DEKLARATA E ANETARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI
Pasi ditën e djeshme ju provuam me shkresa zyrtare shtetërore dhe fakte të pamohueshme, se si ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i drejtohej ish-Ministrave Manjani dhe Felaj, duke i kërkuar përgjigje dhe zgjidhje urgjente për një procedure antiligjore, pasi me fjalët e veta Ministrit Koka, projekti i inceneratorit të Tiranës ishte një nga përparësitë kryesore të Bashkisë Tirane, sot po ju vëmë ne dispozicion fakte të reja që tregojnë qartazi se vendimet në biznesin e inceneratorit të Tiranës merreshin ‘ma nalt’.
Nga muaji gusht i këtij viti e deri ditën e djeshme, ju kam treguar dhe vendosur ne dispozicion, si publikut, por edhe organit të akuzës, Aneks Kontratën nr. IX, ku faktohet se Erion Veliaj ishte i vetmi Kryetar Bashkie që e firmosi një angazhim të tillë, pa miratim të Këshillit Bashkiak. Asnjë prej kryetareve të Bashkive të Qarkut Tiranë nuk e ka firmosur këtë dokument, përveç Erion Veliajt.
Ju kam treguar me fakte se si kulla pas Sahatit, Teatri Kombëtar, kompania Arlis-Ndërtim, fitonin privilegje në biznesin e depozitimit të dherave i udhëhequr nga Erion Veliaj.
Sot, po ju vë në dispozicion një e-mail tjetër që tregon qartazi se si, sipas asaj shprehjes se famshme të Ulsi Manjes, vendimet merreshin ‘ma nalt’.
Ndaj dhe SPAK duhet të shkoje ‘ma nalt’ se drejtorët e Bashkisë Tiranë, duhet të shkoje tek koka e kësaj afere që është Erion Veliaj.