Ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK-u, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve, sikundër ka shpallur në kërkim edhe disa të tjerë. Bashkë kemi komunikuar gjatë ditës së djeshme, menjëherë pasi ndodhi kjo ngjarje, dhe sot dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me 4 mesazhe të qarta të cilat në fakt i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve, nisur nga afera të ndryshme korruptive, por padiskutim nga afera më e madhe siç e kemi cilësuar ajo e e inceneratorëve dhe e mafies së inceneratorëve.
Mesazhi parë që dua të ndaj me gjithsecilin prej jush, është që për Partinë Demokratike, lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi i politikës, është jetike për Shqipërinë. Është vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, për të drejtat e njeriut, për të ardhmen europiane që duan të gjithë shqiptarët dhe mbi të gjitha për mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një i vendit, është problemi i ekonomisë, i varfërisë, i papunësisë, pra i mungesës së mirëqenies. Problemi i mirëqenies së shqiptarëve, apo i keq qenies së shqiptarëve, është problemi i keqqeverisjes. Dhe problemi numër një i keqqeverisjes, është korrupsioni. Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Shqipëria nuk është e varfër, po është e vjedhur. E kemi thënë dhe e kemi përsëritur këtë gjatë këtyre viteve, dhe ja ku duket sot fare qartë se si taksat që kanë marrë nga bashkëqytetarët tanë, taksat që kanë marrë nga shqiptarët, i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, politikanët pushtetarë. Një skemë e ndërtuar nga persona me precedent penal, pra anëtarë të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Dhe pasi e kanë ndërtuar këtë skemë, pasi kanë vjedhur ashiqare, ditën për diell, paratë e buxhetit, pra paratë e taksave të shqiptarëve, me këto para kanë paguar edhe për të heshtur dhe mbyllur gojë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se inceneratorët dhe mafia e inceneratorëve është, ka qenë prej muajsh një nga sponsorizuesit kryesorë për të hequr çdo lajm, për të censuruar çdo media, madje dhe për të hequr gazetarë nga puna dhe mjafton të shikosh nëse është e mundur akoma nga ana teknike, qoftë në median tradicionale, televizione, qoftë në median e re, në portale, se si e kanë mbytur me reklama inceneratorët vetëm e vetëm për të heshtur dhe mbyllur gojët e njerëzve. Nuk kanë arritur të na mbyllin gojën ne. Me shumicën dërrmuese prej jush, sepse disa kolegë mund të kenë dyshuar, kemi qenë këtu, në këtë sallë, për 3 javë rresht duke denoncuar aferën kriminale të inceneratorëve. Nuk jemi mjaftuar me kaq, jemi drejtuar prej kohësh me thirrje dhe së fundmi edhe me hapat ligjor SPAK-ut.
Edhe një herë dua ta them, njësoj siç është i rëndësishëm dekriminalizimi për këputjen e lidhjeve të krimitme politikën, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit për mirëqenien e shqiptarëve. Pa rezultatet konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë. Pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë të të korruptuarve që vjedhin taksat e shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë. Ndaj për Partinë Demokratike dhe për mua si kryetari i saj, misioni numër 1 është lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit. Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin luftën kundër korrupsionit prioritet kombëtar, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracinë e tyre të zhvilluar, shpallin se korrupsioni cenon interesat e tyre kombëtare, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë, para të buxhetit, para të taksave, prona publike, pasuri kombëtare, prona private që i kanë tjetërsuar, ku ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin fonde publike, a mund të ketë gjë më të rëndësishme për ne sesa lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit?
