PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
EKSTRAKT
Nga sot grupi parlamentar i PD dhe ai i opozitës do të nisin aksionin politik kundër regjimit të bashkuar dhe në unifikim të plotë të qendrimeve politike. Mbledhja e 43 deputetëve të pranishëm ka nisur menjëherë nga vedimmarrjet për qendrimet që do të mbahen në Parlament nga java e ardhshme.
Gazment Bardhi tregoi një pjesë të agjendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.
Në një prononcim për media të bërë ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryetari i grupit parlamentar së PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë “Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan”.
Bardhi u shpreh se “çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë”, ndërsa i kërkoi Bashës që të t’i rikthehet misionit si opozitar.
I pyetur në lidhje me ftesën ndaj Berishës për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD dhe aleatëve, Bardhi theksoi se: “E rëndësishme është që në agjendën politike dhe parlamentare kundër kundërshtarit tonë të përbashkët, është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar.”
Bardhi u shpreh se, është e rëndësishme që fokusi të përqendrohet te kjo mbledhje e rëndësishme ku opozita të përmbushë misionin e saj 100%.
FJALA E PLOTË
Publikisht falënderoj secilin nga kolegët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që u bënë pjesë e një takimi të nevojshëm, të domosdoshëm, mdaje të vonuar të të gjithë deputetëve opozitarë të parlamentit shqiptar.
Sot në takimin rreth 43 deputetë të PD, Aleancës për Ndryshim kemi caktuar një pjesë të agjendës parlamentare për sesio nin e ardshëm parlamentar.
Së pari, prioritet i punës së deputetëve të opozitës në parlament, në nisjen e këtij sesioni do të jenë sigurisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore e cila për fat të keq është bllokuar prej dy viteve është vendosur si prioritet i punës së gjithë deputetëve të opozitës, atyre sigurisht që e ndiejnë veten ende opozitarë në parlamentin e Shqipërisë duke rikonceptuar komisionin e reformës zgjedhore, dhe sigurisht edhe detyrat që duhet të përmbushë me afate dhe përgjegjësi të qarta ky komision i ri i reformës zgjedhore.
Është e papranueshme, që ndërsa opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, ka denoncuar masakrën zgjedhore të 14 majit, të mos çojë përpara një prioritet që është jo thjesht një interes i opozitës, por është interes i Shqipërisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë padyshim interes i Shqipërisë.
Prandaj, pasi kemi analizuar me shuë përgjegjshmëri produktin e deritanishëm të komisionit të reformës zgjedhore, na rezulton që nuk ka patur një prdukt, është zhvilluar një apo dy mbledhje gjithësej, dhe për këto arsye nuk mund të vazhdohet më kështu.
Prandaj, vendimi i parë që kemi marrë është padyshim rikonceptimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore. Së dyti, besoj bjemë dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar në historinë 32 vjeçare të vendit. Çdo ditë ne përballemi me skandale të kësaj qeverie, ku milionat e eurove tashmë janë kthyer si bileta të autobuzit, apo të trenit, dhe që kanë humbur vlerën për shkak të abuzimeve me vlera marramendëse.
Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen, pra do të paraqesim në nisje të këtij sesioni ngritjen e tre komisioneve hetimore.
Së pari, komisioni hetiimor për koncensionet PPP-të dhe problematikat në shëndetësi, i cili në gjykmin tonë përbën prioritet jo vetëm në shkak të abuzimeve, por për të pamundësisë së qytetarëve për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Ju jeni dëshmitarë, besoj bjemë të gjithë dakord se nëse nuk do të kishte funksionuar siç evidentuan edhe kolegët në takim, nëse nuk do kishte funksionuar komisioni hetirmor për inceneratorët, ndoshta ne sot nuk do kishim produkt as nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e inceneratorëve.
Siç besoj jemi dëshmitarë që të gjithë bashkë, që edhe pse ka nën hetim prej një kohe të gjatë këto procedura koncensioni, apo PPP-të, ende nuk është finalizuar hetimi mbi këto çështje. Prandaj komisioni hetimor që do të kërkojë opozita do të synojë të ndihmojë edhe punën e organit të prokurorisë, duke evidentuar fakte edhe të dhëna që i shërbejnë sigurisht edhe hetimit penal.
Çështja e dytë për të cilën kemi rënë dakord ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve, abuzimi me çështjen e patronazhistëve, apao skandali më i fundit, apo shqetësimi më i fundit i ngritur edhe nga SHBA-të, lidhur me dyshime serioze në ndërhyrjen e sistemit TIMS dhe vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, kanë vendosur si prioritet nr.2 në sferën e llogaridhënies pikërisht ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje.
Dhe së treti, jemi njohur dhe njihemi çdo ditë me të dhëna, sesi zyrtarë publikë në kushtet e konfliktit të interesit marrin vendime për të pasuruar miqtë, shokët, apo familjarët e tyre me fonde publike, prandaj një tjetër komision do të jetë i fokusuar te çështjet që lidhen me zbatimin e ligjit, me konfliktin e interesit, në abuzimin me detyrën.
Këto ishin dy shtyllat kryesore të diksutimve në këtë takim. Sigurisht që ka patur edhe diskutime të tjera, por unë e shikoj takimin e sotëm si një takim të vonuar të deputetëve të opozitës në parlament, dhe si një mundësi e humbur gjatë këtyre dy viteve për të patur një agjendë të përbashkët politike dhe parlamentare të të gjithë deputetëve të opozitës.
