Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD, Albana Vokshi ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
Sipas saj, deri në orë 1 kanë votuar 19102 anëtarë të PD.
Prononcimi i Albana Vokshit:
Atëherë, ky është njoftimi i radhës i KOKOE-së. Deri midis intervalit 12:30 me 1:00, kur kanë filluar telefonatat, pra kontaktet me 77 degët, pjesëmarrja deri në orën 1:00 le të themi, është 19,102 anëtarë.
19,102. Pra, që nga 12:30 deri në ora 1:00 është intervali që janë marrë, janë marrë. Në asnjë degë, deri të paktën në KOKOE, nuk është raportuar asnjë problem.
Pyetje: A ka pasur raste që demokratë kanë shkuar për të votuar dhe nuk e kanë gjetur emrin në lista apo…?
Albana Vokshi: Nuk kemi një informacion, kemi pasur pyetje nga disa degë të cilat duan të konfirmojnë nëse paraqiten persona, qytetarë të cilët nuk e kanë emrin në lista dhe nëse nuk kanë një dokument të partisë, pra që bie, një kartë anëtarësimi e partisë në të cilin do vit që është lëshuar ajo kartë.
Porosia ka qenë të zbatohet udhëzimi që nuk do lejohet asnjë anëtar për të votuar nëse nuk e ka emrin në listë dhe nëse nuk ka një dokument të lëshuar nga Partia Demokratike.
Pyetje: Në përfundim të procesit të votimit do të nisë numërimi. Kur pritet pak a shumë që të ketë një rezultat, të paktën një…
Albana Vokshi: Varet, varet nga numërimi. Neve siç e shikoni ne po japim informacionin në kohë reale. Mbas dy-tre orësh do japim përsëri një informacion, një update-im tjetër dhe pastaj kur të mbyllet rreth orës gjashtë.
Por nëse na kërkojnë degët, nëse ato presin domethënë që ka fluks, njerëzit në një degë të caktuar sepse ju e dini mund të mbarojnë punën, shkojnë në orët e fundit për të votuar. Pra, sipas kërkesave të degëve, KOKOE do marrë një vendim nëse do shtyhet afati i votimit, në ndonjë rast të caktuar ë, sepse nëse do ketë kërkesa.
Por përgjithësisht mbyllet në orën 18:00. Kemi ftuar mediat, kemi ftuar anëtarët, kemi ftuar personat që janë të interesuar që të shkojnë pranë qendrave të votimit ku edhe do bëhet numërimi.
Pra, do merret ai gjysmëorëshi kohë për t’u përgatitur për numërimin dhe menjëherë do nisë numërimi.
Sapo të përfundojë numërimi në të gjitha degët, do bëhet edhe raportimi paraprak, se ju e dini, bëhet njoftimi paraprak nga KOKOE për rezultatin final derisa të marrin pastaj fletët, kutitë me procesverbalet origjinale ku del edhe raportimi final.
Faleminderit.


