DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot arratisjen nga Shqipëria të ish Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj vetëm pak orë para se SPAK të kërkonte arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve.
Në deklaratën e mbajtur për media ditën e sotme, Berisha deklaroi se ky është një rast i paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe ndodh për herë të parë. Berisha u shpreh se kërkesa e Prokurorisë është fshehur tre ditë nga Parlamenti. Ai e konsideroi Ahmetajn si Zv.Kryeministrin e një organizate kriminale të drejtuar nga Rama.
Berisha u shpreh se Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale pasi anëtarët e saj me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferës të djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona euro nga BE.
Qeveria ka vepruar si një organizatë kriminale, sepse me vendime zyrtare në kundërshtim me ligjet e vendit dhe MAS me BE, kanë përjashtuar garën e hapur në prokurimn publik të dy prej djegësave dhe dhënien me koncesion të të tretit, në një aferë që arrin shifrat e 720 milionë eurove.
Berisha u shpreh se hetimi dy vjeçar me inceneratorët u dëshmoi shqiptarëve se SPAK është vetëm një aneks i organizatës kriminale pasi asnjë nga të hetuarit nuk është hetuar realisht për aferën e inceneratorëve.
Berisha paralajmëroi për reagim të PD në lidhje me këtë skandal dhe aferat e tjera të qeverisë.
DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA
Arratiset Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i organizatës kriminale qeveritare të Edi Ramës.
Për herë të parë në historinë e vendit, super-ministri apo zëvendëskryeministri i qeverive të Edi Ramës, de facto organizatës kriminale të kryesuar prej tij, arratiset.
Sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se prokuroria e partisë do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij.
Mesa duket prokuroria, ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetajn para se sa të njoftonin parlamentin për vendimin e arrestimit të tij.
Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga Parlamenti i vendit.
Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Edi Ramës, zëvendësit, ministrave të tij, të cilët pasi pasurojnë veten dhe rrethin e tyre duke vjedhur paratë e taksave dhe pasuritë publike të qytetarëve, sapo të thirren për të dhënë shpjegime për krimet e tyre, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë.
Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon në mënyrë të qartë se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia ndaj detyrës, ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve, zëvendësohen vetëm me vjedhjen sit ë pangopur të qyterëve të mjerë dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen nga vendi apo dërgohen në azil për të tretur dhe gëzuar paratë e krimeve të tyre.
Arratisja e Arben Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare.
Investigimet e medieve dhe gazetarëve kanë provuar përfundimisht se në mega-aferën korruptive të shqiptare djegësave, qeveria me në krye Edi Ramën, i cili për leverdi të vetën firmoste ‘’paf – paf – paf dhe fap – fap – fap’’ ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.
Kjo faktohet katërcipërisht nga sa vijon më poshtë:
1- Qeveria Rama ka vepruar si organizatë kriminale sepse anëtarët e saj në bashkëpunim njëri me tjetrin dhe me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferës së djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve të vendit me Landfill, të financuar për hartimin e saj miliona euro nga BE dhe kanë kaluar në strategjinë e djegësave me të cilat mund të digjeshin plehrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të mara së bashku.
2- Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën ka vepruar si një organizatë kriminale sepse me vendime zyrtare në kundërshtim me ligjet e vendit dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian ka përjashtuar garën e hapur në prokurimn publik të dy prej djegësave dhe dhënien me koncesion të të tretit, një afere që sipas llogaritjeve më të fundit arrin shifrat 720 milionë euro. Vetëm për prokurimin me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, Edi Rama, Engjëll Agaçi, mblodhën në mënyrë të rrufeshme 17 firma në 24 orë nga Ministrat dhe agjensitë e tjera të qeverisë.
3- Qeveria me në krye Edi Ramën funksionoi si organizatë kriminale sepse ka përzgjedhur në kundërshtim me ligjin për të tre objektet, Elbasan, Fier, Tiranë, të nëjtën kompani pa asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve siç kërkon ligji.
4- Edi Rama dhe Engjëll Agaçi si krerët e kësaj organizate kriminale, kanë firmosur me negociata të mbyllura kontratën me këtë kompani, pasi drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike Eduard Ahmeti me shkresë zyrtare ka kundërshtuar në mënyrë të prerë me shkrim, firmosjen e kontratës me negociata të mbyllura dhe ka informuar se negociata e mbyllur nuk lejohet nga ligji shqiptar.
5- Edi Rama dhe Engjëll Agaçi si krerë të kësaj organizate kriminale, në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kanë firmosur për dhënien e bonusit 8 përqind kompanisë e cila nuk ekzistonte askund dhe që u themelua 8 muaj më vonë, një ditë përpara se të shpallej fituese e konçesionit të tyre për Tiranën. Ata kanë firmosur këtë vendim në kundërshtim me çdo ligj dhe çdo parim dhe pasi janë njoftuar me shkrim nga ministra të qeverisë se kompania që i akreditohej bonusi nuk ekzistonte.
6- Krerët e kësaj organizate kriminale dhe në veçanti Edi Rama dhe Arben Ahmetaj,për të realizuar veprën e tyre të vjedhjes të qindra milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë, në kundërshtim flagrant me ligjin morën paratë e fondit të emergjencës së Këshillit të Ministrave dhe i disbursuan për blerjen e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, e cila nuk dispononte asnjë qindarkë në buxhetin e saj për këto blerje. Rikujtoj se këto fonde me ligj janë për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Kështu që banorët e Shkodrës dhe zonave të tjera të përmbytura nuk morën dot asnjë qindarkë nga këto fonde sepse ato i gllabëroi sipërmarrja e Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale qeveri, që quhen djegësa Tiranë – Elbasan – Fier.
7- Kjo është një organizatë kriminale sepse për t’i thënë tenderin kompanisë Rama-Veliaj, ky i fundit në dhunim flagrant të ligjit, ka falsifikuar vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, duke firmosur vetë në emër të kryetarëve të këtyre këshillave pa i mbledhur ato.
8- Afera e djegësave është aferë e organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, sepse prej 6 vitesh në kundështim flagrant me kontratën, Erion Veliaj dhe Edi Rama u marrin për ndërmarrjen e tyre 29 euro për ton pleh të depozituar në Sharrë, nga vëtëm 11 euro për ton që duhet t’u marrin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë ata fusin paqësisht dhe kriminalisht 18 euro për ton në xhepat e tyre nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe Durrësit.
9- Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale sepse Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate kanë firmosur një kontratë e cila vjen në kundërshtim flagrant me Kodin Civil dhe çdo ligj apo interest të qytetarëve të këtij vendi. Kontrata shpreh dhe vetëm interesat e organizatës kriminale, anëtarëve të saj që e kanë miratuar dhe firmosur atë në të gjitha nivelet e kësaj organizate. Kjo kontratë është unike në botë, pasi në nenin 30.1 të saj, apo nenin e e pamundësisë së heqjes dorë nga kontrata, ajo sanksionon: ‘’Asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi e secilës palë për përmbushjen e detyrimeve të kësaj kontrate nuk do interpretohet asnjjëherë si tërheqje nga kontrata apo heqje dorë nga të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ajo’’. Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit, Fletorja Zyrtare viti 2014 numri 202 faqe 121 e kësaj Fletoreje.
Për qytetarët do të lexoj edhe një herë këtë nen të pashembullt në historinë e kontratave. Sipas këtij Neni asnjë dispozitë e kësaj kontrate nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata, dështimi së cilës palë për të përmbushur detyrimet e kësaj kontrate nuk do të intepretohet asnjëherë si tërheqje nga kontrata apo heqje dorë e të drejtave dhe detyrimeve qëe rrjedhin nga ajo. Kjo është kontrata tip e Inceneratorit të Elbasanit.
10- Qeveria e Edi Ramës është një organizatë kriminale sepse Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj në kundërshtim me ligjin e koncesioneve, Neni 21 të tij, kanë miratuar pa asnjë vendim zyrtar, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tyre, kalimin e sipërmarrjes së tyre, nga një dorë në një dorë tjetër, sa që sot kreu i SKAP-it të partisë, deklaron se nuk e di cili është pronari i kësaj kompanie.
PD deklaron se hetimi dyvjeçar i kësaj çështje për të cilën janë burgosur ministra, deputetë, drejtorë, dhe që u kërkua dje arrestimi i zv – kryeministrit Arben Ahmetaj fakton katërcipërisht se Prokuroria Speciale e Shtetit funksionon si një aneks i organizatës kriminale që quhet – Qeveri shqiptare.
Me urdhër të Edi Ramës, aneksi i organizatës kriminale që quhet SPAK deri sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe koruptive në hetim në 32 vitet e fundit.
Kjo prokurori, ndonëse ka lëshuar dhjetëra urdhëra arresti për ministra, drejtorë, deputetët, punonjës të agjensive qëndrore dhe lokale apo biznesmenë të implikuar në këtë aferë, ajo kurrë ndonjëherë nuk ka vendosur një konfiskim të veprës së krimit, nuk ka konfiskuar as vetë djegësat me pretendimin absurd qesharak se nuk dihen pronarët dhe mund të ndëshkohen në arbitrazh në rast se konfiskohen ato. Sipas kësaj logjike, arbitrazhi ndërkombëtar mund të qëndrojë në anën e krimit ose afera e djegësave nuk është një aferë kriminale në ligjin e vendit dhe ndërkombëtar. Çdo aferë kriminale ndëshkohet me ligj.
E vërteta është se Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te vetëm dy persona: Edi Rama dhe Erion Veliaj!
Ndaj dhe ndonëse deri më sot, një numër zyrtarësh e të gjitha niveleve janë burgosur me një numër akuzash që nuk kanë asnjë lidhje me procedurën antiligjore të firmosur nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale për kontraktimin e kompanisë së djegësave dhe kjo vetëm sepse çdo rrokje, fjalë apo rresht në këtë drejtim, të çon te kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, bashkëpunëtorët e tij në këtë krim të shëmtuar Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.
Prokuroria Speciale e partisë paraqiti dje një aktakuzë prej disa faqesh ndaj Arben Ahmetajt. Akuyë e cila sipas vlerësimit tim, pavarësisht dritë – hijet e saj ishte një akuzë pa lidhje direkte me djegësat, akuzë e cila me ligjet e vendit duhet dhe mund ta bënte ILDKP për dhurata të paligjshme, mosdeklarime dhe fshehje pasurie.
Në këtë aktakuzë nuk kishte asnjë fjalë për garën në kundërshtim me kushtet dhe ligjet për procedurën me negociata të mbyllura të ndaluara me ligj për të cilën Arben Ahmetaj kishte dijeni të plotë. Aty nuk thuhej asnjë fjalë sepse menjëherë do të dilte përgjegjësia direkte e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.
Në aktakuzë nuk thuhet një fjalë e vetme për përgjegjësinë direkte të Arben Ahmetajt për përdorimin në kundërshtim me ligjin dhe me firmën e tij të fondit të emergjencës për ndërtimin e djegësave sepse Arben Ahmetaj këtë vepër penale e kishte kryer me urdhër ose në bashkëpunim direct me Edi Ramën, i cili është me ligj autoriteti i vetëm që mund të bënte një transferë të tillë, por asnjëherë pa firmën e Ministrit të Financave.
Prokuroria Speciale faktoi dje përfundimisht se është një vegël mjerane në duart e bosit të aferës së djegësave sepse nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës për të cilin në kundërshtim me ligjin janë disbursuar nga buxheti i shtetit 60 milionë euro dhe nuk ësjhtë dnërtuar as edhe një objekt i vetëm. Ajo nuk e akuzoi dot Arben Ahmetajn as për mosfunksionimin e gjegësit të Fierit, për të cilin janë investuar nga buxheti i shtetit mbi 40 milionë euro ndonëse Ahmetaj ka në varësinë e tij në Ministrinë e Financave njësinë e mbikëqyrjes së projekteve me fonde publike.
Ajo nuk guxoi ta akuzojë për përgjegjësi direkte Arben Ahmetajn sepse para tij ai duhej të akuzonte dy bosët madhorë të këtyre djegësave, Edi Ramën dhe Erion Velinë.
Prokuroria Speciale e Edi Ramës nuk e akuzoi dot Arben Ahmetajn për veprimin apo moveprimin e tij ndaj Nenit 30.1 të kontratës që në kundërshtim flagrant me ligjin nuk lejon në asnjë rrethanë zgjidhjen e kontratës së djegësave vetëm e vetëm se ai është neni Rama – Veliaj.
Prokuroria Speciale e Partisë Socialiste nuk guxoi të akuzonte Arben Ahmetaj për veprim apo moveprim si zv-kryeministër për dhënien e bonusit prej 8 përqind për një kompani që sipas dokumentave zyrtare nuk ekzistonte dhe që po sipas dokumentave zyrtare kjo kompani fantazëm që me vendim qeverie mori bonusin është themeluar 8 muaj më vonë, betëm 1 ditë para se të shpallej fituese e tenderit.
SKAP-i i Partisë nuk guxoi të formulonte këtë akuzë ndaj Ahmetajt sepse kjo do të akuzonte direkt Ramën, Agaçin dhe Veliajn pasi ata ishin direkt prapa kësaj kompanie për të cilën ishin njoftuar me shkrim se në kohën kur këta me vendim qeverie jepnin bonusin 8 përqind, ajo nuk ekzistonte gjëkundi.
