Afera e inceneratorëve/ Berisha: Amnistia e SKAP-it për Ramën dhe Veliajn është po kaq e rëndë sa vjedhja e shekullit

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha dhe anëtari i kryesisë Belind Këlliçi publikuan sërish sot në konferencën për shtyp dokumene dhe fakte mbi aferën e inceneratorëve. Berisha tha se, amnistia e SKAP-it për Ramën dhe Veliajn është po kaq e rëndë sa vjedhja e shekullit.

Berisha u pyet nga gazetarët për kërkesën e SPAK “arrest me burg” me mbikqyrje policore. Berisha tha se, kjo është kërkesë e Edi Ramës dhe tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha.

Berisha e cilësoi kërkesën e SPAK për masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policor, një urdhër të Edi Ramës. Në konferencën të mbajtur për shtyp, Berisha tha se, jo një polic, por dy batalione po të vërë Rama në pallatin e Berishës, asgjë nuk do ta pengojë në largimin e tij nga pushteti.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara SKAP-it. Berisha tha se, ju garantoj se SKAP-i do përballet me opozitën në mënyrën më të fuqishme.

Berisha tha se, jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat. Ai tha se, patjetër që do i drejtohem Strasburgut, ajo është gjykata gardiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

FJALA E PLOTË

Vjedhja e shekullit bëhet gjithnjë e më gjigante, më e shëmtuar, më e rëndë.

Në një intervistë televizive të menaxherit të inceneratorit të Tiranës, pati dëshmi rrëqethëse të cilët u faktuan shqiptarëve mënyrën se si u plaçkitën paratë e tyre nga Erion Veliaj nëpërmjet prestonomeve si Mërtiri, Zoto dhe të tjerë.

Komentet dhe aspektet e dëshmisë publike të Mërtirit do ua paraqesë para jush, Belind Këlliçi, një nga promotorët më kryesorë të denoncimit të vjedhjes së shekullit.

Por ajo çka mund të them është se Edi Rama, Erion Veliaj, natyrisht jo vetëm ata, janë absolutisht autorët më kryesorë të kësaj vjedhje dhe përdorën për të mbuluar vjedhjen e tyre, Mërtirin, Zoton, Gugalen dhe të tjerët, që natyrisht mbushën edhe ata valixhet me euro, por krijuan kompani pas kompanie me qëllimin e vetëm për të zhdukur gjurmët, për të fshehur vjedhjen e të paktën 110 milionë eurove që janë zhdukur pa nam e nishan nga 128 milionë euro që shkon fatura e derisotme e djegësit të Tiranës.

Vijnë në dritë të gjitha problemet, për të cilat Erion Veliaj dhe Edi Rama janë ortakët kryesorë në këtë vjedhje.

Natyrisht sot ata kontrollojnë Skapin e partisë, që në një akt kriminal po aq sa është vjedhja, shpall amnistinë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës në dosjen që dërgon në gjykatë për dy persona direkt të Bashkisë së Tiranës dhe urdhër-arreste me të tjerët, që kanë qenë në urdhër-arresti ose në burg.

Vjedhja e shekullit nuk do u ndahet kurrë. Çfarëdo vendimi dhe mase që të marrin, hajdutëve Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani.

Tani preferoj të vazhdojë Belindi me ekspozenë e tij, duke komentuar të gjitha aspektet tmerrësisht komprometuese që shprehu për nomenklaturën e qeverisjes së Edi Ramës, Mirel Mërtiri në intervistën e tij dhe ballafaqimin që ai bëri me gazetarin, me Belindin dhe gazetarët e tjerë.

Kjo është kërkesë e Edi Ramës, mos ngatërroni gjërat.

Ky është proces i mirëfilltë politik.

Kjo është një kërkesë e Edi Ramës, në qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Sali Berisha do ta kërrente atë si një kalbësirë nga pushteti i tij.

Nuk ka asgjë tjetër në këtë mes. Nuk ka asnjë çudi. Ky është një ansambël i kontrolluar 100 përqind nga Edi Rama, i cili mendon se në këtë mënyrë, do zgjasë pushtetin e tij. Në fakt do ndodhë e kundërta.

