KONFERENCA E PËRJAVSHME ME GAZETARËT E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp foli në lidhje me denoncimin e aferës së inceneratorëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, “ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë nga kjo, dhe ju besoj e keni parë se me çfarë intensiteti e kemi trajtuar ne këtë problem në këtë sallë. E garantoj Edi Ramën se sa kohë të jetë kjo parti, nuk do i ndahet kurrë vjedhjes së shekullit, sepse ai është autori kryesor.”
Gjatë diskutimit me gazetarët, kryetari i PD-së, deklaroi se, Lulzim Brava bllokoi denoncimet për aferën 12 mln euro të thjeshtrës së Ramës.
‘Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash- fakte nuk kam- po thuhet se njëra kompania, Victoria Invest sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
FJALA E PLOTE E KRYETARIT TE PD
Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër.
Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.
Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që është inceneratorët.
Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.
Për rikujtesë qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.
Rama u angazhua direkt vetë me ekipin e tij për të anuluar këtë strategji dhe për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, vetëm e vetëm që të instalonte strategjinë e djegies së plehrave, në të cilën ata parashikonin t’u vidhnin shqiptarëve qindra milionë euro.
Edi Rama, pasi ka ndryshuar me firmën e tij strategjinë, ka vendosur në buxhetin afatmesëm, veprat e zeza korruptive të inceneratorëve, sepse ato nuk ekzistonin.
Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumenta në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike.
Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.
Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët.
Edi Rama, në një akt unik në historinë e botës, firmosi në dhjetor të vitit 2016, vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë bonos 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund në Shqipëri. Një kompanie që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Një ditë përpara se ajo të dilte fitimtare e tenderit të parashikuar.
Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij.
Mirë po ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë nga kjo, dhe ju besoj e keni parë se me çfarë intensiteti e kemi trajtuar ne këtë problem në këtë sallë.
E garantoj Edi Ramën se sa kohë të jetë kjo parti, nuk do i ndahet kurrë vjedhjes së shekullit, sepse ai është autori kryesor.
Sot ne këtu rikthejmë para jush njërën nga çështjet flagrante korruptive, kur Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë.
Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.
Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do ju referojë ju tani!
Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën.
Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne.
Në mungesë tyre do bëjmë gjyqin publik. Prokurorin publik, avokatin publik, gjykatësin publik. Jo të shtetit.
Këtë do ta konceptoni në këtë formë. Në mungesë të drejtësisë, se po të ishte drejtësia, nuk është e drejtë që të konsumojmë kohën me këto çështje.
Në mungesë të drejtësisë, në emër të mbrojtjes të interesit publik, kjo sallë do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës.
Ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare.
E marrim me durim këtë proces.
Pra, e shihni, një aferë korruptive si në filma.
Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze.
Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministër.
Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë.
Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një
javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin.
A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do u përkushtohen këtyre eko parqeve, por do merren me tërmetin.
Jo, tre ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë.
Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin.
Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces.
Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e
taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave.
Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë.
Isa Myzyraj, Ora News: Ju e quajtët dhe e quani vazhdimisht SPAK organizatë kriminale, ndërkohë që për hir të së vërtetës edhe progres raporti i fundit, por edhe takimet që ka zhvilluar SPAK muajt e fundit në SHBA e kanë vlerësuar për punën që kjo strukturë është duke bërë. Duke qenë se ju jeni deputet i Kuvendit të Shqipërisë keni dhe deputetët tuaj atje, a do të ketë një iniciativë nga Sali Berisha për ta zhbërë atë që ju e quani organizatë kriminale, sepse bëhet vetëm përmes parlamentit.
Berisha: Do të përgjigjem në këtë mënyrë. Jemi dëshmitarë këtu, të gjithë ata që kanë memorie dhe rekorde, se si Saimir Tahiri në 32 vite i pari ministër i Brendshëm i pari që përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. Një nga historitë më të turpshme të Shqipërisë.
Çoi në Shtëpinë e Bardhë njeriun të cilin organet zyrtare, sepse Zagani ishte oficer antidroge, të cilin opozita me fakte e kishte denoncuar me dhjetëra herë për makinën dhe për të gjitha lidhjet e tij me drogën, ai përfundoi.
Kështu që ju e shihni. E lamë Saimir Tahirin, merr Taulant Ballën. Taulant Balla shkon nga një vend në tjetrin si ministër i Brendshëm me rekordet më kriminale që mund të ketë patur ndonjëherë ndonjë ministër në historinë e këtij vendi.
Nuk jam unë, po është TIMS që ka faktuar se ka bërë 54 rrugë me Edmond Begon. Çfarë kanë qenë ato rrugë? Ato rrugë kanë qenë për të mbrojtur me pasaporta diplomatike çantat e kokainës, çantat e drogës. A mund të kush me një njeri, përveçse me bashkëshorten, nuk mund të shkojë kush 54 herë jashtë me një tjetër. Si mund të shkosh 54 herë me një tjetër jashtë? Shkon me një shërbim, shkon për të ndarë fitim me Edmond Begon për të përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar valixhen. Dhe këtë Taulant Balla e ka bërë edhe në Qafë Thanë me dokumente me trafikantë të tjerë.
Si mund të shkojë Taulant Balla, a është ky ministër i Brendshëm? Si mund të shkojë ky kur ka kilometra regjistrime në SKAP që i fshehin, që ky ndërmjetëson për tendëra të bandës së Xhaferrit? Si mund të shkojë Taulant Balla kur në sallë të gjyqit është akuzuar si organizator i vrasjes së avokatit, sepse avokati kishte parë, kishte lexuar regjistrime të bisedave që faktoni se ai ka porosit vrasje dhe avokati u vra.
