Sot flasim para Ministrisë së Brendshme që me Kushtetutë dhe ligj lidhet me mbrojtjen e jetës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe ndër këto dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurinë e vajzave dhe grave shqiptare, por që në fakt ka ndodhur e kundërta.
Vajza dhe gra të dhunuara, që jo vetëm nuk kanë gjetur mbrojtjen e nevojshme në organet policore, por shpesh këeto institucione janë kthyer në mbrojtjen dhe bërjen palë me dhunuesit. Madje më shumë.
Disa prej tyre, dhunojnë psikologjikisht denoncueset e dhunuara sepse kjo sipas tyre është kundra “zakonit”. Në fakt kjo është kundra dhunuesit dhe pro jetës, dhe ne jemi e do jemi gjithmonë në krah të tyre.
Sa jetë vajzash dhe grash kemi humbur se organet policore janëe bëë palë me dhunuesit?
Sa jetë kemi humbur se organet policore kanë diferentin?
Po sa jetë kemi humbur edhe kur është denocuar përndjekja dhe shantazhi se pjesa derrmuese e policisë janë jo profesionistë dhe patronazhistë?
Ndaj sot më shume se kurrë ne denoncojme berjen palë me dhunuesin dhe mos reagimin ndaj dhunuesit të organeve policore dhe do jemi në krah të çdo vajze e grua të dhunuar, apo që kërkon mbështetjen tonë, se ndryshe nga ai që drejton Shqipërinë e që nuk ka lënë grua pa dhunuar, ne kemi një kryetar që ka respektin dhe vlerësimin maksimal më të madh për vajzat dhe gratë.