FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Në konferencën e përjavshme të zhvilluar me gazetarët, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 14 maji është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë.
Berisha u shpreh se, kurora e fushatës ishte Tirana, por xhevahiret në këtë kurorë ishin edhe fushatat e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Korçës, Lushnjës, Gjirokastrës, Sarandës.
Lideri demokrat, Sali Berisha tha se, arrestimi i Belerit në Himarë është hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës. Berisha tha se: “I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit.”
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë pyetjes së bërë nga gazetarët u përgjigj se, dosja McGonigal është absolutisht e pashmangshme në mënyrë absolute për Edi Ramën. Berisha theksoi se, Rama është i shkuar, as presidenti amerikan nuk e fal, bashkimi i çështjeve ngre hipoteza të rënda.
Në një pyetje tjetër drejtuar Kryetarit të PD, Sali Berisha në lidhje me videon e skandalit të akimit të fshehtë Basha-Balla, ai iu përgjigj duke thënë shkurtimisht se, “Nuk është asgjë e re, e kam thënë me kohë që janë pengje.”
FJALA E PLOTË
Sot mbyllet me sukses njëra nga fushatat, ose fushata zgjedhore më historike që nga viti 1992.
Në këtë fushatë, në rrugët, sheshet, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë u përball dy alternativa, alternativa e njerëzve të lirë, alternativa e pluralizmit, alternativa e dinjitetit, e të ardhmes së shqiptarëve, alternativa e interesave individuale dhe kombëtare të shqiptarëve, me alternativën e pushtetit në duart e një njeriu, me alternativën e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, në alternativën e bazuar në terrin dhe mafian dhe alternativën e cila u krijoi shqiptarëve dramën më të madhe me shpopullimin e vendit që ata kanë njohur në tërë ekzistencën si komb. Alternativë që për 8 vite varfëroi shqiptarët në mënyrën më të pamëshirë dhe i largoi nga vendi i tyre.
Vij sot për të shprehur mirënjohjen më të pakufishme atyre qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë me të cilët u takova në sallat, sheshet, rrugët e Shqipërisë, për mbështetjen e madhe, për epërsinë totale morale që vendosën në këtë fushatë ndaj krahut obskur, krahut monist, krahut të vjedhjes, zhvatjes dhe përzënies së shqiptarëve.
Në kushtet më të pabarabarta që mund të zhvillohej një fushatë, epërsinë e plotë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit e pati koalicioni ynë ‘Bashkë Fitojmë’. Në një kohë kur nga një shesh në një tjetër, nga një qytet në tjetër shëtisnin si fantazma autobusë të mbushur me punonjës administrate të marrë me detyrim, në sheshet tona vërshonin qytetarët me vullnetin e tyre të lirë për të dëshmuar mbështetjen për të treguar mbështetje ndaj koalicionit fitimtar ndaj zgjedhjeve të 14 majit.
Fushata e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ishte mbi të gjitha një fushatë për qytetarin. Një fushatë në të cilën qeveritarët tanë të ardhshëm vendorë paraqitën para qytetarëve programet më të mira, më serioze, më të studiuara për problematikat e mëdha të krijuara këto vite të qeverisjes shumë, shumë problematike të rilindjes. Në këtë kontekst ishte një festival do të thosha unë, programesh, vlerash, optimizmi, që qarkoi të gjithë vendin me sukses të plotë. Ndaj dhe kam vetëm mirënjohje të pakufishme ndaj qytetarëve, mirënjohje të pakufishme ndaj kandidatëve tanë për frymën qytetare që përcollën në këtë fushatë krahasuar me kandidatët e territ, e valixheve me euro krimi, të cilët nuk guxuan kurrë njëlloj si kryetari i tyre të paraqiten në debate televizive apo në sheshe para qytetarëve për të debatuar, si për alternativën ashtu dhe për bilancet.
Në asnjë rast ata përdorën praktikë heshtjen mafioze, ligjin e mafias, atë të heshtjes dhe jo të ballafaqimit. Demonstrimin e qartë të epërsisë absolute të kandidatëve tanë nga Konispoli në Tropojë, nën udhëheqjen e shkëlqyer që Belind Këlliçi me programin e tij me civilitetin dhe risitë që ai paraqiti para qytetarëve të kryeqytetit, udhëhoqi të gjithë këtë ansambël të mrekullueshëm alternative për mbarë qytetarët shqiptarë.
Në këtë kontekst unë them se kurora e fushatës ishte Tirana, por xhevahire në këtë kurorë ishin fushatat e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Korçës, Lushnjes, Vlorës, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, pra nuk kishe nuk mund të veçosh, nuk kam gjetur ndonjëherë qytetarë më të kënaqur nga alternativat e paraqitura dhe më të përfillur se sa kam gjetur në këtë fushatë.
14 maji, kjo është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik në Shqipëri dhe njëherë, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, News 24: Kandidati i koalicionit “BashkëFitojmë”, Fredi Beleri është arrestuar nga Policia e Shtetit mëngjesin e ditës së sotme për akuzën e shitblerjes së votës. Coli është komenti juaj për këtë ngjarje, dhe çfarë dini ju përtej asaj çfarë është raportuar nga komunikimi që keni bërë.
Berisha: Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër e Edi Ramës, ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhim të një manipulatori, dhe një ish-bashkëpunëtori të bandave që drejton sot policinë e Vlorës, dhe që quhet në mos gaboj, Ermal Muça.
Ky ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe bandat e tjera. Unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që kjo të ketë ndodhur. Por, duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Edi Ramës ndaj tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë.
Sikundër, përdorimi i dhunës është një akt in-ekstremis për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty. Unë qenë dhe kam gjetur në Dropull një klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënte presion të mos votojnë për kandidatin tonë të shkëlqyer, Thanas Manekën, por të votonin për kandidatin e Edi Ramës. Terror është ushtruar në zona të tjera të vendit nga Belinda Balluku, de denoncuar disa herë, e cila shoqërohet me banditë dhe drejtorë.
Është ushtruar në Pukë nga kriminelë të armatosur të Gjon Gjonajt. Janë ushtruar në disa vende dhunë. Por, ju garantoj se këto nuk do pengojnë fitoren e shkëlqyer të opozitës shqiptare më 14 maj.
Më lejoni të bëj një plotësim. Historia e Himarës dhe e bregut është në ligjin mafioz të koorporatës të investimeve strategjike, me të cilin Edi Rama ka autorizuar veten të konfiskojë cdo pronë që i pëlqen atij dhe klaneve të tij, dhe përpjekjet e komunitetit himariot dhe jo vetëm himariot, por përpjekjet e komuniteteve të brigjeve dhe të zonave turistike të vendit në mbarë Shqipërinë, do kenë mbështetjen e plotë dhe totale të opozitës shqiptare. Ligji i parë që do të anulohet nga ligjet më të para, do të jetë ligji i koorporatës së investimeve strategjike, i cili e bën pre të mafies shtetërore të gjitha brigjet dhe trojet e tjera turistike shqiptare. Ndaj edhe, këtë mund të them unë.
I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit, sepse ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që në të gjitha fjalimet që kalon, e ka bërë epiqendër e sulmeve të ti të shpërlara, të padenja për një njeri. Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar, duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor, të cilin Edi Rama e konsideron kinezëri; me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, në fondin e pensioneve pa kontribute. Vetëm për aftësitë ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë lekë nga thesari, etj. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë.
Kjo ka qenë masive, dhe nëse ka një njeri që ka kryer një megakrim elektoral, është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali bashkë me bashkëshortin, Tom Doshi e me radhë. Këta janë kryekriminelët elektoralë të kësaj fushate. Edhe të tjerë ka me siguri.
– Ka patur një debat z.Berisha përpara disa muajsh në momentin që ju i besuat PBDNJ dhe OMONIA-s Himarën, pra dhe kandidatit, Fredi Beleri, ndërkohë që ju atëherë qartësuar se Himara është shqiptare, kështu e ka treguar historia, kështu është, kështu do të vazhdojë. Ndërkohë që kandidati juaj ka përmendur në mediat greke fjalën ‘helenizim i Himarës’.
Berisha: Nuk heq anjë presje atyre që kam thënë. Siç e dini, vetë Himara është një komunitet i përzierë. Në Himarë ka shqiptarë, ka qytetarë me origjinë greke, ka qytetarë me origjinë veneciane, ka qytetarë me origjina të ndryshme, siç janë portet.
Portet gjithnjë, historikisht janë një miksturë. Lidhur me problemin, antishqiptari më i madh i kohërave është Edi Rama. Dhe Edi Rama nuk mund ta përdorë si gjethe fiku, por në rast se lexon me vëmendje deklaratën e Belerit, ai bën fjalë për pronësinë e tokës. ThotëL Pronësinë e tokës.
Dhe Rama i referohet kësaj, por e kam zgjidhur më avokatët. I ka paguar si McGonigal në Uashington, ku në vend që të mbrojnë interesat e banorëve të Himarës, mbrojnë interesat e Edi Ramës, kjo është e vërteta. Kurse ky, Fred Beleri, ka kërkuar që pronat të cilat u përkasin himariotëve të jenë të himariotëve.
