DEKLARATE E ANETARIT TE KESHILLIT KOMBETAR TË PD-së, AKIL KRAJA:
Sot është 1 prilli dhe duam t’i urojmë kryeministrit Rama Gëzuar festën e tij të preferuar, Ditën e Rrenave. Është e vetmja që nuk ka shpallur ende festë zyrtare, por asnjë ditë tjetër nuk e shenjon atë dhe qeverisjen e tij të Rilindjes më fort dhe qartë se 1 prilli.
Në 11 vjet në pushtet, Edi Rama nuk ka mbajtur thuajse asnjë prej premtimeve të tij të bujshme dhe spekulative të vitit 2013. Partia Demokratike e konsideron Edi Ramën gënjeshtar patologjik dhe kjo del e qartë nga vetëm një pjesë e listës së premtimeve të tij të pambajtura, që ne i konsiderojmë më kryesoret:
Më poshtë është hit parade me 10 gënjeshtrat më të trasha të Kryeministrit.
-25 Maj 2013: 300 mijë vende punë
-27 Maj 2013: Shëndetësi falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë.
-29 Maj 2013: Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë
-25 Maj 2013: Ulja e çmimit të energjisë elektrike.
-13 Qershor 2013: Uljen e Borxhit publik
-13 Qershor 2013: Buxheti për arsimin do rritet në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
-25 Qershor 2013: Legalizime falas + Ujin në çdo parcelë e shtëpi
-25 Maj 2013: Uljen e taksave për 95% të qytetarëve
-15 Qershor 2017: Subvencione për bujqësinë. Heqja e taksës së naftës.
-27 Maj 2013: Kthimi i emigrantëve në vend
Siç e vutë re nuk komentuam asnjë prej premtimeve të pambajtura, sepse nuk kanë nevojë për koment. Shqiptarët e dinë vetë a u janë rritur taksat, a është ulur çmimi i dritave, a paguajnë më pak për ushqimet, e me radhë.
Në vitin 2013 Rama deklaronte: “Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshërve të tyre”.
Kjo ka nevojë për koment, sepse Partia Demokratike e ka shpopullimin e vendit një prej shqetësimeve kryesore të qëndrimeve dhe politikave të saj. Ky, jo vetëm është premtim i pambajtur, por Edi Rama e ka degjeneruar emigrimin minimal të shqiptareve, madje kthimin e tyre në atdhe gjatë 8 viteve të Partisë Demokratike në qeverisje, në një eksod biblik i hasur vetëm në periudhën 90-92.
Edi Rama e ktheu shpopullimin në projekt politik, me idenë se kundërshtarët më të mirë janë ata që largohen dhe nuk të votojnë kundra.
Ky është realiteti fatkeq i vendit 11 vite pas ardhjes së kësaj të keqeje në pushtet.
Shqipëria duhet kthyer në normalitet.
Shqipëria duhet të largojë atë që po dëbon shqiptarët.
O sot, o kurrë!