Dhe regjistrimet, Kreshnik Ajazi, në mënyrën më kriminale që është sot në SKAP, më thuaj ti mua çfarë është Kreshnik Ajazi? Urdhëron bashkë me një gjykatëse që të digjen regjistrimet. Se Taulanti, s’është Taulanti. Po në qoftë se Taulanti nuk ishte Balla, si mund të digjeshin atëherë?
Po ato nuk digjeshin në asnjë rast, ishte apo nuk ishte Balla. Ato bëheshin objekt hetimi. A mund të paraqesim ne këto argumente? Kreshnik Ajazi është sot prokuror SKAP-i.
Jeni gazetarë, i dinë gazetarët. Shkoni merrni pak këtë vetingun e tij. Edini kur është firmosur vetingu i tij? Më 5 gusht. Më thonë, unë do ta verifikoj sigurisht, më thonë që ka gjëra të cilat do verifikohen. Po ai Petriti, si ky Alberti Shehaj? Një njëri që del u thotë shqiptarëve se makinën e Mehmet Grecës, trafikantit të dënuar 7 vjet për 40 kg kokainë në Britaninë e Madhe nuk kishte materiale zgjedhore, dhe që detyrohen pas 5 ditë të thonë të kundërtën. Dhe ky shpërblehet nga Taulant Balla për në SKAP.
Si mund të pranohet Millonai që mbyll dosjen e Don Lalës për inceneratorët, dhe vjen në SKAP në vend se të shkojë atje ku e meriton?
Nuk ka njeri që mund të respektojë më shumë se unë ata që zbatojnë ligjin, të garantoj për këtë. Nuk ka njeri që vlerëson më shumë guximin e tyre.
Po çfarë shoh unë sot, pse them? E them se njëri arreston Bajrët në Shkodër, dhe bravo i qoftë, ishte prokuror, i sjell në Tiranë dhe SKAP-i thotë: këta nuk janë organizatë. Tallët me Shqipërië, tallet me ligjin, tallet me çdo gjë.
Çfarë janë këta atëherë që veprojnë në këtë mënyrë? Marrin në hetim Dumanin, ashtu të pandehur Dumanin, ai Nexhmedini dhe del çdo gjë sikur po vjen këtu para jush, jo në një hetim të mbyllur, duke dëmtuar çdo gjë. Pra, këto janë, nuk ka diskutim. Unë nuk dua t’i mohoj kurrë asnjë njeriu asnjë kontribut, asnjë zbatim ligji.
Por këta funksionojnë organizatë kriminale. Kurrë nuk ka ekzistuar një situatë e tillë në drejtësi. Saimir Tahiri u prit shumë më lart, po ku është?
Nuk duhet t’i marrim gjërat kështu, duhet t’i shohim sepse janë shqiptarët ata që e paguajnë. Urdhëro mor zotëri! Kanë dhënë 19 milionë euro, kanë zbrit 6 milionë, kanë vjedhur 12 milionë, kanë anuluar tender për të arritur në këtë skemë. Çfarë t’iu thuash ti? SKAP-i nuk vepron.
Po merr marrëveshjen që ka bërë për TEC-in e Elbasanit. TEC-i i Elbasanit ndërtohet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pra, djegësi është edhe termocentral, dhe paguhet edhe ajo pjesa e turbinave aty, paguhet nga taksapaguesit. Pas 6 vitesh Edi Rama me Damina Gjiknurin firmosin sikur kjo të ishte ndërtuar me paratë e privatit, pasurinë publike dhe e japin me kusht që të japë një përqindje pagesë.
Po kjo përqindja e pagesës është kusht për të gjithë ata që ndërtojnë privatisht, jo me paratë tona. Këtu vjedhja ka kaluar çdolloj limiti, po SKAP-i i mbulon këto, ose korruptohet, padiskutim nga shuma të mëdha, ose pastaj kanë motivime ekstremiste politike, etj me radhë.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Për sa i takon çështjes, ju disa herë keni denoncuar se vajza e bashkëshortes së Ramës është e përfshirë në tendera korruptivë. Sot publikuat një skemë që e përfshin atë sipas jush. Keni ju informacione apo dukemte të tjera që e përfshijnë në tendera të tillë sa i takon aferës së inceneratorëve?
Berisha: Në aferën e inceneratorëve unë nuk kam për projekte të saj, por në afera të tjera, të shumta dhe të gjitha do paraqiten këtu. Sepse Kushtetuta ndalon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera, nuk mund të marrin. Kushtetuta ndalon që familjarët e kryeministrit të pasurohen duke shfrytëzuar fondet publike apo pasuritë publike, dhe ajo duhet zbatuar, jo duhet shkelur.
Kurse thjeshtra e parë e republikës ka me dhjetëra tendera të fituara, veçanërisht nga kjo Elva Margariti, që kështu duket si shumë e heshtur, por ka një dobësi të jashtëzakonshme për thjeshtrën. Shkatërroi të gjithë sektorin, ua them unë ju, e shkatërroi. Ka arkitektë që më thonë, thuaj emrin tonë që po e e denoncojmë, se na shkatërroi.
Mirëpo, ç’ti bësh Elvës, ia ka marrë mendjen.
Një fundjavë të mbarë!