Ju garantoj se PD-në nuk do e ndalojë asgjë në mosbindje e saj civile dhe vendosmërinë për të përmbysur këtë regjim të bazuar në krimin, drogën. Këtë regjim që ka zëvendësuar përapra shqiptarëve dhe botës, ligjet, Kushtetutën me kodin e mafies dhe vullnetin e padrinos.

Gjithçka shihni ju gjer tani zhvillohet si një betejë midis ligjit dhe antiligjit, midis Kushtetutës dhe anti-Kushtetutës, midis përpjekjes për të mbrojtur institucionet kushtetuese dhe shkelmimit të tyre nga Edi Rama.

Pra, çdo gjë zhvillohet si një në film dhe unë që nuk kam pasur ndonjë dyshim në botëkuptimin, amoralitetin e Edi Ramës, në një farë mënyre po i demonstroj çdo shqiptari se çfarë përfaqëson ai.

Ndërkohë, ai nuk ka gjetur në befasi opozitën. Opozita ishte dhe vazhdon të qëndrojë në këmbë në mosbindjen civile, e sigurt në fitoren e saj.

Një gjë duhet t’u them sot mbarë qytetarëve: Sali Berisha nuk është rikthyer kurrë për një interes më të vogël personal. Absolutisht jo. Nuk është kthyer kurrë vetëm për të bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Është rikthyer me objektivin e dyfishtë: një opozitë e vërtetë dhe fitoren e saj.

Më mirë s kushdo tjetër, këtë e kuptoi Edi Rama dhe vrapoi si frikacak.

Ai jo polic, por të vendosë dy batalione rreth pallatit, unë nuk kam asnjë impresion. Tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha.

I them edhe njëherë, Edvin je i pashpresë.

Çfarëdo akti që të ndërmarrësh, Sali Berisha asgjë në botë nuk mund ta pengojë pa realizimin e qëllimit të tij, largimin tënd nga pushteti. Kjo do ndodhë.

Shiko ç’po ndodh në Beograd, studentët po mbushin rrugët dhe unë i përshëndes ata.

Një situatë jo shumë e ndryshme nga ajo e vitit 1995 kur ata mbushën rrugët për Zoran Xhinxhiçin, e vërteta është se edhe ata i kam mbështetur.

Dhe ju garantoj se studentët e Beogradit do fitojnë, e kanë të komplikuar situatën. Në Beograd siç e shihni ka kryqëzime interesash ku Rusia bën çdo gjë për të mbrojtur përfaqësuesin e vet, Aleksandër Vuçiç. Por edhe Perëndimi për shkak të pragmatizmit, përpiqet ta joshë. Por në 1995, studentët e Beogadit fituan. Edhe kësaj here do fitojnë.

Ndërkohë theksoj se zgjedhjet e Edi Ramës janë absolutisht dy herë më të këqija se zgjedhjet e padronit të tij në Beograd.

Nëse studentët në Beograd kanë një motiv të vërtetë të votojnë kundër një diktatori, edhe ky nacionalist i lidhur me krimin, shqiptarët kanë një motiv dy herë më të madh kundër mobodiktatorit të tyre.

PYETJE-PËRGJIGJE ME GAZETARËT

Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, e cilësoni kërkesën e gjykatës për arrest shtëpie me mbikëqyrje policore si vednim të Ramës. A do e respektoni këtë vendim të Ramës ndaj jush?

Berisha: Tani, së pari unë ju thashë, çfarë po ndodh? Ka një betejë midis ligjit dhe antiligjit të përfaqësuar nga Edi Rama antiligjit. Midis kushtetueses dhe antikushtetueses, midis shtetit ligjor dhe shtetit mafioz. Duke e thënë këtë, po e shpjegoj.

Në çdo seancë, ta quajmë kështu, në të cilën dosja kallp e organizatës kriminale në SKAP është shqyrtuar, unë kam dërguar përfaqësuesit e mi. SKAP nuk ka guxuar 3 vite megjithëse ka pyetur dhjetëra e dhjetra vetë, pornarë dhe zyrtarë që janë marrë me dosje. Nuk ka guxuar njëherë të vetme të pyesë Sali Berishën ndonëse Kushtetuta e lejonte plotësisht, nuk kishte nevojë të merrte leje kurrëkund.

Nuk ka guxuar të pyesë njëherë të vetme Jamarbër Malltezin, dhe nuk ka gjetur një shkelje të vetme ligjore nga asnjëri nga punonjësit dhe dokumentet që kanë firmosur ata, asnjë.

