8 Dhjetori/ Berisha: Revolucion studentor i 1990, përzuri edhe Beogradin i cili diktonte politikën e Tiranës. Si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME FRPD DHE GRUPIMIN DHJETOR ‘90

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar në selinë blu nga FRPD dhe grupimi ‘Dhjetor ‘90’ në kuadër të ‘8 Dhjetorit’, ditës së rinisë, ku kujtoi si nisi lëvizja më e madhe qytetare që rrëzoi diktaturën në Shqipëri. ‘Revolucion studentor i 1990, përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se lëvizja e studentëve në 1990 ishte një lëvizje ku bijtë dhe bijat firmosën kundër pushtetit të etërve të tyre. Duke kujtuar orët e para dhe ato që pasuan zhvillimet e atyre ditëve që filluan më datë 8 dhjetor, Berisha u ndal te udhëheqësi i studentëve, tribunin e vërtetë, Azem Hajdari, i cili u betua mes tyre se nuk do t’i tradhtonte asnjëherë dhe një gjë e tillë mund të ndodhte vetëm kur ai të vriste fëmijët e tij, Kirin dhe Rudinën.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka cituar Ronald Regan për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria sot, i cili është shprehur se ‘duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia’. ‘E ka thënë Ronald Regan, duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia. Ja ku jemi, pas 34 vitesh ne jetojmë përsëri në diktaturë’, u shpreh Berisha gjatë takimit me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se njëjtë si Enver Hoxha nuk e do Kosovën. ‘Historia përsëritet, si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj’, theksoi Berisha gjatë takimit me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodiktator, i cili përdor drejtësinë për të sulmuar drejtuesit e opozitës. ‘Mbështetja është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij në takimin me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

FJALA E PLOTE:

Të dashur të rinj dhe të reja.

Të dashur dhjetoriste, dhjetoristë, pasi ky epitet i merituar do të ju shoqërojë gjithë jetën për kontributin tuaj historik.

Të dashur anëtar të panelit, ju përshëndes.

Ne sonte nderojmë revolucionin demokratik të viteve ’90, apo Lëvizjen Studentore, e cila përbën një nga faqet më të ndritura të historisë së lirisë, të kombit shqiptar.

Përbën një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve në rrugën e lirisë. Rruga e lirisë nuk ka qenë një rrugë e sheshtë për shqiptarët, ka qenë një rrugë shumë e vështirë. Një komb që kishte përjetuar shekuj, mos më shumë, pushtime të huaja.

Një komb që erdhi në agun e shekullit të kaluar, më shumë për tu copëtuar, me fjalë të tjera për tu zhdukur.

Një komb që Lufta e Dytë Botërore, ishte më i pari në Europë që u pushtua dhe pushtimi i tij kaloi pa u regjistruar. Përveç medieve, asnjë kancelari pothuajse nuk tha një gjysëm fjale publikisht, dhe që një komb që ditën e çlirimit, shqiptarët luftuar kundër pushtuesve, arritën të rreshtohen në anën e aleatëve, ndonëse lufta mori aspekte të tmerrshme të luftës civile, por prap, ditën e largimit të pushtuesit të huaj, në Tiranë do të vendosej një pushtues tjetër, më i pamëshirë, më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë.

Do të instalohej ai që me të drejtë në pranverën e vitit 1990, pikërisht partitë që votuan dy ditë më parë në Uashington rezolutën e PD-së, në deklaratën e tyre do të shpallnin Enver Hoxhën, Hitleri shqiptar i pas luftës së Dytë botërore.

Pra në këtë udhëtim të vështirë të kombit, revolucioni demokratik i Dhjetorit ’90, apo lëvizja studentore ishte dhe do të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e lirisë.

Ishte një ngjarje, një revolucion që jo vetëm ndau sistemet, ndau epokat, pra, sistemin totalitar nga sistemi demokratik që do të vendosej.

Epokën e lirisë, me epokën e shtypjes dhe represionit.

Por përveç këtyre ky revolucion kishte një tipar tjetër, kardinal. Ishte një revolucion nacionalist qytetar, në kuptimin se, përherë të parë në historinë e vendit, një pushtet pa asnjë lidhje me armikun shekullor të shqiptarëve, Beogradin, do të vinte ose do të niste rrugën drejt pushtetit në Tiranë.

Pra ky revolucion përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës.

Pra ishte revolucion demokratik, ishte një revolucion kombëtar.

Në këtë kuadër, e kam thënë dhe po e përsëris prap, si një dëshmitar ndër të parët e këtij revolucioni dhe më vonë edhe protagonist i tij, ata studente dhe studentë që bënë hapat e tyre jashtë ndërtesave, dolën në datën 8 dhjetor 1990, të udhëhequr nga Azem Hajdari, ata ishin heronjtë e vërtetë.

Disa prej tyre i kemi dhe në sallë. Sot këta janë baballarë, prindër, ndonjë mund të jetë dhe gjysh, gjyshe, por ato ditë, atë kohë këta ishin heronjtë  e vërtetë të lirisë së shqiptarëve.

Diktatura staliniste e Enver Hoxhës, dallonte nga çdo diktaturë tjetër në Europë.

Nëqoftëse në diktaturat komuniste të sistemit, qytetarët lëviznin të lirë nga Vladivostoku gjer në Riga apo në Sofje, qytetarët shqiptarë edhe për të arritur afër kufijve të tyre duhej të merrnin leje nga Dega e Punëve të Brendshme, le për të dalë jashtë.

Pra ishte një diktaturë e një izolimi të tmerrshëm.

Dhe ky izolim krijonte, ishte si një shtrat i ngrohtë, si një serë gjigante ku indoktrinoheshin mendjet e njerëzve. Krahas kësaj, Enver Hoxha në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë të Europës, përdori urinë si armë për të shtypur në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, për ti nënshtruar ata.

Këtë uri ai e ushtroi nëpërmjet hiperkolektivizimit.

Cila ishte Shqipëria e asaj kohe, ishte ju them unë ju, por po të lexoni për Korenë e Veriut, sot

korenatë e Veriut ishin më mirë se shqiptarët para vitit ’89 në Shqipëri, sepse atyre diktatori i çmendur Kim Jon Un, u ka lejuar të kenë 4-500 metra tokë, në një kohë kur fshatarit shqiptar nuk i lejohej asgjë.

Këto ishin kushtet. Tentativa e parë e madhe që bëri rinia shqiptare, rinia punëtore të jemi realistë, kryesisht punëtore, me përmbysjen e murit të Berlinit në Tiranë, ata e përmbysën, ata hynë në ambasada si luanë.

Por shoqëria e topitur e Tiranës, kryeqytetit, nuk i mbështeti ata. Nuk mbushi rrugë e sheshe për të rrëzuar diktaturën, por qëndroi soditëste, e trembur dhe diktatori me shpejtësi të rrufeshme ringriti murin e Berlinit përsëri.

Pati përpjekje në Kavajë, shumë serioze, në Shkodër, shumë serioze, por problemi ishte se pushteti ndodhej në Tiranë dhe pushteti Tiranën do ta mbronte me të gjitha mjetet.

Megjithë këtë, ata studente dhe studentë të atyre viteve, disa prej të cilëve janë sot këtu, pavarësisht në këto rrethana, dolën në betejë, në qytetin e tyre, takuan diktatorin, u soll i pabesë. Pasi i përcolli nga takimi, vendosi ti dërrmojë, ti rrafë kafshërisht në mënyrë që të mund të mos mendojnë më për kërkesat që i kishin paraqitur.

Por ata ishin heronj, ua them unë ju, se ata mezi pritën të zbardhet dita, për të mbushur sheshin e tyre dhe tani më shumë dhe për tu nisur drejt sheshit të pushtetit, Sheshi Skëndëbej. Ai ishte objektiv i tyre.

U përballën me një egërsi nga forcat e rendit të papërshkruar dhe përsëri, pas 1-2 orësh, ata vetëm një vendim kishim, ti pushtonin, pushtetit sheshin Skënderbej. Pra jo vetëm që nuk u tërhoqën nga e gjithë dhuna e ushtruar ndaj tyre, por përkundrazi çdo minutë e çdo orë ata u bënë më të vendosur.

Në ato orë, në ato ditë më të para, spikati një student, një lider, një tribun dhe ky ishte Azem Hajdari.

Një guximtar, patriot, atdhetar, i vetëdijshëm se cila është rëndësia jetike e pluralizmit për Shqipërinë dhe Kosovën, mbasi një Shqipëri në diktaturë ishte një hipotekë, një barrë për shqiptarët nën pushtimin serb, se ata kishin më shumë të drejta individuale se sa shqiptarët në Shqipëri.

Qe një lider i pashoq, një tribun i vërtetë.

Në një moment shumë kritik dhe unë e kam treguar shumë herë atë moment.

