Aksidenti në Tiranë, reagon kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi: Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet.

Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur!

Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.

Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.

Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale