FJALA E DEPUTETIT TË PD, BELIND KËLLIÇI NË PROTESTËN KOMBËTARE
Të nderuar qytetarë,
Sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik e as për njëprotestë të radhës. Sot jemi këtu si misionarë, jemi këtu për tëbërë histori dhe për të thënë të vërtetën: Ky pushtet kambaruar.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen TANI. Jo nesër. Jo pas zgjedhjeve. Jo kur t’i leverdisë. TANI.
Këtu krahë nesh, në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë, ka disa kohë që luhet një dramë e madhe. Frikë, dhunë, shantazh, thika pas shpine e tradhëti mes ortakësh.
Zija ka rënë në pallatin e korrupsionit.
Gjumi i tyre është prishur, përfundimisht!
Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë, jo për të qeverisur, por përdy arsye: për të zhdukur provat e krimeve dhe për të mbledhurprova kundër njëri-tjetrit.
Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut. Balluku ka ruajturmesazhet e Palloshit. Ndërsa Gysi i ka filmuar të gjithë.
Kamera të fshehta, telefonata të regjistruara, usb të ruajtura, përgjime në kasaforta, të gjitha mes bandës kriminale që endee quan veten “qeveri”. Kreu i organizatës Edi Rama, nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë.
Miliarda euro të grabitura në çdo tender, në çdo kantier, nëçdo pasuri publike e private, sot nuk i bëjnë më derman.
Sepse të nderuar qytetarë edhe ju e dini tashmë se mekanizmipërbindësh ka rënë. Me paratë e pasuritë e shqiptarëve, kjobandë siguroi për 13 vite me rradhë vota, aleanca, mbështetje, lobim ndërkombëtar, karlomedia, krim dhe luks të shfrenuarpersonal.
E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën, presionin, dhunën ndaj qytetarëve, mbi shpopullimin masiv dhepërpjekjen e vazhdueshme për të likujduar opozitën.
Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë, bashkë me shëndetin, edukimin, sigurinë rrugore, ushqimore, cilësinë e jetës.
Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1,1 milionëshqiptarë.
Ama sot historia është përmbysur!
Ata që kanë frikë, ata që kërkojnë të arratisen, të fshihen, tëmos dalin më para njerëzve, janë pikërisht këta që qeverisinkriminalisht për më shumë se një dekadë.
Ndaj sot dua t’ju drejtohem juve.
Demokratë që nuk u përkulët, qytetarë që nuk shitët dinjitetin, gazetarë dhe njerëz publikë që nuk u bletë, ju që denoncuat, qëndruat, që folët kur ishte e rrezikshme të flisje.
Ja ku jemi dhe sa shumë jemi!
Sot jemi këtu edhe për të dhënë një mësim politik. Mësiminmë të vyer që një popull mund t’u japë mandatarëve të vet:
Mandati nuk është pronë.
Nuk është privilegj.
Nuk është licencë për të vjedhur.
Kush merr mandat është shërbëtor i qytetarëve, jo pronar ishtetit.
Nëse vjedh, largohesh.
Nëse shkel besimin, mandati mbaron.
Nëse e trajton shtetin si plaçkë, përgjigjesh para ligjit.
Dhe o sot o kurrë, sepse ajo që vendosim sot do të jetëprecedent për të ardhmen!
Një precedent që nuk guxon më askush ta përmbysë.
Askush nuk ka imunitet nga zemërimi qytetar. Askush nukduhet të ushqejë iluzionin se kur qeveris kundër popullit, tëpret qetësia.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani edhe si aktemergjence kombëtare.
Sepse Edi Rama ka kohë që nuk është më kryeministër, porështë Kapo-Banda i një sistemi abuzues, grabitës, shkatërruesdhe shpopullues.
Por kur reziston, kur nuk i nënshtrohesh asnjë pazari, ja kuvjen edhe përmbysja finale, ajo e paimagjinueshmja.
Ata që na mbanin nën frikë, sot jetojnë me frikë.
Ata që na shantazhonin, sot shantazhohen mes tyre.
Ata që predikonin stabilitet, sot nuk kontrollojnë as hijen e vet.
Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhebuzë një shprese të re. Sepse zgjidhjet, kapacitetet e njerëzitjanë këtu.
Ky vend nuk ka marrë fund, fundi po u vjen atyre që u investuan që kjo të ndodhte.
Demokracia nuk vdes në një ditë. Vdes vetëm kur njerëzitbinden se nuk ka alternativë dhe për këtë mashtrim të ndyrë u investua ky pushtet me karlomediat e tij.
Alternativë ka.
E nisëm betejën kundër Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe ishim pak. Thoshin s’keni për t’ja dalë se janë shumë tëfortë, kanë miliarda e janë të frikshëm.
Qëndruam. Protestuam 44 javë rresht, denoncuam çdo ditë e depozituam dosje pa fund. Ku janë ata sot? Tëgjithpushtetshmit që blenin votat e Tiranës?!
Janë të gjithë në burg, bashkë me kryetarin e tyre.
E njëjta histori me Ballukun. Na u turrën se e kemi të kotë. Bela-Mafia nuk preket. Është më e fortë se Rama.
Denoncuam Tunelin, lotet e rrugëve, Tigrin 1&3, KESH-in, ARRSH-në. Dhe ja ku po i vjen ora Ballukut me gjithëbandën e saj, nëpër burgje, arreste e ndjekje penale.
Por do ta bëjmë edhe aktin e fundit, pa na u dridhur qerpiku.
Do ta largojmë edhe Edi Ramën.
Këmbanat që po bien po u kujtojnë se pushteti nuk është ipërjetshëm.
Ky shesh sot nuk po kërkon, por po vendos.
Ky është mësimi.
Ky është precedenti.
Shqiptarët nuk rrëzojnë shtetin.
Shqiptarët rrëzojnë abuzimin.
Populli të vendos.
Populli të heq.
Sot këtu është vetëm fillimi!
Dorëheqje Edi Rama!
Dorëheqje!
Dorëheqje!
Dorëheqje!
Dhe para se ta mbyll, kam një mesazh personal për kamikazinnë Komisariatin nr.4, Feliks Hodaj.
Ti bandit i keqpërdorur, harroje shantazhin ndaj demokratëveme ato deklaratat me shkrim që u kërkon të firmosin për tëmos marrë pjesë në protestat kundër këtij Narkoshteti.
Ne nuk kemi frikë kreun e Narkoshtetit, e jo më të tëllogarisim ty.
Guxo dhe njëherë të vetme tu biesh në qafë demokratëve, dhedo merremi personalisht me ty.
Forca qytetarë, bashkë do i’a dalim.


