Lulzim Basha: Të nderuar zonja dhe zotërinj, bashkëqytetarë, sot është një ditë e ndërmjetme mes disa javëve intensive të hetimit të skandalit të shekullit, skandalit të inceneratorëve dhe nisjes së një jave intensive, të hënën, të marrjes në pyetje të administratorëve të tre skenave të krimit që i kanë kushtuar shqiptarëve, të varfëruar nga kriza ekonomike nga pandemia dhe nga keqqeverisja minimalisht 430 milionë euro. Para të cilat sot u mungojnë xhepave të prindërve për vogëlushet e tyre, para që u mungojnë pensionistëve për të paguar faturat minimale, para që i mungojnë shëndetësisë për t’u kujdesur për të sëmurët e sëmundjeve të ndryshme kronike apo për të trajtuar rastet e pandemisë. Para që i mungojnë dhjetëra mijëra familjeve të hequra padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike, para të cilat merren të gjitha nga xhepi i qytetarëve shqiptarë dhe nga i sipërmarrjes shqiptare. Ajo që është e qartë sot, është se si përmes skemës së inceneratorëve u janë grabitur këto qindra milionë euro shqiptarëve. Fal punës së anëtarëve tanë, komisionin hetimor parlamentar, të cilin Edi Rama donte ta sabotonte me çdokush, çdokush mund të shoh tani se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. 430 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për mbetje që groposen dhe për punime që nuk kanë nisur, por ndërkohë paratë janë paguar. Disa pyetje retorike për mendjen e gjithsecilit prej jush që na ndjek në këto momente.
A mund t’i kryej një qeveri 17 procedura akte zyrtare brenda një dite të vetme, pa miratimin e kryeministrit, siç ishte rasti më 16 dhjetor për inceneratorin e Elbasanit?
A mund të paguheshin 35 milionë euro për inecenaratorin e Tiranës, ku siç e patë nuk ka përfunduar as 50% e të ashtuquajturit projekt dhe janë faturuar punë të pakryera, pa miratimin dhe dijeninë jo thjesht të krybashkiakut, por edhe të kryeministrit?
Kandidatja aktuale për bashkinë e Durrësit nga Partia Socialiste, Emirjana Sako, ka firmosur për 10 milionë euro dhuratë kompanisë të inceneratorëve në Tiranë. Tender që i jepet drejtpërdrejtë kompanisë që ka marrë 430 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. 10 milionë euro, dhe Durrësi siç e dinë durrsakët por jo vetëm, të gjithë ata që kalojnë nga Durrësi apo rrinë në Durrës, është i mbytur nga plehrat. Ka qenë i mbytur gjatë gjithë sezonit dhe vazhdon të jetë i mbytur nga plehrat.
A e mbani mend kush e urdhëroi pagesën nga Bashkia e Durrësit dhe bashkitë e tjera? Kush e urdhëroi pagesën e parave të shqiptarëve, këto nuk janë para që i printon Bashkia e Durrësit, apo Bashkia e Tiranës, apo Bashkia e Elbasanit, apo Bashkia e Fierit, apo Bashkia e Kavajës, këto janë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kush i urdhëroi? Kush e hapi sëndukun që të paguhen këto para për qytetarët shqiptarë? Sigurisht Edi Rama.
Dhe si e bëri skemën që të detyronte që në mes të 1001 domosdoshmërive, nevojave të qytetarëve, prapë se prapë ato pak që kishin mbetur në thesarin e shtetit, t’i paguheshin këtyre mafiozëve, gjysma prej të cilëve është në kërkim, siç kemi paralajmëruar nga kjo sallë ku kemi qenë gjithë së bashku me shumicën prej jush, tani janë në kërkim ndërkombëtar. Si e bënin, e mbani mend skemën apo jo? I mbyti me tym, i zhyti në smog Fierin, Shijakun, Durrësin, Kavajën, i la që të bëheshin 48 orë lajme pas lajmesh dhe pastaj, cila është zgjidhja, paratë e bukës së gojës së shqiptarëve, ose përndryshe ju mbysim me tymin e plehrave që digjen në mes të ditës. Krim i trefishtë. Së pari një krim ambiental, së dyti një krim shëndetësor dhe padiskutim një krim ekonomik i bërë në kurriz të taksapaguesve, paratë e të cilëve u morën dhe u çuan në 3 skena krimi, ku siç keni parë, gjatë gjithë kësaj jave, besoj se i kemi me pamjet këtu, anëtarët tanë të komisionit, kanë inspektuar dhe parë dhe kanë treguar para të gjithë shqiptarëve të vërtetën. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit. Që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, s’ka as diferencim, as riciklim, as incenerim. Është thjeshtë një fasadë që nuk ka asnjë funksion. Por Fieri, siç e keni transmetuar, është një fasadë ku nuk bëhet asgjë. Asgjë! E dini sa para janë paguar për inceneratorin e Fierit? 28 milionë euro, për të mos bërë asgjë! Në një kohë që janë prerë shpenzime t në çdo sektor tjetër, siç e dini mësuesve pagat u janë dhënë në limitet e kohës për familjet e tyre, asgjë! Ju kanë mbetur pa marrë 248 lekë të reja, 2480 lekë të vjetra u kanë ngel pa marrë inceneratorit të Fierit! 28 milionë euro. Kaq! U kanë ngel pa marrë, thash, 248 lekë të reja, që i bie 1 kafe dhe një ujë me gaz në qendër të Tiranës, apo 4kafe turke turke në Mbrostar. Kaq lekë u kanë mbetur pa marrë, 28 milionë euro të tjera i kanë marrë . Fal insistimit tonë për ngritjen e komisionit, fal insistimit tonë për ringritjen e komisionit, ku me urdhër të Edi Ramës donin ta mbyllnin. Nuk besoj se ka mbetur shqiptar, pavarësisht prej bindjeve politike që mos ta kuptoj se kjo është afera më kriminale korruptive e zhvatjes së parave të shqiptarëve. Dhe ajo që e ka bërë edhe më të vështirë denoncimin e kësaj afere, është fakti që një pjesë e milionave të parave tuaja të dashur bashkëqytetarë, u kanë mbyllur gojën një pjesë të medias me qëllimin që të mos publikojnë denoncimet tona. Mos të publikojnë të vërtetën që ka dal tashmë si drita e diellit, mundësisht të heqin edhe prizën, kur komisioni hetimor është duke zhvilluar punimet. Besoj tani e keni të qartë se pse kam thënë prej fillimit se Lefter Koka është bishti i kësaj afere. Nuk është koka, por është bishti i kësaj afere.
Po të vijmë tek Elbasani. Në qoftë se për Tiranën dhe për Fierin faktet tregojnë se si janë shkelur me këmbë të gjitha ligjet e vendit, të gjitha procedurat, për Elbasanin nuk ka fare as ligj, as procedura. Madje nuk është ndërtuar, siç themi ne në popull as si në tokë të babës, se dhe në tokë të babës të çon INUK-un ky dhe të shpartallon, këtu asnjë ligj, asnjë procedurë nuk është ndjekur. Dhe për ta mbuluar ngritjen e kësaj kërpudhe mafioze brenda një dite, brenda 8 orëve të orarit zyrtarë, janë kaluar 17 akte zyrtare, kanë mbyllur gjithçka brenda ditës. Ta bëj pak të qartë se shumë qytetarë me të drejtë nuk kanë pse ta dinë edhe nuk e dinë se si funksionojnë gjërat. Brenda ditës kanë hapur procedurën, brenda ditës kanë hapur ofertën, brenda ditës kanë lidhur kontratën, brenda ditës kanë marrë të gjitha mendimet e ministrive dhe të institucioneve. 3 apo 4 ministri brenda ditës kanë dhënë mendimin dhe po kështu 4 apo 5 institucione kanë dhënë mendimin që të procedohet. Të gjitha brenda ditës.
Ka shqiptar ta besojë se kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e drejtpërdrejt të Edi Ramës? Dhe kjo është arsyeja që do te që Komisioni të përfundonte pa dëshmi dhe pa dëshminë e tij. Kontrata ishte 21.6 milionë euro ndërkohë kanë paguar nga thesari 27 milionë euro. Tani kam një thirrje para se t’i kaloj fjalën anëtarëve, kryesuesve të Komisionit dhe anëtarëve të komisionit që kam këtu të pranishëm dhe thirrja i drejtohet Strukturës së Posatshme Anti-Korrupsion. Puna e nisur në këtë drejtim është përshëndetur ditën e parë, por qartësisht është e pamjaftueshme duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, të opozitës, timen personalisht. Ju kërkoj të veprojnë pa humbur kohë për të ndaluar vazhdimin e vjedhjes së parave të shqiptarëve. Jua kam thënë dhe jua përsëris, që vazhdimi i pagesave ndaj atyre që me të drejtë organet e drejtësisë i kanë rrethuar me shiritin e verdhë skenë krimi është një krim më vete. Natyrisht rëndon mbi ata që bëjnë pagesat, por pa pikë diskutimi SPAK duhet të përdorë të gjithë instrumentet e ligjit në mënyrë që asnjë qindarkë më shumë mos t’ju paguhet këtyre grupeve kriminale dhe në fakt është një grup kriminal me një kokë. Po kështu I kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësve, nuk mjafton arrestimi i bishtit, nuk mjafton shpallja në kërkim ndërkombëtar e Stela Gugalljas dh Klodian Zotos. SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë ministrinë radhës pastaj ta arrestojë. E qartë është që kurbani I radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK-ut. Ndërkohë Komisioni Hetimor e ka të qartë planin e hetimit dhe do të procedojë nga dita e nesërme e do të vazhdojë të procedojë drejt kësaj afere.