Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha akuzoi qeverinë për abuzim me investimet publike, duke deklaruar se nga 14.5 miliardë euro investime të parashikuara gjatë viteve të qeverisjes, rreth 90% janë vjedhur. Ai kritikoi pagat dhe pensionet e ulëta, duke theksuar se shqiptarëve u merren 10 miliardë euro nga taksat, ndërsa nuk u rikthehen në formën e shërbimeve dhe mirëqenies. Berisha krahasoi investimet e qeverisë aktuale me ato të qeverisë së mëparshme, duke përmendur ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe akseve të tjera kombëtare e rajonale.
Fjala e plotë:
Pagat e ulëta dhe të mesme, janë në nivelet më të ulëta në Europë. Pagat e ulëta në Shqipëri janë të tilla saqë familja me dy rroga të ulëta nuk përballon dot jetën pa u takuar me varfërinë dhe mjerimin. Rrogat e mesme nuk shprehin shpërblimin që meritojnë punonjësit në sektorin publik apo privat. Me këtë amendament mendoj se bëhet, i jepet një mesazh i vendosmërisht për të ndryshuar këtë gjendje dramatike të pagesave të punonjësve në Shqipëri, qoftë në sektorin publik, qoftë atë privat. Por nga ana tjetër, ka shumëçka çnjerëzore në këtë buxhet. Po ajo që është më çnjerëzore është se ju u merrni nga xhepat shqiptarëve dhe djersa e mundi i tyre 10 miliardë euro dhe dilni këtu, rrihni gjoksin se ia morët. Ndërkohë që ligji i të gjitha vendeve të lira dhe demokratike të qytetëruara është qeveria bën përpjekjet më maksimale për t’ia rikthyer këto para atyre që ja merr, për t’ia rikthyer me rroga, me pensione, me shërbime shëndetësore, arsim e të tjerë. Ju keni krijuar një mekanizëm të pabesueshëm vjedhje të buxhetit dhe ndër më kryesorët është investimi. Keni përcaktuar në këtë buxhet 2.2 miliardë euro investime. Keni investuar në thonjëza, apo parashikuar për të investuar në këto vite të qeverisjes suaj, 14.5 miliardë. E vërteta është se në çdo lloj krahasimi, në çdo lloj analize, ju vidhni jo më pak mesatarisht 90% të tyre. Ku është djegësi i Tiranës? Ku janë djegësit e Fierit dhe të Elbasanit? Ku është impianti i ujërave të zeza Tiranës, 120 milionë dollarë kredi e qeverisë japoneze? Ku janë 14.5 miliardë euro nga të cilat mund të numërohen 60 sheshe të shtruara me rrasa guri të nxjerra në Berat apo në Peshkopi dhe gjithsej 700 kilometra rrugë të cilat të gjitha përveç një apo dy të shembura? Qeveria e mëparshme investoi në 8 vite 4.2 miliardë euro. Me 4.2 miliardë euro u ndërtua Rruga e Kombit, u ndërtuan akset Hani i Hotit – Gjirokastër me ndonjë përjashtim segmentesh të caktuara. Po, po, u ndërtua meqenëse do ta zbërthej, u ndërtua Hani i Hotit – Shkodër, Shkodër – Muriqan, u ndërtua Milot – Lezhë, u ndërtua Shkodër – Hani i Hotit, Leqet e Hotit, u ndërtua Shkodër – Qafë Thore, u ndërtua rruga e Prekalit. Jo, jo, një minutë, një minutë, t’i marrim, ja u numëroj me radhë unë këtu po ju, ju as nuk i dini ku bien këto se ju, ju më shumë udhëtoni jashtë sesa brenda, ose afër Qafë Thores, Bogë, Bogë prandaj. U ndërtua në Korçë, rruga Korçë – Qafë Plloçë, Korçë – Vithkuq, Devoll – Miras, Korçë – Dardhë, Korçë – Prespë, Libonik – Pojan, u ndërtuan pra vetëm në Korçë 800 kilometra dhe po deshtë ua nxjerr kilometër për kilometër këtu. U ndërtua rruga Levan – Vlorë, Lushnjë – Fier, Levan – Tepelenë, u ndërtuan Kakavijë – Gjirokastër…


