Në ditën e 20 të protestës, në Sheshin e Lirisë u diskutua për ekonominë, për rrënimin e mirëqenies së familjeve shqiptare, për vendet e punës që po mbyllen, për shtetin që po shkatërron biznesin por edhe rrugët e daljes, për një ekonomi që hap mundësi për të gjithë.

Të rinj dhe pronarë biznesi ndanë me Lulzim Bashën eksperiencën e tyre gjatë këtyre viteve. Olti nga Elbasani tha se është në prag të falimentimit. “Unë kam një restorant dhe fjalët janë pak se çfarë po heq biznesi në këto 4 vite. Që në vitin 2013 ky kryeministër e nisi si në vitin 46, dhe ne biznesin, na quajti matrapazë. Duhet të dalim të mbrojmë të drejtat tona dhe kjo sot është gjëja më e bukur e jetës time që po flas para jush. Ne duhet ti themi Ramës ik se nuk e meriton të quhet kryeministër që kujdeset vetëm për kollaret e  veta”, tha ai.

Boris Sopi erdhi nga Durrësi dhe foli për biznesin e tij që ndodhet pranë sheshit ku Vangjush Dako po shpenzon 6 milionë euro nga taksat e durrsakëve e po varros historinë e qytetit. “Po tregoj  këto fotot. Këtu po ndërton Dako sheshin me 6 milionë dollar, ja ku shkojnë taksat tona. Përballë tij unë kam biznesin që e hap kur nuk bie shi, por edhe të nesërmen kur nuk bie shi të vijnë tatimet. Çdo ditë ne përballemi me këtë fatkeqësi. Ndërkohë, Vangjushi hedh 6 milionë dollarë vetëm për veten e vet. Nuk mund të vazhdohet më kështu”.

Po ashtu, edhe Artion Bajramaj nga Durrësi, një i ri që punon si specialist në bankë u shpreh se kjo qeveri ka vrarë shpresën ndërsa bizneset po rrënohen çdo ditë. “Ne në sektorin bankar shohim se si çdo ditë falimentojnë bizneset. Ka shumë të tjerë që mezi paguajnë këstet e kredive. Nga viti i kaluar, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë janë rritur 7% kreditë me probleme. Biznesi kërkon tjetër strategji dhe rregulla loje. E vetmja gjë që kjo qeveri i ofron biznesit janë kontrollet e përditshme dhe gjobat. Biznesi po fundoset. Unë jam ndër ata të rinj që ka vendosur të ndërtojë të ardhmen në këtë vend. Por kjo qeveri vrau shpresën ndaj do të doja që ti ftoja të gjithë ëktu dhe ti thoja liderit Basha që ne duam të ndërtojmë Shqipërinë, ta bëjmë një vend të begatë”, tha Bajramaj.

Daniel Ndregjoni është një djalë i rikthyer nga emigracioni por që sot po falimenton në biznesin e tij të vogël për shkak të rritjes së varfërisë. “Jam rikthyer nga emigracioni 3 vite më parë dhe hapa 2 biznese të vegjël, një dyqan për rimbushje elektronike dhe një market të vogël. Por pa kaluar 3 muaj me erdhi letër nga tatimet ku me thonë që je biznes i madh duke më thënë që kaloj 5 milionë xhiro. Po si mund të taksohem unë si biznes i madh kur mbledh faturat e OSHEE-së, dhe me një fitim vetëm prej 0.8%. Fuqia blerëse ka rënë shumë dhe janë rritur shumë borxhet. Në mbushjet ditore që bëj shoh që ka ditë që më shumë kam dhënë me borxh, se sa me lekë. Në këtë situatë nuk ka mbetur më asgjë dhe e vetmja mundësi është të ngrihemi. U bëj të githë thirrje të gjithë bizneseve të vijnë këtu të protestojnë”, tha Danieli.

Investitori Roberto Caparrota tha se kolegët e tij kërkojnë të ikin nga Shqipëria ndërsa ngriti edhe alarmin e mbylljes së biznesve call-center ku ajnë të punësuar 25 mijë të rinj shqiptarë. “Në vitin 2013 pati një rritje të madhe taksash, si tatim fitimi, me 50 %. Të ishte një rritje e moderuar, le të themi 5% do ishte e pranuar, por me 50% nuk justifikon asgjë. Për një biznes kjo do të thotë falimentim. Unë jam përfaqësues i Konfindustrias Italiane në Shqipëri dhe mund të them se shumë prej biznesve italiane duan të ikin nga Shqipëria. Kanë shpresë vetëm tek 18 Qershori, tek programi i Partisë Demokratike. Shumë të tjerë më kanë pyetuar a ke frikë që del në protestë. Unë u them që jo, dhe u them që do rri këtu deri në fund. Dua të ngre edhe një shqetësim tjetër, pasi në datën 1 Prill do të hyjë në fuqi ligji për call-center. Këtu në Shqipëri janë 800 call-center me të punësuar 25 mijë të rinj, ç’ka do të thotë që do të dalin nga puna. Por qeveria nuk flet për këta të rinj. Ata duhet të ngrihen të protestojnë”, tha Caparrota.

Dorian Teliti tha se ekonomia shqiptare është rrënuar dhe këtë ta konfirmon çdo familje shqiptare që sheh portofolin e shpenzimeve familjare. Teliti tha se shpresa e shqiptarëve është program i opozitës për taksa të ulëta, një qeveri miqësore me biznesin dhe një lider si Basha.

“Presidenti Regan, një nga më të shquarit e SHBA-ve, kur po fliste një ditë për ekonominë tha se ekonomia ecën përpara nga bizneset dhe njerëzit. Por kanë nevojë për një mbështetje nga ana e qeverisë e cila me politikat e saj bën të mundur që mekanizmi i ekonomisë të ecë përpara. Një pyetje, për të gjithë. A janë ndërmarrë gjatë këtyre viteve politika të duhura që të mbështesin familjet, bizneset dhe individët?! Një kryeministri që ka shkelur kontratën me qytetarët i thuhet të largohet dhe të ikë në shtëpi. Taksat e rritura gjatë këtyre viteve janë më pak para në xhepin tuaj, më pak para për të hapur evnde pune. Ndaj dhe ka më pak vende pune dhe shumë qytetarë detyrohen të largohen nga vendi. Ne jemi këtu për të njoftuar shqiptarët dhe për ti bërë me dije se në Shqipëri nuk do të ketë më mashtrime por një republike të së vërtetës dhe së drejtës. Ndonëse situata e ekonomisë dhe familjeve shqiptare është shumë e keqe, po ashtu e bizneseve, po realisht ka një dritë të fund të tunelit. Shqipëria dhe ekonomia ka nevojë për taksa më të ulëta, ka nevojë për programin e Partisë Demokratike, ka nevojë për Lulzim Bashën”, tha Teliti.

Biznesi i vogël duke filluar nga e Hëna e kësaj jave që po mbyllet po pëson dhe po përjeton një sulm, një masakër, një terror të vërtetë nga falangat e taksidarëve të Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe kryetarëve të papërgjegjshëm të bashkive. Me urdhër të kësaj qeverie të bërë njësh me krimin dhe drogën, i janë vërsulur bizneseve të vogla gjatë gjithë kësaj jave, me gjoba, me presione, me inspektime pas inspektimesh. Këtë e dinë shumë mirë urdhëruesit, e dinë shumë mirë në kurrizin e tyre përfaqësuesit e biznesit dhe bëjnë mirë edhe mediat të heqin censurën dhe autocensurën dhe të pasqyrojnë dramën e përditshme dhe të përnatshme të mijëra bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha që tash 5 ditë janë nën terrorin e taksidarëve të Edi Ramës. Kjo është një dramë kombëtare që luhet në fakt prej 3 vitesh e gjysëm. Sa herë dështojnë me mbledhjen e taksave, sepse fusin paratë e taksapaguesëve në xhepat e tyre ose sepse baza e ekonomisë sa vjen e tkurret, se bizneset mbyllin qepenat dhe falimentojnë kanë vetëm një avaz, ti përvishen popullit, ti përvishen sipërmarrjes, ti përvishen biznesit të vogël që mezi qëndron në këmbë nga barra e shumëfishuar e taksave dhe e faturave”, tha Basha.

Kryetari i opozitës i paralajmëroi sërish abuzuesit që po ushtrojnë dhunë ndaj biznesit të vogël.

“Mbrëmë ju kam dhënë një paraljmërim dhe sot dua ta përsëris nga ky shesh i të vërtetës, nga ky shesh i lirisë dhe themel i Republikës së re që po ndërtojmë, mbani shënim emrat dhe mbiemrat, Republika e re do ti vërë para ligjit, do ti bëjë përgjegjës një për një. Nuk do të shpëtoni nga forca e hekurt e ligjit, të gjithë ju që në mënyrë të paligjshme, abuzive, terrorizoni shqiptarët, terrorizoni bizneset, Republika e re po vjen”, tha Basha, duke kërkuar që ti bëhet rezistencë këtij represioni.

“Shqiptare dhe shqiptarë ngrihuni, çohuni dhe bashkojuni rezistencës, biznesmene dhe biznesmenë, sipërmarrës të ndershëm rezistoni, protestoni dhe shënoni çdo padrejtësi dhe emrin e çdo zuzari të veshur me pushtet. Nuk ka për të pasur asnjë falje, asnjë amnisti për ata që kanë marrë zvarrë dinjitetin e shqiptarëve në këto 4 vite, do të përgjigjeni një për një para ligjit të Republikës së re dhe këtë e dini fare mire”, pohoi Basha.

Ku shkojnë paratë e taksave të mbledhura që çojnë në falimentim bizneset, që mbyllin dyert e bizneseve, që flakin shqiptarët nga vendet e punës dhe i detyrojnë të dalin në rrugë, të kridhen në dëshpërim apo të marrin rrugët e emigracionit?, ngriti pyetjen Basha.

“Ku shkojnë paratë e taksave tuaja, ku shkojnë paratë që ju paguani për shëndetësinë, për arsimin, për investimet? Të gjitha në duart e 5 oligarkëve të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën, që marrin çdo tender, çdo koncesion”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike siguroi se Republika e Re do ta nisë punën duke shpërndarë të ardhurat në mënyrë të drejtë e të barabartë.

“Në fund të 4 viteve të para të Republikës së Re, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë të vjetra. Hajdutët do ti dorëzojnë, do tua marrim dhe do tua japim pensionistëve shqiptarë. 40% do të jetë rritja mesatare e pensioneve në Republikën e Re të drejtësisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. Në Republikën e Re taksa e sheshtë 9% për fitimet personale mbi 300 000 lekë, 300 000 lekëshi i parë do të mbetet i pataksuar. 9 përqind për fitimin korporativ dhe për taksën e transferimit të pronës që e kanë çuar 15%, duke ngrirë transaksionet e pronave të shqiptarëve. TVSH-ja 15%, formalizim total të tregut, sepse shqiptarët do të jenë krenarë të kontribuojnë taksën më të ulët në Ballkan, në Republikën e Re të lirisë dhe mundësive për të gjithë. Biznesin e vogël do ta marrë malli për të parë taksidarë me sy, taksidarët do të mbyllen në kazermë, asnjë nuk do të jetë havale përpara biznesit shqiptar. Me pullën fiskale të ekspozuar në dritare dhe vitrinat e çdo biznesi, do i themi ndal dhe shporru, taksidarit shqiptar”, tha Basha.

Nuk do të ketë, shtoi Basha, në qeverisjen e Republikës së Re, kryeministër që të shpenzojë qindra mijëra euro për palma, fasada, buzëkuqe, kur populli vuan për bukën e gojës. Në Republikën e Re nuk do të ketë familje që vuan për bukë, ujë dhe drita, sepse Republika e Re financat do ti ketë për qytetarët shqiptarë. Pra, si çdo diskutim tjetër edhe ky diskutim politik në fakt është në dikutim ekonomik. Kush kontrollon paratë, ku shkojnë paratë? Republika e vjetër i do për vete, për kryeministrin dhe një grusht hajdutësh rreth tij, republika e vjetër do gjithçka për vete, resurset, buxhetin, tenderat, koncesionet, hashashin gjithçka për vete. Republika e Re, republika e ligjit paratë e qytetarëve shqiptarë do ti shpenzojë vetëm për shqiptarët, për qytetarët, për banorët, për të papunët, për biznesin, për investimet, për shëndetësinë dhe arsimin.

Luzlim Basha siguroi se lëvizja popullore që ka nisur me 18 shkurt do të vazhdojë cdo ditë përpara.

“Asnjë tërheqje nga kjo betejë! Demokracia kërkon sakrificë, demokracia kërkon përgjegjësi, demokracia kërkon kurajo, ne i kemi të treja, kemi vendosmërinë, kjo betejë sapo ka nisur, por ne do ta fitojmë!”, u shpreh Basha.


Njoftim per shtyp 9 Shkurt 2017