Afera Rama-Bolino/ Berisha publikon dokumentin: Vetëm qiraja do të shkonte 1.4 milionë euro për 20 vite

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN PËR SHTYP ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot me gazetarët, shprehu ngushëllimet më të ndjera për humbjen e jetës së ikonës së artit shqiptar, aktorin Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta mesnatën e djeshme duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Berisha vijoi me gjyqin publik kundër Edi Ramës, ku publikoi një dokument tjetër për aferën Rama-Bolino. Berisha tha se, vetëm qiraja do të shkonte 1.4 milionë euro për 20 vite.

Berisha tha se, Edi Rama firmosi vetë lejen e ndërtimit për godinën 3-katëshe të Bolinos, kjo nuk ndodh as në diktaturë. Ai tha se, Rama e firmosi vetë se ka pasur frikë se këshilli do bëjë zhurmë të madhe kur të mësojë se po grabit tokën e shkollës.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën. Berisha tha se, skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën.

I pyetur nga gazetarët për mosbindjen civile, Berisha tha se, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.

DEKLARATA E PLOTË

Së pari, sot është një ditë zie për artin, artdashësit, kulturën tonë. Një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar mbylli sytë përgjithmonë.

Mirush Kabashi nuk është më.

Mirush Kabashi ishte një nga talentet më të rralla, një nga artistët më të shquar, më të talentuar të filmit dhe teatrit shqiptar. Ai interpretoi mbi 100 role të personazheve të veprave të autorëve tanë dhe botërorë. I interpretoi ata me mjeshtëri të madhe, u bë i pavdekshëm në rolet e tij. Mirush Kabashi u nda nga ne si Sokrati i kohës sonë dhe u nis për në perjetësi.

Duke shprehur ngushëllimet më të të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë admiruesve të tij, ju ftoj të nderojmë kujtimin e artistit të madh me jnë minutë heshtje.

I përjetshëm kujtimi i tij.

Tani vazhdojmë gjyqin ndaj hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në kohëra, gjyqin ndaj Edi Ramës. Në një seri seancash kemi paraiqutr këtu me fakte e dokumente se si Edi Rama me 4 vendime qeveritare të personalizuara rrëmbeu me Karlo Bolinon 4900 m2 tokë pronarëve.

Se si Edi Rama duke përdorur emrin e Bolinos mori nga toka e Begejve 3 herë më shumë se pasardhësit e tyre, dhe se si për të rrëmbyer këtë tokë firmosi 4 vendime qeveritare, ndëkohë që mban nën arrest njeriun që ka marrë në përputhje me të gjitha ligjet dhe me asnjë vendim të personalizuar, por në përputhje me ligjet e vendit atë që ka marrë 408 m tokë vetëm e vetëm për motive politike.

Tani ju jeni njohur me aktin e pashembullt të 4 vendimeve për grabitjen e tokës.

Ja ku janë vendimet. Me radhë. Njëri pas tjetri, që të gjitha të personalizuara për kompaninë që ai ka me Bolinon e tij.

Por unë jam këtu tani për një fakt tjetër shumë të rëndësishëm për ta paraqitur para jush.

Dhe kjo tokë i është marrë gjimnazit. Rama me Bolinon kanë marrë, kanë përvetësuar tokën e cila në plan rregullator të përgjithshëm të Tiranës, në rrugën ‘Ndre Mjeda’ caktohet ndërtimi i shkollës së mesme.

Ky pra është një krim i dyfishtë, është një vjedhje në vakëf. Është një vjedhje për femijët e territorit ku do ndërtohej shkolla. Është një pamëshirësi e madhe.

Desha të paraqes para jush këtë dokument të veçantë. Çfarë tregon? Ky dokument tregon se në bultetinin nr.29 të datës 22.07.2019, Agjencia e Prokurimit Publik, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë publikoi njoftimin për dhënien me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4020 m. Ishte e para kjo, takeni parasysh, s epastaj shtoi 800 e sa metër Rama këtu. Me vendimin e dytë Rama shton 800 e sa metër këtu.

Në njoftim përcaktohen të gjitha, pra dhënie me qira e kësaj, e cila thotë: Vlera dysheme për detyrimin e qirasë për fillimin e konkurrimit është 63.000 euro, se ishin 3 ndërtesa këtu.

63.000 euro në qoftë se ju i mblidhni për një vit bëjnë 74.000 euro vit. Në 20 vite bëjnë 1.4 milionë euro.

Pra, vetëm sikur me qira të jepej nga ky territor qytetarët e Tiranës fitonin 1.4 milionë euro. Çfarë ndodh? Me deus ex machina, quhet kjo. Kalohet nga 63.000 euro qiraja, Denaj me Ramën e kalojnë në 1 euro. Kjo ishte në korrik.

Këta në muajin tetor bëjnë vendimin në të cilën zonën me të cilën zonën 7/649 e marrin së bashku me Bolinon me 1 euro. Pastaj ndryshojnë edhe kontratën. Gjithnjë të personalizuara, ndryshojnë kontratën dhe e shtojnë me 870 m2, dhe me të tretën vendosin shtrirjen e objektit, por përpara japin lejen.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, është unike në botë kjo leje. Nuk ka kryeministër në botë që të firmosë në detyrë një leje ndërtimi për një ndërtesë 3-katëshe. Është unike. Është dëshmi e përqendrimit të pushtetit të tij për të vjedhur dhe grabitur.

Pse e ka firmosur vetë? Sepse ka patur frikë se Këshilli do bëjnë zhurmë të madhe kur të mësojë se po grabit tokën e shkollës. Nuk gjen në të gjithë diktaturën komuniste në Shqipëri, nuk gjendet kurrë një leje ndërtimi e firmosur nga Mehmet Shehu, apo nga pasardhësi i tij, apo paraardhësi i tij. Nuk ndodh.

Kjo ndodh vetëm në një vend, kur nje njeri për t’u pasuruar vetë është i gatshëm të ushtrojë çdo lloj pushteti vetëm për të vjedhur.

Pra, a ka dëshmi më flagrante se sa kjo leje për ndërtesë 3-katëshe, e firmosur nga kryeministri jashtë çdolloj kodi dhe ligji. Natyrisht, jo vetëm nga kryeministri, por pjesa tjetër është edhe nga Anila Denaj, leja për të ndërtuar në territorin e vjedhur.

Ky është dokumenti i cili dëshmon edhe njëherë në mënyrën më flagrante aktin skandaloz të rrëmbimit të 4900 m tokë të cilët pronarët e lanë vakëf për ndërtimin e shkollën së mesme në territorin ku nuk kishte një të tillë.

Kjo ishte ajo aë unë doja të paraqisja. Nesër, ose pasnesër do t’u njoh me një seri dokumentesh të tjera të cilat faktojnë veprat e rënda penale që kanë kryer Rama dhe Bolino në këtë vjedhje skandaloze, në këtë vjedhje të pashembullt. Thashë sot të mbetemi te dokumenti.

Ja ku janë dy mafiozë të kalibrit jo shqiptar, por në dy gadishuj nuk kanë shokë përveç vetes së tyre.

Faleminderit!

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Ermal Rizaj, SYRI TV: Zoti Berisha lidhur me këtë që bëtë me dije ditën e sotme, përveç çfarë keni bërë më herët me dije do ju dërgojnë organin e akuzës, apo do të këtë një dosje të plotë për të gjithë këtë denoncim që ju keni bërë që ju keni bërë ?

Sali Berisha: Të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën. SKAP-i sot është një organ i kontrolluar në mënyrën më të pamëshirë, më denigruese nga Edi Rama. Ju jeni dëshmitarë se si ai urdhëron larot e tij për të marrë pushtetin e parlamentit, të bëhen pjesë e puçit antikushtetues të Edi Ramës dhe të përcaktojnë heqje lirie për dalje jashtë vendit për kryetarin e PD, pa marrë leje parlamenti. Kur skapistët dhe gjykatësit kalojnë në një shkallë të tillë, ata janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën. Ata janë një korporatë kriminale me qeverinë, që zbatojnë urdhra të tillë. A mund të thuash fjalë të tjera për njerëzit e antiligjit? E kam theksuar dhe e theksoj, Arben Kraja është ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Ligji aktual i prokurorisë së shtetit e nxjerr atë jashtë detyre. Por rri aty si laro i Edi Ramës për të zbatuar urdhrat që keni parë ju vetë. Për të përcaktuar masa arresti dhe ndalimi për të dalë jashtë shteti për kundërshtarët politikë, të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj, asnjë nen. Apo Melonai që për lidhjet e saj obskure me njërin nga eksponentët më kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri e rajon, Taulant Ballën, deklaron në sallën e gjyqit se korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin. Shpikja e një bande kriminale që shkelmon ligjin, që fuzionon amoralitetin me moralin, integritetin me depersonalizimin, një shërbëtore e mjerë e krimit dhe Edi Ramës. Për të mos thënë për gjykatësen që fshihet prapa krimit të saj, që nuk ka asgjë të përbashkët me një gjykatëse, përveç fshehjes që bën prapa krimit të saj dhe aferave. A jam i qartë tani në lidhje me problemin e SKAP-it? A mund të dërgohet apo jo, kjo nuk ka rëndësi të madhe. Edhe mund të dërgohet sepse ekzistenca e institucioneve është një realitet dhe ato meritojnë të shpëtohen, njëlloj si Shqipëria, nga Edi Rama. Se ato janë bërë pjesë e luftës politike të Edi Ramës ndaj opozitës.

Ardit Hoxha EuroNews: Prej gati 10 ditësh në diskursin tuaj ju keni përmendur fjalën, mos bindje civile. Duke përmendur dhe disa prej takimeve që keni zhvilluar në qytete të ndryshme, ju keni bërë thirrje kryetarëve të degëve që të mobilizohen për të gjitha për të gjetur pika nevralgjike për të realizuar këtë mosbindje, dhe gjithashtu e keni theksuar në kuvendin e datës 2. A ke ndonjë përgjigje nga strukturat e Partisë Demokratike se kur mund të mos nisë kjo mosbindje civile apo do të lihet mbas festave.

Sali Berisha: Dy momente mund të theksoj. Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit. Ky është grusht shteti brenda shtetit. Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar. Se kur, kjo do përcaktohet nga organet. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet.

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar dje respektim të Kodit Penal që parashikon deri në 5 vite burg për deputetët, për aktet e kryera dje në parlament. A e dekurajon kjo opozitën?

Sali Berisha: Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, me dokumente. Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama.

Ju falënderoj, prap vazhdojnë seancat, gjyqi do të jetë objektiv i bazuar vetëm në dokumente. Nuk ka deklarata politike, por vetëm dokumente.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale