FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË KONFERENCË ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarë ka denoncuar aferën e portit të Durrësit. Sipas tij, kjo është vjedhja më e madhe që u bëhet shqiptarëve, që prej bunkerëve. Ai ka përshëndetur edhe kompanitë që nuk morën pjesë në tenderin e Ramës.
Gjatë konferencës për media, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, Edi Rama po u vjedh shqiptarëve 1.3 miliardë euro me projektin e Portit të Durrësit. Berisha bëri të ditur se, për këtë aferë skandaloze do të kërkohet me urgjencë një komision hetimor parlamentar.
Berisha deklaroi gjatë takimit me gazetarët në selinë blu se vrasja e djeshme ne Ndroq, është për të mbyllur aferën e vrasjes së Jan Prengës. ‘Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin’, tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike ka premtuar gjatë konferencës për media mbajtur në selinë e partisë së tij se do të zhvillonte takime në diasporë dhe në të gjithë Shqipërinë. ‘Është betejë në kushtet e narkoshtetit’. ‘Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar’, tha Berisha.
Gjatë takimit me gazetarët këtë të hënë, kreu demokrat hodhi akuza ndaj Ballës se ka ndikuar në lirimin e autorëve të tritolit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër. ‘Taulanti shkon e liron terroristët që i vënë tritolin Lulzim Kullës’. ‘Dhe Vat Stafa është anëtar i KLP-së, prokuroi Vat Stafa që u ngarkua nga Taulanti për lirimin e tyre, sot është anëtar i KLP-së’, tha kreu demokrat.
‘PD do realizojë shumë në të ardhmen dhe ka realizuar shumë në të shkuarën, por kjo është fitorja më e vështirë dhe më e rëndësishme e saj’, tha gjatë një konference shtypi kreu demokrat. ‘Kjo diktaturë pati mbështetjen më të fuqishme nga perandoria e Xhorxh Sorosit’, shtoi kryetari i PD.
FJALA E PLOTE:
Afera e Portit të Durrësit përbën dënimin më të rëndë pas ndërtimit të bunkerëve nga Enver Hoxha për taksapaguesit shqiptarë.
Ju të gjithë jeni dëshmitarë se kur Edi Rama informoi publikun se do ndërtonte Dubai Sitin në Portin e Durrësit, ai deklaroi në mënyrë të përsëritur se për portin tjetër, taksapaguesit shqiptarë nuk do shpenzojnë një qindarkë.
Pra, sipas tij, portin tjetër do e ndërtonte privati.
E vërteta është se me Dubai Sitin e Durrësit, shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve në historinë e tyre.
Territori tokësor dhe ujor i portit me mbi 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë, iu dhurua Alabarit dhe Edi Ramës, ndërkohë që vlera e tij është të paktën 3.8 miliardë euro.
Ai territor u dhurua për ndërtimin e 12.500 apartamenteve dhe 6 hoteleve me 6 yje, ultraluksoze, dhe ndërtimin e marinës ndër më të mëdhatë në Mesdhe. Pra, de facto ndërtimin e një parajse që përveç familjeve të emirëve të Emirateve të Bashkuara apo ndonjë tjetër, askush nuk mund ta kishte.
Porti mijëvjeçar i Durrësit, për Edi Ramën, do ndërtohej në Porto Romano dhe në shkelje të çdo ligji, ndryshoi ligjin e prokurimeve me një kompani të njohur holandeze, përsëri në shkelje të ligjeve, porositi projektin prej 12 milionë eurosh.
Informoi publikun, hapi tenderin dhe tha se 5 kompani të mëdha botërore i kemi të listuara për ndërtimin e portit në Porto Romano.
Por në ditën e mbylljes së tenderit, asnjë kompani nuk u paraqit për të marrë pjesë në këtë aferë monstruoze të Edi Ramës dhe unë i përshëndes ato.
Sipas projektit të kompanisë holandeze, porti i ri do të kushtojë 1.3 miliardë euro.
Kjo është gjoba më e madhe në histori ndaj shqiptarëve.
Ky është një fond i barabartë me rritjen 150 përqind, mos më shumë, të rrogave të shqiptarëve.
Ky është një fond i barabartë me rritjen 100 përqind të pensioneve të shqiptarëve.
Dhe të gjitha këto vetëm për parajsën e Edi Ramës.
Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion.
Tenderi i hapur, siç e dini, ishte rreth 400 milionë euro, në një kohë kur pensionistëve, me pensionet më të ulëtat në botë dhe me çmimet më të lartat, unë ftoj mediat t’u tregojnë të vërtetën e çmimeve shqiptarëve krahasuar me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.
Sot në Greqi, çmimet e ushqimeve bazë janë deri 80 përiqnd më të ulëta se në Shqipëri.
Kështu janë në Itali, Gjermani.
Ushqimet bazë dhe produktet bazë në Shqipëri janë 10 deri në 250 përqind më shtrenjtë se mesatarja e tyre në BE.
Një pensionisti i mbahen nëpërmjet TVSH-së, sipas përllogaritjeve të TVSH, i mbahen në vit 450 mijë lekë. I mbahen të paktën tre pensione dhe Edi Rama përcakton për t’u vjedhur shqiptarëve 1.3 miliardë euro.
Do krijohet një komision parlamentar me emergjencë për këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti, që vjen pas bunkerëve.
U kushton pas bunkerëve të diktatorit Hoxha, më shumë se gjithçka tjetër taksapaguesve shqiptarë.
Edi Rama u përpoq me të gjitha format të implikojë NATO-n, ta ftojë dhe të mashtrojë, madje të deklarojë se ka interes NATO-ja.
NATO zyrtarisht nuk ka shprehur asnjë interes.
PD si parti pro-atlantike është e gatshme t’i ofrojë aleancës çdo lehtësi aeroportuale dhe territoriale, por e refuzon atë të përçmojë atë ofertat e Edi Ramës se janë oferta për ta implikuar në mega-afera të mëdha korruptive.
Edi Rama, studimin e pronave në bregdet, të bërë me kompani amerikane të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, e ka përmbysur tërësisht, duke u dhënë oligarkëve të vet të gjitha instalimet të përcaktuara si të domosdoshme për forcat detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.
Nuk duheshin të gjitha portet, por duheshin portilet, domosdoshmërisht në pika të caktuara nga plani që disponohet nga Presidenti i Republikës dhe Shtabi i Përgjithshëm.
Edi Rama ato i dha si bashkëaksioner 100 përqind oligarkëve në të katër anët, nga Saranda gjer në Shëngjin.
Pra, dënoj me ashpërsinë më të madhe.
Porti i Durrësit është gur në qafë në radhë të parë i pensionistëve, por jo vetëm atyre.
I të gjithë atyre shqiptarëve që janë të kërcënuar nga varfëria dhe ata janë 46 përqind e popullatës shqiptare.
I të gjithë fermerëve shqiptarë që marrin nga ky buxhet 44 milionë euro dhe që japin mbi 20 përqind të prodhimit të brendshëm.
Pensionistëve që parashikohet një 16 milionë euro për indeksim.
Sigurisht është Altin Dumani që mbron këtë krim të shëmtuar ekonomik.
Prokuror tjetër në botë nuk mund të mbronte, sikur të kishte minimumin e integritetit apo dinjitetit njerëzor, por edhe peng i krimit garanton Edi Ramën të vazhdojë vjedhjen e tij.
Kjo ishte çështja e parë.
***
Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.
Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit.
Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.
E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze.
Mafia me shtetin të bashkuar.
E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike.
Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.
Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.
Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet.
Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi.
Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon.
Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë.
Por Olsi Dado nuk është.
Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi.
Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.
A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër?
Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty.
Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen.
Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen.
Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani.
Ja ku e keni.
Në këtë rast nuk është Dado.
Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh.
Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin.
Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar.
Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë. Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit.
PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET:
Osman Stafa, News24: Në fakt në 6 dhjetor Ilir Meta nga qelia ka kërkuar që para SPAK të bëhet një protestë. Ju në fakt keni akuzuar mjaft fort SPAK përgjatë gjithë këtyre muajve dhe viteve të fundit, por asnjëherë nuk keni kërkuar që të mbahet një protestë kundër SPAK. A do ta mbështesni ju këtë protestë të thirrur nga Ilir Meta?