Vettingu i politikanëve, është në fakt vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin. Shembull i përpjekjeve tona më serioze. Pse e kemi kërkuar Vettingun e politikanëve? Pikërisht për ta bërë më të lehtë transparencën dhe për t’ia bërë edhe më të lehtë SPAK-ut të bëjë punën e tij. Sepse politikanët dhe pushtetarët që kanë vjedhur dhe vjedhin shqiptarët, përmes Vettingut të politikanëve, dalin haptas si të tillë, si hajdut dhe përvetësues të fondeve publike, pra të fondeve të shqiptarëve. Pra, në këtë kuadër, siç e thash dhe dje, përshëndes dhe mbështes drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij armiku të mirëqenies të shqiptarëve. Partia Demokratike e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku të çdo shqiptari, që është korrupsioni.
Përshëndes në veçanti ata prokurorë dhe hetues të sistemit të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelin më të lartë me gjithë presionin e madh të përditshëm siç është ushtruar edhe për këtë aferë. Presioni është ushtruar haptazi, publikisht siç do ta shikoni dhe natyrisht është ushtruar me të gjitha format dhe mënyrat e tjera edhe larg syve  të publikut për të mos hetuar këtë aferë dhe afera të tjera të pushtetarëve. Ndërsa ne ashtu siç kemi bërë deri më sot ashtu do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë jo vetëm me denoncime, por ku të mundemi me çdo instrument tjetër siç është hetimi parlamentar kjo është një nga arsyet që kemi ngritur Komisionin e hetimit parlamentar për aferën e incerneratorëve.
Pra, do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë  për korrupsionin galopant të qeverisë së Edi Ramës, qeveria më e korruptuar e Europës sipas raporteve ndërkombëtare. Dhe do të përkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia i bën  armikut të mirëqënies së shqiptarëve.  Natyrisht që do të donim që kjo të kishte nisur kohë më parë. Nuk dua të  ndalem gjatë këtu. Më mirë vonë se sa kurrë. Natyrisht që do të donim dhe presim jo vetëm ne si opozitë,  por të gjithë shqiptarët që kjo goditje të jetë e plotë dhe e vërtetë dhe të mos mjaftohet me ‘koka turku’. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një ‘kokë turku’, por është ministër i qeverisë Rama. Por, siç e thashë dje Lefter Koka nuk mund të bënte  17 vendime brenda ditës.
Lefter Koka nuk mund të mblidhte të gjithë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën tek skena  e krimit që ka sekuestruar prokuroria që është landfilli dhe inceneratori i Elbasanit. E mbani mend apo jo? Së katërti, edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka patur korrupsion. Jemi  të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët pa patur një luftë pa kompromis dhe  pa ngjyra politike kundër korrupsionit në nivele të larta. E dinë shpesh kjo retorikë është bërë bajate sepse sa herë që ne kemi dalë në denoncime propaganda e kundërshtarit, por jo vetëm edhe qytetarët shqiptarë kanë folur për korrupsionin në ish-qeverisjen tonë pjesë e plagës së madhe të shoqërisë shqiptare. Por ajo që dua t’ju them të gjithë shqiptarëve është që ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga pjesa  e keqe e të kaluarës tonë dhe të zgjedhim të ardhmen që vetëm Partia Demokratike, që vetëm ne mund ta sjellim dhe ta  garantojmë për shqiptarët, një të ardhme ndryshe, një të ardhme ndëshkueshmëri dhe jo me mbrojtje të politikanëve që përvetësojnë fondet e qytetarëve më të vjedhur e për rezultat më të varfër të Europës.

ENKELEJD ALIBEAJ GJATË KONFERENCËS ME GAZETARËT

Mbështetja që do të duhet t’i jepet drejtësisë nuk është vetëm një detyrim moral, por kërkon edhe akte konkrete të cilat nuk do të duhet të kufizohen vetëm tek denoncimi publik. Ky është një detyrim ligjor për këdo që bie në dijeni të një vepre penale, ka vetëm një zgjidhje. E para, ta denocnojë, e dyta të shkojë në dyert e drejtësisë.

Këtë kemi bërë ne lidhur me të gjithë megapërmasën e këtij megakorrupsioni.

Për secilën nga tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit, Tiranës kemi shkuar në dyert e SPAK-ut për të depozituar kallëzime penale. Me prova, me fakte, me arsyetim ligjor. Ky është detyrimi ynë politik dhe qytetar.

Tre kallëzime penale, voluminoze, në arsyetim, prova dhe fakte.

Në njoftimin e SPAK-ut, po të shihni pjesën e arsyetimit të dhënë, hetimet e kryera është e provuar se në procedurat e dhënies së koncesionit dhe lidhjes së kontratës, nuk janë kryer të plota. Duke shkelur dispozitat e ligjit përkatës, të cilat ne e kishim tjerrë gjerë dhe gjatë. Shqip dhe saktë. Edhe në pjesën e dytë të saj nuk është bërë gjë tjetër, vetëm se është pranuar, verifikuar e çertifikuar ajo se çfarë kemi shkruar në kallëzimet penale të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Ajo çfarë ka ndodhur për Fierin. Hapen në nëntor ttë 2015 procedura në Mbrostar, aty ku është vendosur varreza e inceneratorëve. Brenda ditës duke shkelur të gjitha procedurat, hapet me një urdhër 751 të 25 nëntorit 2015, ngrihet komisioni menjëherë dhe fillon procedurat.

Dërgohen shkresat, ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani, e refuzoi. E dini të gjithë se çfarë ndodhi me ish-Ministrin e Financave. E larguan.

Më 18 korrik 2016 u hap gara për këtë incenerator. Nuk kishin marrë dakordësinë e Ministrisë së Financës. E marrin një muaj më vonë dhe në një muaj kishte ndodhur një ngjarje, kishte ikur Shkëlqim Cani, kishte ardhur Arben Ahmetaj. Pas kësaj gjithçka ecën me shpejtësi duke shkelur të gjitha rregullat, hapat, detyrimet ligjore.

Procedura ishte ajo e një tenderi ndërkombëtar por që u hap brenda vendit. Absurd logjik. Paraqitet ajo që inicionte koncesioni, një shoqëri që kishte marrë një bonus 10%, në tender nuk merr pjesë, shoqëria që kishte marrë bonusin.

Futet një kompani “Tagrated Technology Services & Energy”, 28 milionë euro.

Tre ditë, pas lidhjes së kontratës konçesionare, saktësisht 26 tetor 2016, Shoqëria Konçesionare kërkon dhe njofton miratimin tek autoriteti kontraktor, përfundimisht edhe me një shoqëri tjetër “Ndërtim – Montim Patos”, vetëm për 20 mijë lek e blenë dhe merr inceneratorin që në përfundim shkon në 28 milionë euro të futur në xhep.

Tani që flasim, inceneratori nuk është në ndërtim, nuk është në funksion.

Para 3 muajsh u helmua Fieri, qytetarët e Fierit. E mbani mend edhe gjënë tjetër që sot dhe një vit më parë atë se çfarë Rama tha, do të ishte në funksion të plotë.

Inceneratori nuk u vu në ndërtim, qytetarët u helmuan, paratë u vodhën. 28 milionë. Fakte kaq plateale për shkeljen flagrante të dispozitave ligjore të rregullave më minimale që i kupton kushdo që s’i ka rënë rasti ndonjëherë të lexojë ligjin për koncesionet.

Këto ishin ato të cilat ne depozituam në SPAK, për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën.

Detyrimi qytetar dhe politik dhe i subjekteve politike është të ndihmojë drejtësinë, ta mbështesë drejtësinë duke kryer detyrimet e veta.

Të depozitojë kallëzime dhe ta lërë drejtësinë të lirë.

Cila ishte përgjigja e Ramës? Sfidoi prokurorinë. Mblodhi të gjithë grupin parlamentar dhe i futi në gropën e inceneratorit  cila është skema e krimit.

Kishte vjedhjen, paratë e zhdukura, autorët e vjedhjes, skemë krimi e cila do të duhet të rrethohej me shiritin, skenë krimi, ndalohet hyrja.

I lejohet hyrja vetëm Prokurorisë, vetëm SPAK-ut.

(Video/ Rama më 19 prill 2017: E kam mbështetur këtë  projekt që ditën e parë, kur kemi votuar në Këshillin e Ministrave. I jam shumë mirënjohës Ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Financave që megjithëse është gjirokastrit në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen.
Rama më 21 tetor 2020: Ky është ndryshimi që ndodh kur PS ka në dorë çelësat e shtëpisë.)

Alibeaj: Kjo ishte skena e krimit ku i mblodhi të gjithë. E patë edhe mizën që i shkoi se plehrat janë atje. E dyta ishte “inaugurimi”. Inaugurimi i asgjë më shumë dhe asgjë më pak i vjedhjes të parave të shqiptarëve.

Ky është qëndrimi se çfarë do të thotë të mbështesësh drejtësinë dhe çfarë do të thotë të pengosh drejtësinë. Ajo demonstronte refuzimin ndaj zbatimit të ligjit dhe ndaj të drejtës dhe detyrimit të SPAK për të bërë detyrën e vetë.

Lulzim Basha: Faleminderit zoti Alibeaj. Para se ti kaloj fjalën zonjës Tabaku, e cila është dhe kryetarja e komisionit hetimor dhe që e ka ndjekur këtë çështje me detaje prej fillimit, do ti lutem edhe një herë bashkëpuntorëve të teknologjisë ta venë edhe një herë, ta luajnë edhe një herë atë sinkron. Kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Pyetja që kam për çdo shqiptar kur dëgjon këtë dhe kur merr vesh që sot ministri i tij është në pranga, pra është denoncuar afera korruptive, është çuar në SPAK nga Partia Demokratike me të gjitha faktet, denoncimet, në formën ligjore dhe përgjigjja e kryeqeveritarit është në vend që të thërrasë, aq sa ka në dorë, vartësit e tij, në qoftë se do të kishte dorë jashtë dhe t’ju kërkojë llogari, mobilizon të gjithë grupin parlamentar të Partisë Socialiste me Lefter Kokën brenda, me Damian Gjiknurin brenda, me Arben Ahmetaj brenda, i vetmi që ndoshta ka munguar ka qenë Engjëll Agaçi dhe i çon tek skena e krimit, e cila sot është e rrethuar me shirit të verdhë, sepse sipas asaj që ka thënë SPAK-u është vendosur në sekuestro. Vendoseni dhe një herë të lutem, për herë të tretë sinkronin.