Për një pjesë të vogël të kolegëve që nuk u bënë sot pjesë e këtij takimi, unë dua të vazhdoj të besoj se misioni i tyre është mbrojtja e interesit publik dhe opozitarizmi. Kjo është një tryezë e çdo deputeti të opozitës, dhe nuk duhet të mbajë larg asnjë deputet që është mandatuar nga qytetarët si opozitarë për të ushtruar përgjegjësi.
Pyetje: Kur do të zhvillohen takimet duke filluar nga dita e nesërme?
Bardhi: Nuk kemi caktuar detaje të tilla. Sot lajmi është që të gjithë deputetët e opozitës, që e ndjejnë veten opozitarë, dhe duan të bashkojnë forcat në parlament me një agjendë të unifikuar, për ta bërë opozitën funksionale në parlament, sepse realisht nuk kemi qenë një opozitë 100% funksionale edhe në parlament për shkak të konfliktit dhe ndasisë brenda PD.
Sot lajmi i mirë për çdo opozitar që do ta shohë opozitën në atë rol që i ngarkohet në atë shoqëri demokratike, është që po, deputetët e opozitës kanë një qendrim të unifikuar dhe nga sot do të kenë në parlament një qendrim të unifikuar.
Pyetje: Lulzim Basha ju uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan, keni një koment?
Bardhi: Nuk kam asnjë koment. Ftesa ime për z.Basha dhe cilindo tjetër është që t’i rikthehehet misionit si opozitar. Çdo deputet i opozitës mund të ketë mendimet e tij për bunkerë e çështje të tjera, unë nuk dua t’i hyj sot deklaratave ndarëse. Apeli im është që, cilido të reflektojë për momentin ku ndodhet Shqipëria dhe se çfarë opozita me mosfunksionimin e saj gjatë këtyre dy viteve mund t’i shkaktojë të ardhmes së Shqipërisë. Ky është mesazhi im.
Do të dua të përfshihem të paktën sot në këto debate brenda PD.
Pyetje: Z.Bardhi, ju nuk doni të futeni në këto deklarata, por fakti është që ju dhe Sali Berisha deri para pak muajsh keni hedhur akuza të rënda ndaj njëri tjetrit. Ju sot u ulët me Sali Berishën si kreu i Rithemelimit, si deputet, apo me Sali Berishën si babi i Shkëlzenit?
Bardhi: Kjo ishte një mbledhje e 59 deputetëve të PD dhe Aleancës për Ndryshim. E kam theksuar edhe në deklaratën ku kam njoftuar. Ndasitë apo qendrimet e ndryshme për çështje të ndryshme, secili deputet është në lirinë e vet t’i ketë ashtu siç i ka patur. E rëndësishme është që në agjendën politike dhe parlamentare kundër kundërshtarit tonë të përbashkët që është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar, ne të mos kemi deferenca.
Pyetje: Z.Bardhi, kryetar i grupit parlamentar kush do të jetë?
Bardhi: Ju lutem, të përqendrohemi sot tek kjo mbledhje e rëndësishme. Unë nuk do iki jashtë vendit, nuk do mbyllem në asnjë bunker, do më keni në çdo minutë në dispozicion.
Ajo që sot është mesazh që duhet t’i përcjellim qytetarëve që janë të lodhur nga konflikti brenda opozitës. Që presin që opozita të përmbushë 100% misionin e saj është që po, opozita nga sot ka një agjendë të unifikuar kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës.
Pyetje: A jeni ju i bindur se do i çon ideri në fund këto komisione dhe do të përballeni me mazhorancën socialiste dhe nuk keni pengese Lulzim Bashën, i cili prej jush ndihmohet nga z.Rama dhe z.Veliaj? Pra, e keni betejën vetëm me z.Rama apo edhe me z.Basha i cili ditën e djeshme ju deklaruat se ndihmohet nga Rama dhe Veliaj?
Bardhi: Të jem i sinqertë me ju, sot nuk është përmendur asnjë emër tjetër përveç emrit të kundërshtarit tonë të përbashkët, Edi Rama. Kemi ndërtuar agjendën parlamentare për përballjen me Edi Ramën dhe nuk ka dhe nuk do tëketë asnjë individ, nuk ka snjë mundësi të pengojë opozitën të bëhet funksionale.
Pyetje: Z.Bardhi a është marrë një vendim për deputetët e përjashtuar në këtë mbledhje?
Bardhi: Kjo mbledhje e sotme kishte vetëm një mesazh: opozita parlamentare është bërë bashkë për të ndërtuar një agjendë të unifikuar. Për të gjitha çështjet e tjera kini durim do më keni këtu dhe do jem i gatshëm t’ju përgjigjem çdo pyetje, apo çdo pikëpyetje që ju keni.
Pyetje: Grupi parlamentar që ju thoni që ka bashkërenduar agjendën politike, disa prej tyre janë të përjashtuar. Çfarë do të ndodhë me deputetët z.Bardhi, do të pranohen në grupin parlamentar të PD, çfarë ndodh?
Bardhi: Në këtë takim kanë qenë prezent 43 deputetë të PD dhe Aleancës për Ndryshim. Ky është lajmi politik. Procedurën ia lëmë teknikëve edhe një momenti tjetër.
Është marrë vendimi për të patur takime të përjavshme në këtë format është në javën e ardhshme përpara seancës së ardhshme plenare.
Falemiderit!