DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORJA PËR DEPARTAMENTET NË PD, SILVI BARDHI
Përshëndetje!
Si nënë, si qytetare e Tiranës por edhe si grua e aktivizuar në Partisë Demokratike, dua së pari t’i uroj shëndet të plotë nënës së re dhe jetë të gjatë fëmijës që u lind më 7 tetor, ditën e marshimit popullor në kryeqytet.
Le të jetë ky fëmijë një ogur i mirë për vendin dhe frymën e lirisë dhe protestes, kundër abuzimeve dhe së keqes në pushtet!
Zonja në fjalë e di, siç e di tashmë edhe publiku, se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital.
Shtatzania e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla. Kujtoni pak rastin e Griseldës së Kavajës, partnere e ish-kryebashkiakut socialist të qytetit, e cila jo vetëm “u mor peng nga pushteti i Berishës” por edhe iu hoq fëmija në bark. Ky makabritet i sajuar iu përcoll me një letër alarmante të gjitha institucioneve ndërkombëtare nga zyrat e PS.
Fëmija doli jastëk dhe rrëmbimi i stisur si pjesë e konflikteve në çift, por askush në PS nuk kërkoi falje as pati turp.
Kuzhinierët e së keqes në qeverinë Rama, fabrikuan edhe kësaj here një shtatzani problematike, lindjen e një nëne në makinë si pasojë e protestave të Berishës.
Edhe këtë herë mashtruan, falsifikuan dhe përhapën dezinformim.
Si me magji, ekzaktësisht i njëjti titull u shfaq në të gjitha mediat që kontrollohen nga Rama, nga televizionet kombëtare deri te portalet e vogla të gjobvënies.
Pushteti u mundua me çdo kusht të denigrojë opozitën me një lajm të shpikur.
Pushteti u mundua gjithashtu të përdorte nënë e re si dëshmitare të rreme, por ajo me integritet qytetar refuzoi të takonte ministren e Shëndetësisë, si edhe të flasë në media variantin që i kishin parapërgatitur.
Zonja e dinte të vërtetën: thirrja në numrin e Urgjencës dhe kërkesa për Ambulancën i ishte refuzar. Në këto kushte familjarët e kishin transportuar me makinë private drejt spitalit.