Balliu: Drejtësia e re në Shqipëri ka dështuar! Rasti i të riut spanjoll tregon si korrupsioni dhe paaftësia e sistemit gjyqësor shndërron qytetarët në viktima dhe mbyll sytë para tonelatave të drogës së kriminelëve

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN NË PD, KLEVIS BALLIU

Një cigare marijuanë që iu kap një të riu spanjoll në një park të Tiranës, është prova më e qartë se drejtësia e re ka dështuar si për shqiptarët, si për këdo tjetër, dhe se gjuha e saj është ryshfeti dhe korrupsioni.

Nëse spanjolli ka zgjedhur arratisjen nëpër kufirin e Malit të Zi, për t’u kthyer në vendin e vet, shqiptarët nuk e kanë këtë mundësi sepse janë në vendin e tyre dhe u duhet ta durojnë padrejtësinë e kësaj drejtësie ccdo ditë.

Prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë e kanë kthyer, atë që duhej të ishte një arrestim dy orësh, siç i tha policia, në një kalvar gjyqësor që e çoi të riun spanjoll 20 netë në burg dhe më pas, gati tre muaj në lirim të përkohshëm, në pritje të gjykimit.

Për ‘të përshpejtuar procedurat’, sicc i tha avokati i tij kërkoheshin 3 mijë euro për t’ia dhënë prokurorit. Por ky shkëmbim, sicc thekson gazeta ‘Cronaca Global’, që shkruan për rastin, nuk rezultoi i dobishëm. Edhe pse të gjitha ekspertizat ishin në favor të tij, duke qenë se cigarja e konsumuar ishte e llojit CBD, vetëm 3 gramë, dhe për konsumim vetjak, prokurori kërkoi shtyrjen me tre muaj për të vazhduar hetimet. Më saktë, për të rritur pazarin.

Në këto kushte, i riu vendosi të arratisej duke “u lënë targën” prokurorit dhe drejtësisë shqiptare, por cila është zgjidhja për mijëra të rinj shqiptarë që mbipopullojnë burgjet dhe qelitë e paraburgimit për shkelje të ngjashme minore?

Një drejtësi që është jotolerante për një cigare marijuana, dhe që mbyll sytë para tonelatave me drogëra të lehta dhe të rënda që trafikohen nëpër kufijtë dhe portet e Shqipërisë është kriminale.

Partia Demokratike, prej fillimit ka kërkuar një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një që mbron të fuqishmit dhe nëpërkëmb të pambrojturit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale