FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DREJTUESIT POLITIKË TË PD
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë një fjalimi për drejtuesit politik të PD në 12 qarqet e vendit, thotë se fakti që jeni në krye të tyre si përfaqësues politik të demokratëve, është misioni më i rëndësishëm i jetës suaj.
Sipas Berishës, me rëndësi është gjithashtu që shqiptarëve t’u jepet garanci, se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi misioni i drejtuesve të qarqeve, kësaj here nuk është si misionet e tjera. Kjo pasi, sipas Berishës, kërkon që ne t’i dalim Zot dhe të garantojmë qytetarët shqiptarë se vota e tyre nuk do mund të ekzektuohet dhe se ajo nuk do të shndërrohet në krim, e më pastaj krimi në votë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, u kërkoi 12 drejtuesve të qarqeve politike se misioni i tyre është shpresa e fundit për vendin, për shkak se shqiptarët sot nuk kanë asnjë alternative dhe nuk kanë kujt t’ia kërkojnë një gjë të tillë.
Sipas Berishës, drejtuesit politik të PD në qarqe janë mundësia e vetme, për të plotësuar pritshmëritë e shqiptarëve.
Kryedemokrati Sali Berisha ka vlerësuar 12 drejtuesit politik të PD, teksa tha se ata nuk kanë të krahasuar me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se krahasimet që i ka bërë emër për emër drejtuesve politikë të PD-së me ata të PS-së, i ka bërë me keqardhje.
Lideri demokrat Sali Berisha ka inkurajuar 12 drejtuesit politikë të PD në qarqe, ku u tha atyre se përpara tashmë do të kenë një fillim të pakrahasueshëm.
Sipas Berishës, për Ramën, diaspora përfaqësohet përmes kriminelëve të tipit, Lubi Balluku dhe Taulant Bajri.
Për Berishën, nuk ka në Shqipëri korruptore më të papërmbajtur se sa Balluku. Bashkëpunëtorët e saj të gjithë janë ndër hajdutët më të zinj të vendit, theksoi Berisha, ndërsa tha gjithashtu se në krye të tyre qëndron Belinda Balluku, e cila i ka dosjet palë në SPAK.
11 vite të qeverisjes së Ramës, kanë qenë pikatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Kështu u shpreh kryedemokrati, Sali Berisha gjatë mbledhjes me 12 drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa tha se paratë vidhen nga qeveritarët.
Sipas Berishës, ‘britmat’ e Ramës për rritje të ekonomisë dhe turzimit nuk përkthehen ndryshe, veçse rritje për ekonominë e oligarkëve dhe trafikantëve.
Berisha foli me shifra dhe të dhëna, mbi batërdinë e Ramës ndaj ekonomisë së shqiptarëve dhe të vendit.
Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë një analizë gjendjes në Partinë Socialiste, ku sipas tij, ajo parti sot nuk ekziston, pasi rilindja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh.
Berisha u shpreh se Rama tani ka një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.
Në fund të fjalës së tij në mbledhjen e parë të zhvilluar me 12 drejtuesit e qarqeve, Berisha theksoi se PD do e përmbushe misionin për t’u garantuar qytetarëve shqiptarë, se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.
FJALA E PLOTË
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë sa jeni në këtë mbledhje pune. Ju uroj me gjithë zemër shumë sukses në këtë mision që keni marrë përsipër.
Ju jeni politikanë me përvojë, jeni politikanë me formim politik. Keni kryer dhe përmbushur gjatë karrierës politike me sukses detyrë shumë të rëndësishme.
Por theksoj që në fillim se misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës suaj, sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, për rivendosjen e shtetit ligjor, respektimin e plotë të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
Por dhe rikthimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e prosperitetit, në rrugën e një mirëqënie të rritur, dhe po kështu në rrugën e vokacionit perëndimor të kombit, rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ky mision, them dhe njëherë, më i rëndësishmi që keni përmbushur në të gjithë karrierën tuaj për ju dhe të gjithë, kalon kësaj here në një rrugë të vështirë, në një rrugë komplekse, të veçantë.
Unë e di e di që ju keni drejtuar fushata elektorale, personale, por edhe kolektive, keni përmbushur detyra të rëndësishme, por kësaj here detyrë e të gjitha detyrave është inicimi sa më parë i një revolte të përgjithshme popullore, me qëllimin më kryesor për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pra, ky mision nuk është kësaj here si misionet e tjera. Ky mision kërkon që ne t’i dalim Zot dhe të garantojmë qytetarët shqiptarë se vota e tyre nuk do mund të ekzekturohet, nuk do mund të varroset pa hyrë në kuti, dhe se ajo nuk do të shndërrohet në krim, dhe krimi në votë.
Me forcën e fuqisë së PD, ne nuk do lejojmë një gjë të tillë, por detyra juaj është detyrë shumë e veçantë.
Si lider të PD në qarqet, ku ju jeni ngarkuar kërkon që ju të jeni organizatorë të shkëlqyer. Kërkon që ju me ekipin lokal të riorganizoni PD.
Anëtarësia e saj ka nevojë jetike, vendimtare për jë organizim solid.
Shpesh dhe rëndomë shtrohet çështja: njerëzit janë të gatshëm, njerëzit nuk janë të gatshëm. E para, ju vetë duhet të jeni të gatshëm, dhe për të qenë ju të gatshëm, duhet të organizoni demokratët. Ata aty janë, ata presin t’i organizojnë.
Përveç organizimit, detyra juaj është t’i frymëzoni. Në qoftë se organizojmë, në qoftë se ne i frymëzojmë, unë ju garantoj ju se forcë në botë që të pengojë realizimin e qëllimeve tona objektive nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ka patur dhe ka një debat, po protesta dhe fushata? Jo, ne i japim përparësi absolute protestës. Ne nuk pranojmë të ecim symbylltas drejt grabitjes dhe drejt funeralit të votës së lirë pa u hedhur në kuti.
Të dashur miq, dje lideri i opozitës së Venezuelës u arratis në Spanjë. Opozita e Vnezuelës është një opozitë shumë e fuqishme. Ajo i fitoi me 70% zgjedhjet, por Edi Rama i Venezuelës ua rrëmbeu zgjedhjet.
Dhe ne nxjerrim mësime. Ndaj edhe ne, atë mision që opozita e Venezuelës nuk e përmbushi dot, atë fitore që asaj ia mori diktatori, ne duhet ta përmbushim para zgjedhjeve, dhe njeri, çdo demokrat, çdo qytetare, çdo qytetar duhet ta ketë shumë të qartë këtë mision.
Shqipëtarët sot nuk kanë asnjë alternativë, nuk kanë kujt t’ja kërkojnë një gjë të tillë. Është e hidhur kur je i detyruar të shqipërosh shumë herë një fjalë, se jemi shpresa e fundit, por e vërteta është se jemi shpresa e fundit.
Dhe e vërteta është që misioni juaj është shpresa e fundit. E vërteta është që misioni që do të përmbushim me demokratët dhe demokratet e rretheve është shpresa e fundit pëër shqiptarët, ç’ka kërkon spostimin tuaj në një nivel tjetër, në një dinamizëm tjetër, në një imagjinatë të re, në një debat intensiv me te gjithë anëtarësinë dhe qytetarët, të cilët ju garantoj ju, presin vetëm udhëheqjen, presin vetëm frymëzimin.
Dhe ju keni çdo mundësi që pritshmëritë e tyre t’i plotësoni tërësisht.
Ky është proces kompleks. Udhëheqja juaj në qarqe duhet njëkohësisht dhe paralelisht të angazhohet në debatin më intensiv, së pari për këtë mision.
Së dyti, për programin e fitores, i cili program në shkallë kombëtare edhe lokale do t’u pëërgjigjet problemeve më madhore qytetarëve shqiptarë.
Por me shpejtësi, duhet të marrë fund psikologjia e qytetarëve të dorës së dytë. Demokratët nuk mund të jenë kurrë qytetarë të dorës së dytë. Janë qytetarë të klasit të parë, krenarë për idealet që kanë, krenarë me trashëgiminë që kanë.
Ndaj edhe, përcjellja e këtyre mesazheve, konkretizimi i tyre është vendimtar për fitoren tonë.
Personalisht, kam besim të plotë tek secili prej jush, dhe unë ju them mbarë demokratëve dhe demokrateve, iu them qytetarëve, që këta drejtues lokalë të caktuar për të udhëhequr qarqet nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës
Unë ju them të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, se këta janë tokësorë me të meta, me dobësira, me mëkate të pamohueshme, por të krahasuar një për një, ju garantoj se ndryshimi midis këtij ansambli, avoketër të interesit publik, dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita me natën është jashtë çdolloj krahasimi.
Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkllat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.
Krahasoni pra, të dashur qytetarë edhe qytetare, të dashur demokratë dhe demokrate, një njeri që pa marrë parasysh çdo gjë del para jush çdo ditë, dhe u çjerr maskën këtyre hajdutëve me këtë bandë që ju vjedh nga mëngjesi gjer në darkë, që ju mashtron nga mëngjesi gjer në darkë, që deklaron se ka mbjellë 1 mln pemë, që ka vendosur modelin 100% të vjedhjes së taksave.
A mund të krahasohet ky përfaqësues i qytetarisë së Tiranës me Spiropalin 5 milionëshe, banore të SPAK-ut, me afera të 5 mln, për vete dhe të shoqin.
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Lupën, ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mlodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t’ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës.
Imagjinoni qytetarë se si kërkon të përdorë mburojën e Skapit, për t’ju mashtruar përsri ju, për të grabitur votat.
Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.
Edi Rama me këtë ansambël ka fyer dhe psohtëruar çdo qytetar.
Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit, me duar të zeza të zhytura në aferën e inceneratorëve, në afera të tjera të Porto Romanos, etj.
Oerd Bylykbashi ka luftuar me vendosmërinë më të madhe korrupsionin, ka kontribuar me kushtrim të madh në ligjet dhe rithemelimin e PD.
Atëherë, kush përfaqëson Durrësin? Gjushi me fustan që është vetë banore Spakut, apo njeriu qytetar, i cili bën nder Durrësit dhe vendit.
Po të ndalemi tek Shkodra, amund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. E di gjithëë Shkodra që Safet Bajri është paradhomë e Benetit, dhe Beneti është banor i Skapit.
Si mund të krahasohet një intelektual i shquar, një pedagog universiteti, një drejtues i talentuar me Safet Bajrin dhe Benet Becin, badigard të Safetit?
Të dashur qytetarë dhe qytetare, e bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush.
Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptni ju, apo?
Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor!
Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po.
Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës.
Qytetarë dhe qytetare, po s’u ndamë nga kjo bande kriminale, ne kurrë nuk kemi të ardhme. Por ndarja me këtë bandë kërkon guxim, dhe Gazment Bardhi, ju garantoj se ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë me guxim interesat më të rëndësishme tuajat.
I kam këtu përpara, Ervin Salianji, Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku, kopja në vjedhje e Erion Velisë, është ortaku i Milo Rancit, mafiozit të Venecias. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion veliajt te 5D. Është banor i Skapit të partisë.
Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?
Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa.
Dhe sot e kësaj dite persekutohet. Nga kush? Nga mafiozi Xhafa dhe nga Edi Rama. Krahasoni atë. A janë të pakrahasueshëm këta dy persona? Më thoni?
Ivi Kaso, një avokat, një jurist i shkëlqyer dhe një politikan i ri, i kthjellët, i vendosur. Një njeri që kudo që punoi, punoi me nder dhe dinjitet. Nuk të thotë dot kush gjysmë fjalë, çerek fjale. Krahasoni ju këtë me Peleshin.
Të cilin mbiemri shpreh më mirë se çdo gjë tjetër për karakterin e tij. I cili nisi karrierën me vjedhje, me mashtrime, jo në një, por në disa afera të mëdha korruptive.
Merrni pak këto dy figura. Po, po do të bëni krahasimin, unë jam dakord të bëni krahasimin. Po harresa ka çmim.
Flamur Hoxha dhe Pandeli Majko. Çfarë është Pandeli Majko, një kriminel elektoral i faktuar, i dokumentuar, banor i Skapit, me dosje, aferë krimi elektoral 800 mijë euro.
E hoqi ky Çelën, se kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të dy, po dosja aty është me Flamur Hoxhën. Një biznesmen të ndershëm, të guximshëm, i persekutuar në regjimin komunist, i persekutuar nga Edi Rama tani në narkoregjim.
Atëherë, kush i respektoi më shumë qytetarët? Kush respektoi më shumë procesin elektoral? Këta që i çojnë kriminelët elektoralë për të ëprsëritur krimet e tyre, apo ne që zotohemi se do të rikthejmë votën e lirë.