Është unike në botë të mbledhësh grupin parlamentar në një vend grumbullimi mbetjesh, është unike në botë ta bësh këtë pasi je akuzuar publikisht nga opozita, se ai vend grumbullimi dhe i ashtuquajturi incenerator i ndërtuar aty është një aferë e madhe korruptive. Është unike në botë, që pasi është dërguar një kallëzim në prokurori për këtë aferë, në vend që të përgjigjesh me masa, në vend që të përgjigjesh me shkarkime, në vend që ti kërkosh drejtësisë ta hetojë deri në fund, të mbledhësh grupin parlamentar dhe qeverinë për të mbrojtur skenën e krimit. Pyetja që shtrohet është çfarë e shtyn një kryeministër, çfarë e shtyn çfarëdo njeriu me përgjegjësi politike ti përgjigjet një akuze konkrete , me denoncim penal, që të mbledhë grupin parlamentar te skena e krimit, nëse vetë është dorë jashtë, nëse vetë nuk është pjesë e kësaj skeme, përfitues i kësaj skeme? Dhe këtu rikthehemi dhe një herë që arrestimi i djeshëm i Lefter Kokës është më mirë vonë sesa kurrë, por nuk mund të jetë kurrsesi maja e hetimit.
Sepse nuk ka njeri ti mbushë mendjen shqiptarëve, se Edi Rama mblodhi grupin parlamentar te inceneratori i Elbasanit, ditën apo ditë pas denoncimeve tona për të mbrojtur Lefter Kokën. Jo, kjo është një skemë brenda të cilës është vetë Edi Rama, janë kryetarët e tre bashkive, e Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit. Është Arben Ahmetaj, i cili sapo zvendësoi Shkëlqim Canin bëri të mundur firmosjen brenda një mbledhje qeverie, të 17 akteve të qeverisë, 17 akte, pavarësisht se pak më vonë mund ta kenë lënë me gisht në gojë, sepse u fut në skemë Eron Veliaj me Damian Gjiknurin. Është një skemë e vërtetë mafioze, ku nxirren kaq shumë përfitime në kurriz të taksave të shqiptarëve, por edhe në kurriz të shëndetit të shqiptarëve, sa që një pjesë e tyre dedikohen për të blerë heshtjen e mediave.
Dua ta them, se megjithëse dje ka qenë një ditë e ngarkuar për mua, nga raportimet e monitorimit të medias, nuk ka munguar, për fat të mirë, raportimi i deklaratave tona, deklaratës time poshtë, i deklaratës që ka dhënë zonja Tabaku në një nga mediat, por në tërësi duket qartë që presioni vazhdon për të minimizuar padyshim atë që është vjedhja e këtyre 21 viteve. Në dritë të diellit, me një skemë mafioze, ku përfshihen po kështu edhe llogari bankare jashtë shtetit, edhe regjistrime kompanish jashtë shtetit, për të fshehur pronarët dhe përfituesit, pra për të bërë të mundur pastrimin e parave., Inkurajoj fuqimisht hetuesit dhe prokurorët, edhe një herë, më mirë vonë sesa kurrë, dje padiskutim isha edhe jam dhe sot kritik për vonesën e madhe, por sot është rasti të them dhe diçka tjetër, qytetarët duhet ta dinë që këta prokurorë dhe këta hetues janë në një presion të jashtëzakonshëm, në përmasa kriminale për të mos vepruar. Presioni publik ishte ai që sapo patë.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mburojë e skenës së krimit. Ndaj dua tu them që Partinë Demokratike e kanë në krah, teksa lufton armikun e mirëqenies së shqiptarëve, që është korrupsioni i pushtetarëve, korrupsioni i politikanëve të lartë. Për të kaluar dhe një herë në thelbin e çfarë do të thotë kjo për xhepat e shqiptarëve, sa dhe si janë grabitur këto para nga xhepat e nënave dhe baballarëve, si është hequr buka nga goja e fëmijëve shqiptarë, për ti çuar tek Klodianët, tek Lefterët tek Gugallia, që është shpallur në kërkim siç ju paralajmërova para një viti. Para një viti ju thashë në kërkim dhe para disa ditësh morëm një kallëzim për shpifje nga Gugallia, tha nuk jam në kërkim.
Tani shpresoj të jetë në kërkim, uroj të jetë në kërkim, uroj të mos ia kenë mbyllur gojë përgjithmonë. Sepse kjo aferë i përfshin të gjithë, nga i pari, tek i fundit, nga Gugallia që është një prestanome, është një prestanome si ata filmat e mafies që gjendet një në rrugë që kapet një në rrugë, një lypës, s’po them që është lypës, por e tillë është e deri tek kryeministri i vendit cili në panik u vetëzbulua kur ditën që duhet t’i përgjigjej politikisht me aktet dhe veprimet që i takojnë një kryeministri të papërfshirë në korrupsion, denoncimit të Partisë Demokratike për aferën korruptive, mblodhi të gjithë Grupin Parlamentar dhe e çoi tek skena e krimit. Më qartë se kaq nuk bëhet. Cili është dëmi, sa është dëmi, si është dëmi, si ka funksionuar gjithçka e kemi zbërthyer dhjetëra herë. Jemi censuruar dhjetëra herë dhe nuk do të ndalemi së denoncuari.