Pasi u takova me të, të nesërmen me datën 9, kur u nisëm në mëngjes për të ardhur në sheshin

Skënderbej dhe i sulmuan në një mënyrë shumë të egër, isha me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafën, pastaj i them Besnikut që ka dhe të plagosur mes tyre dhe ti ndihmojmë, shkuam dhe i gjetëm tek cepi i një ndërtese të konvikteve, të tronditur, me hematoma, të rraskapitur, por të pamposhtur: ‘Ose do na lirojnë vëllezërit tanë, ose ne sheshin do ta bëjmë copë e thërrime’.

Për të mos bërë histori, atë ultimatum, ngjarjet u zhvilluan që unë të ja përcjellja Ramiz Alisë. Ky është ultimatumi i tyre, ishte ultimatumi i parë që në Shqipëri i jepej diktatorit, dhe unë i them që duhet të lirohen patjetër studentët.

Dhe e dyta, në botë kush, dërgatën përveç teje nuk i rraf. Ti i ke pritë dhe ua nxore në pritë, Hekuran Isait me sampistët. Si përfundim i liroi, por dinak, siç ishte ndërkohë kishte mbushur Qytetin e Studentit pëllëmbë, policë, ushtarë, gardistë.

Dhe nga ana tjetër kishte mbushur autobusët me prindër nga Tropoja në Sarandë për ti sjellë, se fëmijëve u ka marrë koka erë dhe të zbraste konviktet. Përgatitej gjithnë dy variantet, që në momentin kur u nxori në pritë ministrin e Brendshëm.

Në rast se ata do të zbrisnin drejt qytetit, kur e kishin lënë, kishin fiksuar orën 7. Natyrisht, sipas mendimit të pushtetit, ai i kishte marrë të gjitha masat ti shpërbënte dhe ti niste nëpër rrethe. Ishin studentë konviktorë, të themi të vërtetën, nuk kishte qytetarë atë natë, ishin vetëm dhe në këtë kontekst, të jesh trim në vetmi je dy herë trim. Ata trim në vetmi ishin, nuk kishin mbështetje.

Por pas një debati, të zbresin apo jo,  që vazhdoi nja dy orë, sepse kërkonin të zbrisnin patjetër në shesh, ndërkohë që ajo mund të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për arritjen e qëllimit, dal me Azemin dhe ata që ishin rreth tij, se u liruan shokët tuaj, ata në qiell, por tani, duhet heq dorë nga zbritja.

Ata menjëherë; tradhtar, tradhtar. E Azemi merr fjalën e u thotë, më dëgjoni pak; kur unë të ju tradhtoj ju, Kirit dhe Rudinës i fus thikën në bark para se të bëj një gjë të tillë. Këta u hipnotizuan, masa që ishte aty nga ky betim që shkonte në lashtësi, shtangu. Absolutisht ky betim, pavarësisht nga vrazhdësia e tij ekstreme, por ishte akti i një lideri që arriti një grup, i cili në këtë kauzë, kishte gjithsej 24 orë i bashkuar, arriti ta bindë menjëherë dhe filluan, rroftë heroi.

Pra, ishte një lëvizje me një tribun të vërtetë të vërtetë në udhëheqje, me një tribun të vërtetë, me një udhëheqës i cili në çdo hap, çdo moment, mendonte se si të përfaqësonte më me dinjitet bashkëstudentët e tij.

Dhe një gjë, prap duhet ta dini. Këta nuk ishin të persekutuar, studentë ishte privilegj, pedagog ishte privilegj. Baballarët e tyre ishin kryetarë kooperative, oficer, instruktor, por ama nuk ishin, se të deklasuarit në universitet nuk i sillnin. Në raste shumë të rralla.

Dhe atë natë, ata kanë bërë një debat gjer në 2 të natës, mos po dalim kundër baballarëve tanë. Në fakt po dilnin, ishin bijtë dhe bijat që po firmosnin kundër pushtetit të etërve.

Kanë bërë një debat 2-3 orë në një mencë, për këtë çështje, kur po rreshtonin kërkesat dhe të nesërmen zbritën madhështorë, epikë, të mbledhur në shesh plot, lexuan telegramin, e quajtën telegram drejtuar presidentit të Republikës, ku kërkonin pluralizmin si formën më të kulluar të demokracisë.

Themeluan Partinë Demokratike, u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë. Nxorën Shqipërinë nga diktatura.

Bëra pak histori, më shumë për të rikthyer vështirësitë e mëdha që këta kishin, por që i kaluan me të vetmen armë, guximin.

