Afera McGonigal afera e shekulli, shumë me keq se ‘Watergate’. Kontraktoi kryezbuluesin për të asgjësuar opozitën, pluralizmin.

FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA ME STRUKTURAT DREJTUESE TË DEGËVE 2 DHE 5 TË TIRANËS

Ju falënderoj të gjithëve për të gjithë punët, përkushtimin, sakrificat që keni bërë dhe bëni në këtë përpjekje të madhe të PD-së për të përmbysur monizmin e dytë në Shqipëri.

Ne sot jemi në një revolucion demokratik paqësor. Jemi në një revolucion se asnjë njeri nuk mund të na thotë ne, një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad, që kundërmon në Shqipëri, rajon dhe mbarë botën.

Ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë. Ka arritur në një stad që përbën rrezik real për çdo shqiptar. Ka arritur në një stad i cili në vend që të ishte vetëarkivuar për ato që ka kryer, përpiqet që të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij, qoftë edhe si kufomë politike siç është sot.

Ndaj dhe ne jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore, e cila do të vazhdojë deri në ditën e përmbysjes së këtij despoti, e këtij krim-ministri i cili nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë kufizim, asnjë normë, kur vjen puna për pushtetin e tij, për pasurimin e tij, kur vjen puna për të goditur kundërshtarët dhe vlerat e demokracisë.

Atëherë ne do të jemi në këmbë, do të përballemi me të, do të bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti. Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh të cilët nëse ju i vëreni, i studioni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptarë në çdo akt, veprim dhe vendim.

Rrezatojnë atë urrejtje që ka hajduti për viktimën e tij. Hajduti kur vjen viktimën thotë mirë ja bëra se ky ishte i tillë dhe i atillë. Këta vjedhin qytetarët dhe mirë ua bëjmë, thonë, këta qytetarë kështu e meritojnë thonë.

Nuk e themi ne, as ju, e thotë KLSH, institucioni zyrtar, kushtetues për të kontrolluar shpenzimet e buxhetit, për të kontrolluar buxhetin e shtetit si përdoret. Në 9 muaj thotë, Edi Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur dhe abuzuar 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë mjaftojnë për të rritur rrogat e të gjithë rrogëtarëve në Shqipëri 130%.

Fondi i përgjithshëm në Shqipëri është 97 miliardë lekë në vit. Këta kanë vjedhur dhe shpërdorur 122 miliardë lekë. Këta për vehte janë të pangopur, Edi Rama mori detyrën e kryeministri i akuzuar me raport nga OSBE-ja se ka të fshehura në llogaritë ofshore 200 mln euro. Edi Rama nuk guxoi nga ajo ditë gjer sot ti thotë një gjysëm fjale, se mund të ndodhë që të të akuzojnë kot dhe ti del e bën deklaratën se kjo është një shpifje, por kjo nuk një shpifje dhe nuk guxoi me çelë gojën.

Po pse nuk guxoi me çelë gojën, sepse ai ishte akuzuar në mënyrë të përsëritur se merrte 1 mln e 2 mln, në gjithë Tiranën njihej si mister 20%, por 20% e merrte kur ishte kryetar bashkie, kurse atij që do të ndërtonte kullën e lartë tek bulevardi i ri, ndërmjetësit të tij i tha se unë dua 100 mln, 25% të saj. Ai u skandalizua si mund të jap 100 mln, por kjo është e vërteta. Edi Rama e konsideron Shqipërinë si çiflig të vetin.

420 mln euro ka firmosur djegësat, nuk ekziston asnjë djegës në Tiranë. 120 mln djegësi i Tiranës, që në kontratë duhej të ndërtohej nga privati, asnjë para nuk ka vënë privati, të gjitha nga buxheti i shtetit, të gjitha të vjedhura, asgjë nuk është ndërtuar. Paratë kalojnë në Holandë, nga Holanda në ofshore në kontot e Erion Veliaj dhe Edi Ramës.

