Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti deklaratë pas shpalljes së rezultatit të Primareve

Ilir Alimehmeti: Mirëmbrëma të gjithëve! Jemi këtu në selinë e PD. Më pak se 24 orë, kur anëtarësia e Tiranës shprehu me votë për herë të parë me dëshirën e saj se kë do të donte për kandidat në zgjedhjet vendore për Bashkinë Tiranë dhe respekt votës së anëtarësisë, falenderoj çdo votues e numërues dhe çdo organizues, për një proces që shkoi nga fillimi në fund pa asnjë vërejtje, i cili u numërua me transparencë të plotë brenda një kohe shumë të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shprehej dhe nuk duhet të kalohej nga vota e simpatizantëve, edhe pse kam patur vërejtje për këtë. Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet të kishte rolin kryesor. Dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, bashkëshort i devotshëm, nga ana politike ju e njihni mjaft mirë. Kështu që më shumë nuk do të shprehem. Iu kam dalë zot që sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e shumicës dhe anëtarësisë. Dhe kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën, ta kuptosh atë, ta lexosh atë si duhet dhe të shprehesh prej saj.

Falenderoj gjithkënd që më ka mbështetur, ka qenë një kënaqësi e madhe të punoj me ju dhe do të vazhdoj mtë punoj mee ju përkundrejt fitores të datës 14 maj të vitit 2023. Faleminderit!

Belind Këlliçi: Kushdo që ka patur pritshmëri për primaret e organizuara në PD, kam përshtypjen që edhe më optimistët sot janë befasuar, nga ky standart që vednoset për herë të parë në politikën shqiptare. Unë gjej rastin të falenderoj të gjithë anëtarët, sikurse e tha edhe doktor Alimehmeti. Edhe unë fokusin kryesor e kam patur tek anëtarësia, tek baza e PD në këtë fushatë, e cila nuk ka qenë një fushatë e lehtë, por e cila ka qenë tërësisht një fushatë civile, qytetare, ku kemi kemi prezantuar platformat tona të shtatë kandidatët.

Sot ne jemi dy kandidatët më të votuar, që jemi shpallur në një garë në balotazh, jemi sërish me njëri tjetrin. Jam i bindur që ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe për modernizmin e mëtejshmën të partive politike shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e procesit të Primareve në PD, të organizuara për herë të parë dhe me këtë standart, dhe për ta çuar në një standart meë tutje dhe për të sjellë një risi në skenën politke shqiptare në sot do të adaaptojmë një model amerikan të garës. Modeli i garimit presidencial, ku të gjithë shikuesit, ata që na ndjekin, jam i bindur që e shohin që në SHBA kur zhvillohen garat, garon kandidati për president, së bashku me krahun e tij të djathtë për zv.president.

Unë kam kënaqësinë më të madhe sot, dhe ua them me bindje absolute që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi, kam qenë i bindur që në 14 maj nëse do t’ja dilja, do ta mundja Erion Veliajn dhe do ta mund. Por sot nuk jam më unë, por jemi ne, së bashku me dr. Aimehmetin në krahun tim të djathtë, si krahun tim të djathtë në këtë fushatë dhe pas 14 majit nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe jam i bindur që çdo qytetar i Tiranës do të ketë arsye shumë herë e më shumë për të na besuar në votëmodelin që ne do të sjellim. Një model krejt ndryshe nga ai i Rilindjes, nga ai i Erion Veliajt në kryeqytet dhe një model që do të sjellë shpresë për të gjithë klasën politike shqiptare.

Unë gjej rastin të falenderoj këtu sot dr.Alimehmetin, të cilin kam patur fatin ta njoh përpara angazhimit tonë politik. Është fisnik, dhe jam i bindur që gjithmonë do të mbetet një fisnik, dhe e fisnikëroi edhe më shumë garën. Jam i bindur që në përballjen e 14 majit, jam i bindur që qytetarëve do t’ju sjellim një model të bërit politikë krejt ndryshe me civilitet, me qytetari, me program, me pozitivitet. Jam i bindur që do të çrenjosim një model të tmerrshëm që është uzurpuar dhunshëm në Bashkinë e Tiranës në këto 8 vite.

Gjej rastin të falenderoj ata 8470 demokratë që dolën ditën e djeshme, edhe pse në kushte shumë të vështra atmosferike për të votuar. Komisionerët, vëzhguesit, degët e PD që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme ditën e djeshme dhe kanë sjellë këtë standart, është një standart shumëi lartë kam përshtypjen për të gjithë politikën dhe të gjitha partitë politike shqiptare.

Gjej rastin edhe njëherë të falenderoj edhe 5 kandidatët e tjerë që e fisnikëruan dhe e zbukuran këtë garë edhe më shumë. Jam i bindur që tani së bashku me Ilirin ne do të kemi mundësinë të ulemi edhe me kandidatët e tjerë, për të kompozuar kështu edhe një mozaik më të plotë të një ekipi, sepse kemi dhënë një premtim që në 14 maj të shtatë do të garojmë përballë Erion Veliajt, dhe të shtatë do të jemi përball Erion Veliajt dhe më pas me të gjithë faktorët brenda PD, brenda opozitës së bashkuar dhe gjithë faktorët politikë që duan t’i bashkohen ekipit tonë në përballjen e 14 majit.

I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliajn që PD dhe opozita e bashkuar ka tashmë këtë standart paraqitjeje dhe këtë model politik përballjeje.

Edhe njëherë faleminderit dr.Alimehmetit! Jam ndjerë i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë pjesë e një gare ku jam përballur dhe me dr. Alimehmetin dhe nga ky moment ne bashkë fillojmë fushatën deri në 14 maj përballë Erion Veliajt. Ju faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale