FJALA E NËNKRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Jorida Tabaku: Të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë!

Sot siç duket janë zgjuar të gjithë nga gjumi dhe kanë filluar të flasin për aferën e inceneratorëve; ca nga xhelozia, ca nga inati, ca nga frika, ca edhe nga lufta e brendshme që ekziston në PS kush do shesë kë, kush po nxjerr letra kundër kujt.

Unë qytetarëve ju siguroj për diçka, ka qënë në interesin e parë të PD, këtu e 6 vite kur ne folëm për këta ferë, për ta denoncuar atë të plotë.

Asnjë nuk e besoi në fakt që afera do të ishte e tillë.

Askush nuk e besonte, që ishte çështje procedurash, që ishte çështje korrupsioni.

Askush nuk e dinte se sa e përfshirë ishte gjithë qeveria nga Edi Rama deri tek Lefter Koka që sot është në burg.

Sot kemi pasur mundësinë që të shohim disa anëtarë, përfaqësues qeverisë, zyrtarë ministrish që kanë firmosur për këtë aferë dhe kjo është vetëm minimumi i kësaj çështje, ato janë vetëm një nga elementët e kësaj çështje.

Sot problemi kryesor me dhënien e kësaj kontrate koncensionare është jo vetëm procedura, është zbatimi i saj.

Sot po zbulohet çdo ditë e më shumë se ky është një pastrim i mirëfilltë parash.

Sot po zbulohet çdo ditë e më shumë se kushdo që ka firmosur në këtë aferë, që kushdo ka qenë i përfshirë në këtë aferë në fund të ditës qytetarët shqiptarë po shohin se PD e ka seriozisht jo vetëm këtë çështje por të gjitha çështjet. Se si është ekspozuar kjo, ta dini se jemi të gatshëm të ekspozojmë, ashtu siç kemi bërë në të shkuarën, çdo lloj afere.

Kur kam bërë interpelancën me z.Damian Gjiknuri këtu e 4 vite të shkuara doli z.Edi Rama dhe i bëri mbrojtjen më të mirë publike, siç ia bëri edhe dje.

Por kini kujdes se ju shiti, disa prej jush ju shiti dje!

Ai tha “kush është i përfshirë të ikë!”. Iku Lefteri. Ka edhe dy –tre të tjerë në radhë.

Kushdo është përfshirë në zbatimin e saj do ikë.

Por qytetarët po pyesin përditë e më shumë veten: Kush është i përfshirë në këtë aferë?

A e dini se dje administratori i Fierit solli një test covidi.
Unë në fakt akuzova se mund të jenë edhe nga këto testet falso. Nuk e di! E akuzova me të drejta pa të drejtë e akuzova sepse kishte shprehur vullnetin për të ardhur aty.

E dini se çfarë do t’i thoja atij zotërisë?!

Si ka mundësi që janë 4 kompani të ndryshme ku ai është i përfshirë me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin?

Si ka mundësi që qeveria shqiptare ka lejuar që të ketë kompani guackë pa e ditur se kush është pronari përfitues?

Si ka mundësi që nuk e dinte inceneratori i Tiranës se kush është pronari përfitues se ku shkojnë 430 mln euro?

Si ka mundësi që ministrat nuk pyesin se si shpenzohen para, veç firmosin?

Si ka mundësi që kryetari i PS në Durrës, njëkohësisht edhe ish deputeti i PS, njëkohësisht edhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nuk ka leje mjedisore? Nuk është dhënë leje për vlerësimin në mjedis?
Është shkelur ligji.

Po kush i jep lejet në Këshillin Kombëtar të Territorit, përveç Edi Ramës. Kush i jep lejet? Kush i çon vendimet e Këshillit të Ministrave për miratim përveç Ëngjëll Agaçit dhe Edi Ramës?

Unë këto ditë kam parë skema mafioze dhe si këto nuk kam parë dhe dëgjuar, dhe vënë në zbatim të plotë për gjithë zinxhirin e qeverisë.

Por kam parë edhe diçka tjetër.

A e dini se të gjithë zyrtarët shqiptarë janë kandidatë të PS; drejtoresha e Agjencisë së Koncesionit, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të gjithë.

Madje, drejtoresha e Agjencisë së Koncesioneve u justifikua “Unë e fundit isha. Mua në fund të listës më vunë”.

E kuptoni se çfarë ndodh me administratën shqiptare që kandidatët për deputetë i kanë vendosur që të firmosin, që të marrin përsipër komplet zullumin, aferën e inceneratorëve që kanë përfituar.

40 mln euro janë kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Ku kanë shkuar 40 mln euro?

Dhe këtu marr rastin vetëm me ato që kanë filluar të zbatohen. Kanë filluar që të zbatohen një pjesë e vogël e pagesave të inceneratorit të Tiranës.

A e dini që është dhënë një monopol për dherat shtesë konçesionit. I është dhënë një monopol për energjinë 130 milionë euro, një monopol për skrapin 70 milionë euro, e kanë bërë minierë ari.

E kanë bërë si “Sky Toëer” aty ku është edhe zyra e inceneratorëve tek katet shtesë. Kontrata konçesionare ka 10 kate shtesë, askush nuk e di se sa do përfitojë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, edhe ata presta nome janë, nuk janë ata pronarët përfitues.

Unë e di se përse shumë flasin, disa nga smira, disa nga inati, disa nga xhelozia, disa nga frika.

Po flasin se disa i kanë futur duart aty, disa nuk i kanë futur.

Tre, katër veta kanë qenë të preferuar në qeveri që kanë futur duart bashkë me Edi Ramën.

Edhe nëpër ato bashki, 3 – 4 veta kanë qenë të preferuar.

Kemi kontrata konçesionare që sot kanë deklaruar që kompanitë do t’i bëjnë vetë punimet. E kemi të gjithë kapitalin për të bërë vetë punimet, për ta bërë vetë investimin. Ndërkohë që kanë marrë kredi bankare për të gjithë investimin dhe e kanë shlyer me fonde të buxhetit të shtetit.

A e dini që nuk kanë pasur asnjë kapital dhe e dini çfarë kanë lënë hipotekë në bankë dhe kolateral?

Kanë lënë kontratën konçesionare. Nuk ka pasur asnjë kapital, asnjë lek të vetëm nëpër llogari.

z. Faraudin Arapi që në fakt se mu duk sikur mbi nga ‘97-a përpara Komisionit, deklaroi diçka shumë të rëndësishme, deklaroi që kanë ikur dhe kanë zbrazur të gjitha llogaritë bankare. Nuk kam gjetur asgjë, tha, në llogaritë bankare. Kanë shpërndarë dividentin, kanë marrë paratë dhe janë zhdukur. Disa thonë janë në kërkim, disa thonë, po kërkohen, disa, janë në Shqipëri, disa, janë jashtë Shqipërisë, askush nuk e di.

Edhe unë, mqse një deputet i PS-së mu drejtua si nën, edhe unë si nënë dhe si zonjë, ndjej keqardhjen maksimale për këdo punonjës shteti që është përfshirë.

I kam kërkuar kujtdo vetëm diçka.

Unë kam frikë nga ligji. Nuk jam juriste, por unë kam frikë nga ligji. Kushdo që hedh firmë duhet të ketë frikë nga ligji. I kam kërkuar çdo punonjësi dhe zyrtari shteti, bashkëpuno me drejtësinë se nuk e ke fajin ti, thuaj kush të ka detyruar ta hedhësh atë firmë.

Kush të ka detyruar të dalësh në zyrë ditën e dielë? Janë firmosur në ditën e diel dokumentat e shtetit. Kush të ka detyruar të firmosësh ditën e dielë. Trego ministrin, trego Sekretarin e Përgjithshëm, trego. Denonco korrupsionin. Unë besoj se këaj afere duhet t’i shkojmë deri në fund pa frikë.

Duhet t’i shkojmë në fund me integritet, me kurajo ashtu siç e kemi bërë për 6 vite, e këtë ka për ta bërë vetëm PD, ashtu siçe ka bërë pa asnjë kompromis.

Nuk më intiomidon askush.

E mbyllëm natën mbrëmë e u gdhimë sot në mëngjes me sulme të të gjithë forcave politike e të gjithë forcave jopolitikenë treg.

Askush, as na komplekson, as na intimidon thjesht na japin vetëm forcë se po bëjmë gjënë e mirë. Po bëjmë gjënë e duhur. Po shkelim aty ku duhet, se kanë frikë, prandaj sulmojnë.

Se kanë frikë, prandaj flasin. Për të gjithë zonjat në qeveri dhe për të gjitha ato zonja që janë në parlament, kurrë nuk e kam bërë, me kaq pak eksperiencë politike sa kam, që të flas për dikë me një mesazh.

Kurrë s’e kam bërë. Mos u përdorni. Mos abuzoni. Mos u përdorni sepse jeni zonja. Pak integritet. Tregoni pak vendosmëri, pak individualitet, tregoni sepse zonjat në politikë nuk janë kot për numër.

Por tregoni se janë me të vërtetë atje se kanë integritet. Nqse e dini që ka një aferë korruptive, flisni dhe ju aq pak sa dini, flisni.

I bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë për të dëshmuar ditët në vijim, por njëkohësisht edhe atyre që kanë dëshmuar gjatë këtyre ditëve.

I kemi trajtuar me profesionalizmin më të madh, me etikën më të madhe, pa cënuar në asnjë moment ligjin, ndoshta ndonjëherë e kemi humbur edhe pak durimin, se kur kam kolegë socialistë që në tre muaj komision kanë folur vetëm për proçedurën, që vijnë me duar në xhepa, s’kanë lexuar një letër, e humb pak durimin. Se dosjet janë bërë mal atje. Se specialistët tanë kanë 6 vjet që i lexojnë. I kërkojnë ndjesë kujtdo që ndoshta mund ta kemi humbur pak durimin. Por asgjë nuk anashkalohet krahas kësaj afere të vështirë, të rrezikshme, krahas kësaj afere jo vetëm për qytetarët por edhe për buxhetin e shtetit, të mirëfilltë e pastrimit të parve nga një grup i strukturuar kriminal që kanë në krye, askënd tjetër përveç Edi Ramës.