Merrni tenderat familjarë. Ligji nuk lejon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera, nuk mund të marrin. Jo, familjarët e tij janë të zhytur në tendera. Baxhanaku i tij me dhjetëra, qindra milionë euro në tendera. Del dhe thjeshtra tani, të gjitha kompanitë ku punon thjeshtra, të gjitha tenderat e ministrisë së Kulturës dhe bashkisë.

Nuk ka kufi, nuk ndalet me asgjë. Po pse thotë Komisioni i Kontrollit të Shtetit, sepse KLSH e ka të qartë siç e ka të qartë çdo qytetar shqiptar, se kurrë një kilometër rrugë nuk mund të kushtojë 22 mln euro, apo 24 mln euro. Se tuneli në Krrabë i standardeve më të shkëlqyera ka kushtuar 14 mln euro km, se tuneli në Kalimash i standardeve më të shkëlqyera ka kushtuar 18 mln euro km, duke qarë shkëmb, kurse këtyre në fushë u kushton 22 mln euro kilometri.

Po pse thotë KLSH se kanë vjedhur 122 miliardë, sepse rrugët anësore Lekaj-Fier, kushtojnë 7 mln euro kilometri, në një kohë kur autostradat Lushnje-Fier ka kushtuar 1.2 mln, autostrada Kavajë-Lushnje ka kushtuar 1.5 mln dhe me radhë. Ndaj dhe këta vjedhin buxhetin sikur ta kenë të familjes së tyre, por rroga, pensionet nuk i rrisin. Shqiptarët, largohen dhe largohen, krijon kushte për largimin e shqiptarëve.

Edi Rama me qëndrimet e tij, largoi në 8 vite 937 mijë shqiptarë vetën në hapësirën e BE-së, 35% të popullatës në të gjitha vendet e marra së bashku. Duhet të bëjmë gjithçka për largimin e tij.

Afera McGonigal është afera e shekulli, është ‘Watergate’ i shekullit, shumë me keq se ‘Watergate’. Kontraktoi kryezbuluesin e SHBA-së kundër opozitës shqiptare, për të asgjësuar opozitën, pluralizmin. Dëshmoi mentalitetin kriminal të dajës dhe babait të tij biologjik, të cilët e kishin kundërshtarin për ta vrarë dhe varur në litar në 1988.

Ishte në anën e duhur thotë, babai im, ishte firmëtari i kushtetutës më famëkeqe të të gjitha kohërave të vitit 1974, ishte një nga anëtarët e komisionit. Si qenka në anën e duhur të firmorësh për të varë një poet në 1988, kur dukej qartë se diktaturat e kishin kohën e shkurtër.

Nuk lexoj kushtetutë thotë, ua them unë ju; një kryeministër dhe një president që nuk ka kushtetutën librin e të gjitha librave, ai është shumë i rrezikshëm, sepse ai nuk ka ligj, nuk ka kushtetutë. Po të ishte diktator do të kishte ligje diktature, po të ishte mbret absolut do të kishte dekrete të veta që do i ndiqte, kurse ai që nuk ndjek asnjë ligj, asnjë normë ai është një despot primitiv i rrezikshëm dhe i tillë është Edi Rama.

Jetojmë në një monizëm në të cilin asnjë e drejtë e juaja nuk është më e garantuar. Shikoni çfarë bëhet, se çfarë velloje e zezë mediatike mbulon qytetarët. Një grup lakejsh të paguar kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar ju, për tu zbehur dhe errësuar të vërtetën, gjithçka në emër të tij.

Shtriga e këtij muaji ishte Allison Guerriero, sepse ajo kishte denoncuar në FBI dhe e pranoi, partnerin e vet tradhtar të vendit të vet dhe Edi Ramën, kryeministrin më të korruptuar që mund të ekzistonte, thotë ajo. Propaganda e tyre e tëra e përqendruar se si ta përshkruanin Allison, sikur e kishin njohur, sikur kishin punuar me të, me ngjyrat më negative.

E them këtë se çfarë bëhet për të errësuar të vërtetat qytetarëve. Çfarë bëjnë për relativizmin e të vërtetave, është mohimi i të vërtetave, është doktorina e mohimit të të vërtetave. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me çdo komshi, mik, socialist të debatojmë, të disktutojmë për këto të vërteta.

Sot kam marrë një mesazh, nga dreka, jam socialist më thoshte, kam votuar 32 vite, por do të jap fjalën se nuk do ta votoj më kurrë këtë njeri. A votohet një njeri si ky, po ky është armik i çdo njeriu. Nuk ka ky ndjenja, nuk ndjen asgjë.

Një njeri që fluturon me çarter personal dhe me dhomë gjumi luksoze, në dy vite harxhon 22 mln euro fluturime. Si mundet në një kohë kur një pjesë e madhe e pensionistëve, për të mos thënë shumica nuk blejnë dot ilaçe. Nuk blejnë dot ilaçe, të tjerë vuajnë për vaktin e drekës, apo darkës, të tjerë që përcjellin çdo ditë njerëzit jashtë vendit, nga një vend që ka të gjitha pasuritë e tokës, pasuri përrallore, ka potencialin më të jashtëzakonshëm turistik, detar, malorë dhe të çdo lloji. Ka rezervat minerare botërore, me disa nga mineralet më kryesore. Ka fushat e naftës më të mëdha në Europë. Një vend që nuk ka shumë tokë, por e ka nga më pjelloret. Një vend që noton në ujëra. Shqipëria është e vogël, por ujërat e saj e kanë bërë ta krahasojnë me Norvegjinë në ujëra. Dhe ky vend, braktiset dhe vetëm braktiset.

Kishte një periudhë tjetër para kësaj dhe është këtu e keni pa, grafikun. Nga viti 2007 në vitin 2014 u rrit nga viti në vit. Nuk është se ishin të pasur njerëzit, por ishte një varfërim në zvogëlim dhe njerëzit e ndjenin, se varfëria e tyre, ose gjendja e tyre ekonomike përmirësohej nga viti në vit. Biznesi e ndiente se energjia me 60 lek kilovati, me taksat e ulëta i jepnin atij edhe të jetonte dhe të investonte diçka, edhe të punësonte.

180 mijë shqiptarë u kthyen nga emigracioni se pati një klimë të favorshme, se bandat u bënë zap, shkuan aty ku e meritonin, kurse ky sundon me krimin, me drogën, me vjedhjen dhe vjedh gjithnjë e më shumë.

Tani mendon të përjashtojë PD-në nga zgjedhjet, ja ku jemi të gatshëm të përballemi me të. Ne jemi në të drejtën tonë kushtetuese, në të drejtën tonë ligjore, ne kemi kryer gjithçka në përputhje të plotë, absolute me ligjin, me statutin, ligjin e vendit. Edi Rama për të na goditur shpall palë në proces, një njeri që nuk ka qenë kurrë palë.

Ky është rasti i parë në historinë e drejtësisë në një vend. Nuk mund të  ndodhë kurrë të shpallet palë, ai që nuk është palë. Por mos harroni një gjë. Njëlloj si Kristaq Rama që firmoste si xhelat për të vrarë Havzi Nelën, ky është i aftë të firmosë çdo gjë.

Ju garantoj unë, që nuk ka të lig dhe të keqe që mund të imagjinojë mendja njerëzore, që ai njeri po mundi nuk e ndërmerr. Mos e harroni kurrë këtë, nuk ka ky, nuk ka asnjë kufi.

Mos harroni është një kufomë politike, përpiqet, përpëlitet, por afera McGonigal nuk e lëshon më atë përjetë.

Ai në burg, ky do ta ndjekë. Ky nuk ka më të ardhme. Mund të nxisë, mund të blejë, mund të bëjë ç’të dojë, por është i pashpresë dhe biletën do të ja presim ne, aty ku e meriton.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, nga data 3 mars, ora 12:00 të bëjmë gjithçka për pjesëmarrjen më të madhe që ka njohur ndonjëherë bulevardi dhe Tirana. Unë e di se jeni angazhuar dhe keni bërë punë shumë të mirë, por mos harroni se dita e fundit është vendimtare, është dita që ju me përkushtimin tuaj, do të elektrizoni mbarë Tiranën dhe qytetarët e Tiranës, çdo qytetar i Tiranës duhet ta ketë të qartë se kjo nuk është një lëvizje për PD-në, por është një lëvizje për çdo shqiptar.

Shpesh dëgjoj unë, dëgjoni dhe ju, po ikin të rinjtë. Po është e vëtetë që po ikin, nuk mund të thoni se nuk ikin, një pjesë e e madhe. Por çfarë do të bëjmë ne, duarkryq do të dorëzohemi? Jo do të bëjmë dyfishin, trefishin e punës. Ka të tjerë që na ndjekin me indiferencë, do të bëjmë gjithçka që ti tërheqim me vete, ti bindim se nuk lesohet vendi në këtë mënyrë.

Si mund ta lëshojmë vendin të pakësohet në 8 vite me një të tretën, po imagjinoni ju këtë, që po vazhduam me këto ritme pas 16 vitesh nuk ka më Shqipëri. Ka gërxhe, male, detëra, por jo njerëz, kushedi se kush vjen këtu me këto ritme . Ka ikur 1/3 në 8 vite, kanë ngelur 2/3, çfarë do bëjmë ne? Do pranojmë që të ikin dhe këta, jo. Do të ngrihemi të heqim këtë të keqe të madhe.

Ky e ka politikë këtë. Nuk ka në histori, një armik të tillë të qenies kombëtare si ky. Çdo shqiptar që e ndjen veten shqiptar, që i beson këtij vendi  do ngrihet, çdo shqiptar që fëmijët i kanë ikur dhe ndjen dhimbje për ikjen e fëmijëve të tij, duhet të ngrihet, pavarësisht se ata mund të jenë sistemuar shumë mirë.

Por prindi nuk i ka rritur kurrë ata që te punojnë për dhera të tjera, por për veten e tyre. Prandaj duhet të ngrihemi. Çdo shqiptar që e shikon se ku është katandis nga gjendja ekonomike dhe çfarë prespektive ka ai me këtë regjim, duhet të ngrihet. A nuk ishim ne në vitin 2013 me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon?!

Po pse do i kemi sot më të ulëtat në rajon? Sepse ky i urren. Por kryeministri nuk mund të ketë qëllim më sublim, se sa mirëqenien e qytetarëve.

Kryeministri nuk mund të ndjejë kënaqësi të brendshme më të madhe se sa rritjen e rrogave, rritjen e pensioneve, lulëzimin e bizneseve. I thoshte me tallje kryeministrit të Malit të Zi ‘bëje ti urën se ke rrit rrogat’. Sepse ai erdhi këtu në Tiranë dhe i tha që ‘I kam rritur rrogat me 200 eruo për katër vjet’. Dhe i ka rritur, Mali i Zi ka rrogën dyfish nga ne.

Dhe nga veriu shkojnë punojnë në Mal të Zi dhe marin rrogën dy herë më të madhe se sa mund të marrin në Shqipëri. Por, ne mund t’i rrisnim, absolutisht të paktën tre herë deri sot, minimumi po e marrim dy herë. Pa vështirësi fare, pa asnjë vështirësi. E kemi bërë, i kemi rritur 100 për qind dhe 130 për qind duke rritur borxhin nga 58 në 62 për qind. Por ky ka rritur borxhin nga 62 në107 për qind dhe ky borxh nuk u kthye në rroga, në pensione, në kredi të buta për qytetarët, që të mund të jetonin një jetë më të mirë, përkundrazi.

Gjithçka u kthye në luks, ne vjedhje, në xhepat e qeveritarëve.

A mundet një kryeministër të blejë një vazo druri 4 milionë euro për oborrin e tij?! Të garantoj që kurrë, kurrë.

Një anëtar byroje, një kryeministër në diktaturë nuk mund të bënte një veprim të tillë. Jua them unë. Të blesh një vazo 4 milionë euro është çmenduri, pashpirtësi ekstreme.

Ndaj dhe ta shndërrojmë 3 Marsin në ditën e protestës më të fuqishme, t’i japim të gjitha mesazhet qe meriton kufoma politike që endet, fshihet, zhduket i tmerruar nga vetja e tij.

Ne atij duhet t’i tregojmë vendin një minutë e më parë dhe unë jam i bindur se kjo do ndodhë.

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale