Partia Demokratike, Tiranë Dega 10

Roland BEJKO, kandidat i Partisë Demokratike me demokratet e deges 10 për zgjedhejt e 14 majit, bashkia Tiranë .

Njësia 10 është një ndër zonat qytetare Tiranase që ka mbështetur vazhdimisht Partinë Demokratike gjatë proçeseve zgjedhore.

Mirënjohje për angazhimin dhe qëndresën e secilit prej përfaqësuesve politikë dhe anëtarëve të Degës 10, dëshmi e individualitetit dhe mendimit të konsoliduar politik, gjithashtu.

Koha është sot për një ndarje tërësore nga një trupë pushtet-ushtruese, e njëjta e perceptuar nga publiku dhe e përcaktuar dhe nga partnerët ndërkombëtarë si abuzive me pushtetin dhe përfaqësimin e besuar  nga demokratët në vite.

Momente të vështira politike për Partinë Demokratike të Shqipërisë, një ndarje e imponuar për shkak të një agjende thellësisht vetjake të zotit Berisha, i njëjti që mund të identifikohet si shkaku thelbësor i përçarjes së Partisë Demokratike.

Koha për një ringritje të Partisë Demokratike , e tilla mund dhe duhet të vijë përmes një bashkërendimi dhe angazhimi të personaliteteve publike, qytetarëve të angazhuar, profesionistëve, individëve me mendim dhe drejtim të qartë politik, prurjeve të reja nga secili fluks shoqëror.

Partia Demokratike mund dhe duhet të ringrihet përmes një platforme të plotë qytetare dhe politike, gjithashtu.

Përfaqësimi i Partisë Demokratike është nder, përgjegjësi qytetare dhe politike dhe bashkë me ekipin e kandidatëve në Këshillin Bashkiak do të ofrojmë një alternativë serioze për Tiranën, një alternativë angazhuese ku propozohen  dhe përcaktohen zgjidhje, gjithashtu.

14 Maj 2023 është një ditë zgjedhjesh politike dhe administrative, është një ditë për të votuar për fillimin e zgjidhjes së problemeve administrative të qytetit të Tiranës. Në të njëjtën kohë, 14 Maji  mbetet një ditë dhe datë për të ndëshkuar politikën e keqe të zgjidhjeve të munguara, të shërbimeve publike jo thelbësisht të ofruara, shtrenjtësinë e shërbimeve bazike përkatësisht rritja e çmimit të ujit në 40 për qind gjatë vitit të fundit.

Tirana është qyteti i të gjithëve dhe e njëjta nuk ka asfare nevojë për retorikë hiperbolizuese politike që thërret revolucione, konflikt, ndasi, përçarje….Tirana e sotme ka nevojë ulëritëse për evolucion, politika të mirëmenduara që inkurajojnë zhvillimin e harmonishëm dhe proporcional, i tilli që do të kthente Tiranën në një qytet të të gjithëve.

Orjola PAMPURI, deputete e PD-së

Kënaqësi të jem sërish mes anëtarëve të Partisë Demokratike Dega 10, një degë që shënon fillimin e angazhimit tim në fushatën e zgjedhjeve të Përgjjthshme 2017.

Dega 10 është një ndër degët më përfaqësuese të Partisë Demokratike në Tiranë dhe me secilin prej jush vijojmë angazhimin e përbashkët në mbështetje të siglës së Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të Kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland BEJKO.

Kjo është një fushatë asfare e thjeshtë për shkak të secilës dinamikë të zhvilluar brenda familjes sonë politike, por energjia poziitive politike e secilit prej përfaqësuesve të kësaj trupe do ta shndërrojë fushatën e Tiranës në një model të qytetarisë dhe besimit të përcjellë për një qytet ndryshe.

Tirana nuk ka nevojë për një rotacion bashkiakësh, por për një ndryshim të modelit të drejtimit të qytetit, për një vizion të ndryshëm të zhvillimit të të njëjtit, për një besim dhe shpresë të re që buron nga vullneti i palëkundur për ndryshim.

Në këtë fushatë zgjedhore, secili prej nesh ka motivimin , inspirimin njerëzor dhe politik që të trokasë në secilën derë dhe të takojë secilin qytetar për të kërkuar votën për Partinë Demokratike në Tiranë, për ekipin e kandidatëve tëkëshilltarëve Bashkiakë , burra dhe gra virtuozë, profesionistë dhe njerëz që e duan Tiranën, që e shohin të njëjtën si shtëpinë e tyre, shtëpia e së tashmes dhe të ardhmes, gjithashtu.

Ne do të kërkojmë votën për zotin Roland BEJKO, një kandidat i shkëlqyer, njeri profesionist, qytetar i angazhuar, politikan konsistent , menaxheri profesionist i “Tiranës së nesërme”, i një Tirane të ndryshme dhe përfshirëse për secilën zonë të së njëjtës dhe secilin qytetar.

Roland Bejko do të drejtojë Tiranën e mundësive të barabarta dhe të meritokracisë, Tiranën e vlerave historike dhe qytetare, Tiranën e jetueshme që do të marrë frymë lirisht nga secila kapje dhe keqqeverisje.

Për  Tiranën që do të jetë Shtëpia e të gjithëve.

Kreshnik ÇOLLAKU, deputet i PD-së

Kam patur kënaqësinë të jem në secilin takim të mbajtur në mbështetje të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland BEJKO. Kam vërejtur besim për të vijuar përpara në një fushatë të pazakontë për Partinë Demokratike, një fushatë e pabarabartë në shumë dimensione në raport me garuesit përballë nesh.

Nga ana tjetër  , Ne , përfaqësuesit e Partisë Demokratike së Shqipërisë në secilin nivel hierarkik politik , kemi avantazhin e madh të së drejtës dhe të vërtetës sonë politike në mbrojtje të përfaqësimit politik të siglës së Partisë Demokratike në Tiranë, kemi avantazhin e madh politik të qëndresës politike në mbrojtje të vlerave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua dhe secili prej Jush vijon ti ndjekë pa hezitim dhe me një bindje të thellë njerëzore dhe politike, gjithashtu.

Ne, përmes vendimit mbi kandidimin e një përfaqësuesi , përkatësisht Roland BEJKOS  në siglën e Partisë Demokratike , dëshmuam përgjegjësi politike dhe qytetare jo vetëm për përkatësinë politike të së djathtës, por gjithashtu për qytetin e Tiranës që ka nevojë jetike për ndryshim.

Roland BEJKO përfaqëson figurën qytetare, profesionale dhe njëkohësisht politike, zëri i qytetarëve për ndryshim, zëri i një Tirane që nuk flet dot për shkak të secilës hapësirë të kufizuar nga segmentet e pushtetit.

Ndryshimi në Tiranë duhet të jetë i pakompromis dhe i njëjti mund të jetësohet përmes karakterit të pakompromis të Roland BEJKOS në funksion të betejës së vazhdueshme me padrejtësinë.

Partia Demokratike dhe Roland BEJKO janë një alternativë politike dhe qytetare për një frymëmarrje të merituar në Tiranën e nesërme.

Enriketa PAPA, drejtuese e listës për Këshillin Bashkiak, PD Tiranë

Mirënjohje për besimin e dhënë nga Partia Demokratike për përfaqësimin e zërit të qytetarit të Tiranës në Këshillin Bashkiak.

Periudhë asfare e thjeshtë për PD, por qëndresa dhe ngritja fillon nga njerëzit, me besim dhe shpresë. Qëndresa është një inkurajim dhe kultivim besimi për të ardhmen e nesërme për një PD ndryshe dhe një qytet ndryshe, gjithashtu.

Vota për logon politike të Partisë Demokratike nuk është thjeshtë një votë për një përkatësi të së djathtës, por një votë që do të shndërrohet në përfaqësim në Këshillin Bashkiak.

Vota për përfaqësim në Këshillin Bashkiak është jetësimi i një alternative të zëshme që do të propozojë, jetësojë dhe inkurajojë zgjidhje të qëndrueshme në dobi të komuniteteve tona.

Zëri ynë i nesërm në Këshillin Bashkiak do të jetë pro-aktiv dhe i mbrujtur me vullnetin për një qytet më të mirë, të njëjtin të jetueshëm.

Ekipi i nesërm i Këshilltarëve Bashkiakë, përfaqësues të Partisë Demokratike , profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues politikë do të udhëhiqen nga shqetësimi njerëzor prej qytetarësh të angazhuar për të ardhmen e qytetit.

Do trokasim në ndërgjegjen e çdo qytetari që dëshiron një jetë ndryshe në qytetin e tij. Kjo është detyra jonë dhe bashkë do përcjellim mesazhin e një shprese të re për Tiranën në 2023 dhe për Shqipërinë në 2025, gjithashtu.