Nga 1995 deri në 2009 janë më dhjetëra punonjës me qindra e qindra shkresa, që të gjitha në përputhje me ligjin, përveç Edi Rama.

Pra, gjithçka është një farsë e bazuar në fshehjen e qindra dokumenteve, e bazuar në manipulimin e qindra dokumenteve. Që në fillim kemi të bëjmë me një akt të paligjshëm të bazuar në kallëzim të rremë. Taulant Balla në kallëzimin e tij të rremë se trualli i tokës së Klubit Partizani të cilët kanë marrë pronarët është shpronësuar nga autoritetet italiane.

Ndërkohë, kur periudha e dokumenteve të autoriteteve italiane faktojnë në mënyrë absolute se kjo është gënjeshtër. Se trualli tokës nuk është shpronësuar kurrë, por është rekuizuar. Dhe rekuizita është një kategori krejt tjetër me shpronësimin. Dhe për këtë ka dekrete me firmën e Jakomonit.

Unë mora këtë shembull, por mund t’ju jap dhjetëra shebuj të tjerë ku ata kanë fshehur dokumentet.

Pra, SKAP-i njësoj si seksionet e Sigurimit të Shtetit ka ngritur një piramindë mashtrimi. Gjiçka antiligjore, gjithçka antikushtetuese.

Natyrisht, në qoftë se do ishim thirrur në SKAP- absolutisht sa herë të ishim thirrur do shkonim, kjo nuk nuk ka diksutim. Sa herë më kanë thirr, kam shkuar në Prokurori, po këta nuk guxonin.

Në gjykatë, SKAP-i dhe gjykata dhanë vendime antikushtetuese, pa marrë lejen e parlamentit. Nuk ka shqiptar, nuk ka njeri se duhej marrë leja e parlamentit për ato masa shtrënguese.

Pra, qendrimi im cili ishte? Dërgova avoketërit për të thënë që unë nuk pranoj në një shoqëri para shtetërore. Por natyrisht, kundërshtova dhe nuk pranova vendimin i cili ishte antiligjor, antikushtetues, marrja hapur e pushtetit të parlamentit. Pra, unë mbrojta Kushtetutën. Beteja është midis Kushtetutës dhe antikushtetueshmërisë.

E njëjta gjë ndodhi në komisionin parlamentar. Kulmoi në paraqitjen që bënë në parlament, me 15 gardistë hyri trimoshi Edi Rama dhe kur unë kërkova të marrë fjalë por me gardistët jashtë, se nuk mund t’i lejoja vetes të flisja në praninë e tyre. Ajo vazhdoi, nuk i dha fjalën as deputetëve që do paraqisnin raportin ndaj meje. Imagjinoni ju.

Kaloi direkt në votim.

Pra, gjithçka është antikushtetuese. Gjykata Kushtetuese, nuk po ndalem më se e kam bërë komentin për të. Përsëri në këtë proces unë i qendroj asaj, nuk them se gjykata nuk ekziston, nuk them se prokuroria nuk ekziston. Dhe avoketërit e mi sot kanë paraqitur si kërkesë, jo vetëm kanë paraqitur, sot kanë dorëzuar dokumentin, vendimin me të cilin ish-kryetari i Këshillit të Lartë, Sali Berisha si President Republike ka shkarkuar gjykatësit, dhe i kërkuan asaj të japë dorëheqjen.

Tani, nuk kam informacionin e saktë, por kam dy lloje. Procesi u shty se do të merrte vetë vendim gjykatësja, çka unë nuk besoj të tërhiqet një qendrim i saj, apo duhet të marrë vendim një gjykatës tjetër. Këtë do të ma bëjnë të qartë avoketërit. Por fakti është se gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Edi Ramës.

Tani, do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë lloj problemi.

Ju ditë pas dite do ndiqni dinamikën interesante të betejës pa kthim të Sali Berishës.

Enkel Xhangoli, Klan News: Ju po zhvilloni një lloj aksioni atipik le të themi për faktin se protestoni edhe para gjykatave, gjë e rallë që ne shikojmë në vendin tonë. Ditën e nesërme ju do të protestoni së bashku me demokratët para Gjykatës së Lartë, por gjithashtu ju keni paralajmëruar edhe një protestë tjetër që është para SPAK. Kur do të zhvillohet protesta para SPAK-ut?

Berisha: Protestat do të jenë kryefjala jonë. PD deklaron me përgjegjësi të plotë, në Shqipëri është vendosur diktatura, dhe jo rastësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese unë e kam quajtur colpo di grazia, të atij regjimi, të atij sistemi, sepse me atë vendim u mbyll edhe dritarja e fundit, hapësira e fundit që kishte mbetur në institucione për opozitën në këtë vend.

Kështu që opozita ka një mision, mision që të përshtatet me betejën me diktaturën e re që u vendos. Kjo është diktaturë. Epoka e revolucionit të dhjetorit u mbyll. Nuk ekziston më. Ekziston si trashëgimi. Sot është epoka e vendosjes së pushtetit absolut të një njeriu, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Është një fillim shumë motivues, jo i lehtë, por garantoj çdo shqiptar se fitorja është e sigurt në qoftë se ne bëjmë detyrën tonë. Edi Rama me këto që bëri dëshmoi se ka frikë të tmerrshme, dëshmoi se është i pashpresë. Unë kam besim se shqiptarët do thonë fjalën e tyre.

Në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara një organizate kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Para një organizate të mbushur me xhelatë të ligjit dhe të së drejtës.

Cilido nga ju që lexon rrëfimet e Elton Qynos, ju siguroj se akte të tilla kanë ndodhur vetëm në hetuesinë e Sigurimit të Shtetit dhe kurrë ndonjëherë tjetër.  Dhe pse ato? Sepse sipas avokatit të tij, Elton Qyno si njeri që qëmton informacione, gjeti informacione që lidhnin direkt Edi Ramën me krimin dhe Taulant Ballën me krimin. Ishin emrat e tyre që kishte Elton Qyno në arkivën e tij.

Mënyra se si e trajtuan është një terror, një torturë psikologjike që nuk mund të ndodhë kurrë ndaj një gazetari. Kështu që SKAP-i, ju garantoj se do përballet pa asnjë hezitim me opozitën në mënyrën më të fuqishme.

Edon Kuqi, Zëri: Edhe ditën e sotme avokatët tuaj pas daljes nga Gjykata e Posaçme hezituan të jepnin një përgjigje nëse është marrë një vendim nëse masa e arrestit do kryhet në banesë apo në selinë e PD. Në rast se do zhvillohet në seli, në një farë mënyre, a rrezikon PD të kthehet në një fortesë përballë SPAK-ut?

Në kushtet ku jemi, cili ësht asi nën mëngë i Sali Berishës?

Berisha: Tani, të marrim pak Sali Berishën.

Pse këto akte ndaj tij? Këto akte ndaj pikërisht, sepse Sali Berisha, me bashkëpunëtorët e tij , me mbështetësit e tij thërrmoi, shkërrmoqi ëndrrën e Edi Ramës për të qeverisur pa opozitës. Shkërrmoqi, thërrmoi, bëri të paqenë ëndrrën e Edi Ramës për të qeverisur pa opozitë, për të kontrolluar opozitën. Se atij i duhet një opozitë e kontrolluar, por për të kontrolluar opozitën.

Dhe këtë, Sali Berisha e bëri absolutisht vetëm e vetëm për atë çka ai beson. E thashë sot me të rinjtë, po e them dhe këtu me ju.

Në vitin 1990, para vitit 1990, kur unë kam marrë vendimet e mia për të dalë kundër diktaturës, nuk kam patur në mënyrë absolute asnjë ambicje tjetër, përveçse dy. Të votojmë siç duhet të lirë, dhe të flasim të lirë.

Unë isha një mjek, të gjithë investimin tim e kisha në kardiologji, as që kisha interesa tjera mbi to. Asnjë. Unë isha prijës, kalorës në fushën time. Kisha investuar 23 vjet, kisha publikuar kudo në botë. Por ishin këto dy faktorët që më shtynë mua të dal kundër.

Tani, kjo më gjeti mua komplet të pregatitur, se atëherë më janë dashur mua disa vite për ta marrë atë vendim, të jem i sinqertë. Nuk ishte vendim i lehtë. Se njeriu ka familje. Kurse tani nuk më është dashur asnjë minutë. Se ajo është në shpirtin tim.

Ky rrëmbeu votën. Nuk mudnt’ja falja kurrë unë atij, asnjëherë. Dhe beteja do ishte në fitoren tonë. Erdha unë, u riktheva unë për qëllim tjetër, e para t’i rikthejnë votën shqiptarëve, se është misioni i partisë. E dyta, të fitojë Partia Demokratike, se e meriton. Dhe këto dyja do ndodhin. E para është realizuar, e dyta do ndodhë prap. Mos të mendojë më Edi Rama, se ka historira vendi.

Ardit Hoxha, Euronews: Z.Berisha, ju thatë që ëndrra e Edi Ramës është që të qeverisë pa opozitë, po ka shumë që e mendojnë dhe deklarojnë që vërtetë ëndrra e Edi Ramës është të ketë përballë Sali Berishën, pasi në çdo zgjedhje që ky i fundit do i dalë përballë ai do e mposhtë dhe do fitojë.

Berisha: Ata që mendojnë kështu, do të më falin por bëjnë dudumin. Po të ishte kështu, Edi Rama pse do ta arrestonte liderin e opozitës pa asnjë fakt, dokument, asgjë mbi to. Edi Rama, iu them këtyre zotërinjve që nuk më çudisin. Nuke fitoi 14 majin. Ata nqë thonë e fitoi, kanë ndërgjegjen e tyre, se në qoftë se 683 mijë zarfe me 50 mijë lekë.

Në qoftë se heqja e emrit të kundërshtarit nga lista e votimit, në qoftë se largimi i 1.3 milionë zgjedhësve nga qendrat e votimit, në qoftë se përjashtimi i gjysmës nga komisionet e përfaqësuesve të opozitës, në qoftë se mosdhënia e një qindarke 61 kandidatëve të opozitës, ndërkohë kur miliona kandidatëve të vetë nga fondet publike, në qoftë se, mobilizimi i ushtrisë së patronazhistëve dhe aktivistëve të administratës për të kontrolluar votën e qytetarëve nuk kanë peshë elektorale sa për të përmbysur rezultatin, unë u them atyre që mendojnë kështu se janë fatkëqinj, në qoftë se e kanë pa qëllim, e kanë se ashtu mendojnë. Kurse ata që janë me qëllim, ata përligjin diktaturën dhe nuk bëjnë asgjë më shumë.

Pra, në qoftë se nuk do ishin këto, të garantoj që zgjedhjet i kishte fituar opozita, sepse opozita pavarësisht 1,2,3,4,5,6,7, pa u llogaritur sa u dhanë nën dorë e të tjera, pa llogaritur bandat siç i patë ju, mori 600 mijë vota.

Kështu që, unë nuk mund të besoj të pabesueshmen. Dhe ata që e besojnë, tregojnë dobësi të madhe në karakter. Nuk mund të besoj atë unë, se po të besoj atë unë largohem nga një e vërtetë që ulërin nga të gjitha këto.

Në vitin 1992, Gallup bëri studimin dhe gjeti PD dy muaj, apo një muaj para zgjedhjeve 25 pikë pas PS. Njerëzit kishin frikë. Ndaj edhe harroje të dalë ai ta provojë njëherë të votohet si duhet se sa do marrë. Do shohë në ëndërr çdo natë merhumin.

Ndryshimi është shumë i madh midis meje dhe atij.

Në një shkrim që mund ta gjej edhe këtu po deshe, të cilin ekam publikuar dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ka titullin: vota vdiq pa hyrë në kuti. Pikë.

Nga e nxorra unë këtë gjë?

Shiko se në analizë duhet të jesh i vërtetë. Unë nuk kisha filma për Bajrët, edhe nuk mund të them se çfarë roli luhej në ato zgjedhje, por dija për banda tjera.

Ai shpërndau siç e di ti, siç e dinë të gjithë se janë me thesar, 130 milionë euro në Shqipërinë e mesme. Shpërndau në Durrës, në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, një pjesë të Tiranës. Po shpërndave 130 milionë euro në kontot bankare të qytetarëve, ti ke blerë vota, nuk ka më zgjedhje aty. Kjo ndalohet.

