Abuzime dhe shkelje në buxhet/ Vangjeli: 342 milionë euro shpenzime vetëm për karburant nga qeveria Rama

Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro të shpenzuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij lidhur vetëm për blerje karburanti.
Referuar faqes zyrtare për pagesat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, shpenzimet për blerje karburanti të ndara sipas viteve 2014 deri 27 Gusht 2024 janë:

Për vitin 2014 shpenzimet për karburant dhe vaj në total janë 2.891.676.076 lekë ose 28.9 milionë euro

  • Për vitin 2015 , 3.025.725.865 lekë ose 30.2 milionë euro
  • Për vitin 2016 , 2.852.868.035 lekë ose 28.5 milionë euro

  • Për vitin 2017 , 2.731.729.529 lekë ose 27.3 milionë euro

  • Për vitin 2018, 3.056.725.547 lekë ose 30.5 milionë euro

  • Për vitin 2019 , 3.559.678.588 lekë ose 35.5 milionë euro
  • Për vitin 2020, 3.265.584.608 lekë ose 32.6 milionë euro
  • Për vitin 2021, 3.314.042.649 lekë ose 33.1 milionë euro

  • Për vitin 2022, 3.459.887.191 lekë ose 34.5 milionë euro

  • Për vitin 2023 , 3.628.427.953 lekë ose 36.2 milionë euro

  • Për vitin 2024 shpenzimet për karburant dhe vaj në total deri 27 Gusht janë 2.558.367.116 lekë ose 25.5 milion euro dhe krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e shkuar janë 3.1 milionë euro më shumë.

Gjithësej shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro

Vërehet:

  1. Përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore
  2. Mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite. (matja e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, e dokumentuar nuk çon asnjëherë në këto vlera konsumi si më lart).

Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me:

  • Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  • Ligjin ne.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH” i ndryshuar;
  • Udhëzimit e Ministrisë së Financave sipas viteve “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.

Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant?
Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale