Jam e sigurt që edhe në rrjedhojë e kësaj qeverie që nuk e patur asnjëherë arsimin prioritet është edhe interesi i mediave dhe i gazetarëve. Unë mendoja që sot kjo sallë do të ishte plot me gazetarë për të bërë pyetjet, për t’u interesuar për faktet, për denoncimet por edhe për alternativën e PD, por siç duket mediat kombëtare dhe ato jokombëtare nuk janë fare të interesuara për arsimin, por rendin pas një deputeti erdhi apo nuk erdhi.
Do të sugjeroja më shumë arsim dhe edukim, se sa politikë. Siç është arsimi sot, ashtu është shoqëria nesër dhe dëmi që i është bërë arsimit këtë dekadë, nu ke di nëse do mund të rikuperohet edhe në dekadën që vjen apo edhe në dekadat që vijnë.
Është e qëllimshme. Unë kam bindjen, por besoj që edhe ju keni bindjen që nuk është e paqëllimshme kjo politikë që ka ndjekur Edi Rama dhe qeverisjen e tij në lidhjen me arsimin është antikombëtare. Sepse ndjek parimin, sa më të paditur, sa më të paarsimuar, sa më të paedukuar aq më lehtë e sundon. E lidhur kjo edhe me shpopullimin, sepse para se të vinim këtu kishim dilemën: mungesa e arsimit çon në shpopullim, apo shpopullimi ka çuar në një situatë të tillë të arsimit?
Unë kam bindjen që është më shumë e para se sa e dyta. Shifrat dhge statistikat janë alarmante. Janë një këmbanë zgjimi për çdo shqiptar.
Pasojat i ndjejmë të gjithë, studentët, prindërit, mësuesit, pedagogët. I tërë sistemi, që nga ai parashkollori deri të ai universitari, deri të pasuniversitari janë rrënuar. Pra të gjitha shtyllat e arsimit në Shqipëri në këtë dekadë janë rrënuar.
Në 10 vite qeverisje Edi Rama kontrolloi edhe çdo hallkë të arsimit, dhë këtu fillon edhe rrënimi i arsimit. Nuk u bazua në meritokraci, u politizua. Në ligje kemi depolitizim të arsimit. Duhet të kemi arsim të depolitizuar. Çfarë bëri Edi Rama? E politizoi që nga arsimi parauniversitar deri në në atë universitar.
Kontrolloi rekrutimet, kontrolloi promovimet, kontrolloi transferimet, pushoi ata që nuk ishin me PS, pushoi dhe shkarkoi ata që nuk u bënë patronazhistë. Sot drejtorët dhe nëndrejtorët i ke patronazhista, ato që promovohen i ke patronazhistë të partisë që spiunojnë çfarë bëjnë mësuesit, prindërit. Jo vetëm spiunojnë, por edhe detyrojnë prindërit që t’i japin votën Rilindjes në këmbim të notave të mira apo në këmbim të bursave, apo në këmbim të ndihmës qëmund t’i jepet fëmijëve të tyre.
Kemi denoncuar në SPAK para disa ditësh taksën antikushtetuese të arsimit. Miliona euro të marra nga xhepat e secilit banor dhe biznes në Tiranë për infrastrukturat arsimore. Ku kanë shkuar këto para?
Madje janë hequr nga buxheti megjithëse ishin të dedikuara për arsimin marrë nga taksat tona, kanë shkuar për inceneratorët fantazmë që nuk ekzistojnë, ku pornarë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, konfirmuar edhe nga zv.kryeminiatri, Arben Ahmetaj. SPAK ku është?
Po aq abuzues është edhe projekti i PPP-ve. 65 milionë euro për 17 shkolla, me një mesatare 3.5 milionë euro i kushton Erion Veliajt një shkollë me PPP. Mendoni shkallën e vjedhjeve. SPAK nuk reagon, drejtësia e re nuk reagon, pavarësisht denoncimeve. Atëherë duhet të reagojmë ne.