Sali Berisha: Ka një çështje në themel të debatit. Çështja në themel e debatit është se, SPAK nuk ka pse të jetë axhendë e opozitës, se opozita nuk duhet të merret me SPAK, por duhet të merret me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën, por do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK, aktualisht prokurorinë politike të Edi Ramës. Nëqoftëse opozita injoron SPAK, opozita harron që është shëndërruar sot në njërin nga institucionet më themelore të narkodiktaturës.
Nëqoftëse i japim përgjigje pyetjes, është ky regjim një narkodiktarurë apo jo, përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës, atëherë duhet të besosh se kjo nuk është, Pëllumbesha Spirogjoka një vegël e Edi Ramës. E ka ndërruar dhe emër e mbiemër Elisa, nuk quhet më Elisa kështu dhe ashtu, por quhet Pëllumbesha Spirogjoka.
Duhet të besosh që haram Bega nuk është më një vegël e Edi Ramës, ata që mund të thonë se nuk është diktaturë. Duhet të besosh se Edi Rama nuk ka lidhje me djegësat e Tiranës, se Olsi Rama nuk ka lidhje me Xibrakën dhe se Altin Dumani nuk po mbyll dosjet e tij.
Por nëqoftëse nuk beson se këtu të gjitha pushtet janë në duart e një njeriu, atëherë duhet të jesh politikisht i verbër, ose i korruptuar në shkallën më të lartë, të injorosh faktin se këtu jeton në një diktaturë e cila shkon gjer në atë shkallë sa zvarrit njerëz rrugëve, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si? Si person në hetim, që në asnjë vend demokratik si të tillë nuk e arrestojnë dot, në asnjë vend demokratik, si person në hetim.
Pra ata të cilët pretendojnë se nuk duhet marrë me Skapin opozita, ata duhet ti japin përgjigje një pyetje themelore; a është kjo një narkodiktaturë apo nuk është. Këtë përgjigje e dhanë 108 parti politike nga të gjithë kontinentet e botës. Përgjigja u dha në mënyrën më përfundimtare; Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Lexoni rezolutën e internacionales demokrate të qendrës.
Pra pa diskutim që do të mbështetet çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Nuk ka diskutim. Ndaj të gjithëve. Si jo. Detyrimi, akti lidhet direkt me Altin Dumanin. Pse lidhet direkt? Ligji e detyron prokurorin të përcaktojë dhe të ndjekë procedurën ndaj personit që ka marrë nën hetim, apo të pandehur.
Gjeti një rrugaç Edi Rama për të vënë ministër, ordiner. Dhe i them unë atij, se gradualisht shqiptarët do të mësojnë se çfarë përfaqësojnë ai.
Gjeti një tjetër drejtor policie, që krijoi aktet më të papara ndonjëherë në historinë e Europës dhe botës. Ata çdo lloj proteste e meritojnë dhe stërmeritojnë. Protesta para organeve të diktaturës, institucionet e diktaturës janë të ligjshme, të një rëndësie jetike, janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj.
Osman Stafa, News24: Pas 11 muajsh, riktheheni ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë. Çfarë ndjesie ju jep, duke qenë se 11 muaj të qëndrosh në shtëpi. Ndërkohë që për të vazhduar se çfarë do të ndodhë nesër, opozita do të propozojë 32 amendamente që lidhen nga pensionet, koncesionet, onkologjiku dhe shumë të tjera. Por kemi parë deri më tani që PS nuk ka pranuar asnjë amendament të opozitës. Si do të veprojë PD për të detyruar qeverinë që të çojë paratë tek këto kategori që ju thoni se janë në një nevojë jetike.
Sali Berisha: E para, lidhur me kthimin në parlament.
Natyrisht ai ishte një akt puçist, antikushtetues ndaj pluralizmit dhe opozitës, i kryer nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo Zonja Vila, nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë, Irena me 5 mbiemra e me radhë.
Ky ishte një grusht shteti brenda shtetit, kur merret një pushtet, tentohet të merret një pushtet për t’ia marrë një pushteti tjetër, por siç jeni dëshmitarë ju, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e ferrit për Edi Ramën.
U arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e tmerrit për organizatën kriminale të qeverisë.
Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, unë në fakt atyre ia drejtoja.
Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares.
Pra, u vartësova unë prej tij apo ai tek unë, doli shumë e qartë.
Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore.
Kjo është!
PD është sot forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë që mund të ndalojë…
Hapat janë të qartë, hapa të tjerë do vijnë.
Edi Rama do marrë ata që meriton nga shqiptarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Prapë në betejë jemi.
Gjer tani, ai në fakt u bë dritaro-dipendent.
Po, lexoni fjalimet.
Mendoi se do shpëtonte. Ra nga prushi në flakë.
Ardit Hoxha, EuroNews: Ju e përmendët pak se PD, do të shkojë drejt fitores. Para se të shkojë në fitore, do të ketë protesta të tjera dhe takime tuaja me diasporën, duke qenë se prej 1 viti të mos kishit mundësi ti takoni fizikisht, si demokratët brenda vendit dhe ata jashtë vendit.
Pyetja e dytë ka të bëjë me një proces sh të rëndësishëm në PD, të cilin ju jeni zotuar se do të zhvillohet dhe nuk do të ndërpritet asnjëherë. I qëndroni kësaj ideje dhe nëse po, kur do të zhvillohen primaret.
Sali Berisha: Mosbindja civile në emër të fitores, mund të vazhdojë gjer ditën e zgjedhjeve, ditën para zgjedhjeve. Të harrojë kush se ajo ndërpritet pa firmosur opozita, fitoren e merituar.
Beteja është betejë.
Nuk krijon Edi Rama qeverinë teknike, atëherë të përballet me mosbindjen civile. Le ti marrë ti emëroj këta banditë që ka, se këta që ka emëruar janë të gjithë ushtarë të bandave, por ti nxjerrë nga kthinat ku rrinë ata dhe ti sjellë nëpër komisariate. Forcë në botë që ndalon PD, nuk ka. Edi Rama është e shkuara, e shkuara e zezë e këtij vendi. E shkuara e zezë e këtij vendi.
E ai mendoi se duke më shpallur non grata, duke më privuar nga liria do mund të ja dilte. Nuk ja del dot kurrë, ka marrë fund. Ua them unë ju. A do të dal unë në diasporë, pa diskutim. Do të dal në diasporë, do të dal në Shqipëri, do të dal kudo dhe do të ketë një lëvizje të fuqishme, se kjo fitore do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Nuk është fitore vetëm e PD, jo, është e shqiptarëve në radhë të parë. Nuk mund të durojnë ata, jetojnë në vende të lira, të pranojnë një narkotrafikant, një narkodiktator në vendin e tyre.
Jo, kështu që të gjitha. Është betejë në kushtet e narkoshtetit. Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar.
Statuti i përcaktuar, do të zbatohet statuti. Të gjitha në funksion të betejës.
Anisa Kadesha, RTSH: Politika dhe media ndërkombëtare kanë bërë shumë koment në lidhje me vendimin e presidenti Amerikan në ikje Biden, që ka liruar nga çdo akuzë djalin e tij, duke i cilësuar akuzat si politike. ju keni një koment si politikan që jeni atakuar nga administrata Biden, për akuza që ju i keni konsideruar politike.
Sali Berisha: E kam jo të lehtë të komentoj në këtë rast.
Pse? Mendoj se e majta ekstremiste amerikane, marksiste-leniniste e keqpërdori në shkallë të pamëshirë presidentin Xho Bajden, i cili në bindjen time më të thellë, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate.
Dhe, po flas haptas, mënyra se si e trajtuan ishte një cinizëm, pamëshirësi dhe që nuk i bënte nder kurrë atyre që e bënë atë.
Ai punonte në një mjedis, i rrethuar në të gjitha anët, me këshilltarë, me bashkëpunëtorë, dhe pasi bëri primaret në të gjithë vendin dhe mori 16 milionë vota në atë procedurë, i bënë një kurth me një debat dhe thanë tani ti nuk bën.
Unë nuk hyj në vlerësime, por procedura ishte shumë e pafisshme.
Nuk kish pse ia bëje ti atë.
Dhe e zëvendësuan me një njeri, nuk e njoh, por një gjë kishte, një njeri që nuk guxoi të dalë njëherë në konferencë shtypi dhe kjo ishte gjëja më e tmerrshme.
Se si kjo elitë e botës, servirnin një njeri që nuk bënte konferencë të hapur shtypi.
E kuptoni ju?
Tani, në këtë kontekst sigurisht vendimi i tij është shfrytëzim pushteti për qëllime familjare.
Nuk e justifikoj unë këtë, por ata e denigruan presidentin e SHBA. Ata u treguan, në vlerësimin tim, një elitë e shkëputur tërësisht nga qytetarët, nga realiteti.
Dhe në këtë shkallë, sepse ai ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, por ai ka qenë një politikan që i ka shërbyer vendit e tij. Ata e denigruan.
Në këtë mjedis që e katandisën, ai mori një veprim që nuk duhet ta merrte, por përsëri kompleksi i rrethanave ishte shumë i padenjë për ata që i krijuan.
Dhe i krijoi të gjitha këto e majta marksiste-leniniste amerikane.
Gabimi fatal i jetës së tij ishte kompromisi që bëri me ta duke pranuar përfaqësuesit e Sanders dhe Okazios si zëvendëspresidente, nuk duhej ta bënte, ishte partia e Ruzveltit, e Kenedit.
Dhe e pagoi këtë vendim që bëri, këtë vendim që mori për të pranuar një marksist-leniniste si zëvendësoi, e pagoi.
E pa mirë se çfarë përfaqësoi.
Enkel Xhangolli, KlanNews: Grupi parlamentar i PD, ndërpreu aksionin në Kuvend, bllokimin e punimeve të parlamentit, me argumentin se do të bënte transparencë për buxhetin 2025. Por kemi parë që një transparencë e tillë nuk ndodhi dhe amendamentet nuk u pranuan nga PS. Me rikthimin tuaj, do të ketë rikthim të aksionit në parlament?
Sali Berisha: Ajo ishte një formë e mrekullueshme. Ishte një formë. Historia është e çuditshme, përsëritet dhe nuk përsëritet. Unë s’mund të ju dal zot se çfarë do të ndodh, por aksioni do të vazhdojë gjer në fitore.
Unë ju thashë, mosbindje civile gjer në ditën e fitores, kjo është motoja jonë.
Enkel Xhangolli, KlanNews: Deklaruat se do të mbështesni çdo protestë që bëhet para SPAK. Kjo do të thotë se ju dhe grupi parlamentar i PD në 6 dhjetor do të jetë para SPAK, apo kjo mbështetje është vetëm deklarata dhe do të vendosni strukturat më të ulëta të PD, në mbështetje të aleatit tuaj, Ilir Meta.
Sali Berisha: –Të gjitha opsionet janë të hapura, por ne e mbështesim plotësisht protestën para Skrapit të partisë, para Ministrisë së Brendshme, para narkopolicisë së shtetit, narkoministrisë së brendshme, para organeve të diktaturës. Ne jemi në një diktaturë ku do të protestojmë me mosbindje civile para organeve të saj.
Edhe njëherë, ata që mendojnë se duhet të kursehen organet e diktaturës, ata harrojnë që jetojmë në diktaturë dhe janë shtylla që e mbajnë diktaturën.
Është e vërtetë që kreu i regjimit është Edi Rama, por ne çdo ditë bëjmë betejë kundër tij, dhe kundër gjymtyrëve të tij. Pra gjëja më normale.
E lexoni ju këtë. Shikoni në gjysëm faqe, se çfarë krimesh ka aty. Mirë thotë, ky ministri është burrë i mirë, për Taulantin, burrë i mirë shumë. Do ti zbërthejmë, i fsheh Dumani, por ju garantoj se do të ua sjell këtu të gjitha, nuk ka diskutim. Nuk mund ti fshehin. Do gjinden kush janë. Do të thotë të flesh me krimin. Çdo gjë do të publikohet.
Ne kemi kërkuar Komisionin e të vërtetës dhe komisioni i të vërtetës është zgjidhja absolute më e mirë, ku shqiptarët të dinë se cili është Olsi. A i bleu kostumet Olsi, merrja masat si me kështu, se është treguar shumë i mirë ai. Se ku ministri është burrë i mirë. Të ja çosh ti, 20 mijë euro, po e po, ato 20 mijë euro janë përpara, për lirim. Për ti bërë të gjitha këto. Kjo është vetëm një faqe, e cila ka brenda të paktën 15 krime. Në një faqe 15 krime.
E pse të mos i them unë atij Dumanit, superkriminel që fle mbi këto. Ai duhet të jetë i pari ti nxjerrë ato. Sigurisht. Ka të tjera, do ju sjell unë këtu, kur Taulanti shkon e liron terroristët që i vënë tritolin Lulzim Kullës. Dhe Vat Stafa është anëtar i KLP-së, prokuroi Vat Stafa që u ngarkua nga Taulanti për lirimin e tyre, sot është anëtar i KLP-së.
Këta janë një bandë kriminale. Klasifikim më të fortë, më të saktë ka thënë CDI; Krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e përbashkët.
Enkel Xhangolli: Meqenëse ju keni deklaruar se PD, fiton, do të fitojë, ka fituar në të vërtetë PD nuk po fiton. Ju keni qenë i lirë në dy zgjedhjet e fundit dhe keni humbur. Edhe lirimin tuaj ju e promovoni si fitore të PD. Na thoni çfarë ndryshon tek lirimi juaj dhe tek. PD kur e prisni fitoren në 2025 apo më vonë.
Sali Berisha: Një diktaturë është diktaturë dhe kjo diktaturë nuk ishte e vetme. Kjo diktaturë pati mbështetjen më të fuqishme nga perandoria e Xhorxh Sorosit. Kjo parti u ngrit kundër kësaj diktature dhe perandorisë së Xhorxh Sorosit. Imagjino të sjellësh Sekretarin e Shtetit, siç bëri perandoria e Sorosit, në një vend ku të nesërmen do të dënohej kryezbuluesi i tyre se ishte korruptuar nga ky kryeministër që i vije ti.
Imagjinoni se çfarë mbështetje. Dhe të gjitha këto absolutisht jo nga interesa të vërteta të politikës amerikane, por interesa të Xhorxh Sorosit për të mbrojtur me çdo kusht narkodiktaturën në Shqipëri. Unë dhashë këtë shembull.
Unë mendoj se ringritja e PD është absolutisht si Feniksi nga hiri. Po! Mos harroni një moment, mos harroni fillimet, kur njerëzit me besimin e pakufishëm në SHBA, nuk mund të imagjinonin kurrë se ky ishte një veprim sorosian. Por gradualisht u ngritën në këmbë kundër të keqes.
Të duket pak fitore kjo? Nuk ka fitore më të madhe. PD do realizojë shumë në të ardhmen dhe ka realizuar shumë në të shkuarën, por kjo është fitorja më e vështirë dhe më e rëndësishme e saj.
Pasi dështuan në këtë grusht shteti, PD u bashkua. Në takimin e parë të Foltores ka pasur një slogan: Për një PD më të bashkuar, më të hapur, më të fortë. U përça PD, por u bashkua. Unë them se kjo është fitore.
Ia morën logon partisë dhe flamurin. U detyruan t’ia rikthejnë. Unë them se kjo është fitore.
Arrestuan pa asnjë provë, fakt dhe ja ku jam. Nuk pranova kurrë të shkelja Kushtetutën. Pra, sigurisht diktatura është në fuqi, jam i vetëdijshëm, por sot jemi më të fortë se kurrë kundër saj.
Nga një forcë e izoluar, sa që kur vinin njerëz në këtë seli, kërcisnin telefonat e ambasadës së SHBA të kontrolluar nga Sorosi, gjëra të turpshme që tejkalojnë romanet e Oruellit, po ja ku jam sot.
Sigurisht udhëtim i vështirë dhe prapë jemi në të përpjetë, nuk është se kemi rrafsh, por jemi të sigurtë që do fitojmë. Jemi të sigurt se mbrojmë kauzën e drejtë. Nuk është realitet shqiptar ai që paraqesin. Mashtrojnë. Është e vërtetë që Shqipëria ka hapur negociatat, por i ka hapur vetëm për faktorin gjeostrategjik.
Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për negociatat. Unë e kuptoj se ata që kanë votuar nuk e pëlqejnë, por unë do them të vërtetën. Dhe gradualisht ata siç e kuptuan në rezolutat e CDI dhe PPE, do e kuptojnë. Është e pashpresë kjo diktaturë.