FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DEGËT 8, 9 DHE 10 TË TIRANËS
Së pari ju përshëndes dhe falënderoj përzemërsisht.
Është e diel në darkë, kohë e papërshtatshme për takime politike, por revolucioni është i tillë, nuk njeh ditë të veçanta, apo stinë, është i vazhdueshëm deri në fitoren e tij të merituar.
Prania juaj sot këtu është dëshmi e gatishmërisë tuaj. Ndaj përzemërsisht për praninë tuaj. Por përshëndes të gjithë anëtaret e anëtarët e PD-së degëve tuaja dhe mbarë Shqipërisë.
Ne jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Në vitin 1991 ne përballeshim me në një monizëm të bazuar në luftën e klasave, doktorinën Marksiste-Leliniste si bazë e saj. Ne sot përjetojmë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit.
Ndofta kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Për këtë qëllim kjo forcë opozitare duhej heshtur, asgjësuar, arkivuar.
Presione të jashtëzakonshme u bënë mbi ju, mbi anëtarësinë tonë, kërcënime nga më ç’njerëzoret. Por duhet të pranojmë, një sintonizim kjo vetëm i kësaj qeverive, të bazuar në krimin, drogën, por edhe në aleatë të tyre të korruptuar, diplomatë të korruptuar, zyrtarë, parlamentarë të korruptuar, të cilët lëshonin deklarata mbështetëse për ta.
Shqiptarët këto vite të pashembullta për Europën, për vendet e lira kanë dëgjuar deklarata mbështetëse për krim-ministrin e tyre Edi Rama, më shumë se të gjitha kohërat, se ato shiteshin dhe bliheshin haptas në tregun e korrupsionit.
Por lavdi zotit, ne sot jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë në fitoren tonë. Përsëri ka amargamë korruptive e korrupsionit shqiptar me atë ndërkombëtar përpiqet të mbahet, të rezistojë, përpiqet të mashtrojë shqiptarët prap, por ju garantoj ju se të ardhme nuk kanë.
E ardhmja është e atyre që i besojnë transparencës, atyre që guxojnë të mbrojnë të vërtetat. Ne kemi guxuar dhe do të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren përfundimtare.
Çfarë nuk ndodhi në Shqipëri këto vite. Afera korruptive nga më gjigantet. Një drejtësi, degë ekzekutivi që servirej, e krye në një akt korrupsionit ndërkombëtar ndër më të mëdhatë në histori, kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk ka ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudo-reformën e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Me lista, absolutisht me lista të PS-së, me dhjetëra e dhjetëra prokurorë dhe gjykatës u larguan vetëm se ishin të shenjuar, si njerëz me bindje të djathta, si njerëz që nuk janë afër nesh. Lista të bëra në selitë e krimit, selinë e PS-së. Dhe i dorëzoheshin. Kujt i dorëzoheshin?
I dorëzoheshin Pamela Ballukut, motrës së Belinda Ballukut, një njeri që nuk meriton as diplomën që ka marrë, nëse e ka reale.
Kujt i dorëzoheshin tjetër, a mund ta imagjinoni ju. Ish-nuses së ‘Hakmarrjes për drejtësi’ Sanxhaktarit. Sanxhaktari ishte e besuara e SHISH dhe ajo u tregonte dhe u trillonte se çfarë dëshironte vetë të dhëna nga SHISH për këtë gjykatës, apo prokuror që duhej likuiduar.
Ndërkohë çdo javë, guvernatorja mashtronte shqiptarët me deklarata e saj. Aty ku nuk kishte progres, shpallte progres. Mund të ju jap me dhjetëra shembuj, por shembulli më i turpshëm, më i freskët është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Olta Xhaçkën.
Ajo gjykata e përparshme që nuk ishte formuar nga Soros dhe Rama, ajo treve u kishte heq mandatin. Valentina Leskajt për djalin. Nuk ka thë pasuria e djalit nuk është e jotja. Koço Kokëdhimës që në atë kohë mbahej si kryeministri i jugut, Beqjes po të njëjtën gjë. Kurse kjo gjykata që u serviret shqiptarëve si sukses, shenjoi vendimin më të turpshëm të Kushtetueses, shkelmoi me dy këmbë ndarjen e pushteteve, shkelmoi me dy këmbë kushtetutën e vendit.
Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë.
‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës.
Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik, jo vetëm për demokratët, për PD, për çdo shqiptar që e do këtë vend. Për çdo shqiptar që do që Shqipëria të jetë një vend normal.
Ky grup, kjo organizatë kriminale që drejton sot, urren për vdekje shqiptarët dhe ju garantoj ju jo vetëm demokratët, edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti. Hajduti urren gjithmonë viktimën e tij. Atë që vjedh edhe e urren dhe urrejtjen e ka si ngushëllim për aktin që ka kryer.
Po dalin të gjitha të dhënat në dritë, në mënyrën më të përsëritur. Kemi bërë të qartë se përgjegjësi numër një me distancë është Edi Rama për djegësat, se kryehajduti i aferës është Edi Rama. Pse do ta akuzoj unë atë si ish-kryeministër për një gjë të paqenë, jo kurrë, për faktin e thjeshtë nëqoftëse enti, agjencia kombëtare e prokurorimit i thotë kryeministrit se kjo procedurë është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret, kryeministri në rast se e përdor e ka sipërmarrjen e vet atë dhe do të vjedh aty. Se kurrë nuk i lejon vetes të firmosë një akt të tillë. Këtë ka bërë Edi Rama.
Ndaj dhe Arben Ahmetaj tha se nuk isha unë aq i fuqishëmsa të lëvizja qeverinë. E vërtetë ajo, nuk e lëviz dot ministrin, qeverinë e lëviz vetëm kryeministri. Këtu të jemi fare të hapur. Arben Ahmetaj ka pa asnjë diskutim përgjegjësitë e veta, se përpiqej të paraqitej dorëjashtë, por nuk është dorëjashte, sepse ka sigluar, një lloj miratimi që merret, të gjitha dokumentet që i kanë shkuar, nuk ka firmosur, kontratën e Tiranës, por ka ndenjur si që shikon krimin dhe nuk bëzan.
‘Ndiq paranë’ tha. Ku është ‘ndiq paranë’? Erion Veliaj është, pse është Erion Veliaj. Sepse kontrata e djegësit të Tiranës është për tu bërë me para private dhe pavarësisht nga kjo, nga thesari, nga paratë tuaja janë disbursuar për llogarinë e Ramës dhe Veliajt dhjetëra milionë euro. Prandaj ndiq ku shkojnë. Shkojnë të Erion Veliaj. Nga Erion Veliaj, ju them unë shkojnë në Holandë dhe ofshore. Por këto janë paratë që i kalon Edi Rama aty.
Kjo ndodh me Durrësin.
Nëse ju merrni tendera, a mundet që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Jo kurrë. Nuk keni dëgjuar dhe nuk do të dëgjoni kurrë të marrë pjesë në tendera publike familjarë i një kryeministri që kërkon të jetë transparent.
Pa merrni pak, shkoni e shifni të dhënat. Dhjetëra tendera fiton baxhanaku i Edi Ramës, burri i motrës së Linda Ramës. Dhjetëra, dhjetëra.
Dhjetëra tendera fiton thjeshtra. Thjeshtra fiton në një kompani arkitektësh, në rregull. Mund të jetë e zonja, nuk kam asnjë vërejtje. Por nuk mund të fitojë tenderat njëri pas tjetri ajo kompani, se Europa ka me dhjetëra kompani, bota ka me qindra kompani. Se ajo, për definicion ajo kompani përjashtohet nga tenderat.
Dhe të gjithë këta, Erion Veliaj, kjo ministrja e Kulturës, çdo tender do ti fitojë ajo kompani ku punon thjeshtra e Edi Ramës.
Për të mos thënë, Olsi. Nuk ka më të rrezikshëm, më peshkaqen në kuptimin absolut të fjalës. Olsi Rama është njeriu që përcolli Genti Xhixhën, furnitorin kryesor të fabrikës së miellit në Xibrakë. E përcolli nga Shqipëria. Olsi Rama i del emri si eminenca gri e të gjitha lojërave të fatit në Shqipëri.
Pra çfarë është kjo betejë e jona, ky revolucion. Ky revolucion është për të shpetuar çdo shqiptar nga kjo organizatë kriminale që i varfëron, mjeron që po i largon shqiptarët nga Shqipëria.
937 mijë shqiptarë janë larguar nga viti 2014-2022 nga Shqipëria thotë Eurostat, vetëm në vendet e BE-së. Asnjë vend tjetër, as nuk krahasot me askënd. Ky është program, program. U ndala në këto aspekte, ju i dini vetë dhe besoj se i dini. Por e rëndësishme është që të ja shpjegoni çdo qytetari shqiptar.
Do të lëmë që të boshatiset Shqipëria komplet, kush ta marrë, ta marrë mafia, siç e ka. Sot e drejton mafia vendin. Prandaj duhet të ngrihemi me forcën më të madhe. E theksoj përsëri, revolucionet i bëjnë pakicat, i bëjnë guximtarët. Revolucionet paqësore i firmos shumica me vota. Dhe ky është synimi ynë.
Do të bëjmë gjithçka, do të bashkëpunojmë me çdo njeri që është i vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, për ti dalë zot Shqipërisë. Nuk e kemi të lehtë, por e kemi absolutisht të sigurtë fitoren, e kemi plotësisht të mundshme.
Kemi një moment të rëndësishëm që është protesta e 3 marsit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën, stabilitet me Edi Ramën. Teza e revolucionit. Ata të cilët na sugjerojnë ne, apo shprehen se po lëkundet stabiliteti u themi haptas se nuk mund të ketë kurrë stabilitet pa votuar shqiptarët të lirë. Iku koha kur shqiptarëve u diktohej që të ulnin kokën, nuk e ulin më kokën ata, para askujt, ata do të ecin deri sa qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.
Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori, besoj se ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit. Armata e patronazhistëve për herë të parë e nxjerr, e organizuar duke vjedhur të gjitha të dhënat tuaja personale që në mirëbesim ja kishit dhënë qeverisë, si në çdo vend tjetër normal.
Armata e bandave në të katër anët e vendit, tonelatat e narkoeurove, buxheti i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por vetëm zgjedhje nuk ishin. Do të mbahet në mend në histori, se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të përgëzuar zgjedhjet. Se si Mathju Palmer të nesërmen do të shprehte padurimin për të bashkëpunuar me Edi Ramën, duke shkelur rregullat më elementare që asaj që thotë ‘urime për zgjedhjet’ gjë që të cilën e bëri ambasadori i SHBA në Vjenë. Por ai ishte i lirë, ishte një shërbëtor i vendit të vet, pa lidhje Mcgonigalike.
Ndaj dhe duhet ti njohim këto. Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për idealet tona, për të ardhmen tonë dhe ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë.
Këto ditë që na kanë mbetur, çdo anëtar dhe anëtare ka një detyrë, të trokasë në derën e fqinjit të vet, te i njohuri i vet, të telefonojë cilindo që mundet, ta ftojë që data 3 mars të jetë një arritje tjetër e revolucionit tonë demokratik. Të përgatitemi për të gjitha mjetet e mosbindjes civile.
Mahatma Gahndi konsideron mosbindjen civile si momentin e shenjtë të revolucionit paqësore. Ndaj dhe ne do të përdorim çdo formë të saj, kundër regjimit monist të Edi Ramës. Elementë, shtyllë kryesore e revolucionit tonë janë zgjedhjet e 14 majit.
Energjia, përkushtimi i këtij revolucioni duhet të jenë përcaktuese për të shënuar fitoren në 14 maj. Kandidatët tanë janë kandidatët e vërtetë të qytetarëve.
A mund të krahasoni ju kandidatin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, një demokrat me parametra të shkëlqyera familjare, të arsimimit, formimit, edukatës dhe të gjithave, me një njeri që vjen nga kazani i veseve, i mashtrimeve, vjedhjeve, i vjedhjeve të hapura. Me një njeri i cili këtyre qytetarëve të Tiranës me të gjithë veprimtarinë e tij korruptive ja shndërroi qytetin, në një nga dhjetë qytetet më të ndotura.
Por a e dini se çfarë do të thotë. Do të thotë një nga dhjetë qytetet me sëmundje të rrezikshme më të lartë. Ndotja e një qyteti është vetëm sëmundje e rrezikshme, sepse ndotja e një qyteti është grimca të lëndëve shkatërrimtare për shëndetin dhe Tirana sot sipas Numbeos është një nga dhjetë qytetet më të ndotura të botës.
Premtoi pyllin vertikal. Çfarë po sjell? Qytetin vertikal. Çfarë do të thotë qytet vertikal? Do të thotë që në atë territor për metër katror të ketë një dendësi të tmerrshme popullate. Vërtetë ka gradaciela në vendet e tjera, po shkoni e shihni hapësirën përreth që ka.
Kurse këtu, kudo që gjindet një copë truall, pavarësisht se dendësia e popullatës aty, mund të jetë edhe më e madhe se e lejueshme, ndërtohet një tjetër me 10 mijë banorë, në mënyrë që të shkatërrojë çdo parametër shëndetësor për atë zonë.
Ky është pra, a mund të krahason këta. Një kandidat që vjen çdo ditë mes jush, ju dëgjon, dëgjon komshinjtë tuaj, dëgjon socialistët, të gjithë pa dallim me një kandidat që nuk guxon të hyjë tek ju, të vijë tek ju. Që u shkon me dhjetë policë bashkiakë, çfarë e lidh qytetin me këtë asgjë nuk e lidh.
U ndala në këto momente për të ju theksuar epërsinë e padiskutueshme, morale dhe jo vetëm morale, jo vetëm morale, por profesionale dhe të gjithanshme që kanë kandidatët tanë dhe kudo, krahasuar me kandidatët që dalin nga shpella, që dalin nga korrupsioni, nga lidhjet e krimit.
Mediat amerikane shkruan se për të heshtur Ora Neës, i ofroi Ylli Ndroqit 8 mln euro, në mënyrë që të këndonte nga mëngjesi deri në darkë, këngën e Erion Velisë. Këtë ka bërë me mediat e tjera, kjo është e vërteta. Kurse vetë, pasi nuk ju dhanë ato, pasi Ndroqi nuk pranoi, do të vazhdoj ashtu median, nuk e kam kundra teje, por është një media që do të ndjekin linjën editoriale normale.
Njoftoi një muaj para se do të black listohet. Një muaj para se të shpallej. Po pse, sepse i bënin listat vetë pasi kishin futur në xhep McGonigalin dhe pastaj cili donte paguante, por të mos paguaje mirrje atë që mirrje.
Një intrigant, një njeri që pasi ka bërë këtë, bën pilatin; u thotë jo, unë nuk jam marrë me Yllin, është marrë Edi Rama. Janë marrë të dy. Është problemi i fenomenit, nuk është problemi i individit.
Por shiko çfarë magme të zezë vendosën mbi Tiranën.
Ndaj dhe këto janë motive për çdo demokrate e demokratë, të bëjë gjithçka nga koha e tij për suksesin e Belind Këlliçit, i cili ka një pëlqyeshmëri shumë të lartë tek qytetarët e Tiranës, pasi ata kanë kuptuar që ai shpreh, mishëron vlerat më të mira të tyre në çdo aspekt.
Këto ditë që na ndajnë nga protesta e 3 marsit, janë ndër më të çmuarat në veprimtarinë tonë, ndaj dhe pres nga ju me urgjencë të mobilizoni çdo anëtar, seksion, grup seksion. Nëqoftëse qytetarët e Tiranës ju shohin ju në rrugë, duke biseduar, shpërndarë fletëpalosjet më të vërtetat që të gjitha, pa asnjë propagandë brenda, qytetarët e Tiranës do ta rrisin respektin shumë për ju, do të ju dëgjojnë, ndjekin dhe me datën 3 mars do të jetë një nga protestat më të mëdha të historisë së Shqipërisë.
Unë kam shumë besim në përkushtimin tuaj në angazhimin tuaj, të anëtarëve, simpatizantëve të PD-së dhe të mbarë qytetarëve të Tiranës.
Faleminderit shumë!