Përshëndetje të gjithëve! Së pari dua të falënderojë Blendin dhe nëpërmjet tij, ju të gjithëve që jeni sot në këtë takim. Në fakt me të thënë të drejtën unë prisja që të ishte një takim I madh, por për t’i rënë drejtë, në datë 22 do të kemi takimin e madh të degës 9. Po e them këtë jo vetëm në pozicionin e kryetarit të komanduar të partisë, por të deleguarit të drejtpërdrejtë për degën 9. Kështu që të prezantohemi, I deleguari i degës 9 jam unë.

Miqtë e mi, zonja dhe zotërinj e kuptoni fare mirë që kjo situatë është situata më delikate për demokratët. E kur them më delikate, dua që ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo se çfarë është në lojë, është po, pozita e Partisë Demokratike dhe ekzistenca e Partisë Demokratike. Së dyti, është në lojë pozita dhe ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vet Shqipërisë në kuptimin: do të ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve dhe mos u ndjeni keq ta thoni 32 vite duke përfshirë edhe kohën kur ka qenë Partia Demokratike, ajo e djeshmja në qeverisje apo do hapim një epokë të re për shqiptarët, për familjet tona, për Shqipërinë, për t’u kthyer në një vend siç Europa e kërkon, koha e kërkon. Është një moment historik, nuk është një moment I thjesht. Është një moment historik, ka vështirësinë e vet. Të mos e fshehim, ka vështirësinë e vet. Vështirësia është fakti që vimë pas një vit e gjysmë betejë. Betejë e cila ka qenë deri betejë fizike. Ju kujtoj këtu8 janarin. Kush ka qenë atje brenda, apo kush e ka parë nga jashtë me keqardhje ë madhe për shëmtinë e asaj që ndodhi në 8 janar. Jo vetëm në 8 janar, por edhe më tej, betejë ka qenë. Partia Demokratike, në fakt vlerat e Partisë Demokratike dhe bartësit e saj, ju pra, keni qenë nën agresion. Kemi qenë nën agresion nga pushteti po e po dhe kjo është e qartë. Kënaqësinë më të madhe që pushteti, pjella e Partisë së Punës, e komunistëve, donin të shihnin Partinë Demokratrike të 32 viteve më parë të asgjësohej. Dhe kanë bërë çështë e mundur. Dhe krimi më I madh që kanë bërë krimi dhe regjimi, ka qenë bashkëpunimi me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Po po, është një bashkëpunim I drejtpërdrejtë I Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Cili ka qenë synimi: asgjësimi I demokratëve, asgjësimi I PD, asgjësimi I forcës së vetme të djathtë. Asgjësimi I forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit. Dhe kjo e fundit që thash, nuk është disavantazh, avantazh. Sot në Shqipëri ka vetëm një forcë politike e cila ka mbështetjen e perëndimit, të amerikanëve, të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Europian. Partia Demokratike, ne quheni si të doni, Partia Demokratike e zyrës, zyrtare, Partia Demokratike e vulës, si të doni quajeni. Të gjithë ia kanë frikën, të gjithë I tremben. Pse I tremben, po a I keni parë publikisht qëndrimet e tyre po iu them edhe qëndrimet që ata mbajtën në takimin që patëm me Kreshnikun dhe Oriolën, çfarë duan ata? Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjëherë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Pra, regjimet shtetërore të korruptuara. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror I korruptuar, aktuali. Ai I djeshmi që e ka pëm përcaktuar fare qartë me Ilir Metën, me Sali Berishën, ish regjim I korruptuar. Ndaj ata duan partneritet vetëm me formacione politike dhe parti politike të cilat nuk kanë asnjë lidhje me korrupsionin e djeshëm, kaq e thjesht është. Ne e kemi këtë avantazh. Jo vetëm se besojmë, por edhe për faktin se pas 9 shtatorit u ndamë si me thikë. Cfarë ishin njerëz që e kishin zhytur lugën në çorbën e korrupsionit, vrapuan pas Sali Berishës. Kush kishte dinjitet për veten, ndejti këtu ku jemi ne, ja këtu.

Ka këtu ndonjë drejtor që ka qenë dje, pardje që ka ndarë tendera? Zero, asnjë. Ku janë ata ish miqtë tanë të djeshëm? I kishe atje duke paguar dje në stadium 200 mijë euro vetëm për një event. 200 mijë euro vetëm për një event! Dhe pyetja është fare e thjeshtë, ku I gjejnë këta paratë? Ku I gjejnë këta paratë? Fare e thjesht, dy mënyra ka: o paratë që I kanë vjedhur dje, o paratë që I jep Rama sot. Nuk ka një mundësi të tretë, s’ka se si.

Prandaj po them që janë bashkë. Janë bashkë pikërisht për këtë arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure këta të sotmit. Duan të mbrojnë veten. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia, duan të mbrojnë veten nga perëndimi. Këto dy janë sfidat që kanë ata dhe për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. Tani ku jemi ne? Ne jemi këtu dhe thash kemi nga njëra anë atë që konsiderojmë një farë mënyre si një lloj disavantazhi për faktin që në një vit e gjysmë një pjesë e atyre kur ishim bashkë kanë ikur dhe duket sikur jemi lehtësuar pak, por në fund të fundit pak dhe sakt dhe me të drejtën, sesa shumë siç ishim dhe me krimbin dhe virusin e korrupsionit brenda vetes. E provuam, e provuam në 2013, na përzunë shqiptarët dhe po fus edhe veten. Po përdor shumësin, e përdorëm dhe më vonë. Dhe gjithë kohës, sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive se nuk I harrojmë, edhe shqiptarët as besojnë dhe as të votojnë. Ndaj për këtë arsye ka vetëm një mënyrë se si mundet të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë dyzim nga e shkuara korruptive, Dhe duke refuzuar të tre dinozaurët e politikës. Fosilet politike të Shqipërisë 32 vjeçare, Edi Ramës nga 98 që është në pushtet, Sali Berishës dy herë president dy herë kryeministër dhe një herë non grada, Ilir Metës miku dhe shoku dhe armiku sipas rastit me njërin apo tjetrin. Duket sikur kemi një shoqëri sikur është jo inteligjente, sikur ka një disfunksion në të kuptuarin se si duhet të funksionojë demokracia. Ka një kohë për të ardhur në politikë, për të arritur lavdinë e politikës, por edhe për të ikur. Vetëm në Shqipëri, vetëm për këta tre veta kjo ligjësi që është kudo në botë nuk funksionoka. E pra, do të duhet të dalë dikush që ta prish, ta thyhej këtë rregull që ka mbajtur mbyllur dhe po mbyt këtë vend. Mund ta bëjmë vetëm ne. Mund ta bëjmë vetëm ne dhe askush tjetër. Zgjidhje nga qielli nuk ka për të ardhur, ndihmë nga perëndimi e kemi, mbështetje kemi, nuk duhet të rrimë të presim se çrarë duhet të bëjnë ata. Ata pjesën e tyre e kanë bërë. Njërin e kanë dezinjuar. Non grata s’kemi të bëjmë as sot dhe asnjëherë me të. Tjetri e kanë nën hetim, tjetrin bashkë me pjesën tjetër. Presim çfarë do bëjmë ne. Dhe për sa kohë që kjo është një mbledhje organizative, që ajo çfarë mund të bëjmë ne është organizimi dhe kur them organizimi, organizimi serioz. I di të gjitha vështirësitë, tanë që ikën në degën 9 bashkë me ish kryetarin, po mo po kanë qenë të lidhur me interesin, do iknin ata pse do rrinë?! Tek e fundit ishte drejtor burgu, e kam pas vartës domethënë, drejtor burgu ka qenë në atë kohë, bridh andej bridh këtej, sigurisht do ikte. Tani barra na ka rënë ne të gjthëve. Cfarë kërkohet? I gjithë territori ku është, sipas seksioneve të mbulohet. Të mbulohet dhe të gjenden njerëz. Njerëzit janë në territor, vetëm duhet t’i identifikojmë se nuk ka shpjegim tjetër se së paku 50% e shqiptarëve I refuzojnë të tre. Ku janë ata? Këtu janë ata në Tiranë. Nuk duan as njërin, as tjetrin, as tjetrin. Ndonjërin prej tyre nuk e duan deri në 70-80%, po marr 50% e shqiptarëve, që do të thotë 50% e qytetarëve të Tiranës nuk duan as njërin as tjetrin. Do të thotë që janë këtu, përveç atyre që kanë ikur, por janë këtu të cilat nuk duan të votojnë asnjërin prej 3 përfaqësuesve të fosileve politike të vjetra. Ne kemi vetëm një detyrim: T’i identifikojmë ku janë, t’i marrim t’i fusim në strukturë, t’i japim hapësirë për të qenë. Vetëm në këtë mënyrë në këtë situatë mund të riorganizojmë Partinë Demokratike. Nuk ka moment më të mirë sesa zgjedhjet siç janë tani. S’duhet të na trembin. Partitë politike të cilat tremben nga zgjedhjet meritojnë të mos ekzistojnë. Ndaj, organizimi do të duhet të ecë shpejtë dhe çështë më e rëndësishmja në zgjedhje dy gjëra duhen: Strukturat dhe çke për t’u thënë njerëzve. Te strukturat e kutoj, keni mundësi ja për dy-tre ditë u bëtë kaq, kur të jetë në datën 22 sipas rastit do të duhet që të jetë e plotë për të ecur fort në këto 30 ditë. Pjesa tjetër është me rëndësishmja, ç’kemi oër t’u thënë ne njerëzve. O kemi për t’u thënë njerëzve o s’ka kush. Cfarë duan njerëzit, duan fytyra të pastra, kaq! Njerëz që s’kanë lidhje me atë që u thash pak më parë, me korrupsionin. Ore mjafton t’u thoni vetëm këtë gjë: kë do bëjmë fushtë? Do bëj fushatë Edi Rama I cili pret nga dita në ditë se cili nga ministrat apo deputetët do t’i shkojë tek SPAK-u? Sali Berisha I cili pret të shkojë I biri apo ai vet tek SPAK-u, Ilri Meta I cili pret të shkojë ai vet apo e shoqja tek SPAK-u . Pra, fushata e tyre është thjesht dhe vetëm kush e frkuenton më tepër SPAK-un. Rrinë me frikë n zemër po vjen fletarresti sot, apo po vjen nesër. Kjo është frika dhe fushata që jemi duke bërë, për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ne nuk kemi nga këto halle, askush nga ne. Dhe së dyti çfarë është me e rëndësishme, do të duhet të krijojmë të djathtën. Këto 32 vite kemi pasur një Parti Demokratike e cila lindin vërtet e pastër në 90-ën , por më pas sistemi i vjetër me Ramiz Alinë e futi virrusin e komnismit brenda. Dhe ne kemi jetuar bashkë, e kemi ditur ne, çfarë kemi pasur brenda nesh, kemi ecur gjithmonë me idenë se ë mo se edhe ish-komunistët ndoshta mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, mund të modernizohen. Jo nui është e vërtetë. Ky një vit e gjysmë tregoi fare qartë që kominst lindesh dhe komunist vdes e nuk ndryshon. Sepse kështu janë edukur dhe të brumosur. Ndaj dhe ne kemi detyrën për të ngritur të djathtën, atë të djathtë e vërtetë. Ky vend nuk ka për të ngelur asnjëherë pa opozitë dhe për më tepër pa një të djathtë nëse do të jetë në opozitë. Fati I madh, historia na ka dhënë ne këtë mundësi dhe këtë privilegj. Ta bëjmë ne, ndaj kjo është në dorë të të gjithve ne, askush nga jashtë nuk do të na e bëjë këtë. I kemi të gjitha mundësitë dhe për më tepër se kaq iu them që kjo është kohë e vështirë, e di këtë është kohë sakrificash. Por ka ca njerëz të cilët e kanë marrë përsipër këtë lloj sakrifice. Së pari, jeni ju këtu të gjithë. As keni përfituar nga pushteti, vetëm keni kontribuar, vetëm keni dhënë, s’keni marrë madje atë që keni dhënë, e për këtë arsye quhet sakrificë. Por në këto zgjedhjet ne do futemi me formacion të plotë, edhe me kandidat. E s’dua të flas asnjë fjalë për landin sepse e njihni të gjithë. I tha Blendi pesë fjalë, mos shihni Land Bejkon thjesht dhe vetëm si profil politik, atë e ka bërë vetë. Në këtë parti ka që në 90-ën, që në lëvizjen studentore. Në këtë parti ka qenë në 97-ënmes plumbave në Gjirokastër, ku të ikte koka, ka pasur emrin e thotë Niku gjithmonë, e ka pasur I pari në listën e ekzekutimit në 97-ën nga komunistët. Eka tani, s’ka nevojë për t’i bërë as elozhe asnjë gjë. Ka marrë përsipër një sakrificë dhe është sakrifica për të ndërtuar të djathtën, për ta mbajtur Partinë Demokratike. Konsiderojëni veten gjithsecili prej jush një Roland Bejko në atë pjesën tuaj, në degën tuaj, në lagjen tuaj, në seksionin tuaj. Cfarë kemi përballë? A I patë dje, 200 mijë euro për të bërë atë event, në fund ikën të gjithë, normal kur e blen ashtu përfundon. Mbani mend hipokrizinë, edhe ne kemi pas bërë dikur para 2-3 vitesh, edhe ne ishim brenda asaj hipokrizie, autobuza këtu atje, me lekë këtu, me aq sa ç’mundeshim dhe ishte një gënjeshtër e madhe që ia bënim vetes. Dhe kur vinte puna e zgjedhjeve, zhurmë e madhe zero vota. Një milionë vota kundër, se kemi qenë jo të sinqertë. S’kemi qenë të sinqertë me njerëzit, duhej të ishim të besueshëm me njerëzit. Ne sot e kemi këtë besueshmëri pse? Sepse kemi bërë një betejë brenda vetes, sepse do u themi atyre njerëzve po pse kollaj ka qenë për ne ja për këta kolegët e mi aty, grupit parlamentar që të mbajmë një qëndrim nga një njeri I cili deri para 3-4 vitesh ishte lideri historik I yni. Nuk ishte kollaj edhe në aspektin njerëzor. Megjithatë, ndaj marrëdhënies njerëzore nga njëra anë që duhet ta rruajmë dhe interesit të Partisë Demokratike, interesit të Shqipërisë padyshim do të zgjidhnim këtë të dytën me çfarëdo lloj kostosh. Se bëhet fjalë për ekzistencën, bëhet fjalë për mbijetesën e këtij vendi. Dhe shih çfarë bëjnë ata, shkojnë e bashkohen me njëri-tjetrin, aq sa kanë frikë të nxjerrin dhe emrin në fletën e votimit. Kanë frikë mo kanë frikë ta shkruajnë Ilir Metaj atje, sepse është turp dhe këta e kuptojnë fare mirë. Është turp që një pjesë e madhe demokratësh, vetëm të keqinformuarit, sepse ka dhe ca që deri dje ishin demokratë gjasme ne, ata të cilët I kanë bërë dëm Partisë Demokratike, për të cilët s’më vjen keq, por ka edhe një pjesë tjetër atje të keqinformuar të varfër, të mashtruar që ka përdorur Sali Berisha pë faktin e situatës së keqe ekonomike që janë. Por shih ku kanë arritur, kanë frikë të deklarojnë emrin e Ilir Metës si kryetar i asaj partie. Është partia e Ilir Metës ajo, zgjedhja e gjithsecilit le të shkojë tek Ilir Meta, ne do jemi këtu. Kështu pra, ndjesë edhe për ndoshta tonin por këto janë momente historike për ne. Në këto 30 ditë, deri në 14 maj, ne kemi një test të rëndësishëm, nuk është testi final, nuk do të ndodh gjëma. Ne duhet të dalim sa më serioz dhe me rezultatin më të mirë të mundshëm. I kemi të gjitha mundësitë. Por po iu them edhe gjënë tjetër, pas 14 majit aty hapet vërtetë edhe një hapësirë e re mundësi e re për të ringritur vërtetë Partinë Demokratike seç kemi dashur dhe siç kemi imagjinuar në këto 8 vite dhe siç nuk ka qenë asnjëherëe pastër, ideologjikisht e qartë, që respekton shtresat ish-pronarët, ish-të pëersekutuarit, biznesein, rininë. Kështu ka qenë Partia Demokratike e 32 viteve më parë, intelektuale, qytetare, ishte avangard e shoqërisë shqiptare, këtë kemi ne pr detyrim. Fillon tani dhe fillon tani duke qëndruar mbrapa Roland Bejkos I cili ka bërë një sakrificë të madhe, nuk është e pakt. Nuk po them për sakrificën e atyre viteve, nuk po them për sakrificën e 8 janarit, jo jo është një sakrificë që dikush duhet ta marrë përsipër. Do të jetë lokomotivë e këtij treni I cili do të duhet të ecë, tek i cili do të duhet të hipin të gjithë nga pak sa më herët aq më mirë. Këtë kisha për t’iu thënë, ju falënderojë shumë! E di që kohra të vështira në aspektin ekonomik janë, por çdo punë lihet për 30 ditë për të nderuar dhe respektuar veten dhe të ardhmen tonë! Për fjalë të tjera pastaj ju flet Roland Bejko jo vetëm për situatën ekonomike, por dhe për atë se çfarë u themi ne qytetit dhe qytetarëve të Tiranës. Ne vërtet kemi një lloj pozicioni politik që qëndrojmë fortë, por kemi dhe faqen tjetër, kemi profesionist, kemi ekspert, kemi dhe zgjidhje për këtë qytet ku jetojmë të gjithë, me zi jetojmë të gjithë në fakt. Shumë faleminderit për pjesëmarrjen!