Nuk kishin mbështetje këta. Ambasadat ishin të mbyllura. Ishte këtu vetëm ambasadori i Hungarisë, Ferenc Poka, mik shumë i mirë dhe ambasadori Rumun. Të tjerët i kishin vendosur pas korrikut në rikonstruksion, sepse ishin bërë nga eksodi.

Kështu që të vetëm, pa ndonjë mbështetje bënë një nga revolucionet më të suksesshme demokratike në Europë.

Revolucioni i tyre pati pastaj një vlerësim shumë të madh, në Europë dhe në botë. Mësoi bota se si këta u përleshën me një diktaturë, me një diktator i cili nga një anë në aparencë sillej si Gorbaçov, si punë reformatori të themi, por që në të vërtetë ishte një Brezhnjev.

Nga një anë fliste për demokraci me të gjitha mjetet, ditën pushkatonte të rinj në kufij dhe urdhëronte zvarritjen e trupave të tyre. Makabritet.

E ka thënë Ronald Regan; duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia. Ja ku jemi, pas 34 vitesh ne jetojmë përsëri në diktaturë.

Jetojmë në një diktaturë e cila nuk ka izolimin, hiperkolektivizimin, pranon pronën private, bazohet pra në marrëdhëniet e tregut.

Askund nuk janë më të pranishme marrëdhëniet e tregut, se sa në Republikën Komuniste të Kinës. Pra diktatura ekziston edhe me pronë private, edhe në prani të iniciativës private. Diktatura është përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.

Diktatura është arrestimi dhe burgosjet politike.

Diktaturë është shkelmimi i kushtetutës dhe kushtetueshmërisë.

Diktaturë është shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale dhe refuzimi i rotacionit.

Diktaturë është krijimi i kushteve për largimin masiv të njerëzve.

Dhe kjo është sot njëra nga diktaturat më të shëmtuara të kohës.

Kjo diktaturë e cila ka privatizuar drejtësinë, ka privatizuar degët e pushtetit, e cila krijon kushte të kalkulueshme për largimin nga Shqipëria.

E cila kontraktoi në këtë vend, dukuritë më të shëmtuara të ekstremit të majtë, të Xhorxh

Sorosit dhe SHBA. Ndërmori këtu një sulm kundër familjes.

Në shkolla dhe kopshte filloi emërtimi i prindërve 1 dhe 2.

Sollën në parlament ligjin për krijimin e fermave të grave. Fëmijëve të tretë pa prind. Hapën klinikat, u krijuan dhe klinikat për këtë qëllim. Po.

U kanabizua vendi.

Xhorxh Soros që ta dini ju, miliarderi i të keqes, ka ndërmarrë në OKB nismë, me president si puna e Edi Ramës, narkopresident, që të ndërpritet lufta kundër drogës dhe klaneve të drogës. Droga është krim, të ndërpritet lufta. Por nuk janë vetëm këto në këtë diktaturë.

Diktatori që ra sot në Damask, një nga kriminelët më të mëdhenj të kombit sirian, ishte një kukull e Rusisë, e Putinit.

Narkodiktatori i Tiranës është një kukull, një argat i Vuçiçit që bën një luftë të pamëshirë, një luftë antikombëtare kundër Kosovës.

Histori në një farë mënyre përsëritet.

Enver Hoxha fillimisht ishte kundër Republikës së Kosovës dhe e vërteta ishte kundër krijimit të saj, shpalljes së saj, se sado që në pushtim, por liritë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, ishin më të respektuara se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Shqipëri.

Ata të paktën shkonin në xhami, në kishë, në teqe, i luteshin Zotit, dhe ju respektohej besimi. Kurse këtu, besimtar ishe armik, gjer në këtë shkallë.

Pra Edi Rama, duke parë Kosovën, një vend demokratike, dhe në të vërtetë, vendi më demokratik i rajonit, jo se po e tregojnë të gjithë treguesit që vlerësojnë demokracinë. E ka tmerr dhe bën gjithçka se si të ndikojë me Vuçiçin në destabilizimin e saj. Bën çdo gjë.

Quan veriun e Kosovës, tokën e askujt, Dnjeprin e Ballkanit, apo Doneskun.

Konferencë ndërkombëtare, merr draftet e asociacionit dhe i dorëzon si i interesuar. Në fakt një tradhtar i vërtetë.

Tani së fundmi, ndaloi dhe himnin e dytë të shqiptarëve; Mora fjalë.

