A ka shqiptar që e besok se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

1- Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore.
Ëngjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

2- Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin”.

3- Koncesioni për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë

4- Punimet në inceneratorin e Tiranës kanë filluar në Janar 2020, kurse pagesat janë bërë qysh prej Prillit 2018.

5- Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë, të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë, ndaj ndërtuesve.

Vendimi antiligjor i Veliajt i mundëson inceneratorit të Tiranës të përfitojë 40 milionë euro shtesë.

6- Në mes të pandemisë 850 mijë euro shpenzime për udhëtime.

7- 450 mijë euro reklama për media

8- Edmond Bllako, babai i deputetit Alqi Bllako, ka qenë i punësuar pranë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, me pagë 10 milionë lekë/muaj.

9- Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në Tatime se paguhet 900 mijë lekë. Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, Erjon Veliaj duhet të ishin me Lefter Kokën.

Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.