JORIDA TABAKU GJATË KONFERENCËS ME GAZETARËT

Jorida Tabaku:  Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që me guxim kanë vazhduar të reflektojnë këtë aferë, edhe kur shumë mikrofona na janë fikur. Edhe kur para një muaj PD depozitoi kërkesën për komision hetimor.
Fatkeqësisht mediat e bojkotuan.
Ashtu siç na kanë bojkotuar këto muaj masivisht.
Unë dua t’ju tregoj disa fakte që më shumë se çdo retorikë politike tregojnë qëndrueshmërinë e PD në denoncimin e kësaj afere.
Departamenti Antirkorrupsion në PD për herë të parë në 2015-ën ngriti flamurin e kuq dhe tha “po ngrihet një procedurë koncesioni nga asgjëja”.
Qazim Sejdini pi kafe me Klodian Zotonm dhe këto të gjitha i kemi provuar me shkresa dhe brenda ditës i dërgon shkresë Lefter Kokës dhe i thotë “Elbasani është në një situatë të jashtëzakonshme të mbetjeve, duhet të hapim një procedurë konceisoni për incenerimin”.
Po brenda ditës arrin shkresa. Lefter Koka e pret brenda ditës Klodian Zoton dhe po brenda ditës hap procedurën e koncesionit dhe brenda ditës merr ofertën e pa kërkuar nga Klodian Zoton.
Pse Qazim Sejdini nuk është arrestuar?
Ai e ka iniciuar këtë procedurë.
Z.Basha përmendi 17 procedura të cilat janë marrë për inceneratorin e Elbasanit që tregojnë se Lefter Koka nuk ka qenë vetëm.
16 dhjetor 2014, për ironi të fatit, të njëjtën javë, por 7 vite më parë mbahet gara për inceneraotrin e Elbasanit ku kompania e vetme shpallet fituese, koha e ankimimit që është 7 ditë, përfundoi po atë ditë.
Përcaktohet abuzivisiht se nuk ka asnjë ankesë. Megjithëse duhet të pritet 7 ditë.
Hartohet një draft -kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
Dërgohet draft kontrata për mendim ministrinë e Financave po me 16 dhjetor.
Dërgohet draft kontrata për mendim ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes po në datë 16 Dhjetor; njëkohësisht edhe në ministrinë e Infrastrukturës, ministrinë e Drejtësisë.
Dërgohet drafti për mendim tek Autoriteti i Prokurimit Publik por njëkohësisht edhe tek sekretari i i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ka luajtur një rol kyç në përshpejtimin e gjithë procedurave po në të njëjtën datë.
Vjen përgjigja po në të njëjtën datë e gjithë këtyre institucioneve po në datën 16 Dhjetor, për një kontratë 60 faqe.
Vjen përgjigja nga ministria e z.Ahmetaj, e Infrastrukturës.
Merret konfirmimi nga kryeministri po në datë 16 Dhjetor.
Pse sot kryeministri nuk është arrestuar?
Vjen përgjigje pozitive edhe nga ministria e Drejtësisë. Hartohet kontratë përfundimtare.
Negociohet po në 16 Dhjetor.
Firmoset po në datë 16 Dhjetor.
Dhe me 17 dhjetor Rama e firmos dhe miraton në mbledhje qeverie si kontratë koncensionare për incenerimin.
Sa ministra përmenda sot këtu? Pse nuk janë përpara drejtësisë?
Zyrater të lartë të PS, zëvendëskryeministër dhe persona të përfshirë në këtë proces.
Procedurën për inceneratorin e Fierit e shpjegoi z.Alibeaj, nuk i shtoj asgjë.
Por krimi më i madh në fakt është për inceneratorin e Tiranës. Një jetë, një i ri sot nuk jeton më për inceneratorin e Tiranës.
Nuk e kam bërë kurrë, nuk e kam përmendur kurrë vdekjen për politikë. Por sot ne mund të flasim se ato miliona euro, 430 mln euro  kanë shkelur edhe mbi jetën e një njeriu.
Inceneratori i Tiranës që nisi me një kontratë prej 129 mln euro, me TVSH dhe me gjithë të gjitha kostot e tjera shtesë e çuan 179 mln euro.
KLSH thotë se është një kontratë që shkon deri në 400 mln euro. Sepse a e dini që për këtë kontratë rriskun nuk e mban koncensionari por e mban buxheti i shtetit?! Që pagesa rritet çdo dite edhe për inceneratorin e Tiranës.
Çdo ditë kemi rritje pagesash nga buxheti i shtetit dhe kjo është vetëm për ndërtimin.
Do ndalem më pas për operimin.
Përfaqësues të PD kanë shkuar tek inceneratori i Tiranës… në fakt ai është vetëm një landfill sepse nuk bëhet procesi i incenerimit.
Kanë shkuar atje për të treguar se çfarë po ndodh. Disa prej mediave tuaja e kanë transmetuar. Jemi sulmuar në mënyrë mafioze dhe kriminale me makina. Jemi censuruar dhe nuk ka dalë asgjë në media.
Menjëherë pas kësaj ne kemi bërë edhe padi. Ka qenë e njëjta periudhë. I referohemi vjeshtës së vitit të kaluar.
Dhe a e dini pse?
Sepse kontrata e koncensionartit të Tiranës nga 179 mln euro shkon rreth 400 mln euro, thotë KLSH. Se është kontrata me abuzive. Dhe të treja bashkë, në shembullin e tyre unik, janë kontrata me çelësa në dorë.
Që do të thotë se ne momentin që parë që janë firmosur, kontrata ka filluar pagesa.
Inceneraotri i Elbasanit ka filluar pagesa 22 mln. 26 mln kanë shkuar për inceneratorin e Fierit.
Ndërkohë që në total shkojnë në pothuajse 92 mln euro, 35 mln i ka inceneratori i Tiranës.
92 mln euro të paguara deri më sot për korrupsionin e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Damian Gjinkurit dhe tre kryetarëve të Bashkisë; Erion Veliaj, Armando Subashi dhe Qazim Sejdini.
Pa u arrestuar këta të 7 nuk ka drejtësi.
Për të kaluar tek puna e komisionit hetimor. Për të falënderuar të gjithë ata kolegë që kanë reflektuar.
Një heshtje e shurdhët nga institucionet. Por ajo që ka më shumë rëndësi nga koncensionari.
Çfarë indiciesh ka PD që donte ti konfirmonte.
Dhe unë dua këtu të përmend dy rrugë kryesore.
Ashtu siçc janë hapur kompani fiktive për inceneratorin e Elbasanit, ku përfitues ka qenë z.Lefter Koka.
Janë hapur kompani fiktive edhe për inceneratorin e Fierit dhe për inceneratorin e Tiranës. I kemi dërguar koncensionarit kërkesë për të na dërguar informaicon për të gjithë nënkontraktorit. Nuk e ka sjellë.
I kemi kërkuar sistemit bankar, në të drejtën tonë kushtetuese, që na jep ligji dhe Kushtetuta për targin e komisionit hetimor, që të na japë të dhëna bankare. Nuk na janë vendosur në vendosur në dispociion nga ana shumicës së bankave.
Përkundrazi, një sulm mediatik i paguar me para publike është ndërmarrë ndaj përfaqësuesve të PD.
Për të vërtetuar që nuk është Lefter Koka rasti i vetëm, janë hapur edhe kompani të tjera.
Deputeti i PS, Alqi Bllako që sot është në grupin parlamentar të PS, ish sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ka marrë pagesa familja e tij, babai i tij si nënkontraktor. Të tre kompani të lidhura me njëra tjetrën. Megjithëse me emra të ndryshëm, i bashkon një zyrë, një adresë në Sky Tower që sot i janë i vënë çelesat. I janë vënë çelësat kur morën vesh që kjo aferë kriminale po shkonte drejt finalizimit.
Për inceneratorin e Tiranës kanë përfshirë edhe kompani të regjistruara në off shore. Deputetja e PD, znj. Flutura Açka, bashkë me disa gazetarë ka shkuar në adresën e kompanisë që regjistrohet në Holandë, si përfaqësuese e një kompanive që ka marrë inceneratorin e Tiranës. Dhe e dini që në zyrë atje nuk ka njeri. Është dhënë një adresë fallso. I kanë rënë derës. Kanë pritur me ditë me radhë. Aty nuk është askush.
Prandaj kur themi se afera e inceneratorëvëe është zbuluar vetëm në 1/10 e saj dhe që nuk është bërë drejtësi, I referohemi të gjitha këtyre fakteve që janë sot përpara SPAK.
Ndërkohë që kemi informacione të pafund. Komision hetimor ka mbledhur indicie pa fund që jemi në proces verifikimi që do t’ia vendosim në dispozicion edhe SPAK. Mendoj se do të na i vendosin edhe ata ne materialet që mund të kenë.
Për ne nuk ka absolutisht asnjë ambicie se kush e heton këtë korrupsion. Për ne ka vetëm një nevojë të shkojnë përpara drejtësisë ata që kanë përfituar padrejtësisht nga kjo aferë.
Së fundi, për tarifat e pastrimit.
Patë videot dhe pamjet që në momentin u inaugurua inceneratori i Elbasanit. Kur grupi parlamentar i PS u mblodh në inceneratorin e Elbasanit. Nuk arritëm dot të shfaqnim disa pamje të tjera, ku Edi Rama i ka dalë zot deri para një jave.
A e dini që tarifat e pastrimit në çdo qytet janë rritur?!
Në Tiranë janë rritur 30% dy vite më parë.
Ndërkohë që flasim Vlora i ka rritur 60% tarifat e pastrimit për bizneset.
70% po rriten në Durrës për qytetarët.
E njëjta gjë në Fier, me vendime të Këshillit Bashkiak.
Kjo është kosto e operimit për inceneratorët. Sepse koston e financimit dhe ngritjes si koncesion/ ndërkohë që ne do të vazhdojmë të paguajmë me tarifat e pastrimit të gjithë koston për çdo qyet që depoziton mbetjet. Tirana ka disa vite që e paguan. Qytetet e tjera, kur filluan të digjen plehrat në mënyrë kriminale në Shijak, Durrës, Fier. Në çdo qytet gjatë verës kemi parë pamje të jashtëzakonshme.
Pse ka ndodhur kjo?!
Kjo ka ndodhur sepse mafia e plehrave i ka detyruar të gjitha bashkitë dhe atë që i doli zot deri para një jave, që iu thoshte “do paguani  tarifat e pastrimit që ti çojmë tek inceneratorët.”
Dhe kjo është pagesa e dytë që shkon tek inceneratorët.
Përveç për ngritjen e koncesionit që vjen nga buxheti i shtetit, që nuk ndalet nga buxheti i shtetit. Tarifat që i shkojnë nga bashkitë çdo ditë.
Në momentin kur përfaqësues të PD kanë shkuar në landifillin e Sharrës kemi parë që nuk pranoheshin kamionët që vinin nga qytete. Kamionë që vinin nga Durrësi duke pritur atje në radhë sepse në mënyrë kriminale nuk i lejonin t’i depozitonin pa i bërë pagesat bashkitë.
Unë besoj që nëse ka pak guxim nga SPAK-u mund t’i shkohet deri në fund kësaj afere.
Jemi të kënaqur me Lefter Kokën?!
Nuk jemi të kënaqur.
Nuk duam që kjo histori të mbyllet me Lefter Kokën. Kjo nisi me Lefter Kokën. Duhet të përfundojë me Edi Ramën.
Dhe do të vazhdojmë deri në fund të bëjmë transparencën, deri kur kjo të mbyllet me Edi Ramën.