjshme, pensionistët u zhytën gjithnjë e më thellë në mjerim.
Shpërblimi, ky ishte shpërblimi që morën nga kjo qeveri ata që ndërtuan Shqipërinë, që sakrifikuan, që derdhën lumenj djersë, që mbajtën arsimin, mbajtën shëndetësinë, që ndërtuan, që, të gjitha me radhë.
Dhe papritur e pakujtuar e gjejnë veten të përjashtuar në një mënyrë të egër nga shoqëria, të keqshpërblyer në shkallën më ekstreme.
Një muaj më parë tha Eureka, Edi Rama. E çfarë ishte Eureka? Ishte Eureka 8 euro. Ajo që thotë ai, bonus për pensionin, 8 euro. 8 euro, dy kilogram domate. 8 euro, 13 vite më parë mund të ishin 20 kilogram domate.
Të mos s’flasim për ilaçet, s’i blejnë dot. Jo. Rrinë në mëshirën e sëmundjeve. Ky është krim. Absolutisht.
Ndërkohë i bie me krenari gjoksit se ka buxhetin 8 miliardë. 8 miliardë.
Ndërkohë, flet për rritje ekonomike, 3%, 4%. Është një sistem kolonial, sepse rritja ekonomike aty është po, nuk po, nuk po ndalem të analizoj strukturë, po shpërndarja është koloniale.
Shpërndarja e të ardhurave është, është barbari.
Po në qoftë se ti nuk mendon për qytetarët si përfitues të parë të atyre të ardhurave, si detyrim absolut që ata të jenë të parët që përfitojnë. Është krijuar një, një polaritet i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm.
93% e kursimeve në bankat e Shqipërisë, sot i kanë 12.000 shqiptarë. Nuk ka vend si ky.
Pastaj, e gjitha kjo, pse ky është një sistem i ngjashëm, pse ngjason ky kjo qeverisje e Edi Ramës me një sistem kolonial?
Ngjason, çfarë ishin sistemet koloniale në fakt? Plaçkitje. Ato ishin plaçkitje e pasurive publike të vendeve që kolonizoheshin. Po ç’po ndodh në Shqipëri? Plaçkitje. Po ndodh plaçkitje.
Fondet publike po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme. 20 milionë euro kilometri i autostradës në fushë.
4 milionë euro kilometri në autostradë, Janinë -Kakavijë, në anën tjetër të kufirit, 26 metra e gjerë. Ç’ka ndodh? Plaçkitje, plaçkitje, plaçkitje të pafundme. Nuk ka komb të plaçkitur si ky. Plaçkitja ka arritur në ekstreme.
Objekt publik, punë publike 130 milionë euro, inceneratori nuk ekziston një tullë dhe eurot janë vjedhur. Janë vjedhur. Janë vjedhur 120 milionë dollarë tek impianti i ujërave të zeza të Tiranës, dhuratë bujare e qeverisë japoneze.
U zhduk. Nuk ka patur njerëz të vjedhin në këtë mënyrë. Plaçkitje. Plaçkitje, plaçkitje e pasurive publike. Miliona, miliona metra katrorë tokë publike në vend që t’u kthehen pronarëve, të kompensohen pronarët legjitim, u jepen baronëve të drogës, familjarëve të qeveritarëve. Plaçkitje.
Dhe së fundi, dhe së fundi, ligji s’mund të veprojë për kryeministrin dhe ministrat, siç ishte rasti i Ballukut.
A mund të imagjinoni ju një njeri të papërgjegjshëm, njeri të pangopur, që së bashku me Ramën kanë administruar 12 miliardë euro vetëm në portofolin e asaj ministrie gjatë viteve?
Ku janë? Pothuaj pa përjashtim, të gjitha rrugët u shembën. U shembën rrugët e ndërtuara gjatë këtyre 12 viteve.
Po pse? Më tha njëherë një biznesmen, e sulmoja unë atë, edhe erdhi më tha, ti ke të drejtë tha, që më sulmon. Po unë tha, sepse i çoja dhe këta bashkëpunëtorët e mi dhe ja masnin thellësinë e asfaltit Koço Kokëdhimës, në Tiranë. Ja jepte Edi Rama të gjitha. Ke të drejtë tha, po problemi është se këta më marrin 20% mua.
Dhe kur ma marrin 20%, atëherë unë, krejtësisht pa fitim s’mund të dal. Kështu që ajo që bie viktimë bie rruga. Dhe këta, mirëpo këta kanë tejkaluar çdo lloj limiti, çdo lloj kufiri. Ndaj dhe rrinë pensionistët me këtë pension. Në një farë mënyre, është absolutisht krim.
Ndaj dhe, në çdo aspekt, asnjë përkujdesje.
500 milionë euro jep qeveria greke vetëm për popullatën, jo vetëm fermerët, fermerët po e po, për të lehtësuar pasojat e rritjes së çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe. Rriten biletat, rriten çmimet e tjera, pensionisti s’ekziston.
Ndaj dhe ju siguroj se përparësi absolute, Partia Demokratike do të ketë minimumin jetik, pensionet, rrogat e ulëta si fillim.
Ne do e nisim aty. Ne do vendosim minimum jetik. Është thënë 200 $, do rillogaritet. Se ecën. Po, po do e shpërndajmë. Shpërndarja është drejtësi sociale. Dhe nuk mund të ndërtosh një sistem të tillë të pabarabartë në shkallë ekstreme.
Nuk është barazi e madhe ajo. Por shqiptarët që të mbetet në varfëri ekstreme nuk do ketë. Jo, nuk do ketë. Dhe është varfëri ekstreme ai shqiptar që nuk ka 5 euro në ditë. Ai është varfëri ekstreme.
Dhe kjo, mbi këtë bazë do jenë pensionet. Mbi këtë bazë do fillojë rritja e fuqishme e pensioneve. Shqipëria nuk ka asnjë vend më të pasur. Asnjë vend. Në 28.000 km2 nuk ka pasuri të përrallore që ka Shqipëria. Jo. Nuk i ka tokën, detin, nëntokën, çdo gjë. Ujërat dhe çdo gjë tjetër.
Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen se jetojnë në një vend me pasuri të mëdha dhe të jenë ata që të përfitojnë prej tyre. Ishte qëllim. Jua them këtu. Ishte qëllimi bazuar në këtë, në këtë nocion, në këtë realitet që po them, që shqiptarët ishin më të mirë të paguarit.
Dhe arritëm, se arritëm gjë të madhe. Se ato prapë të ulëta ishin. Po, më të mëdha se të tjerëve. Dhe do ta vazhdonim ne atë. Ne do ta vazhdonim me çdo kusht.
Dhe sot do ishim përsëri me distancë të madhe me, me serbët, maqedonasit, shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e të tjerë. Askush s’ka pasuritë tona. Asnjë nga këto vende.
Askush nuk ka tokë qiellore si Shqipëria. Absolute. Askush nuk ka potenciale të jashtëzakonshme hidrike që ka Shqipëria. Nuk ka rezerva botërore të kromit, nikelit, hekurit, siç i ka Shqipëria.
Nuk ka naftën që ka, siç ka Shqipëria.
Nuk ka brigjet e saj fantastike, që e bëjnë nga vendet më të, më, më, më të bukura. Të gjitha këto për pensionistët dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve, kanë vlerë pothuajse zero.
Nuk ndjejnë asgjë, nuk përfitojnë asgjë. Është bërë debat këto ditë për naftën.
Ne prodhojmë deri 1 milion ton naftë. Ne kemi portet, e marrim direkt në porte. Ne shesim 2.2 euro, Maqedonia pa porte, Maqedonia pa naftë, Maqedonia e shet 1.5 euro. Sepse taksa që vendos qeveria mbi naftën është ndër më të lartat në botë. Po.
Për një litër naftë në kosto pune, në Shqipëri është 8 herë më e lartë se në Gjermani. Është 8 herë më e lartë se në Holandë dhe vende të tjera, çfarë fiton me njësi pune me orë pune.

Pra është ndjekur një politikë që çdo sistem kolonial do ta kishte lakmi. Këta nuk janë të huaj, po këta janë më të këqij se të gjithë të huajt që kanë shkelur në këtë tokë, sepse janë vendas dhe e vjedhin vendin në këtë mënyrë të pamëshirë, të pandalshme, të çmendur.
Nuk ndalen kërkund. Natyrisht, nuk ka diskutim që skema e pensioneve, skema është burimi bazë. Po flasim për informalitetin.
Informaleti diktohet nga korrupsioni, diktohet nga taksat e larta, diktohet nga i gjithë mjedisi i krijuar. Ndaj dhe ne, në një luftë të egër me informalitetin, do bëjmë gjithçka të rrisim kontributet.
Në mbledhjen e kontributeve se jo. Ne do ulim taksën sociale. Ne e ulim taksën sociale.
Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin, investimet me radhë.
Por shteti do të bëjë kontributet e veta.
Shteti duhet të këpusë nyjën gordiane. Shteti nuk mund të pranojë kurrë këtë, këtë situatë dramatike. 490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Lëre pastaj që në skemat burokratike, kjo është e vërtetë, normalisht, në qoftë se do ishe një ecuri normale në një sistem, po ne kemi kapërcyer sisteme.