Mirela Kumbaro, simboli i shkatërrimit. Mirela Kumbaro ka të paktën 20 dosje. Në qoftë se ka një ministër që shkatërron trashëgiminë kulturore dhe mjedisore është Mirela Kumbaro.
Me kë rivalizon? Me doktor Tritan Shehun. Me një nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare.
Të ndalemi një moment te lubi Balluku. Nuk ka në Shqipëri korruptore më të papërmbajtur se ajo. Bashkëpunëtorët e saj të gjithë janë ndër hajdutët më të zinj të vendit. Por në krye të tyre qendron ajo, e cila i ka dosjet palë-palë në SPAK.
Ka përballë Gazment Bardhin, i cili edhe minsitër dha kontributin e tij dhe ulet i qetë me çdo qytetar të këtij vendi karshi lubisë së vërtetë të korrupsionit.
Në Vlorë, krahasoni tani Bujar Leskajn, një ndër themeluesit e PD. Një nga drejtuesit dhe zyrtarët më eficentë të saj më të aftë, më të zotë, por edhe nga njerëzit më guximtarë që mbart virtytet më të arrira të vlonjatëve, me Bledi Çuçi, i cili turpëron çdo njeri të ndershëm.
Bledi Çuçi është në atë detyrë vetëm se vjen nga një familje xhelatësh, dhe për lidhje të tjera me Edi Ramën. Bledi Çuci është një banor i Skapit, është një mëkatar i madh, i cili turpëron çdo njeri.
Së fundmi në Dibër, Blendi Gonxhe në analet e shtetit shqiptar do të regjistrohet si njëri nga hajdutët më të shpërfytyruar. Eshtë drejtori që blinte pishën në bashki 6 mijë euro copën. Është hajduti i papërmbajtur që rikonstrukton ndërtesën e vet me 7 mln euro. Është hajduti që 2 dhe 3 fishoi tarifat për qytetarët në të gjithë sektorin e transportit.
Ai ka një mal me dosje në Skap dhe Edi Rama e futi me qëllim në ekipin për ta mbrojtur nga Skapi. Xhelal Mziu është pasardhës i një familje më traditë të shkëlqyer, një nga qeveritarët e qeverisë së PD vendore më të talentuar, një njeri që gëzon respekt të madh në Dibër dhe kudo, që u persekutua për vite tëra nga Edi Rama, por morën atë që meritonin.
Për diasporën kush u zgjodh, thoni ju? U zgjodh Taulant Bajri, Taulant Çela, Taulant Çopja, Taulant Begojaris, Taulant me të gjitha mbiemrat.
U zgjodh njeriu që ka liruar terroristë, që është shpërblyer, nuk ka mesazh më të zi se sa ky mesazh emërimi i tij për diasporën. Se diaspora jonë u përfaqësuaka sipas Edi Ramës vetëm nga banditë dhe kriminelë, në një kohë kur miliona shqiptarë, janë nderi i vendeve ku jetojnë dhe nderi i Shqipërisë.
Eno Bozdo, një eksponent i shquar i PD, një zyrtar dhe promotor i reformave, guximtar, i cili ka dhënë kontributet reale qoftë gjatë qeverisjes, qoftë prapa. Ka qenë edhe zv.ministër. Krahasojeni pak me zv.ministrat e sotëm që janë të gjithë ansambli i SPAK edhe ata, ka përballë Ervin Demën.
Ervini, imagjinoni ju, zëdhënësi i bandave, komandohet nga bandat, edhe ai banor i Skapit, edhe ai ka nevoje për mburojën e Skapit.
Të gjitha këto miqtë e mi, tregojnë se ju keni një start vërtetë të pakrahasueshëm me krahun e qeverisë së krimit. Por këto avantazhe duhet të jenë nxitje për ju dhe demokratët që të përmbushim misonin tonë.
Sot Edi Rama u përpoq të mbulojë me mashtrime vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, por meqë jemi pas 11 vitesh dua t’i them Edi Ramës dhe qytetarëve shqiptarë sa vijon:
Nga 57 mld euro që bëjnë buxhetet e këtyre 11 viteve, 7 mld janë rrogat, çfarë ndodhi me 49-50 mld euro, ku shkuan?
Shqiptarët sot në qoftë se 11 vite më parë kishin pagesën më të lartë në rajon, sot edhe pas rritjes së rrogave, përsëri mbetemi me rrogat më të ulëta në rajon.
Pas 11 viteve, më thoni një zonë ka furnizim më të mirë me ujë. Më thoni një zonë që ka kanalizime. Bërtet turizmi, turizmi, turizmi! Dhe atë e mbulon me mashtrim.
E vërteta është se , Shqipëria është i vetmi vendi në botë ndoshta ku turizmi ndëshkon qytetarët. Nga buxheti i shtetit shpenzohen çdo vit 430 mln euro për infrastrukturën e resorteve turistike që Edi Rama i jep me 1 euro.
Kurse ky buxhet vjel nga taksat që merren, nga shitjet në fushën e turizmit, gjithesëj 8 mln euro, Gjithësej 4 euro për një qytetar, i cili paguan 215 euro. Turizmi nuk ka dyshim që është shtuar, por ama, cila është e vërteta.
Nga viti 2005 në vitin 2013, turizmi është rritur me 13 herë. Ishte 320 mijë, arriti në 4.7 mln. Unë nuk them se nuk është rrit. Por ajo është rritje me 13 herë, kurse kjo është rritje kallpe.
Nuk po ndalem në aspektin që e shkatërroi këtë vit, nuk po ndalem fare në këtë, po marr vitin e kulmit të suksesit ku janë? Na thotë një projekt të madh me 48 mld euro. Cili është projekti i madh që u realizua në Shqipëri në 11 vite? 5.9 km të tunelit të Llogarasë? Na thoni, ku janë?
Sigurisht, ato dihet ku janë. Janë vjedhur mbi 90% e tyre në rrugë që ndërtohen me çmime 10 herë më të shtrenjta, në shkolla që ndërtohen me çmime 10 herë më të shtrenjta.
Edi Rama, thuaju shqiptarëve, çfarë është kjo rënie e tmerrshme vertikale e arsimit në Shqipëri? Si mundet që të zbresë Shqipëria 62 pikë sa asnjë vend tjetër në botë? Sepse paratë vidhen, sepse rritje ekonomike nuk është një rritje për qytetarët, është një rritje për oligarkët, është një rritje për trafikantët. Ku janë?
Fole për pensionistët. Si nuk skuqesh dhe nuk zverdhesh? 2005-2013 pensionsitëve iu dyfishuan pensionet. U zotove se po indekson. I mashtrove. Do të ketë bonus, prap nuk i rrite.
Nuk kanë nevojë për bonus pensionistët. Nuk duhet të ketë pension në Shqipëri nën 300 euro. Nuk mund të ketë rrogë minimale nën 500 euro në Shqipëri. Nuk mund të ketë minimumi jetik nën 220 euro. Po ju vidhni dhe vetëm vidhni.
Ndaj dhe ti merr ansamblin e Skapit dhe ua servir shqiptarëve.
Na thuaj një vepër? U ndërtua TAP-i, nuk është shtruar 1km linjë gazi në asnjë qytet. Po çfarë përfitonim ne nga TAP? Po përfitonim gazifikimin, dhe gazifikimi asnjë diskutim që është tregues i zhvillimit.
Po ti je i interesuar për parajsën tënde. Do t’u marrësh tani edhe 1 mld për ndërtimin e portit të ri sepse po ndërton parajsën me Dubai City.
Miqtë e mi, PS sot nuk ezkiston. Rilindja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh. Ai që dikur është quajtur solidariteti socialist, sot është spiunim pa pare. Dhe spiunojnë, sepse mendojnë se duke spiunuar këtu dhe aty, mbulojnë krimet e tyre, mbulojnë gjëmat e tyre, mbulojnë bëmat e tyre.
Kjo është pasaporta morale e tyre. I shoi, edhe socialistët e fundit e fundit i përzuri, dhe tani ka vetëm partinë e tij, një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.
Pra, miq kjo është gjendja e vërtetë. Sot shqiptarët tanë panë se me Edi Ramën do të shkohet drejt rrënimit. Kanë ikur 1 mln, do ikë dhe 1 mln tjetër, dhe për të është realizim qëllimi, sepse votojnë kundër tij.
PD do e përmbushë këtë mision. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.
Faleminderit!