Por a mund të ngrihesh ti kundër një kënge, që i kushtohet një burri që ka vendosur një kreshtë absolute botërore, heroizmi dhe guximi, sakrifice dhe atdhetarie, i shkrirë me 54 anëtarë të familjes në një kohë që mund të largohej, në një kohë që mund të dorëzohej.

Dhe tani ajo këngë nuk duhet të këndohet.

Mora fjalë është një këngë e kompozitorit Naim Gjoshi nga Elbasani, tani ajo shpallet këngë e ndaluar dhe Shkurte Fejza ‘non grata’.

Po pse u ndala në këto, përsëri.

Nëqoftëse ju lexoni tre rezolutat e fundit që përfshijnë të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë, pa përjashtim, ato Shqipërinë e damkosin, narkoshtet, narkodiktaturë, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, i rendisin të gjitha tiparet e një diktature, kurse ju këtu, mediat e kontrolluara nga qeveria, nuk dëgjoni kurrë të flasin për diktaturë, nuk flasin për farsën elektorale, por flasin për procese që fiton Edi Rama.

Nuk flasin për procese politike, por flasin për drejtësi të pavarur.

Nuk flasin për dhunim të kushtetutës, nuk flasin për korrupsionin e Edi Ramës, por flasin për korrupsion të opozitës, sikur është ajo që ka administruar dhe administroi gjatë këtyre viteve 57 miliardë euro.

Të dashur miq!

Mund të rreshtojmë shumë gjëra, por gjithçka që u bë për të na mposhtur, dështoi.

Dua të them këtu se një meritë shumë të madhe keni ju të rinjtë, që u rreshtuat ndër të parët në krahun e duhur. Nuk ishte e lehtë ajo.

Nuk ishte e lehtë ajo, ajo ishte shumë e vështirë, sepse të gjithë ne së bashku, jo pabaza, me shumë të drejtë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë Amerikën vendin e lirisë.

Por e vërteta është se grushti i shtetit që iu bë demokracisë shqiptare, ju bë pikërisht nga vendi i madh i lirisë dhe kjo është një realitet i pamohueshëm, është një akt i turpshëm.

Asnjë akt tjetër nuk ka bërë më shumë për lirinë e kombeve të tjera, saç kanë bërë SHBA-të, por duhet thënë se herë pas here kanë kryer dhe grushte shtetit, gjë të cila janë njolla të zeza në historinë e cilitdo që i kryen ato.

Respekti i vullnetit të qytetarëve të vendit është kusht themelore.

Tani kërkonin me çdo kusht kësaj partie, që ishte matur me një diktaturë, që kishte përmbysur një diktaturë, ti caktonin kryetarin.

Kërkonin me çdo kusht që këtë parti ta kthenin në një aleatë të PS-së, partisë së krimit dhe kjo vetëm e vetëm se e majta ekstreme amerikane kërkonte të shuante forcat konservatore, ose ti mposhte ato. Forca të cilat kudo që janë, qëndrojnë për familjen, patriotizmin, dinjitetin njerëzor, për liritë, që kanë një program shumë të thjeshtë. Duhet të zëvendësoheshin.

Këta patën një guxim epik, dëshmuan një guxim në dhjetorin e vitit ’90, edhe ju keni dëshmuar një guxim epik në shtator të vitit 2021 dhe sot ne këtu bashkohemi së bashku më të bindur dhe më të vendosur se kurrë, për ta përcjellë këtë diktaturë.

Për ta përmbysur këtë diktaturë.

Jam i vetëdijshëm se sa i vështirë ka qenë ky proces, por sot jemi absolutisht më afër se kurrë realizimit të qëllimit tonë.

E patë si ja mbathi diktatori gjakatar sirian, s’dihej se ku ishte.

Nuk ka asgjë që mund ti rezistojë mosbindjes civile. Por ne duhet ta vazhdojmë atë.

Në një hark kohor një mujor ne kemi kthyer botën me vete. Kjo është e vërteta dhe është e jashtëzakonshme.

Por ama ne duhet të kuptojmë, të ndërgjegjësohemi se kjo mbështetje është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë; Ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë.

Koha është shumë e ngjeshur, por në raste se ne shfrytëzojmë çdo orë çdo ditë në këtë betejë, ne do të jemi fitimtar siç ishin këta në vitin ’90.

Do të jetë ky revolucioni i dytë demokratik i shqiptarëve, një nga faqet më të ndritura të

përpjekjeve të tyre për liri, interes dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.

Faleminderit!  

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale