Aliolli: Gara e Primareve tregoi konsolidimin e PD-së. Dha një leksion model për rritjen e demokracisë shqiptare.

Kënaqësi që jemi sot këtu së bashku.


I nderuar kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. Të nderuar kandidatë fitues.
Në radhë të parë, dua të shpreh një falënderim me shumë mirënjohje për doktor Berishën, për të gjithë lidershipin e PD, forumet e kësaj partie, nga niveli më i lartë, tek grup seksioni e seksioni, por edhe të gjithë anëtarësisë, për mbajtjen e garës së primareve në nivelet më të larta. Një falënderim me shumë mirënjohje dua të shpreh edhe për të gjithë garuesit tanë në këtë garë. Të gjithë do të jemi së bashku për të arritur fitoren e PD-së.


Gara e primareve në fakt ishte një garë e jashtëzakonshme, tepër domethënëse, sepse ajo në radhë të parë tregoi edhe njëherë konsolidimin e PD-së, por nga ana tjetër tregoi edhe një leksion model për rritjen e demokracisë shqiptare brenda politikës në Shqipëri.
Në fakt, gara e primareve në Korçë, dëshmoi edhe njëherë një nivel të lartë qytetarie, vullnet emancipues, të cilin e treguan jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe mbështetësit dhe simpatizantët, të cilët u bënë pjesë e kësaj gare.


Ndihem sot krenare, shumë e emocionuar me një ndjenjë të lartë përgjegjësie, qytetarie për garën dhe për të qenit fituese në garën si kandidate në primare. Por nga ana tjetër, shpresoj dhe uroj shumë që këtë ta realizoj me fitoren në zgjedhjet e 14 majit.


Avantazhet në këtë garë, të qenit një nënë, por edhe një pedagoge, shpresoj ta përcjell si cilësitë më të mira që kam, përballë kundërshtarit politik dhe me bindje e them sot, se gara e primareve na dha mësime shumë të mira dhe na dha leksione shumë të vlefshme dhe sot e them me bindje se ajo që është për tu vlerësuar dhe për të ngelur në mëndjen tonë dhe për të na prirë në punën tonë drejt suksesit është që; sa më shumë të bashkuar, me një vullnet të hekurt për të rrëzuar këtë pushtet antishqiptar do të na bëjë ne që të ngrejmë jo vetëm Korçën, por edhe Shqipërinë me shpresë dhe për ta bëjë një vend të jetueshëm për fëmijët tanë dhe familjet tona.
Ju faleminderit dhe suksese të gjithëve!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale