Lulzim Basha në Tropojë: Do punoj që çdo i ri të ketë shanset që unë pata kur njoha e jetova ëndrrën europiane

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha ne Tropoje, se në ditën e parë të Republikës së Re, ai do të jetë kryeministri i njerëzve të thjeshtë, punësimit dhe taksave të ulëta.

Republika e Re ka një plan konkret për ekonomi të fortë pa të cilën nuk mund të ketë qytetarë dhe shtet të fortë, tha Basha.

“Vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, qindra milione euro do të jenë në xhepat tuaja. Konsumi do të rritet, paraja do të qarkullojë, investimet kapitale do të rriten, kreditimi do të nisë, mijëra vende pune do të krijohen, energjitë pozitive do të çlirohen. unjë do të luftoj ditë e natë, prej orës time të parë për vendet e punës, për punësimin tuaj për punësimin e rinisë”.

Çdokujt do t’i jepet mundësia të ketë të ardhme më të mirë nën qeverisjen e tij, tha Basha.

“Për këtë jam futur në politikë. Nuk jam futur për rehatin tim sepse jetën time arrita ta ndërtoj para se të futesha në politikë. ju e dini, mundësia mu dha fare i ri të studioj në Holandë, në Universitetin e Utrechtit ku mbarova me rezultate të shkëlqyera në të drejtë ndërkombëtare. U punësova dhe punova me përkushtim në Tribunalin e Hagës, ku punova me skuadrën që përgatiti aktakuzën kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevicit. vazhdova punën time në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në ndihmë të vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë. Ia dola me djersën e ballit, me punën time të shkëlqej në çdo mundësi që mu dha dhe ndërtova një jetë të mirë për veten time dhe për familjen time”, tha Basha.

Po lideri demokrat tha se ka ardhur koha që cdo i ri, cdo shqiptar të ketë sot shanset qe ai pati, dhe për këtë do të punojë ai. Nën logon e Partisë së Demokratike të themeluar nga Azem Hajdari dhe Sali Berisha, ka ardhur koha të hapim derën e Shqipërisë europiane, theksoi nga Tropoja kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.