Është e domosdoshme të bëhen zgjidhje që të kenë parasysh se të kalosh nga sistemi socialist në sistemin e tregut, që është sistemi i mrekullisë ekonomike, nuk ka dyshim, por nga ana tjetër është dhe sistemi i çmimeve që i kontrollon tregu.
Nuk është më i simboleve. Nuk është më i, pra, në rast se nuk qëndron, është sistem i dhimbjeve të jashtëzakonshme. Zotimi ynë është një rritje e madhe pas vendosjes së minimumit jetik e pensioneve, e rrogave të ulëta, rrogave të mesme, me qëllimin kryesor të tejkalojmë të gjitha vendet e rajonit.
Të dalim në krye si qytetarët më të shpërblyer, më të vlerësuar. Dhe kjo ka bërë, bëri në atë kohë që numri i shqiptarëve çdo vit, nga 2007-ta në 2014-ën të rritet. Të rritet.
Njerëzit lëviznin, njerëzit emigronin, njerëzit ktheheshin, por numri rritej. Numri rritej, kishte besim, kishte shpresë në Shqipëri. Konstatonin se ishte një platformë që synonte mëkëmbjen e qytetarëve, mirëqenien e tyre, në rritje, në progres.
Çfarë i tha Niko Peleshit ai emigranti? Vidhni ju, ne ja mbathim, ne marrim rrugët e dheut. Dhe tani, dhe tani, me vjedhjet e tyre, këta po errësojnë, po bllokojnë procesin më jetik për të ardhmen e shqiptarëve, procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Këta kanë krijuar një gjendje në Shqipëri, në të cilën të rinjtë shqiptarë marrin rrugët e dheut për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Europë dhe jo Europën në Shqipëri. Dhe në këtë mënyrë, po të ecim në këtë mënyrë, absolutisht ne do shterojmë si komb.
Në tre dekada do jemi të stër-stër-përgjysmuar. Pra, situata është emergjente. Ndaj dhe ju falenderoj për ekspozetë që bëtë dhe garantoj shqiptarët se ndërhyrjet më të fuqishme dhe qysh në fillim nga Partia Demokratike do të jenë aty ku dhimbja është më e madhe.
Do të jenë tek pensionistët, do të jenë tek rrogat e ulëta, do të jetë minimumi jetik.
Dhe kjo, para së gjithash, për të shuar sirenat e mjerimit që bien në të katër anët e vendit.
Sot lexoja raportin e Komisionit Europian, çfarë thoshte? Gjysma e fëmijëve në Shqipëri janë në rrezik varfërie. Imagjinoni.
Dhe ky nxjerr një mafioz si Alket Hyseni dhe thotë se këtu në Shqipëri do bëhet kongresi i ligjit dhe se Alketa, që u pasurua sa kur ishte në dogana e në tatime, na është bërë anëtar i bordit botëror të ligjit. Tallen me shqiptarët dhe lajmin e jep vetë Edi Rama.
Do ta mbyll këtë me zotimin tim, por ndjej keqardhje të madhe për qëndrimin që mbajnë mediat.
Mediat e kontrolluara nga qeveria, në qoftë se japin në unison, në seri, dhjetra e dhjetra herë lajmin se u rrit pensioni dy kile domate, 8 euro, që është një rritje cinike, nuk e japin një herë lajmin që vetëm katër, që janë mbi 490 mijë pensionistë që janë me pension jo të plotë.
Nuk shkon njëherë të marrin një pension të shkojnë në dyqane, magazine, sa mund të blihet me pension sot.
Nuk shkon njëherë në farmaci për të paraqitur. Janë bërë aleatë me qeverinë. Janë bërë aleatë me të keqen, me të keqen banale.
Ndaj dhe është element shumë i rëndësishëm ky. Duhet të protestojmë, duhet të ngrihemi, të protestojmë ndaj të gjithë, për të gjitha çështjet që ekzistojnë në këtë vend. Të paktën të dihet që ne nuk i miratojmë dhe ne do i ndryshojmë këto. Ne do i ndryshojmë këto.
Potenciali për të ndryshuar është shumë i madh, shumë real. Po si u dyfishuan rrogat dhe pensionet në 8 vite?
Duke patur buxhet më i madhi ishte vitin e fundit 4 miliardë euro, se ne, ne kishim taksa të ulëta. Dhe këta me 7-8 miliardë, me 6 miliardë, këta e rrokullisën në fund të pensionit dhe rrogave, i rrokullisën shqiptarët krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Ju faleminderit dhe është zotim solemn para jush dhe para shqiptarëve, se hapat e parë dhe masat më drastike do merren, më të rëndësishme, për përmbysjen e situatës për pensionet, rrogat e ulëta dhe minimumin jetik.