Fred Beleri, nuk mund të bëjë as të zhbëjë historinë. Himara është, ka qenë dhe mbetet bastion i shqiptarizmit. Por aty ka dy gjëra të pamohueshme. Ka një seri fshatrsha që janë bilinguale, dhe vet qytetati i Himarës ka qytetarë me origjina të ndryshme. Origjinë shqiptare, greke, veneciane. Edhe mbiemrat po të shkoni aty, i gjeni këto familje që akoma janë. Ndaj edhe këtu, ky që bën bububu nga këto, ky është një antishqiptar nga kreu te këmbët, ky që do të bëhet partiot në këtë rast, Edi Rama. Kujt ia shet ai patriotizmin?
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, ju keni shprehur rezerva për fjalorin që ka përdorur kryeministri Rama në fushatë, por mos ndoshta edhe ju e keni rënduar kryeminstrin, duke e konsideruar një kandidat qelie për çështjen McGonigal gjatë gjithë kësaj fushate?
Berisha: Jo, nuk është fare që unë e kam rënduar, përkundrazi unë kam paralajmëruar shqiptarët se dosja McGonigal është absolutisht e pashmangshme në mënyrë absolute për Edi Ramën. Edi Ramën nuk mund ta falë asnjeri. Dy ditë më parë, një mik i imi i i shquar amerikan, më garantoi se as presidenti i SHBA nuk ka të drejtën kushtetuese të faljes për ata që janë në proces zgjedhor. Do të thotë se Edi Rama është 100% i shkuar. Nuk ka më asnjë shpresë, sepse falja e presidencial nuk mund të aplikohet në këtë rast. Këtë ma garantoi një mik shquar që i njeh ligjet amerikane në mënyrë të shkëlqyer. Jo, legjislacioni amerikan nuk e parashikon faljen. Është i pashpresë.
Falja presidenciale mund të aplikohet pas dënimit. A do aplikohet apo jo, unë them jo. Ua them unë ju. Se ai ka bërë një kërcënim të tmerrshëm, dhe po dalin gjëra gjëra të tjera. Nuk u kërkua kot bashkimi i çështjeve. Bashkimi i çështjes shqiptare me çështjen ruse le shumë dyshime të tjera.
Se kështu në pamje të parë ato ishin të shkëputura. Por tani kërkohet bashkimi. Nuk po bëj hipoteza, por bashkimi nënkupton se aty janë ndërthurur gjëra të tmerrshme për Edi Ramën dhe për atë që janë marrë me këtë problem. Janë çështje të lidhura. Nuk lidhen çështje, nëse nuk janë të lidhura.
Prokurori i çështjes kërkon lidhje për çështjet kur ato janë në lidhje të qarta. Hipotezat dalin të shumta për Edi Ramën, përveç ryshfetit, dalin hipoteza më të rënda për të.
Ardit Hoxha, Euronews: Kryeministri Rama gjatë ditëve të fundit të fushatës, i pyetur disa herë nga gazetarë të ndryshëm për objektivin që ka PS. Përveç faktit që deklaron se PS mund t’i fitojë sërish të gjitha bashkitë, ka vënë një prag për opozitën, duke deklaruar se opozita nuk merr më shumë se 11 bashki. Në opinionin tuaj PS sa bashki merr në zgjedhjet e 14 majit?
Berisha: Dy gjëra. Edi Rama mendon se kaq do të mund t’i lëjë opozitës, por e garantoj se çdo akt i tij është regjistruar në mënyrën më serioze nga opozita dhe do marrë përgjigjen më të fortë.
Së dyti, unë ua them ju, nuk jam profet, por kudo që kam shkuar kam gjetur klimë fitoreje, nga saranda në Tropojë. Ndaj edhe, nuk më lejohet mua tani të them se në këtë bashki do fitojmë, në atë bashki do fitojmë. Aty është profeti. Unë nuk them ndonjëherë numra dhe përqindje. Ato i kanë ata që komunikojnë me forca madhore, jo unë. Unë jam tokësor, atë nuk e them dot.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Ju një ditë më parë në një dalje për media i bëtë thirrje qytetarëve, biznesmenëve, fermerëve, punonjësve të administratës që më 14 maj të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, pra të votojnë. Gjatë kësaj kohë, ju i ken marrë masat sesi do të ruhen votat e qytetarëve, duke pare edhe situatën tuaj sa i takon komisionerëve?
Berisha: Edi Rama ka bërë gjithçka që votat tona t’i numërojë sipas qejfit të tij. Por, ju garantoj se votat do të numërohen, jo sipas qejfit të tij, por sipas rregullit ligjor. Dhe në këtë kontekst, përfaqësuesit tanë do të jenë syçelët dy herë më shumë. Do regjistrojnë çdo votë, dhe unë jam i bindur, se çdo përpjekje për të devijuar votën në drejtimin që nuk është, do marrë ndëshkimin e merituar. Këtë mund të them.
Sigurisht, mund të them se këtu janë bërë, vetëm Erion Veliaj ka mobilizuar me dhjetëra shoqata në forma nga më të ndryshme për të ndikuar te zgjedhësit, por Erion Veliaj merr ndëshkimin e merituar nga qytetarët shqiptarë, si kryebashkiaku më i keq që Tirana ka njohur që nga themelimi i saj si kryeqytet.
Të rrisësh benzenin për shkak të rrënimit të trafikut, të bllokimeve të trafikut me shifrën 5 herë lehjuar nga norma, je një kriminel mjedisor, ke kryer një krim të rëndë ndaj qytetarëve, pasi benzeni është një molekulë me një potencial shumë të lartë kancerogjene, dhe është e provuar kjo. Është një nga provat më të mëdha të kësaj doktrine që është gjetur. Ka arritur dioksidin e azotit, edhe ky një agjent toksik për zemrën, mushkëritë, imunitetin dhe sëmundje të tjera.
Erion Veliaj, është kryetari i bashkisë që rrokullisi Tiranën në njërin nga 10 qytetet më të ndotura të botës. Dhe ju duhet ta dini, se ka bërë një mashtrim të tmerrshëm. Ka ndërprerë monitorimin që i bën Agjencia Kombëtare e Mjedisit të kryeqyetit, ka deklaruar se po e bëj me një shoqatë X, që nuk dihet se kush është. Pra, i ka lënë qytetarët shqiptarë në Tiranë të ekspozuar ndaj helmeve toksike prej 8 vitesh.
Ai meriton të shkojë aty ku e ka vendin. Erion Veliaj, nga ana tjetër është një hajdut. Në moshën e tij, në Europë nuk gjindet një i dytë. Në kuptimin që, thotë kam mbjellur 1 milionë pemë, ka vjedhur faturën e 1 milionë pemë, se mbjellë nuk ka as 10 mijë pemë ai.
Sharra, miniera e tij e floririt me Edi Ramën, është aktakuzë që do ta ndjekë gjithë jetën. Po takson qytetarët e Tiranës 17 euro më shumë për plehrat, dhe po lehtëson mesa duket, ka të dhëna të forta, riciklimin e parave Pasdaranëve në Shqipëri në këtë aferë.
Pra, Erion Veliaj është shëmbëlltyra e njeriut që së bashku me Edi Ramën ka vjedhur dhe shpërdoruar pushtetin më shumë se kushdo tjetër. Ju e dini që, uji i Tiranës, jo që nuk mjafton, nuk është kurrkund aty ku thotë, por është i papijshëm. Zyrtarët e bahskisë u thonë qytetarëve që po e pitë do shkoni në spital. Çfarë ka ky? Ky tani është i shfazuar. Ky ka tmerr nga dita e diel.
– Z.Berisha, këto nuk janë zgjedhjet e juaja të para, duke iu referuar edhe karrierës suaj politike. Në këto bashki, pritet që në 3 bashk: Kamëz, Elbasan, Vorë rezultatet do të dalin para se numërimi të nisë në disa bashki tjera. Mendoni se kjo do ndikojë gjatë procesit të numërimit?
Berisha: Do jemi fitimtarë. Në këto 3 bashki që thoni ju, do fitojë PD. Arjan Hoxha, Luçiano Boçi ka bërë një fushtë të jashtëzakonshme në Elbasan, dhe është e sigurt që do të jetë nga më të parët, bashkë me Arjan Hoxhën dhe me Indrit Hoxhën që do festojnë fitoren.
– Pak ditë më parë është publikuar në media një video ku shikohet takohet Taulant Balla dhe Lulzim Basha. A keni një koment në lidhje me këtë video që ka qarkulluar, por edhe akuzat që z.Basha ka bërë në adresë tuaj, duke thënë se jeni j uautori.
Berisha: Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re. Supervideo është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Edi Rama e mban peng për larje parash. Pas kësaj pengmarrje, unë të vetmin problem, po pse nuk takohen haptas ata, por takohen fshehtas si qyqarë?
Nuk kam asnjë lloj komenti. Unë e kam thënë me kohë janë pengje. Më mirë të shkojnë të pijë kafe, sesa shkojnë nëpër skuta.
Ju falenderoj!