Të gjitha këto faktojnë se me qëndrimet e saj dyvjeçare, Prokuroria Speciale zbatoi me vendosmëri thjesht politikën e kokave të turkut, të ndërmarrë dhe kontrolluar nga Edi Rama për interesa të pushtetit të tij.
Dhe jo akuzën ligjore, detyrën e saj për mbrojtjen e interesit publik. Ajo vërtetë ka vendosur në aktakuzë çështje të vërteta, jo të stisura kundër Arben Ahmetajt, por nuk ka vendosur asnjë çështje madhore që lidhet me veprime apo mosveprime direkte të këtij hajduti ndër më të mëdhenjtë në historinë e Shqipërisë me megaaferën korruptive të organizatës kriminale që quhet – Qeveri e kryesuar nga Edi Rama.
Pyetje – A jeni thirrur nga Prokuroria e Posaçme nga SPAK? Kemi pasur informacion se keni marrë një fletëthirrje nga SPAK? A jeni në dijeni se ndonjë anëtar i opozitës ka qenë në kontakt me z. Arben Ahmetaj dhe ky i fundit e ka informuar me aferën e inceneratorëve? Gjysma e deklaratës suaj lidhet me akuzat ndaj SPAK-ut, SPAK për hir të së vërtetës ka çuar pas hekurave disa anëtarë të rëndësishëm të qeverisë së Kryeministrit dhe si ka mundësi që Sali Berisha del dhe akuzon Prokurorinë e Posaçme?
Sali Berisha: Punon në prokurori, apo në media zotëri?
Më vjen keq që po ta them këtë fjalë. Përse? Po e filloj nga kjo? Nuk mohova as se i ka arrestuar, as se I ka akuzuar pa paba, por ajo që u thash shqiptarëve dhe që besoj e vërteta është, të jem i hapur këtu, ka dy ditë me rradhë që në nderin dhe dinjitetin e mediave po ja u thonë çdo orë qytetarëve shqiptarë, kjo prokurori ka shmangur në mënyrë të tmerrshme atakimin e procedurës dhe aferës më korruptive në historinë e vendit.
Ti nuk ke asnjë akuzë nga kjo prokurori për shkeljen e ligjit të garës, asnjë akuzë nga kjo qeveri për përdorimin e negociatave të mnyllura të ndaluara me ligj në Shqipëri, nuk ke asnjë aktakuzë nga kjo qeveri të përdorimit të fondit rezervë të përmbytjeve, fatkeqësive natyrore për ndërmarrjen e Edi Ramës. Nuk ke asnjë aktakuzë nga kjo qeveri për dhënien e bonusit 8 përqind të kompanisë së tyre në një kohë kur kompania nuk ekzistonte gjëkundi. Nuk ke asnjë aktakuzë nga kjo qeveri për falsifikimin vendimeve që Erion Veliaj ka bërë duke firmosur për Këshillin e Qarkut dhe Këshillin e Bashkisë Tiranë.
Nuk ke asnjë aktakuzë nga kjo qeveri për përgjegjësinë direkte të Arben Ahmetaj, për ecurinë e projekteve që financohen nga buxheti i shtetit. Ka një njësi shtetërore në varësi të ministrit e cila është e detyruar të kontrollojë të gjithë zhvillimin, ecurinë e projekteve. Më thuaj pak çfarë po bëhet me këto? A janë këto çështjet më kryesore, apo dhuratat që Zoto apo Mërtiri i kanë dhënë Arben Ahmetajt? Ato janë për t’u dënuar. Janë këto çështjet kryesore që i kushtojnë 720 milionë euro shqiptarëve apo vilave që u ka bërë dhuratë Edmond Bego shoqes apo bashkësortes në Palasë në një kohë kur Taulant Balla ka 54 udhëtime me pasaportë diplomatike me Begon për të mbrojtur veprimtarinë e tij trafikuese. Të garantoj që kam vlerësim shumë të madh ndoshta më të madh se kushdo tjetër për prokurorinë dhe prokurorët e vërtetë, por kur sillen në këtë mënyrë për të varrosur këtë çështje kaq të madhe, kur përpiqen të na shesin degët.
A e di që ministri Lefter Koka është ministër i të gjitha prokurimeve, a e di që nuk ekiston asnjë akuzë për prokurime ndaj tij? Por, përse? Jo se kursejnë Lefterin se Lefterin e kanë future brenda, por sepse Lefteri s’ka bërë gjë tjetër ka zbatuar urdhërin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.
Lefteri nuk ka patur asnjë qindrarkë në buxhetin e saj. Atë akuzë për Arben Ahmetajn kund ta bënte zonja është përgjegjëse e ILDKP-së si rutinë nuk po hyj në të tjera që aty kemi një betejë të brendshme, Ahmetaj, Zoto, Mërtiri. Që të gjithë ata janë hajdutë dhe kriminelët që meritojnë ndëshkimin më të rëndë. Por nuk më duhen mua ato. Më duhet se çështja për çdo qytetar që sheh dokuementa zyrtare, konstaton se kemi të bëjmë me organizatë kriminale me në krye Edi Ramën. Ku janë në dy vite hetimet.
Merri pak aferat për të cilat është akuzuar Sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako. Punë trojesh e tokash e paga e të atit. Merri pak aferat për të cilat është akuzuar Lefter Koka.
Mediat i përshëndes se bënë transparencë të plotë dy ditë me radhë. Detyrë e opozitës dhe e medias është të bëjë transparencë dhe jotë sulmojë Prokurorinë në asnjë rast. Por, Prokuroria sulmon veten. A nuk e dha media ndërkombëtare ‘’Zëri i Amerikës’’ se Arben Ahmetaj u njoftua disa orë përpara se të njoftohej Parlamenti, por kush e njoftoi Arben Ahmetajn, e njoftoi Prokurori që e njoftonte apo e njoftoi kontrollori i Prokurorit që e hetonte. Njoftim është ky? Kësaj i thonë; Mbathja ik se unë po dal. Sikundër jam plotësisht kundër standardit të z. Dumani që kërkoi seancë të mbyllur.
I rikujtoj se paraardhësit e tij jo në SKAP, por në Krimet e Rënda për një çështje shumë delikate që lidhen me hetimet e antimafias italiane nuk kërkoi seancë me dyer të mbyllura. Çfarë ishte séance me dyer të mbyllura që kërkoi z. Dumani? Ishte për t’i shpëtuar faqen Edi Ramës sepse kishte hall se ajo do të shndërrohej në një seancë demaskimi dhe damkosje ndaj opozitës. Nuk kam asnjë tendencë ndaj atyre që përpiqen të bëjnë ligjin, përkundrazi, por kam dhe do të kem qëndrimin më të vendosur ndaj atyre që manipulojn me ligjin, që shkelojnë ligjin dhe këto janë të vërteta. Ju që më pyesni ju ftoj t’i shihni një nga një dhe në rast se unë këtu kam rreshtuar një fjali të pavërtetë, urdhëro të kundërshtohet, por kjo që po ndodh me shqiptarët që është një dramë e tmerrshme. Pasi kanë vjedhur dhe mbushur thasët çajnë ferrën ia mbathin zv-kryeministra. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi prej 110 vitesh. Ndodh me Edi Ramën, përcjell Edi Rama, i njofton prokuroria. Si mundet të pretendojë Prokuroria se të lajë duart në këtë mënyrë. Fakton çdo ditë se është aneks i organizatës kriminale.
Pyetja e parë. Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga viti ’90 e deri sot pa asnjë lloj hezitimi. Çdo gjë tjetër është trillim. Sa herë më kanë thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qënë prokurori të tjera ose gjykatë unë kam shkuar dhe shkoj. Nuk mohoj asnjëherë të drejtën e hetimit por ata bëjnë politikë, ushqejnë gazetarët. A edi që aty ka kriminelë me damkë publike që u tha qytetarëve se në makinën e Mehmet Grecës trafikantit të dënuar 7 vite nuk kishte materiale elektorale me urdhër të Taulant Ballës. A e di që ka kriminelë që bllokojnë dosje civile të padisë së qytetarit kundër Taulant Ballës në shkelmim të cdo ligji duke dëshmuar që s’janë gjë tjetër vetëm vegla të keqpërdorura të një bajloyi të krimit në Shqipëri. Kam tendencë native, një njeri që qëndron pas ligjit dhe ka respekt absolut për ligjin. Nuk mund të ketë kurrë diskonsideratën më të vogël për ata që zbatojnë me ndershmëri ligjin. Besoj se u përgjigja. Pasi me atë që po vjen direkt nga prokuroria, e tërheq atë se mund mos e thoja, por mu duk sikur po behej një avokat i tyre në një moment që nuk e meritonin kur ata bëjnë punë të gjithë të qëndrojnë në mbështetje, por kur ata veprojnë në këtë mënyrë, dëmtojnë në mënyrë palcore intereat e vendit. Ja ku është Arben Ahmetaj tani. Hajde bëjmë proces. Por, sigurisht PD do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale dhe vetëj ndëshkimi i bajlozëve të saj do të jetë kushti për paqe dhe stabilitet në Shqipëri. Faleminderit