Atë që po bëjnë studentët në Beograd zotëri, atë duhet të bënte Lulzim Brava. Po Lulzim Brava kishte bërë projektin e qeverisë me Edi Ramën. Nuk do isihm duke diskutuar këtë punë, në qoftë se Lulzim Brava u printe të nesërmen, të pasnesërmen për votën e vjedhur. Nuk fitoi zgjedhjet ai.

Çfarë po bën Sali Berisha? Të kundërtën e atij. Sali Berisha u tha shqiptarëve do mbroj votën. Vërtetoi ato që mundi, ama i vërtetoi në mënyrë të pakundërshtueshme, jo me dyshime. Me zë, me figurë, me të gjitha gjërat. Doli në shesh. I tha Edi Ramës, më ke vjedhur votën, tani prit këtë nuk ta fal, se e kam mision unë të mbroj votën e qytetarëve. Ju ka thënë shqiptarëve, unë do mbroj votën, dhe absolutisht do ta mbroj.

Pra, dallimi është shumë i madh.

Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, në qoftë se nesër Gjykata e Posaçme miraton kërkesën e SPAK i cili kërkon masë ndëshkimore ndaj jush, arrest shtëpie meqënëse nuk u respektua detyrimi i paraqitjes krahas apelimit, a e shikoni mundësinë e ankimimit dhe në Strasburg, pasi Gjykata e Strasburgut ka një vendim që e konsideron vepër penale dhe shkelje të të drejtave të njeriut masën ndëshkimore?

Berisha: Unë do të ndjek çdo shkallë sepse unë nuk pranoj që ne jemi në shoqëri parashtetërore. Jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat.

Tani imagjinoni ju kur të shkoj, ta supozoj, nëpër këto gjykatat shqiptare, se çfarë kënaqësie do kenë ata të hedhin poshtë kërkesën time për të treguar vasalitetin ndaj Edi Ramës. Por kjo nuk më impresionon mua.

Strasburgu është tjetër, pa diskutim që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Isa Myzyraj, Ora News: Kur Donald Trump iku nga pushteti i presidentit në SHBA një shkrim në një gazetë prestigjoze amerikane thoshte: Trump iu, por jo trumpizmi. Z.Berisha, me të gjitha deklaratat tuaja dhe me të gjithë retorikën politike, a ka krijuar Sali berisha një frymë berishiste dhe jë pol berishist në Shqipëri që do ta ndjekin edhe brezat e rinj?

Berisha: Nuk ka luftuar kurrë Sali Berisha për Berishizëm, apo berishist, kurrë. Sali Berisha ka luftuar gjithmonë për luftëtar lirie, për qytetarë të lirë, për shtet ligjor në kushte jo të lehta, dhe e ka rrënjëzuar atë.

Në qoftë se, nuk pëlqej unë të flasim për berishizëm, as berishist, por e vërteta është që flasim për mbështetës, simpatizantë, anëtarë, të cilët besojnë se liritë e individit janë themeli i zhvillimit dhe prosperimit të një shoqërie, që besojnë se mbrojtja e interesit kombëtar është jetike për zhvillimin e një vendi, shoqërie. Që besojnë se orientimi euroatlantik i Shqipërisë është jetik dhe respekt të vokacionit perëndimor dhe shqiptar për të ardhmen e tyre më të mirë.

Pra, janë disa parime të thjeshta. T’i quaj këto berishiste tregoj një megallomani të pafalshme. Se këto janë parime universale të lirisë për të cilën kanë luftuar dhe janë bërë të pavdekshëm qindra, mijëra e ndoshta miliona njerëz në botë. Nuk ka këtu siç e sheh, ndonjë gjë berishiste.

– Gjatë deklaratës së sotme ju deklaruat që epoka e revolucionit të dhjetorit është mbyllur dhe ka nisur një epokë tjetër. Z.Berisha, mendoni që një person mund të jetë protagonisti kryesor në dy epoka të ndryshme?

Berisha: Merre si ta marrësh. Ai që e njeh epokën, i qendron. Nuk them se i del mbi, por përballë po. E ka për pasion t’i qendrojë përballë. Këshu që, unë nuk do doja kurrë që Shqipëria të binte në këtë situatë, kurrë. Por e quaj detyrim absolut dhe aq sa më ka impresionuar ajo epokë që përmbysëm, aq më impresionon kjo epokë.

Ju falënderoj!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale