Pyetja: Ju thatë më parë që nga ana e mazhorancës ka pasur një presion mbi komisionet e thirrura dhe kërkuara nga Partia Demokratike në kuvend. Çfarë ju bën të besoni se komisioni për reformën zgjedhore dhe atë territoriale nuk do të ketë të njëjtin fat me nismat e tjera dhe a keni marrë një mbështetje nga ndërkombëtarët që  do të ushtrojnë presion për vijimësinë e këtyre dy komisioneve të kërkuara njësoj si nismën për vetingun?

Lulzim Basha: Po e bëj fare të qartë dhe do t’i përgjigjem shkurt kësaj pyetje. Në situatën ku ndodhet vendi, një republikë bananesh ku nuk funksionon ligji, ku kemi një qeveri dhe një parlament produkt i një masakre zgjedhore, ku kemi një ndërthurje të interesave mafioze me interesat politike dhe keqpërdorimin maksimal të medias, ne kemi dy aleatë në shërbim të së vërtetës. Aleati i parë janë interesi publik, interesi i shqiptarëve, janë ata që po i paguajnë këto qindra milion Euro nga xhepat e tyre, ndërkohë që s’arrijnë të paguajnë gjysma prej tyre më shumë se një vakt për fëmijët e tyre. Pra kjo betejë garanci të parë për fitoren ka se i del për zot shqiptarëve, socialistë dhe demokratë. Nuk është një betejë që po bëhet për interes politik, po bëhet për interesin më bazik, që paratë e  bukës së vogëlushëve shqiptarë i ka përpirë kjo organizatë kriminale. Kjo mafia ku Totorino është Edi Rama dhe i ka të gjitha seksionet, njësoj si organizatat mafioze që zbërthehet tangentopoli, maksiprocesi i ’92-it. Edhe kjo funksionon në të njëjtën mënyrë dhe çuditshëm funksionon edhe në një nga fushat ku ka funksionuar edhe tangentopoli, që është fusha e përpunimit të mbetjeve urbane. Aleati i dytë, jo vetëm tani por në 30 vjet, në krah të shqiptarëve Sa herë që përballet me keqqeverisje, me korrupsionin, që kanë qenë dhe mbeten armiqtë kryesorë të mirëqenies së shqiptarëve, shkaqet kryesore të mos ecjes përpara të vendit, të paktën me të njëjtin ritëm siç ecin edhe vendet e tjera në rajon dhe jo më drejt destinacionit Europian, faktori i dytë pra në mbështetje ka qenë faktori euro-antlantik. Pa diskutim edhe në rikthimin e komisionit të inceneratorëve, të cilin Rama e ekzekutoi politikisht, pra urdhëroi mbylljen e tij, me qëllim që të përfundonte pa asgjë dhe pa u thirrur dëshmitarët dhe mundësisht pa u thirrur dhe ai dëshmitar, por edhe jetësimin e një prej zotimeve kryesore, që të fushatës të vitit të kaluar para shqiptarëve, rindarjen territoriale të Shqipërisë, ia dedikojmë pikërisht këtyre dy faktorëve, vendosmërisë tonë pavarësisht prej malit të gënjeshtrave që është më i lartë se mali i plehrave në inceneratorët që ke i parë, në landfilli që keni parë, që hidhen ditë për ditë kundër nesh, ne jemi të vendosur të mbrojmë interesin e shqiptarëve dhe ia dedikojmë po kështu edhe mbështetjes së faktorit Euro-Antlantik që do një Shqipëri normale, ku politikanët e korruptuar të largohen nga politika, ku pasuritë e vendit t’iu takojnë gjithë shqiptarëve dhe jo një grushti njerëzish dhe ku korrupsioni të ndëshkohet dhe mos të mbrohet.

Pyetje: Jeni përballë Edi Ramës, por përballë do të keni edhe kandidatin e dalë nga radhët e Partisë Demokratike. Sa të vështirë do ta kemi këtë përballje dhe cili është objektivi i Partisë Demokratike për 6 Marsin?

Lulzim Basha: Për çdo çështje që ka të bëjë me inceneratorët apo që lidhet me inceneratorët na keni në dispozicion. Për çdo çështje tjetër në raport me zyrën e shtypit si unë ashtu dhe të tjerët do t’iu venë në dispozicion. Por ditën e sotme, në këtë moment do ta përdorim, në veçanti me mirëkuptimin tuaj, duke pasur parasysh gjithë influencën politike, financiare, ekonomike për ta hequr vëmendjen për këtë aferë, do ta përdorim për ta.

Pyetja: Duke qenë se ju i përgjigjët një pyetjes së koleges që ishte jashtë temës së inceneratorëve të cilët janë ende në hetim, unë kam dy pyetje të tjera, e para është për atë që ndodhi në parlament me votimin, ju keni deklaruar më herët se Vetingu ishte një projekt mafioz por megjithatë i dhatë një mundësi tjetër. Pyetja ime është duke qenë se deputetët e opozitës nuk kanë qenë dhe kanë bojkotuar mbledhjet e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve ku është diskutuar kjo nismë, mbi çfarë baze Partia Demokratike e ka marrë vendimin për të dhënë votat në mënyrë që këto organe të vazhdojnë sërish mandatin e dytë. Dhe pyetja e dytë është duke qenë se ju keni një nga njerëzit që e keni kritikuar më shumë kryeministrin Rama, keni bërë një betejë për ligjin e dekriminalizimit dhe keni kërkuar gjithmonë që në politikë të ketë figura të pastra, përse keni zgjedhur në Rrogozhinë një kandidat i cili është dënuar me dy vite për armëmbajtje pa leje dhe do të mbani përgjegjësi politike duke dhënë dorëheqjen në rast se i humbni zgjedhjet e 6 Marsit? Faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit! Do ti përgjigjem, siç i thashë dhe koleges tuaj, pyetjeve që kanë interesin e kësaj afere, sepse e kuptoj që ka interes për pyetje të ndryshme. Dhe nga ato që thatë dua t’iu them vetëm këtë; ka një interes esencial, të trekëndëshit të Bermudës, që ajo pjesë e drejtësisë që ka filluar të funksionojë, të mos funksionojë. I pari dhe më i interesuari është Edi Rama, mbajeni shënim këtë. Interesi i parë i Edi Ramës është që ONM-ja të mos ekzistonte më. Sepse KLGJ-në dhe KLP-në, siç e kemi parë e ka futur në kllapë totale. Pra, nuk do shumë mend për të kuptuar, që në qoftë se jemi këtu dhe themi, në gjithë këtë gjendje, situate politike, është më e keqe se Kolumbia në ditët e veta më të zeza, ne prapëseprapë bëjmë një betejë për interesin publik, dhe për interesin publik është më mirë të kemi një drejtësi, ku ka një sy të një pale të paanshme, sesa një drejtësi që e ka 100% nën kontrollin e Edi Ramës. Në veçanti në momentin kur Edi Rama, po shikon që po i bie një e nga një njerëzit e përfshirë në këtë aferë. Njëri nga ministrat është në burg, dy nga prestanomet janë në kërkim. Vijimi i punës së komisionit dhe thirrja që i bëra Spak-ut, nuk është thjesht në funksion të komunikimit me ju, apo me qytetarët përmes jush. Dua ta them dhe njëherë qartë. Thirrja që i drejtoj SPAK-ut është; mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës, por vijani prangat në ministri. Mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, vejani prangat në zyrë. Dhe vazhdoni me procesin sipas ligjit. Se do keni në krah jo thjesht Partine Demokratike, por do të keni në krah të gjithë qytetarët shqiptarë, edhe socialistët. Iu ka ardhur në majë të hundës! Me këtë aferë është zbuluar jo thjesht pisllëku, i qeverisë më të korruptuar në 30 vite, por dhe mënyra se si lidhen interesat politike, ekonomike, mediatike për tu zhvatur shqiptarëve të ardhmen. Jo thjesht paratë e bukës së gojës, por të ardhmen e tyre. Ndaj nga kjo pikëpamje kemi votuar pa asnjë dilemë. Atë që partia demokratike ka votuar edhe me 22 korrik 2016. Të tjerat janë gënjeshtra, mashtrime, të cilat nuk meritojnë ti futemi thellë, sepse ata që kanë mashtruar, do mashtrojnë sot, do mashtrojnë dhe nesër. Po të harxhojmë kohë me mashtrimet e tyre është humbje kohe. E kanë votuar, ata e kanë votuar, vetingu është votuar në korrik të 2016-tës dhe ajo që kemi bërë ne, nuk është gjë tjetër veçse kemi zgjatur afatin e vetingut. Merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vetingun, tek mos-votimi kundër i Sali Berishës dhe i gjithë tjerëve që u betuan që do votonin kundër. Ku u zhdukën? Pse nuk votuan kundër ditën e enjte? Dhe pastaj pasi ti keni parë këto, ju premtoj një ekskluzive për përgjigjet e tjera, por jo sot. Se sot kjo do të heqë vëmendjen nga vjedhja e shekullit, dhe nuk kam ndërmend t’ia bëj këtë shërbim Edi Ramës, jam i bindur as ti nuk do t’ia bësh këtë shërbim.

Pyetje: Z.Basha, pak më herët deklaruat se kryeministri Edi Rama po bën gati kurbanin e radhës. Cili është ky ministër zoti Basha nga informacionet tuaja dhe cila është përgjegjësia e tij në aferën e inceneratorëve?

Lulzim Basha:  Tani, komisioni hetimor do të vazhdojë punën, ndryshe nga çfarë shpresonte Edi Rama. Dhe të shkojë nga Honolulu-ja në Antarktidë dhe Arktik, do kthehet në komision dhe do dëshmojë para komisionit. Ndërkohë komisioni do vazhdojë punën dhe puna e komisionit do nxjerrë qartë emrat. Pastaj se cilin nga ata do bëjë kurban Edi Rama, në iluzionin për të shpëtuar veten, është në dorën e Edi Ramës dhe unë sigurisht nuk mund të paragjykoj se cilin do të bëjë kurban. Por një gjë mund ta them me siguri, ne do ti shkojmë deri në fund. Se sikur të gjithë ti bëjë kurban njëri pas tjetrit, ai është në krye të kësaj afere, dhe dita që ai të japë përgjegjësi para drejtësisë për këtë aferë, mund të vonojë, por nuk do të mungojë.

Pyetje:  Zoti Basha, referuar të gjitha deklaratave tuaja për inceneratorin, ne ishim dhe me znj. Tabaku, i pamë të gjitha nga afër. Por ajo që unë kam në dorë në këtë moment është një vendim i juaji në vitin 2013, në gusht të vitit 2013, ku ju ishit kryetar bashkie, dhe synonit që të bënit të njëjtin procedurë koncesionare, për një afat kohor 20 vjeçar, jo 30 vjeçar siç është sot, me një kosto 37€ për ton. Ndërkohë që sot koncesionari paguhet me 29€ për ton mbetjesh. Cili është halli i Lulzim Bashës sot, që është ky koncesionar dhe jo një kompani që do donit ju të ishte në vitin 2013?

Lulzim Basha:  Kjo është një pyetje që ka marrë përgjigje para 5 vjetësh. E ka marrë përgjigjen dhe është ç’montuar kjo gënjeshtër. Është ç’montuar tërësisht. Pra ata që iu kanë dhënë këto shifra, iu gënjejnë. Një sekondë iu lutem! Pa replikë! Ka pasur një studim fizibiliteti, të bërë në përputhje me ligjin shqiptar, për përmirësimin e procesit të trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës. Që parashikonte, këto kazanët që shikoni mbi tokë, të ishin nën tokë, fillimisht brenda unazës së vogël, pastaj brenda gjithë qytetit të Tiranës, atëherë bashkia ishte më e vogël. Që të blihej një flotë automjetesh që të bënin të mundur që ti merrnin kazanët nën tokësorë ti shkarkonin, dhe të trajtoheshin sipas strategjisë së trajtimit të mbetjeve, që ishte bërë nga qeveria shqiptarë në bashkëpunim me qeverinë gjermane. Ku taksa paguesit gjermanë kishin hedhur 2 mln euro. Pra, ishte një proces transparent. Kosto që ju citoni, është kosto totale e mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve. Ndërsa kosto që ju citoni për inceneratorin e Tiranës, është vetëm kosto e incenerimit. Po ti shtosh dhe atë që paguajnë qytetarët për mbledhjen nga kazanët që janë mbi tokë, jo nën tokë, e kuptoni që ata e kanë dyfish, të paktën dyfish, dhe kuptohet qartë pse e kanë dyfish, ndërkohë që përpunimi ka mbetur me mbetjet mbi tokë, sepse është një skemë e pastër vjedhjeje. Tani kaq të përmbledhur sa ua thashë unë, mund ta gjeni në youtube, ku kam shpjeguar të njëjtën gjë, kur jam pyetur ndoshta 4 vjet përpara, nuk e mbaj mend. Pra nuk ka lajm këtu. Këto janë mashtrime që riciklohen për të justifikuar skemën e totorinos shqiptar, Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurit, Engjëll Agaçit, këtij të Fierit, atij të Elbasanit, e kë tjetër kemi harruar, se këta prestanomat që janë në kërkim, këtu nga kjo sallë e kam thënë, kam paralajmëruar drejtësinë shqiptare. Shikojini se do ti keni në kërkim, tani po iu paralajmëroj , shikoni se mos i gjeni me ndonjë kanal.

Jorida Tabaku: e dashur Rovena unë të falënderojë shumë për interesin. Së pari nuk ka asnjë vendim të bashkisë Tiranë. Kanë një studim fizibiliteti. Thatë një vendim tuajin kur keni qenë kryetar bashkie në 2013-ën, thatë tekstualisht. Ka një studim fizibiliteti, i bërë nga Banka Botërore. Unë dua të të kujtoj, siç të pash ditën e premte kur ishim tek inceneratori. Kompania që menaxhonte landfilli e Sharrës, ka qenë një kompani që varej nga ndërmarrja numër 1 e qytetit. Që kishte një kosto minimale administrative, për administrimin e mbetjeve. Ndërkohë që sot, siç e llogarit dhe KLSH, nuk është 29 euro për ton, duke shtuar koston e 5 kompanive që bëjnë pastrimin e Tiranës. Dhe në qoftë se do unë t’i përmend se unë nuk kam asnjë kompleks të t’i them. Në qoftë se dikush të ka thënë që ne kemi papasur preferencë për ndonjë kompani, dua të të korrigjoj që shko tek partia tjetër, se ato i zgjedhin kompanitë. Këtu ne po flasim me emra për këdo, pa asnjë kompleks. Shkon 41 euro për ton mbetje. 41 euro për ton mbetje, është kosto që paguhet sot. Ndërkohë që ai studim i BB-së thoshte që mund të bëhet për 37 euro për ton mbetje. Sigurisht, me inkapsulim quhej procedura, nga marrja tek koshi i mbetjeve deri tek inkapsulimi. Unë e dashur Rovena, ashtu si edhe për punonjësin e kompanisë së incenertorëve, i mirëkuptoj këdo që ka pyetje konstruktive, por nuk justifikoj dot askënd që mund të bëhet mburojë e korrupsionit. Ne këtu po flasim për aferën më të madhe korruptive të provuar ndonjëherë në Shqipëri, 430 milionë euro. Dhe këto akuzat bajate të ditës për shitje për blerje, kanë përfunduar me kohë, që kur qytetarët po dëgjojnë çdo ditë nga Komisioni Hetimor prova dhe fakte. Për këdo që ishte edhe pak në pikëpyetje që a prodhojnë gjë komisionet hetimore, e kemi rrëzuar këtë pikëpyetje me kohë. Komisioni Hetimor sot po provon. Sot Partia Demokratike e çoi përpara drejtësisë një ministër. Ka çuar dy në fakt, por këtu tek inceneratorët e ka çuar një. Kështu që unë të falënderoj për pyetjen dhe me shifra dhe fakte për çdo gjë tjetër sigurisht që mund të përgjigjemi.

Pyetje: Pak më herët ju e thatë që Edi Rama ka urdhëruar ekzekutimin e mbylljeve të disa komisioneve të cilat ju i keni kërkuar. Çfarë besimi duhet të kemi ne që ju do të vijoni punën në të ardhmen përderisa forca e opozitës në Parlament shkon deri aty sa të merren vendime në emrin tuaj nga ana e maxhorancës?

Lulzim Basha: Sapo ua dha përgjigjen zonja Tabaku që nuk ia doli pra. Ja ku u tha Komisioni prapë si rezultat i presionit tonë. Ja ku e keni provën e mbylli nuk donte të vazhdonte, vazhdoi, paskeni qenë edhe ju, ju përgëzoj, e kanë parë të gjithë shqiptarët. Tani ne nuk jemi në një situatë normale, nuk jemi në një shtet normal. T’ju them diçka tjetër, edhe po të ishim në një shtet normal dhe të ishte kapur një qeveri dhe të mos ishte larguar, presioni do të ishte i jashtëzakonshëm, jo më një shtet që fjalën republikë bananesh nuk e meriton më. Kjo nuk është qeveri, kjo është bandë, mënyra se si vepron, 17 vendime brenda ditës, mënyra se si vepron një bandë mafioze. Kështu që presioni është i jashtëzakonshëm prandaj po ua them edhe njëherë, Partia Demokratike jo vetëm që ka justifikuar besimin, jo vetëm të votuesve të saj, por të gjithë shqiptarëve se janë paratë e të gjithë shqiptarëve që po digjen aty. E vetmja gjë që po digjen aty janë paratë e shqiptarëve. Por ka treguar që edhe pa pasur siç nuk i ka në Parlament që ka detyruar Edi Ramën dhe bandën e tij që Komisioni të mos mbyllet, të vazhdojë punën, të procedojë, të zbulojë ndërkohë të dhëna të tjera tronditëse. Natyrisht Komisioni Parlamentar nuk është as prokurori, as gjykatë, prandaj e mbylla fjalën time të parë dhe përgjigjen ndaj pyetjeve të dy kolegëve më parë dhe dua ta mbyll edhe përgjigjen ndaj jush me një thirrje ndaj SPAK që të mos të vonojë, mos presë të shkarkohet vartësja e radhës, të behet kurbani i radhës, por të shkojnë t’ua hedhin prangat në zyrë edhe si një shenjë e bekimit që në këtë vend më në fund pas 30-vjetësh nuk do të ketë politikanë të paprekshëm dhe të ndjekë paanë dhe duke ndjekur paranë prandaj se përmenda më kot tangentopolin, kur fillon të cicërojë njëri dot cicërojnë të gjithë dhe të jeni të bindur duke ndjekur paranë do të shkojnë aty ku të çon logjika normale. Këtu sa gazetarë jemi bashkë me  ne të katërt përfaqësues të Partisë Demokratike, a e beson njëri që të gjitha këto mund të kishin ndodhur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës? Atëherë padiksutim që hetimi duhet të  shkojë deri te koka e qeverisë. Prandaj i thashë që kudo që të shkojë e kudo që të gjezdisë gjatë javës së ardhshme këtu do të kthehet para Komisionit Hetimor duhet të dalë dhe ne do t’i shkojmë deri në fund pjesës që kemi në dorë. Kjo besoj se është një shërbim që i bëhet interesave të qytetarëve, një shërbim që i bëhet parave të vjedhura nga xhepat tuaj në fund të fundit, edhe të prindërve tuaj e të qindra qytetarëve, një  shërbim që i bëhet edhe funksionimit të drejtësisë sepse në fund të fundit po qërohet dhe po dalin petët e lakrorit një nga një për t’i ballafaquar me dimensionet e vjedhjes në këtë aferë dhe me autorët e vjedhjes në këtë aferë të cilën menduan se do kishin mbuluar sepse  kanë 6 vite që përpiqen ta mbulojnë me forma dhe mënyra nga më të ndryshmet.

Pyetje: Zoti Basha ju dhe tani e përmendët Trekëndëshin e Bermudës, por edhe më parë edhe në Parlament ku keni përfshirë zotin Berisha, meta dhe zotin Rama ku i keni cilësuar si bashkëpunëtorë të ngushtë. Ndërkohë që ndodhemi para zgjedhjeve vendore çfarë provash do të publikojë Lulzim Basha shqiptarëve për të vërtetuar se ata janë bashkë dhe ata duhet të votojnë Partinë Demokratike?

Lulzim Basha: Edhe njëherë po u them se forcë mbi tokë që unë të rri këtu për një çështje kaq konkrete, për një vjedhje kaq brutale dhe të pranoj të heq vëmendjen diku tjetër nuk ka. Keni të gjithë të drejtën të kërkoni kohë, të kërkoni shpjegime për çdo gjë tjetër, por sot as Edi Rama, asnjë nga bashkëpunëtorët e tij dhe as brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës që kanë hallin e tyre nuk do të shërbehen as nga Lulzim Basha dhe as nga bashkëpunëtorët e tij në këtë tryezë. Sot vëmendja do të jetë tek vjedhja e shekullit dhe tek autorët e vjedhjes së shekullit. Janë paratë e shqiptarëve, janë paratë e bukës së gojës së vogëlushëve shqiptarë, të gjitha të tjerat nga mëngjesi deri në darkë nuk vlejnë më shumë se sa ato mbetjet që shikoni aty. Janë gënjeshtra, janë mashtrime, janë propagandë, janë trushplarje sepse secili ka interesin e pushtetit të vet. Duan të rrinë në pushtet si faraonët e mundësisht t’i fusin edhe ndonjë piramidë ndërtuar për ta. Ndërsa ne kemi tjetër interes. Ne kemi interes që këta që janë kapur me presh në duar, duke vjedhur qindra milionë euro të shkojnë një orë e më parë para drejtësisë jo duke përfunduar tek bishti. Tek bishti ka nisur, duke përfundua tek koka e vërtetë e kësaj afere dhe ky është qëllimi i kësaj konferencë prandaj insistoj që t’i mbetemi kësaj teme për të dinë i hapur ndaj çdo teme siç kam demonstruar me shumë respekt dhe transparencë sepse në fund të fundit kështu bëjmë edhe kontrastin me mënyrën se si ju trajton pala tjetër dhe  mënyrën, kulturën e re politike që do të duket edhe në komunikimin që vendoset me qytetarët por edhe me ju që po investon Partia Demokratike e çliruar nga hijet e të shkuarës dhe e vendosur të instalojë një kulturë të re politike në raport me komunikimin dhe  llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Ju falënderoj! Ditë të mbarë!